AIM: start



THU, 18 OCT 2001 00:15:20 GMT

Frena pėr fillestarėt?

Pėrse aksioni ushtarak amerikan nė Afganistan i shqetėson qytetarėt e Sllovenisė dhe si i sheh zėdhėnėsi i dikurshėm i NATO-s Xhejmi Shea luftėrat e ardhshme.

Lubjanė, 10.10.2001.

"Paj, nuk e di, do thoshja se pėrgjigja ėshtė diku nė mes", tha ministri slloven i mbrojtjes Anton Grizold derisa pėrgjigjej nė pyetjen e gazetarit se cilės "shkollė mendimi" i pėrkiste - asaj qė mbėshteste idenė se aksioni ushtarak amerikan kundėr Afganistanit do tė bllokojė zgjerimin e Paktit NATO apo asaj qė konsideron se lufta nė Azi do tė shpejtojė zgjerimin e Aleancės Veri Atllantike. Pėrgjigja e kėtillė e ministrit slloven tė mbrojtjes ėshtė shprehje e gjendjes paradoksale nė tė cilėn gjenden jo vetėm Sllovenia por edhe shtete tjera pretendente pėr anėtarėsim nė Paktin NATO.

Situata ka ndryshuar tėrėsisht brenda natės. Rusia, qė deri dje konsiderohej si kundėrshtar klasik dhe standard, tani ėshtė njė aleat i rėndėsishėm qė ndihmon forcat amerikane. Disa nga vendet muslimane me tė cilat Sllovenia ka marrėdhėnie tė mira tradicionale janė caqe tė shėrbimeve sekrete tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Aleatėt, qė sipas vizioneve tė politikanėve lubjanas duhej tė luanin rolin e garantuesit tė sigurisė sllovene, tani nė bazė tė nenit pesė tė Marrėveshjes sė Uashingtonit kėrkojnė ndihmė. Prioriteteve amerikane por edhe pėrfytyrimeve tė aleatėve tė tyre potencial - ua kanė kthyer kokėn. E gjithė kjo ndodh nė ēastin mė tė disfavorshėm; gjatė verės qė kaloi nė Slloveni kishte mjaft debate pėr nevojėn (dobinė) e hyrjes sė Sllovenisė nė Paktin NATO. Skeptikė ka gjithnjė e mė tepėr, kurse mė shumė vaj nė zjarr hodhi letra e ambasadorit tė SHBA-ve nė Slloveni, i cili kthimin e pronave tė nacionalizuara tė 460 qytetarėve amerikanė e lidhi me anėtarėsimin e Sllovenisė nė NATO.

Nė ndėrkohė anketat gjithė e mė shumė dėshmojnė se qytetarėt e Sllovenisė kanė frikė nga sulmet terroriste, qė nuk ėshtė ndonjė shtysė pėr anėtarėsim vullnetar nė organizatėn e cila tani ėshtė cak i terroristėve. Kėshtu gjithė gjasat dhe dėshirat pėr inkuadrim nė Paktin NATO janė gjithnjė e mė tė paqarta, edhe pse ka mbetur vetėm njė vit deri tek takimi suprem i kryetarėve tė shteteve dhe qeverive tė vendeve anėtare tė NATO-s nė Pragė, ku shefat e Aleancės Veriatllantike duhet tė vendosin pėr zgjerimin e filluar para tre vitesh. Edhe pse kryetari amerikan Bush para sulmeve terroriste nė Nju Jork, mė 11 shtator, gjithnjė e mė shumė paralajmėroi zgjerimin e NATO-s, komentatorėt e politikės sė jashtme nė Slloveni tashmė gjithnjė e mė shumė konkludojnė se pėr inkuadrim nė NATO vendet pretenduese duhet tė dėshmohen nė luftė kundėr terrorizmit.

Natyrisht qė Sllovenia, nė formė zyrtare pėrkrahu SHBA-tė nė aksionet kundėr Afganistanit. Sqarimi i kryeministrit Janez Drnovshek pritej: "Nga kjo askush nuk mund tė distancohet. Askush nuk e di se kur do tė gjendet nė ndonjė aeroplan, nė ndonjė ndėrtesė ku do tė ndodhė sulmi terrorist. Kjo botė ėshtė shumė e ndėrlidhur, ėshtė problem i gjithė neve". Ministri i punėve tė jashtme Dimitrij Rupel reagoi, sipas zakonit, nė mėnyrė patetike duke quajtur sulmet ndaj Qendrės Tregtare Botėrore si "sulm ndaj normalitetit", duke ndarė botėn nė kombe "tė civilizuar dhe barbarė" dhe Uashingtonit i ofroj ushtarė slloven. Ministri slloven i mbrojtjes Anton Grizold kishte njė qėndrim pak mė tė pėrmbajtur. Ai deklaroi se ėshtė madhėshtore qė Sllovenia "nuk tha: do t'u japim gjithēka vetėm na pranoni nė NATO" duke pėrmednur menjėherė ofertėn e tij pėr SHBA-tė jo vetėm nė domenin e tė dhėnave tė sigurisė, por duke ua ofruar edhe terrenet malore sllovene dhe njėsitė vendore qė tė ua ushtrojnė alpinizmin ushtarėve amerikan, sikur SHBA-tė me tė vėrtetė tė pėrgatiteshin pėr aksione kėmbėsorie nė Afganistan. Tė mos pėrmendim deficitin e njohur tė maleve tė SHBA...

Pas gjithė pasigurisė, pas 11 shtatorit, njė gjė ėshtė e sigurtė - tani nuk mund tė thuhet se Samiti i Pragės do tė mbahet, kurse nėse mbahet - athua do tė bisedohet pėr zgjerimin e Aleancės. Kjo pasiguri i bėn mjaft nervoz dhjetė shtete pretendente pėr inkuadrim nė NATO siē janė ato nga Evropa e Mesme dhe Lindore (qė pėrbėjnė tė ashtuquajturin "Grup i Vilniushit") qė mundi tė vihej re edhe nė takimet e tyre, sikurse ato nė Bled dhe Sofje. Nė takimin e ministrave tė jashtėm tė grupeve tė Vilniushit ministri estonez Toomas Hendrik Ilves tėrhoqi vėmendjen se kandidatėt pėr anėtarėsim nė NATO, pas sulmeve terroriste nė SHBA, mė "nuk duhet tė jenė tė ngarkuar me zgjerimin", por duhet intenzivisht "tė pėrgatiten pėr luftė kundėr terrorizmit". Fjalė tė kėtilla thanė edhe mjaft zyrtarė tė NATO-s, tė cilėt gjatė kohės sė mbajtjes sė takimit tė "Grupit tė Vilniushkit" e vizituan Slloveninė. Komandanti suprem i forcave tė NATO-s nė Evropė Xhozef Ralston deklaroi se "lufta kundėr terrorizmit nuk do tė jetė njė fushatė e shkurtė, por njė maratonė qė do tė zgjas me vite". Ralstoni theksoi se NATO pėr herė tė parė nė histori aktivizoi nenin e pesė tė Marrėveshjes sė Uashingtonit "qė deri para disa kohe askush nuk mund ta paramendonte". Sipas mendimit tė tij gjendja nė Ballkan edhe mėtej do tė jetė detyrė prioritare e NATO-s, pėrkundėr sulmeve nė SHBA.

Gati njėkohėsisht, nė sallėn e Fakultetit tė Shkencave Shoqėrore nė Lubjanė, u prezentua njė mik i njohur pėr tė gjithė. Xhejmi Shea, drejtor i zyrės pėr informim tė NATO-s ua prezentoi studentėve detyrat e NATO-s dhe sfidat e reja tė sigurisė. "Tani kur SHBA-tė u bėnė shtet "normal", sepse pėr herė tė parė, sikurse gjithė shtetet tjera, pėrjetoi sulmin nė pjesėn qendrore tė vendit dhe sikurse gjithė shtetet evropiane shijoi se ēdo tė thotė tė sulmohesh nga jashtė, NATO-ja me siguri do tė jetė aktive dhe atė jo vetėm nė Evropėn Juglindore, si deri mė tani". Zėdhėnėsi i dikurshėm i NATO-s shtoi se "Ballkani nuk guxon tė jetė Afganistan" dhe tha se gjatė sulmeve tė tanishme nė Afganistan nuk bėhet fjalė pėr luftė civilizimesh, por pėr luftė kundėr terroristėve. Kėtu edhe Shea pėrmendi mundėsinė qė edhe Rusia tė hyjė nė NATO. "Nuk mund tė shpallesh si shtėpi e hapur nėse pėrherė je ekskluziv", tha me ton autokritik Shea.

Shea nė fund tė paraqitjes sė tij lamentoi se si AIDS dhe problemet e ngjashme kėrkojnė pėrgjigje tė pėrbashkėt tė tė gjithė botės dhe si bashkėsia ndėrkombėtare (edhe NATO) duhet tė veprojnė nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare. Mbeti e paqartė sesi e gjithė kjo shkon sė bashku me principet tė cilėt Shea haptas i paraqiti gjatė intervenimit tė Paktit NATO kundėr RFJ-sė - cenimin e Kartės sė OKB-sė, goditjen e rezervoarit tė ujit, kompozimeve hekurudhore, urave me plot civilė dhe tė ngjashme, konventėn e Gjenevės pėr objektet e mbrojtura. Shumica e studentėve u morrėn vetėm me luftėn e tanishme dhe tė ardhshme e jo edhe me luftėrat e kaluara.

IGOR MEKINA