AIM: start



FRI, 19 OCT 2001 00:09:33 GMT

Depolitizimi i policise - perralle e shprazet

Ministri i policisė, Muhamed Beshiq, tė cilin Amerikanėt e vlerėsojnė si lider tė luftės kundėr terrorizmit nė BeH, ishte i detyruar tė jap dorėheqje sepse, si duket, mė tepėr ka dėgjuar IPTF-nė se sa shefat e vet politikė tė Partisė pėr BeH

AIM Sarajevė, 16.10.2001.

Ministri i policisė federative, Muhamed Beshiq, tė enjten mė 12 tetor, dorėzoi dorėheqjen e cila u pranua mirė nga ana e Kryetarit tė Federatės, Karl Filipoviq. Kryeministrin Alija Behmen kjo nuk e shqetėsoi fare, kurse pėrfaqėsuesit nė pushtet tė Partisė pėr BeH kjo madje edhe i gėzoi. Nė tė njėjtėn ditė kur Beshiq bėri gadi dorėheqjen, nė gazetėn javore "Sllobodna Bosna" u publikua intervista me anėtarin boshnjak tė Kryesisė shtetrore, Beriz Belkiq, nė tė cilėn u paralajmėrua se puna e ministrit tė policisė do tė shqyrtohej nė Kryesinė e Partisė pėr BeH. Vlerėsimet tė cilat lidhur me kėtė rast i dha Belkiq ( i cili njihet si politikan mjaft i matur) aspak nuk shkonin nė favor tė ministrit tė policisė. Ai tha se " MPB nuk ishte e denjė pėr rolin e saj dhe se nuk reagonte nė kohė tė duhur), respektivisht se MPB-ja dhe ministri Beshiq "disa herė deri tani kishin ndėrmarrė vendime tė shpejtuara dhe tė gabuara". Ky vlerėsim ėshtė ende mė i rėndė kur dihet se Belkiqi ėshtė funkcionar i lartė i Partisė pėr BeH dhe se Beshiq-i nė kėtė funkcion ka ardhur si kandidat i saj. Kėshtu tani u pa qartė se Beshiq-it po i numrohen ditėt dhe se ai si person pa pėrcaktim partiak nuk do tė mbrohej prej askujt.

Pas sulmeve terroriste nė Amerikė, mė 11 shtator, policia dhe sidomos ministri, u gjendėn nėn presion tė madh politik, diplomatik dhe medial. Kur filloi fushata antiterroriste, policia federative me Beshiqin nė krye nuk bėnė kurrfarė kalkulimesh. Pėrkundrazi, mund tė thuhet se u shfaq revolt i tepruar, shkak pėr tė cilin ajo fitoi mosbesimin e opinionit.Kreu federativ policor ėshtė kritikuar edhe pėr shkak akcioneve tė pavarura tė KFOR-it nė Bihaq, Sarajevė dhe Visoko, gjatė tė cilėve janė burgosur shtetas tė huaj dhe tė vendit tė cilėt nuk kishin kurrfarė lidhjeje me terrorizmin, tė cilėt janė mbajtur nėn hetime pa kontaktuar me adoketėr.Por, adresa e vėrtetė e kritikave nuk ishte policia por qeveria, edhe pse politikanėt rrinin fshehur pėranėsh deri sa ushtarėt amerikanė kryenin punėt e policisė nė tėrė territorin e BeH.

Orteku i kritikės ministrin e goditi sidomos pas burgosjes sė dy tė rinjve pėr shkak tė ngjitjes sė afisheve nė Sarajevė ("Gjallesat myslimane vallė kanė tė drejtė pėr njė minutė heshtje"), gjegjėsisht pas njė konference pėr shtyp nė tė cilėn Beshiq paralajmėroi ardhjen nga Afganistani nė Bosnjė tė 70 talibanėve. Kjo deklaratė zuri vend nė krye tė lajmeve tė agjencive botėrore, por, si u pa mė vonė, kjo ishte vetėm njė mjegullnajė propagandistike. Anėtari i Kryesisė sė BeH, Beriz Belkiq, deklaroi se kjo "kishte shkaktuar dėm tė madh pėr BeH", pa harruar tė shėmtojė ministrin i cili " patjetėr duhet tė dijė se ēfarė duhet tė flasė kur del para popullit dhe se pėr vlerėsimet e veta patjetėr duhet tė ketė argumente". As vetė Beshiq-i nuk ishte i sigurtė pėr atė qė fliste - qėllimi i tij kishte qėnė, sipas fjalėve tė tij, qė t’u drejtonte mesazh mysafirėve tė paftuar qė t’i largonte nga qėllimi qė nė BeH me kufinj plot zbrazėtira ( mbi njė e katėrta e kufirit tė BeH ende nuk ėshtė mbuluar me policinė shtetrore kufitare) qė tė vinin njerėz tė dyshimtė. Mediat, sidomos "Sllobodna Bosna", tallen me ministrin qė "i shtrirė nė stomak" imagjinon armiqėt, duke kėrkuar dorėheqjen e tij. Edhe mė parė Beshiq ka qenė i akuzuar si dorė e zgjatur e Partisė SDA tė Izetbegoviqit, gjė pėr tė cilėn nuk janė dhėnė argumente as pėrafėrsisht bindėse.

Kritika arriti kulmin pas burgosjes sė gazetarit tė "Sllobodna Bosna", Edvin Avdiq, i cili gjatė kthimit nga Pakistani - prej ku informonte pėr fillimin e intervenimit amerikanė - u burgos nė aeroportin e Stambollit, gjė pėr tė cilėn AIM shkroi me kohė ( shiko tekstin " Gogoli i dyshimit sillet nėpėr Bosnjė"). Gazeta javore shpejteshpejtė ministrin e akuzoi se nė kėtė mėnyrė, me incident tė montuar, u hakmirrej gazetarėve. Opinionit iu prezentua se personi i fletėarrestit sikurse edhe gazetari i pafatė, pėrveē emrit dhe mbiemrit tė njėjtė kishin poashtu tė njėjtė fotografinė, numrin e pasoshit dhe gjurmėt e gishtrinjve. Beshiq-i refuzoi tėra sulmet duke i quajtur ato manipulime dhe " konstrukcione tejet serioze". Tani mė si ishministėr, ai nė njė intervistė dha sqarime se si nga kolegėt turq ishte kėrkuar raport zyrtar dhe se si ishte vėrtetuar se nuk kishte patur kurrfarė gjurmėsh tė gishtrinjve ose fotografish, dhe as qė kishin patur ndonjėfarė biografie nė lidhje me kėrkesėn e policisė austriake drejtuar Interpolit. Ky rrėfim, qė shqetėsoi opinionin boshnjakohercegovas dhe qė nė fillim shkaktoi frikė tė arėsyeshme te qytetarėt e rėndomtė, qė ende nuk ėshtė sqaruar dhe ndriēuar deri nė fund, pa dyshim se mund tė rikonstruohet nė kėtė mėnyrė: nė kontrollin e pasoshėve nė Stamboll gazetari zgjoi kėrshėri tė posaēme sepse kthehej prej nė Pakistan. Kontrolli plotėsues tregoi se ekzistonte aktndjekje e Interpolit, e cila ishte shpallur nė Austri pėr person me tė njėjtin emėr dhe mbiemėr. Avdiq-i u burgos dhe pasuan hetimet plotėsuese. Pėr kėto shkaqe edhe javorja "Dani" ministrin e ftoi qė tė jap dorėheqje.

Kjo ėshtė pjesa e rrėfimit qė ka tė bėjė me presionet ndaj mediave. Kėto e krijuan dhe formuan atmosferėn e pėrshtatshme pėr flijimin e ministrit tė policisė, kurse shkaqet e vėrteta ndodhen shumė mė thellė dhe fillojnė nė sferėn e politikės. Ja se si e shpjegon Beshiq prapavijėn e dorėheqjes: "MPB federative mirė i ka rėnė nė gjurmė kriminalitetit tė organizuar dhe pėrgatit akcione. I ka rėnė nė gjurmė korrupcionit dhe pėrgatit akcione konkrete operative. MPB federative ėshtė e vendosur nė luftėn kundėr terrorizmit dhe ka filluar tė ndėrmarrė akcione konkrete. Ndoshta dikush

dėshiron t’ia presė rrugėn", kėrcėnohet Beshiq-i nė intervistėn pėr gazetėn "Avaz".

Por adresa e vėrtetė ėshtė nė mosmarrėveshjet qė vazhdojnė jetėn nė relacionin Beshiq - Haris Sillajxhiq. Si rrėfen Beshiq-i, ish lideri i Partisė pėr BeH ka kėrkuar dorėheqjen e tij qė nė verė deri sa tė dy ishin nė pushim vjetor. Shkaku i pakėnaqėsisė sė Sillajxhiqit qėndron nė emrimin e Dragan Llukaēit nė krye tė Komandės Policore. Por edhe Beshiqi nuk e tregon tė vėrtetėn e plotė. Njė rast, nė njė bisedė joformale, ai ka pranuar se si ndodhet i zėnė ngushtė midis forcave policore ndėrkombėtare (IPTF) dhe Partisė pėr BeH. Ėshtė njė fshehtėsi e njohur se Dragan Llukaē ėshtė zgjidhje kadrovike e IPTF-sė dhe zyrave tė tjera ndėrkombėtare nė Sarajevė. Beshiq-i nė konfliktin e interesave ka zgjedhur anėn mė tė fortė, gjegjėsisht bashkėsinė ndėrkombėtare. Edhe deklarata e dyshimtė pėr ardhjen e 70 talibanėve, shihet qartė se ka dalur nga kuzhina amerikane. Beshiq nė mėnyrė indirekte ka pranuar se njė qėndrim i tillė i ėshtė sugjeruar nga ana e "burimeve diplomatiko - informative tė njė vendi miqėsor". Nė Sarajevė qarkullojnė vlerėsime se njė deklaratė e tillė ka qenė nė shėrbim tė krijimit tė atmosferės e cila amerikanėve do t’u lejonte qė pa pengesė tė ndėrmirrnin njė sėrė akcionesh ushtarako-policore pėr burgosjen e tė huajve tė dyshimtė me origjinė arabe, pa shtruar pyetje tė tepėrta lidhur me tė

drejtat njerėzore dhe respektimin e procedurės penale pėr tė drejtat e tė burgosurve.

Njė pėrfundim i kėtillė imponohet edhe mė shumė pas letrės sė Ambasadės Amerikane nė Sarajevė, nė tė cilėn ajo shpreh pakėnaqėsinė pėr shkak tė dorėheqjes sė Beshiq-it, tė cilin e vlerėsojnė si "personin udhėheqės nė luftėn boshnjake kundėr terrorizmit dhe obligimeve qė ka ndėrmarrė Aleansa". Nė letėr ėshtė theksuar se si "vihet nė pyetje serioziteti i qeverisė sė BeH nė lidhje me kėtė pyetje kryesore, si dhe pėrshtatshmėria e Partisė pėr BeH qė tė marrė pjesė nė detyrat shtetrore tė kėtij vendi". Protesti i Ambasadės Amerikane pėrmban edhe notėn e ashpėr tė vėrrejtjes. Pas frazės se si ėshtė e drejtė e popullit tė BeH qė tė zgjedhė se cila parti do tė marrė pjesė nė Qeveri,, paralajmėrohet se si poashtu ėshtė e drejtė e "ShBA-ve qė tė vendosin se cilėt do tė jenė partnerėt e tyre". Kjo ėshtė njė vėrrejtje serioze drejtuar nė rend tė parė ndaj Zllatko Llagunxhijes, si lider i blokut qeveritar tė Aleansės. Dėshprimin e Amerikės duhet kuptuar seriozisht dhe kjo pėr disa shkaqe. Mė kryesori ėshtė ai se grupi Aleansa erdhi nė pushtet nė BeH, para sė gjithash, si projekt amerikan dhe me pėrkrahje tė vendeve me ndikesė tė Perėndimit.

Problemi i brendshėm, ndėrkaq, ėshtė ende mė i madh. U vėrtetua se depolitizimi i policisė ėshtė njė pėrrallė e shprazėt dhe se ēdo ministėr varet krejtėsisht nga dashuria e partisė amė. Problem mė vete ėshtė edhe ai qė Partia pėr BeH nuk posedon ndėrrimin e vet kadrovik adekuat. I treti ėshtė qė shefi i ri i policisė ėshtė i detyruar tė marrė leje nga IPTF-ja, gjė kjo qė punėt mund t’i ngatėrrojė ende mė shumė.

EMIR HABUL