AIM: start



SUN, 14 OCT 2001 16:36:38 GMT

Panikė nė mesin e botuesve

Privatizimi i shtypshkronjės mė tė madhe nė BeH "Oko" nga Sarajeva rezultoi me panikun e botuesve tė javoreve dhe gazetave ditore. E ardhmja e "Oslobodenjės", gazetės mė tė vjetėr nė bh, tani ėshtė nė duart e "Avaz"-it konkurentit tė drejtpėrdrejtė nė treg.

AIM, Sarajevė, 08.10.2001.

Pronari i ri i shtypshkronjės "Oko" u bė shtėpia gazetareske "Avaz", botues i gazetės mė tė madhe nė bh. "Dnevni avaz", dikur mjaft e afėrt me PAD kurse tani me Aleancėn qeveritare. Konkurenti i vetėm i "Avazit" pėr shtypshkronjėn "Oko" ishte grupi i aksionerėve qė pėrbėhej nga "Osllobogjenja" sarajevase dhe "Kmeēka druzhba" sllovene, por nė garė ishin skualifikuar qė nė "parakualifikim".

Qė nga paraqitja e ofertės nė tender pėr shitje tė "Oko"-sė u pa se "Avaz" ėshtė kandidati mė serioz, ngase, sipas asaj qė dėgjohej jozyrtarisht, oferta e "Oslobodenjės" ishte dy milionė marka, kurse "Avaz" kishte ofruar shumė mė tepėr, rreth shtatė milionė marka. Kėshtu, "Oslobodenje" ra nga loja, sepse sipas shumicės sė ligjeve tė FBdheH, firma e cila i ka borxh ndonjė firme shtetėrore nuk mund tė paraqitet si blerės i saj nė procesin e privatizimit, kurse "Oslobodenje" pėr momentin i ka borxh "Oko-sė" rreth dy milionė marka gjermane. Kėshtu Agjencia kantonale pėr privatizim nė Sarajevė, shmangi dilemat duke zgjedhur firmėn qė kishte ofertė mė tė mirė. Se sa do t'i paguajė "Avaz-i " shtypshkronjės shtetėrore "Oko" do tė dihet pėr dhjetėra ditė, sa ėshtė afati i paraparė pėr tė paraqitur ankesė. Nė gjithė rrėfimin rreth privatizimit tė shtypshkronjės, ėshtė i rėndėsishėm vetėm aspekti finansiar. Investimi ėshtė shumė mė i madh prandaj edhe shtrohet pyetja se athua "Avazi" nė kėtė mėnyrė dėshiron qė praktikisht tė marrė monopolin pėrsa i pėrket mediave tė shtypura nė FBeH. Dyshimi i mediumeve tjera jashtė shtėpisė mediale "Avaz" bazohet nė faktin se "Avaz-i" tashmė ka roto shtypės, kurse dy tė tjerat nė FBeH janė "Oko" dhe "Alden print" qė ėshtė botues i gazetės sė tretė, "Jutarnjih novina". Prandaj edhe pyetja "Ēka i duhet Avazit edhe njė shtypshkronjė" duket mjaft e logjikshme.

Mė sė shumti shkak pėr t'u brengosur ka "Oslobodenja", ku shtypshkronjė e saj e deritanishme ishte "Oko". Kjo gazetė mė e vjetėr bh, tash disa vjet ka probleme finansiare, pėr ēka flet edhe vetė borxhi qė i ka shtypshkronjės. Tė punėsuarit nė "Oko" ishin mė tė zėshmit pėr kontestimin e "Oslobogjenjes" nė rolin e blerėsit, duke parė tek ajo fajtorin kryesorė pėr krizėn e tyre finansiare, saqė tė punėsuarit nė "Oko" tash me muaj nuk kanė marrė tė ardhura mujore. Punėtorėt e "Oko"-s dėshironin qė pronari i ri tė mund tė ishte nga ata qė do tė paguante para tė gatshme qė do tė mundėsonte edhe pagesėn e rrogave tė tyre tė papaguara, kurse "Osllobogjenje" aspak nuk dukej e kėtillė. Kur pronar i "Oko"-s do tė bėhet "Avazi" atėherė ėshtė ēėshtje se ēka do tė bėjė konkurenti i saj direkt "Oslobodenja". Njėri variant ėshtė se do tė insistojė qė "Oslobogjenje" tė paguajė borxhin qė ka ndaj "Oko"-s, madje edhe nė udhė gjyqėsore, qė ėshtė e drejtė legjitime e ēdo pronari. Nė kėtė rast, "Oslobodenja" me siguri mund tė shpall falimentimin dhe t'i vė "dryrin derės". Varianti i dytė ėshtė qė shtypshkronja "Oko", gjegjėsisht pronari i ri tė ofrojė konvertim tė borxhit nė aksione, me ēka praktikisht do tė bėhej bashkėpronar, dhe aksioneri mė i madh nė "Oslobodenje". Sesi do tė ndikonte kjo nė politikėn redaktuese dhe kadrovike tė "Oslobogjenes" vetėm mund tė merret me mend. Natyrisht, teoritikisht gjithēka mund tė mbetet si deri mė tani, "Oko" tė shtyp "Oslobogjenen", me ēka edhe mė do t'i shtohej borxhi, por me njė gjė tė kėtillė asnjė pronar, askund nė botė, nuk do tė pajtohej, sepse megjithatė ėshtė fjala pėr lojėn e quajtur "ekonomia e tregut", ku qėllimi dhe treguesi i vetėm ėshtė profiti. Gjithēka tjetėr bie nė "kompetencėn" e organizatave humanitare dhe mirėbėrėse.

Tė shqetėsuar gjithashtu janė edhe dy revistat sarajevase, "Slobodna Bosna" dhe "Dani", qė deri tani janė botuar nė "Oko". Nė rastin e tyre problemet nuk janė tė natyrės finansiare. "Slobodna Bosna" njė kohė tė gjatė ėshtė nė luftė tė hapur mediale me "Avaz-in" dhe pronarin e saj, Fahrudin Radonēiēin, prandaj tani ka frikė se mund tė ndėrpriten shėrbimet e shtypit nė shenjė hakmarrjeje. Akuzat pėr monopol i hedh poshtė nė tėrėsi Radonēiēi, i cili thirret nė faktin se Sarajeva ka tre shtypshkronja rroto, kurse si ngushėllim pėr mediat tjera qė janė shtypur nė "Oko", pėrfshirė edhe "Slobodna Bosnėn", paralajmėron se asgjė nuk do tė ndryshojė, pėrveē se shtypja do tė jetė mė e lirė se deri tani!

Pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare nė reagimet e tyre deri tani kanė qenė tė pėrmbajtur. Pėrderisa OSBE -ja shpreh shqetėsim pėr monopolin e mundshėm, duke theksuar se privatizimi i shtypshkronjės mė tė madhe rroto nuk ėshtė i njėjtė me privatizimin e njė firme tė "rėndomtė", nė OHR-u tėrheqin vėmendjen se ligji mbi konkurencėn nė BeH, qė duhet tė caktojė "rregullat e lojės" pėr kėto rast, mė shumė se njė vit "ngrin" nė ndonjė frigorifer tė Parlamentit tė BeH. Mungesa e ndonjė ligji qė do tė definonte monopolin dhe mjetet pėr realizimin e tij, rezulton se pronėsia e dy nga tre shtypshkronjave nė BeH nė duart e tė njėjtit pronar ėshtė legale, gjegjėsisht, nuk ėshtė nė kundėrshtim me shumicėn e ligjeve.

Athua mossjellja e ligjit mbi konkurencėn vjen nga pakujdesia dhe ngathtėsia e pėrfaqėsuesve tė zgjedhur tė popullit dhe rezultat i angazhimit tė tyre me "ēėshtjet e rėndėsishme", udhėtimet nė mbarė botėn dhe diskutimet e pafundme mbi kompetencat e shtetit dhe entiteteve apo bėhet fjalė pėr mosmiratimin e qėllimshėm pėrderisa nuk ėshtė kryer privatizimi nė pėrputhje me "sferat e interesit", tė bėra me marrėveshje? Objektivisht, krijimi i monopolit nė shtyp, mundėson disiplinim tė lehtė tė mediumeve tė shkruara tė padėgjueshme, mosrealizimin e ėndrrės sė partive nacionale, por edhe dėshirėn e pushtetit tė ri, qė gjithnjė e mė shpesh ėshtė nė shėnjestėr tė mediumeve tė pavarura, dhe i cili ka filluar tė reagojė me nervozė, me ēka ėshtė bėrė mė i mbyllėt ndaj opinionit dhe presionit tė mediumeve. Me blerjen e shtypshkronjės "Oko", Fahrudin Radonēiē kryen krijimin e imperisė mediale, me ēka bėhet edhe faktor politik, veēmas kur e kemi parasyshė se gjatė vitit tė ardhshėm janė zgjedhjet nė BeH. Situata mund tė ndryshojė rrėnjėsisht vetėm nė rastin e hyrjes sė kapitalit tė huaj, me ēka Sarajeva do tė kishte edhe njė shtypshkronjė tė re dhe moderne, sepse tre shtypshkronjat rroto janė tė vjetra dhe larg fjalės sė fundit tė teknikės nė kėtė sferė. Pėrderisa nuk ndodh kjo, mediumet e shtypura tė vendit do tė pėrjashtohen nga ajo qė sjell konkurenca e tregut, dhe janė tė detyruar tė mendojnė gjatė se a ia vlen tė konfrontohen me konkurencėn nga "Avaz"-i.

TANJA IVANOVA