AIM: start



TUE, 23 OCT 2001 10:13:20 GMT

Minarja si fyerje?

Zgjedhja e myftisė pėr bashkėsinė e madhe muslimane nė Slloveni ėshtė njė kthesė e rėndėsishme, sepse deri tani besimtarėt i prezentonte kryetari i Meshihatit dhe Kuvendi i Bashkėsisė Islame. Sipas tė dhėnave nga regjiistrimi i vitit 1991 Bashkėsia Islame nė Slloveni numėron 30 mijė besimtarė, kurse hulumtimet e opinionit tregojnė se 1,1 pėrqind e tė tė anketuarve janė deklaruar muslimanė.

Lubjanė, 18.10.2001.

Nė momentin kur mediumet nė botė dhe vend pėrcjellin me vėmendje ngjarjet nė shtetet e botės islame, muslimanėt qė jetojnė nė Slloveni pėr herė tė parė bėjnė hapin vendimtar pėrsa i pėrket organizimit. Nė fillim tė tetorit Bashkėsia Islame, pėr herė tė parė nė histori ka udhėheqėsinė me seli nė Slloveni. Kėtė titull e mban muftia Osman Gjogiē, i cili pėr shkak tė funksionit tė ri u shpėrngul nga Australia. Inaugurimi filloi me lutje, ndėrkohė qė morrėn pjesė njė delegacion i lartė nga Bosnjė e Hercegovina (i udhėhequr nga pėrfaqėsuesi mė i lartė musliman nė Bosnjė reis-ul-ulema Mustafa Ceriē), politikanė tė kėtushėm dhe pėrfaqėsues tė bashkėsive tjera fetare.

Pėr shumicėn e bashkėsisė muslimane nė Slloveni ngjarja paraqet kthesė tė madhe, sepse besimtarėt deri tani i prezentonte kryetari i Meshihatit dhe Kuvendi i Bashkėsisė Islame. Sipas tė dhėnave nga regjiistrimi i vitit 1991 Bashkėsia Islame nė Slloveni numėron 30 mijė besimtarė, kurse hulumtimet e opinionit tregojnė se 1,1 pėrqind e tė tė anketuarve janė deklaruar muslimanė.

Pjesėn mė tė madhe tė muslimanėve nė Slloveni e pėrbėjnė boshnjakėt qė si emigrantė ekonomik pėrgjatė gjysėm shekullit tė kaluar u punėsuan dhe u vendosėn nė Slloveni. Njė nga incidentet mė tė mėdha ndėrmjet atdhetarėve tė ndezur tė vendit dhe pjesėtarėve tė pakicės sė pėrmendur etnike dhe fetare ndodhi nė fillimin e shpėrbėrjes sė RSFJ-sė, kurse procesi fitoi epilogun nė gjyq vetėm para disa kohe. "Ylli" i konfliktit nė bazė nacionale ishte Zmago Jelinēiē, kryetar i Partisė Nacionale tė Sllovenisė, i cili nė marsin e vitit 1992 sė bashku me katėr bashkėmendimtarė tė partisė sė tij nė urėn nė Trzhiē takoi njė grup bosnjakėsh. Pasiqė mes vete flisnin nė gjuhė serbokroate Jelinēiēi ua bėri me dije: "Kėtu flasim sllovenisht, kėtu ėshtė Slloveni!". Boshnjakėt i kishin thėnė se mes vete mund tė flisnin si tė donin dhe kjo pėrfundoi me grindje. Njėri nga boshnjakėt goditi Jelinēiēin me qese plastike nė kokė, kurse ai nxorri revolen e markės "Valter" dhe nė "shenjė paralajmėrimi" shtiu dy plumba. Askush nuk u lėndua, boshnjakėt shkuan nė mėrgim nė Itali, rasti u prolongua, kurse gjyqi nė muajin maj tė kėtij viti dėnoi deputetin slloven me gjobė prej 500 markash gjermane... Pėrveē kėtij rasti, disa grafiteve dhe shprehjes pezhorative "Bosan'c", qė nė vitet tetėdhjeta nė Slloveni ishte emėr i pėrgjithshėm pėr tė gjithė "jugorėt nėn Kupė", mund tė thuhet qė muslimanėt nė Slloveni nuk kishin probleme tė veēanta.

Udhėheqėsi i Bashkėsisė Islame nė Slloveni si ēėshtje kryesore shtroi ndėrtimin e objekteve fetare. Sllovenia ėshtė i vetmi vend nga ish-RSFJ qė nė tokėn e vetė nuk lejoi deri tani ndėrtimin e xhamisė, dhe as qė ka xhami. Shumė grupe fetare kaherė kanė kishat e tyre, kurse muslimanėt janė tė detyruar qė ceremonitė t'i bėjnė nė objekte tė pėrkohshme. Kjo ėshtė njė gjendje e papranueshme krahasuar me standardet e vendeve tjera evropiane. Xhamia e parė nė tokėn britanike ėshtė ndėrtuar qė nė vitin 1889, kurse sot Britania e Madhe ka 350 xhami. Xhami ka edhe nė Vjenė, Zagreb, Romė, Ēikago dhe nė shumė qytete tjera... Nuk ėshtė e rastit qė nė Lubjanė dhe Slloveni nuk ka xhami. Kjo gjendje ėshtė si pasojė e rezistencės shumėvjeēare tė partive djathtiste dhe "ngjarjeve spontane tė popullit" tė ashtuquajtura protesta tė qytetarėve, qė nuk duan minare "nė oborrin e tyre".

Nė tė kaluarėn nuk ishte e vėshtirė tė ruhej "pastėrtia fetare" katolike nė Slloveni (gjatė kohės sė socializmit),kurse pakti i politikės me popullin rreth kėsaj ēėshtjeje u ruajt edhe nė mijėvjeēarin e ri. Prandaj para disa vjetėsh, pas protestave tė mėdha tė banorėve tė vendbanimeve lubjanase Most dhe Bezhigrad, u anulua pėrkohėsisht ngritja e xhamisė. Para disa kohėsh sėrish u aktualizua ēėshtja e xhamisė. Kėsaj here objekti duhej tė ndėrtohej nė rajonin e komunės Vic, nė zonėn tregtare - industriale tė Lubjanės, larg pjesės rezidenciale ku jeton elita politike. U vendos qė nė njė vend prej tre deri pesė mijė metra katrorė tė ndėrtohej xhamia me minare 35 letra tė lartė. Afėr xhamisė do tė duhej tė ndėrtohej njė ēajtore, klub sporti, kafene, hapėsirė pėr shoqėrim etj. Megjithatė, banorėt lokal e ngritėn zėrin dhe ndėrtimi i xhamisė hyri nė fazėn e diskutimeve publike, duke u marrė pėr bazė pranimi i planit urbanistik tė qytetit.

"Qytetarėve tė shqetėsuar" iu bashkangjitėn edhe pėrfaqėsuesit e sė djathtės; Nė Kuvendin e qytetit tė Lubjanės njėri nga deputetėt deklaroi pėr kėtė rast se "getoja muslimane, e drejta mbi muslimanizmin pas ndėrtimit tė xhamisė edhe mė do tė sipėrfaqėsohet", kurse pėrfaqėsuesit e partisė Sllovenia e Re (Nsi) tė kryeministrit tė dikurshėm slloven Andrej Bajuka shkojnė mėtej, duke thėnė se "xhamia fyen ndjenjat fetare tė sllovenėve". Kishte mendime se xhamia do tė "dėmtonte turizmin", kurse disa zyrtarė tė qytetit dyshojnė se njė minare e lartė do tė paraqiste njė "pamje tė keqe" pėr qytetin. Ėshtė reale tė pritet zgjatja e debateve rreth xhamisė dhe minares, veēmas pas luftės nė Afganistan, antraksit dhe frikės pėr sulme tė reja terririste. Nė kėto kushte pak kush pėrmend postulatin se ndėrtimi i objekteve fetare ėshtė e drejtė legjitime e pjesėtarėve tė ēdo besimi, garantuar edhe me ligjet sllovene.

Mustafa ef. Ceriē, mysafir nga Bosnja, kishte tė drejtė gjatė inaugurimit tė muftisė sllovene kur deklaroi se "pėrgjegjėsia pėr paqe dhe jetė tė pėrbashkėt do tė ishte mė e madhe" atėherė kur muslimanėt nė Slloveni "tė siguronin tė drejtėn legjitime pėr tė pasur xhami nė Lubjanė". Nuk shkoi shumė kohė pas marrjes sė funksionit tė ri muftiu i ri u prononcua pėr ngjarjet aktuale nė botė dhe Slloveni. Sipas gjykimit tė tij gjendja e muslimanėve nė Slloveni ėshtė "mjaft e mirė", kurse shkaku i problemeve me xhaminė "u pamundėsohet puna e tyre" muslimanėve. Muftia Gjogiē kėsaj i shtoi edhe kritikėn e lehtė: "Mendoj se sllovenėt nuk dėshirojnė tė kenė reputacionin e popullit qė pengon ndėrtimin e xhamisė... Ėshtė akt i jokrishterė ndalimi i xhamisė. Ju doni kishėn tuaj, e nuk doni qė muslimanėt tė kenė xhaminė e tyre. Do tė ishte shokante nga aspekti psikologjik kur dikush nė Sarajevė tė kundėrshtonte ndėrtimin e njė kishe. Kjo, natyrisht, nuk ka ndodhur. Nuk do tė dėshiroja tė glorifikoja, por mendoj se bashkėsia islame ėshtė njėra nga mė demokratiket..."

Mėtej, muftiu Osman Gjogiē konsideron se as nė botė pozita e muslimanėve nuk ėshtė e mirė. "Ekziston njė qendėr e cila ėshtė e prirė pėr stigmatizimin e muslimanėve, qė t'i nxijė ata, qė historia e tyre tė tregohet me tė pvėrteta". Nga kjo perspektivė muftia Gjogiē pėrmend edhe sulmet terroriste tė Al Kaidės nė SHBA, qė nxiti intervenimin ushtarak amerikan nė Afganistan. "Nuk janė gjithė talibanėt kriminel. Nė fund tė fundit, nuk ka asnjė musliman i cili emocionalisht do tė pėrjetonte derdhjen e gjakut musliman. Por kjo nuk do tė thotė se Amerika nuk ka tė drejtė pėr hakmarrje. Ka tė drejtė pėr hakmarrje tė drejtė. Hakmarrja e drejtė ėshtė ligj. Pa ligj dhe respektimin e tij nuk ka rend. Pa rend vjen anarkia, qė shpie nė shkatėrrim. Mė e rėndėsishme pėr gjithė ata qė nuk janė tė ngarkuar me paragjykime ėshtė qė nė rrethanat e krijuara tė mos e kėnaq tė drejtėn me faje tė reja. Nėse pėr 60 vrisni 6.000, si mund tė dėshmoni se ata ishin kriminel qė merituan vdekjen?"

SVETLANA VASOVIĒ