AIM: start



THU, 01 NOV 2001 07:56:05 GMT

Shkalla e varfėrisė nė Kosovė

Prishtinė, 30.10.2001.

Banka Botėrore ka konstatuar se Kosova ėshtė vendi mė i varfėr nė Evropė. Edhe pse raporti i saj nė shikim tė pare nuk e ka tonin dramatik, megjithatė kur ky vend i posadalė nga lufta barazohet me Taxhikistatinin dhe Moldavinė, kaherė tė njohur pėr shkallė tė ulėt tė standardit, atėherė kuptohet i tėrė dramaticiteti i kėsaj ēėshtjeje. Sė paku 50 pėr qind tė qytetarėve tė Kosovės jetojnė nė varfėri, ėshtė rezultati i njė ankete hulumtuese tė udhėhequr nga Banka Botėrore nė vitin 2000. Nga ky numėr, rreth 12 pėr qind tė kosovarėve jetojnė nė varfėri tė skajshme, qytetarė tė cilėt nuk kanė mjaft tė hyra materiale as pėr tė pėrmbushur nevojat e tyre pėr ushqim. Grupi tjetėr, respektivisht 38 pėr qind e kosovarėve, qė ėshtė konsideruar nė raport tė BB-sė si grupi ‘pėrgjithėsisht i varfėr’, nuk ka para pėr tė shpenzuar pėr gjėra tė tjera, veē atyre pėr ushqim dhe shėrbime komunale, e ndoshta edhe pėr fatura tė energjisė elektrike.

Pa u thelluar nė veēoritė shoqėrore dhe ekonomike tė secilit vend veē e veē, emėrues i pėrbashkėt ndėrmjet Kosovės, Moldavisė dhe Taxhikistanit ėshtė se tė tri kėto vende kanė qenė mė tė pazhvilluarat nė ish - federatat pėrkatėse.

Ashtu siē ka qenė Kosova vendi me i varfėr nė ish-Jugosllavinė, po ashtu edhe kėto dy republika kanė qenė skaji i zhvillimit ekonomik nė ish-"Perandorinė Sovjetike", tė njohur me emrin BRSS.

Rreth 50 pėr qind e kosovarėve skajshmėrisht tė varfėr kanė qenė persona tė zhvendosur nga lufta, apo emigrantė tė kthyer nė Kosovė, ndėrsa kjo shifėr arrin nė 70 pėr qind te tė varfėrit e pėrgjithshėm, mbėshtetur nė raportin mbi hulumtimin e varfėrisė nga BB. Pas kthimit me tė mbaruar lufta, shumica e kėtyre personave i kanė gjetur shtėpitė e tyre tė shkatėrruara nga forcat serbe.

Faktorė tė tjerė qė ndikojnė nė kėtė shkallė tė lartė tė varfėrisė nė Kosovė janė numri i madh i tė papunėve, pronėsia e vogėl mbi tokėn dhe mekanizimi i dobėt qė kanė familjet fshatare pėr punimin e saj, infrastrukura e dėmtuar, niveli i ulėt i shėrbimeve mjekėsore dhe tė arsimit. Shpenzimet e mėdha pėr shkollim dhe pėr trajtim mjekėsor kanė bėrė qė mbi 10 pėr qind e rinisė tė jetė analfabete, ndėrsa rreth gjysma e kosovarėve tė mos i shfrytėzojnė shėrbimet mjekėsore.

Por, megjithė diagramin mė tė lartė tė varfėrisė nė krahasim me vendet nė rajon, nga ekspertė tė ndryshėm, pėrfshirė edhe vetė ekspertėt e BB-sė, varfėria nė Kosovė nuk ėshtė konsideruar si shumė e thellė.

Njė kontribut mesatar vjetor prej 400 DM pėr njė person do ta nxirrte njė familje tė varfėr nga niveli i varfėrisė, pohon BB. Hendeku midis varfėrisė sė skajshme dhe nivelit tė pėrgjithshėm tė vrfėrisė ėshtė po ashtu relativisht i vogėl, ka tė bėjė me 2,5 pėr qind tė mjeteve pėr sigurimin e ushqimit.

Analiza e varfėrisė ėshtė kryer nė vitin 2000 dhe ajo ėshtė njė vrojtim statistikor i bėrė me 2.880 familje kosovare, kėshtu qė nga atėherė ka patur mundėsi tė ndodhin disa lėvizje tė vogla.

Rezultatet e kėsaj analize tregojnė pėr njė nivel mė tė ulėt tė varfėrisė nga numri i tė papunėve nė Kosovė. Ndonėse nuk ka njė hulumtim tė saktė rreth kėtij problemi, besohet se mbi 70 pėr qind tė kosovarėve figurojnė si tė papunė.

Fakti se njė numėr i madh i organizatave ndėrkombėtare kanė dhėnė ndihmė humanitare ka qenė njė faktor zbritės i shkallės sė varfėrisė sė skajshme nė Kosovė. Mbi 60 pėr qind e popullatės kishte marrė ndihmė ushqimore, lėndė djegėse dhe veshmbathje nga donatorėt gjatė viteve 1999-2000. Sipas raportit tė BB mbi nivelin e varfėrisė nė Kosovė, mbi 20 pėr qind e familjeve shqiptare kanė marrė ndihmė tė huaj nė formė tė materialit ndėrtimor pėr riparimet apo ndėrtimin e shtėpive. Vlera mesatare e kėsaj ndihme ka qenė 5825 DM. Po kėshtu, gjatė dy vjetėve tė para tė pasluftės, njė injeksion i fortė me para u ėshtė dhėnė familjeve nga anėtarėt e tyre qė jetojnė nė vendet e Evropės Perėndimore.

Pothuajse gjysma e banorėve shqiptarė kanė marrė ndihma nė para nga familjarėt e tyre jashtė shtetit, si dhe nė njė masė shumė mė tė vogėl edhe nga brenda kufijve. Dėrgesat nė para kanė qenė mesatarisht 6.000 DM nė vit. Por, nė kėtė rrafsh dallojnė shumė familjet serbe tė cilat kanė marrė vetėm 5 pėr qind transfere parash tė kėsaj natyre. Serbėt, ndėrkaq, kanė marrė mė shumė ndihmė publike se shqiptarėt.

Nga mesi i vitit tė shkuar ndihma ndėrkombėtare humanitare ka rėnė ngadalė dhe tani thuaja se ka ikur nga kjo pjesė e globit. Po ashtu, vlerėsohet se edhe kontributi i "gastarbaiterėve" kėtė vit shėnon ulje. Derisa nė periudhėn qershor 1999-2001, vlerėsohet tė kenė hyrė nė Kosovė mbi 1 miliard marka nga kosovarėt qė punojnė apo janė nė ekzil nė vendet perėndimore, kėtė vit ky fluks i parave tė gatshme shėnon trende tė rėnies sė vazhdueshme. Edhe pse nuk ka asnjė vlerėsim tė saktė si pėr shumėn qė ka hyrė nė Kosovė, ashtu edhe pėr arsyet e rėnies, ekspertėt qė e pėrcjellin kėtė sferė tash disa vjet thonė se "pas njė dekade mbajtjeje tė familjeve, edhe atyre u ėshtė shterrur qesja".

Nė njė tė ardhme tė afėrt, duket se pushteti vendor (qė do tė dalė pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 17 nėntorit) sė bashku me administratėn ndėrkombėtare (qė akoma do ta mbajė pėrgjegjėsinė mbi ekonominė e Kosovės), do tė detyrohen tė kėrkojnė forma tė tjera pėr sigurimin e tė hyrave materiale pėr qytetarėt. Orientimi i tyre nė tė ardhmen do tė duhej tė jetė hapja e vendeve tė reja tė punės, joshja e fshatarėve qė tė merren me bujqėsi, si dhe vazhdimi mė i mirė i ndihmės sociale. Pėrdorimi mė i madh i tokės sė punės do ta pakėsonte varfėrinė e skajshme pėr 3 pėr qind, ndėrsa rritja e punėsimit pėr 8 pėr qind do ta ulte varfėrinė e skajshme pėr mė shumė se 10 pėr qind. Efekti i pėrgjithshėm i kėtyre masave do tė rezultonte me njė shkallė tė pėrgjithshme varfėrie prej 38 pėr qind. Gjithashtu, vlerėsohet se njė program i asistencės sociale pėr ta eliminuar plotėsisht varfėrinė e skajshme do tė kushtonte 34 milionė DM, shumė kjo qė korrespondon me 1,3 pėr qind tė bruto prodhimit vendor (BPV) pėr frymė…

AIM Prishtinė, Ibrahim REXHEPI