AIM: start



MON, 19 NOV 2001 19:52:49 GMT

Fundi i veteadministrimit kroat?

Rrefimi mbi entitetin e trete

AIM Mostar, 15.11.2001.

Para gjysme viti ne Mostar, saktesisht me 3 mars, kryetari i Kuvendit Popullor Kroat (KPK) dhe kryetari i Bashkesise Demokratike Kroate te BeH, Ante Jelavic, shpalli veteadministrimin kroat, qe, sipas fjaleve te atehershme, duhejt te zevendesonte ne pjesen e Federates se BeH me popullate shumice kroate pushtetin federal dhe shteteror, i konsideruar nga partia e Jelavicit si jolegal dhe jolegjitim. Shume analiste, perfaqesues te bashkesise nderkombetare dhe persona te jetes politike boshnjako hercegovinase e quajten kete veprim si hyrje ne entitetin e trete kroat ne BeH. I njejti person, Jelavici, pas gjysem viti, ne Kuvendin e trete te jashtezakonshem te BDK-se se BeH, ne Mostar, pikerisht ne sallen ku u shpall veteadministrimi, e shpalli fundin e saj faktik. Jelavic tha se veteadministrimi ishte vetem nje mjet i pasuksesshem per te zgjidhur ceshtjen kroate ne BeH, duke shtuar se nuk ishte zgjidhje, as tentim per zgjidhje te kesaj ceshtje.

Ne gjashte muajt e fundit kishte mjaft diskutime rreth veteadministrimit, kurse ne fund iu vu kapaku politik. Pasojat e ketij aventurizmi politik, sic ndodh rregullisht, i goditen njerezit e thjeshte, te cilet shkaku i konfrontimeve rreth veteqeverisjes mbeten pa pune, pa te ardhura, gjegjesisht pa mundesine per jete normale. Per kete shkak dhe, sipas fjaleve te Jelaviqit, varrosjes perfundimtare te veteadministrimit ne arkivat e historise, eshte interesant te shihet se cka ndodhi pergjate gjysem vitit dhe si arriti vetadministrata kroate shkelqimin dhe renien e saj. Fillojme me rradhe. Ne fillim te tetorit te vitit te kaluar Komisioni i perkohshem per zgjedhjet e pergjithshme prane OESB-se ne vendin tone solli rregullore te re per zgjedhje te perfaqesuesve ne Dhomen e Popujve te Federates se BeH qe, per dallim nga praktika e deriatehershme, pamundesonte qe perfaqesuesit e nje populli te zgjidhnin vet perfaqesuesit e vete ne kuvendin kantonal. Pas ketij vendimi, BDK-ja e BeH, e perkrahur edhe nga ndonje parti tjeter me embleme kroate themeloi ne Novi Travnik Kuvendin Popullor Kroat (KPK) qe solli Deklaraten per te drejtat e popullit kroat ne BeH, gjegjesisht dokumentin i cili sipas mendimit te "kuvendareve", duhej te zgjidhte perfundimisht ceshtjen e barabaresise se popullit kroat ne BeH. KPK solli ne ate seance vendimin per referendum qe u caktua ne diten e zgjedhjeve. Kroatet ne BeH thirreshin nga ky trup qe te deklaroheshin se a e perkrahnin deklaraten e permendur ose jo.

Pas zgjedhjeve dhe referendumit dhe formimit te pushtetit te ri te Aleances ku nuk ishin perfaqesuesit e BDK-se, KPK, se paku ne paraqitjet mediale te krereve te saj duhej te behej e rendesishme. Por, edhe pse Jelavici ne menyre pompoze tha se Federata eshte e vdekur dhe se KPK-ja eshte trupi suprem per kroatet e BeH, vendimet e ketij Kuvendi nuk lane ndonje pasoje qe do te shihej. KPK-ja, pas zgjedhjeve, sipas fjaleve te krereve te BDK-se se BeH, duhej qe ne territorin e Federates se BeH te ripertrinte pushtetin ligjvenes ne vend te Parlamentit Federal, por nga kjo nuk u be asgje. Ne fund KPK morri vetem qendrime politike qe kishin te benin me rrethanat dhe ceshtjet aktuale politike, duke u bere keshtu, sic thane perfaqesuesit e bashkesise nderkombetare, ne nje klub debati. Pas deklarates se Jelavicit se perfaqesuesit e BDK-se do te ktheheshin ne karriket e parlamentit federal dhe shteteror shtrohet pyetja se athua KPK-ja deshiron qe me te jete klub debati dhe athua ajo do te mbaje edhe ndonje seance.

Mospajtimin e vet me pushtetin e ri ne Federaten BeH dhe shtetin BeH Bashkesia Demokratike Kroate e shprehu duke braktisur demonstrativisht institucionet. Perfaqesuesit e partise se Jelaviqit dhe partite tjera te KPK, pas zgjedhjes nga ana e parlamentit federal dhe shteteror te perberjes se re te Qeverise dhe Keshillit te Ministrave pa BDK-ne, e braktisen trupin parlamentar. Ne gjithe kete nderthurrje BDK-ja megjithate koketon ne menyre permanente per kthim ne parlament, kurse nga kjo parti burojne propozime per disa ligje; ndonje perfaqesues i BDK-se kohe pas kohe shfaqet ne seancat parlamentare, kurse vazhdimisht plasohen ne opinionin publik edhe paralajmerimet per kthimin e BDK-se ne institucionet e pushtetit nese plotesohen disa kushte te parashtruara nga kjo parti. Ne fjalen e tij, ne Kuvendin e shtate partiak, Jelaviqi ishte i prere kur tha se parlamentaret e BDK-se do te kthehen ne dhomat parlamentare, ndonese ne fakt nuk eshte plotesuar asnje kusht i prashtruar nga BDK-ja. Se kendejmi edhe pyetja se cka iu desht BDK-se braktisja. Jelaviqi paralajmeroi ne Kuvend kthimin e deputeteve te BDK-se ne Dhomen e Popujve, por edhe kete here, sipas te njejtit recept, parashtroi mjaft kushte qe me siguri askush nuk do t'i marre seriozisht.

Ne vetadministraten e vet Jelavici tentoi te formonte qeveri: duke shpallur vetadministraten KPK-ja formoi edhe Keshillin nder - rajonal dhe nder - komunal qe duhej te ishte si qeveri e vetadministrates. Kryetar i ketij keshilli u zgjodh Martin Raguzh, ish-kryesues i Keshillit te ministrave te BeH, kurse Keshilli ne menyre kategorike paralajmeroi se do te merrte te gjitha kompetencat e Federates dhe shtetit te BeH ne territorin e vetadministrates. Por ndodhi qe nuk u soll asnje vendim as nuk eshte implementuar ndonje prej tyre. Tentimi i pare ishte qe Keshilli te merrte doganen dhe tatimin, kurse kishte tentime qe te vendosej edhe nje sistem i vecante pagesor ne rajonin e vetadministrates. Por, as nga kjo nuk doli gje, keshtu qe Keshilli funksionoi si nje ekip koordinativ pa ndonje ndikim.

Pas formimit te "organeve te pavarura shteterore" Jelavici filloi ofanziven duke dashur ta gjunjezonte pushtetin e ri dhe te deshmonte se nuk mund te kishte qeverisje pa BDK-se. BDK-ja e filloi ofanziven me te madhe dhe njeherit me te rrezikshme ne ushtri, ku edhe perfundimisht i deshtoi projekti i vetadministrates. Se pari ushtaret e komponentes kroate te Ushtrise se Federates (UF) ne perputhje me qendrimet e Jelaviqit se Federata e BeH nuk ekziston, hoqen emblemat e ketij entiteti duke i zevendesuar me emblemat e BeH. Pas kesaj disa komanda te njesive te medha ushtarake te Keshillit kroat te mbrojtjes (HVO),e para se gjithash Garda e Pare Kroate e Ushtrise se Federates me seli ne Mostar shpalli padegjueshmerine ndaj ministrit te zgjedhur federal te mbrojtjes Mijo Anic. Pas 27 marsit, KPK u beri thirrje eproreve dhe ushtareve nga komponenta kroate e UF-se per shperberje duke u premtuar se per cdo muaj do te merrnin nga 500 marka si demshperblim. Shumica e eproreve, dikush me vetdeshire e dikush nga presioni e respektuan kete thirrje, kurse kazermat e HVO-se mbeten te zbrazura. Ndaj kesaj goditje ne HVO, ministri i mbrojtjes Anic reagoi qete dhe me nje politike te durueshme te nenshkrimit te marreveshjeve per pune me te gjithe ata persona qe deshiruan te ishin lojal me cka filloi te plotesonte njesite e HVO-se, fillimisht ne Posavine, kurse pastaj edhe ne Bosnjen Qendrore. Qe te pengonte kete aksion te Anicit, qe filloi te jepte rezultate, BDK-ja gati cdo dite organizoi mitingje te protestes para kazermave te HVO-se ku gjendeshin ushtaret dhe eproret lojal ndaj ministrit federal. Nga mitingu ne miting situata vetem kulminonte, kurse demonstruesit filluan te beheshin gjithnje e me shume agresiv ndaj ushtareve dhe eproreve te vendosur ne kazerma. Nga ana tjeter BDK-ja nuk e plotesoi premtimin per pagesen e 500 markave ndaj ushtareve qe braktisen punen qe solli deri te rritja e vazhdueshme e numrit te atyre qe shkonin fshehtas ne seline e Ministrise ne Sarajeve per te nenshkruar marreveshjet. Te shtyre nga pamundesia per t'ua paguar demshperblimin e premtuar, statusi i rende social i ushtareve dhe eproreve qe kishin braktisur punen si dhe nenshkrimi i sa me shume marreveshjeve me Anicin, beri qe nje pjese e strukturave ushtarako-politike ne BDK-ne e BeH-se te kthenin shiritin. Motivi shtese per nderrimin e ketyre qendrimeve ishte edhe situata gjithnje e me e komplikuar rreth kazermave, per cka me se miri deshmon rasti i Kiseljakut kur sapo nuk shpertheu gjakderdhja ndermjet demonstruesve dhe ushtareve qe gjendeshin ne kazermat e HVO-se. Pas zhvillimit te ketyre ngjarjeve dy gjenerale te HVO qe e kishin pranuar vendimin per shperberjen e HVO-se, u takuan me Anicin dhe e nenshkruan marreveshjen per kthimin neper kazerma te ushtareve dhe eproreve te debuar.

Si pasoje e vetme e shperberjes ishin humbja e te ardhurave per ushtaret dhe eproret e HVO-se si dhe humbja e pozicioneve ne kierarkine ushtarake per ata persona qe ishin angazhuar me se shumti te vinte deri tek shperberja. Kthimi ne kazerma i te gjithe pjesetareve te HVO-se qe i shkaktoi krize me te madhe vetadministrimit, beri qe BDK-ja dhe vetadministrata te kalonin ne defanzive qe perfundoi me paralajmerimin faktiv te Jelaviqit per fundin e saj me 6 tetor te ketij viti.

Paralelisht me goditjen ne UF Jelavici dhe BDK-ja filluan nje aksion ne organet policore dhe doganore si shtylla tjera te rendesishme te fuqise shteterore. Ne mesin e doganiereve dhe policeve u organizua firmosja e lojalitetit te vetadministrates lokale. Nga te gjithe policet dhe doganieret u kerkua vertetim i nenshkruar per perkrahje per KPK-ne, kurse sipas lajmeve, qe atehere arrinin nga organizatat nderkombetare, disa persona lojalitetin ndaj Jelaviqit duhej ta nenshkruanin nen presion. Nenshkrimi i peticionit u kushtoi me largim nga puna shume nepunesve administrativ ne polici dhe sherbimet doganore, qe u be me vendim te organeve te Federates dhe bashkesise nderkombetare. Edhe pse shumica e policeve nenshkruan lojalitetin e permendur gjerat nuk ndryshuan esencialisht persa i perket punes se organeve policore dhe doganore, kurse ata mbeten ne te gjitha segmentet e perberjes shteterore - juridike te Federates se BeH dhe ne BeH, kurse si pasoje e ketij vendimi erdhi edhe te humbja e disa vendeve tjera te punes.

Duke hapur front me pushtetin e ri nepermjet sherbimeve ushtarake, policore dhe doganore BDK-ja u konfrontua edhe me OHR-ne. Kjo parti, pas shpalljes se vetadministrates paralajmeroi se nuk funksiononin me vendimet e perfaqesise se larte. Ne fund mund te nxirret konkludimi se e vetmja gje qe BDK-ja i qendroi besnik persa i perket ceshtjes se periudhes se vetadministrates eshte raporti me bashkesine nderkombetare. BDK-ja nuk pranoi vendimet per nderrimin e nepunese partiak, kurse ne Kuvendin e shtate serish kundershtoi vendimet e Perfaqesuesit te Larte dhe te njejtit njerez i zgjodhi ne organet qendrore partiake. Por ky qendrim i BDK-se ndaj perfaqesuesve nderkombetare me shume eshte si rezultat i qendrimeve te OHR-se ndaj kesaj partie, sesa mundesive te kreut te BDK-se. Perfaqesuesit nderkombetar thane haptas se nuk do te bisedonin me personat qe i kishte nderruar Perfaqesia e Larte. Bashkesia nderkombetare mbeti ne qendrimin e vet, kurse BDK-ja nuk beri ndryshime ne kreun e vet, qe solli deri tek ftohja e teresishme e marredhenieve.

Gjate ofanzives qe e nisi BDK e BeH llogariti edhe ne perkrahjen e Kishes katolike e cila, sic konsideruan, do t'i mundesonte kesaj partie te fitonte ate qe deshironte. Ne te vertete pjesa me e madhe e Kishes katolike persa i perket vetadministrimit ishte me BDK-ne dhe vendimet e KPK-se, kurse disa prijes kishtar ishin promovuesit me te medhenj te ketyre vendimeve ne mesin e qytetreve te bh, te nacionalitetit kroat. Kishte individe qe u bene edhe ideologe te vetadministrimit, kurse fjalime te zjarrta ne favor te vetadministrates dhe veprimeve politike te BDK-se mbajti peshkopi i Mostarit dhe Duvanjit Ratko Peric, i cili edhe ne mesha dhe kremtet kishtare mbajti fjalime politike.

Ne seancen e pare te KPK-se ne Novi Travnik ishte prezent edhe vete kardinali Vinko Puljic, i cili pas shpalljes se vetadministrates, pjeserisht - me siguri nen presionin e opinionit - u distancua nga KPK-ja. Edhe pse kundershtar i krijimit te entitetit te trete ne BeH, Puljici megjithate i pa me kenaqesi veprimet e BDK-se dhe shpesh tentoi te ishte ure lidhese ndermjet perfaqesuesve te kesaj partie dhe perfaqesuesve legal ne organet e pushtetit. Per dallim nga kardinali Puljic, peshkopi Peric nuk kishte dilema. Ai i beri thirrje popullit qe sa me shume te ndihmonte vetadministraten dhe ne cfaredo menyre te flijoheshin per te. Ne te njejten vije ishin edhe shumica e klerikeve hercegovinas. Sot kur duket se nga vetadministrata nuk ka asgje, kleriket kishtar serish u bene imun ndaj ngjarjeve te kesaj bote dhe iu perkushtuan religjionit. Te shpresojme se kesaj here pergjithmone.

Pas ofanzives ne ushtri, polici dhe ne sherbimet doganore, bashkesia nderkombetare filloi kunderofanziven, kurse caku kryesor ishte Banka Hercegovinase, e cila sipas vetadministrates duhej te ishte institucioni qendror finansiar. Me rastin e bllokades se Bankes Hercegovinase nisi konfrontimi fizik me perfaqesuesit e OHR-se. Zyrtaret e OHR qe kishin vene drejtorine e perkoheshme ne Banke u rrahen, kurse Zyra e Perfaqesise se Larte u evakuua perkohesisht nga pjesa perendimore e qytetit. Me 6 prill dukej se BDK-ja ishte ne gjendje te bente gjithcka, madje te konfrontohej edhe fizikisht per vetadministraten. Pas humbjes se Bankes Hercegovinase, permes aksionit te OHR-se, BDK-ja shume shpejt humbi edhe ndermarrjet publike qe ishin burim i rendesishem i te hyrave. Aksioni i marrjes se firmave publike filloi te behet nga qeveria federale. BDK-ja dhe KPK-ja kundershtuan ashper edhe emerimin e keshillave te ri drejtues ne ndermarrjet publike ne rajonin e shumices kroate, qe jane ne kompetenca te Qeverise Federale, ku udheheqesite e reja emerohen nga Qeveria federale. Me humbjen e ketyre firmave BDK-ja humbi edhe burimet e ndihmes finansiare me te cilat finansonte strukturat paralele. Gjithashtu BDK-ja kumtoi se nuk pranonte pushtetin e ri dhe asnje vendim te tyre, keshillat e vjetra te emeruara nga BDK-ja refuzuan te terhiqeshin, kurse drejtuesit e firmave gjithashtu u deklaruan kunder keshillave drejtuese. Disa jave zgjati situata terhiqu-afrohu, kurse keshillat e reja drejtues, duke shfrytezuar hapesiren ligjore dhe vendimet e gjykatave kompetente, u inkuadruan ne vendet e tyre ne ndermarrjet publike dhe emeruan drejtues. Edhe kjo beteje kryesore e BDK-se u humb.

Edhe pse shumica e faktoreve politik relevant formimin e vetadministrates e konsideruan si nje tentim te llojit te vet separatist, nga BDK-ja kishte vleresime te kunderta. Derisa njera pale vleresuan se vetem me mjete te perkoheshme populli kroat duhet te vije te te drejtat e veta, te dytet nuk e parapane as mundesine per entitet te trete, kurse disa, si Demokristianet Kroat u angazhuan haptas vetem per kete opcion. Kryetari i vetadministrates kroate Marko Tokic, madje ne nje rast tha se ekziston projekt kushtetuta e republikes kroate, kurse faqet e kesaj kushtetute i botuan edhe disa gazeta nga Kroacia fqinje. Edhe analistet vendas politik te ngjarjet rreth vetadministrates pane tentimin per riperprirjen e republikes kroate Herceg-Bosna, kurse disa edhe tentimin perfundimtar per shperberjen e BeH. Dhe kur nga disa shkrime ne mediume u prit qe ne kete vjeshte te shpallet referendumi per kalimin e vetadministrates kroate ne republike kroate, Jelavici kumtoi fundin e saj, kurse pas kesaj u deklaroi gazetareve se vetadministrata "nuk eshte kurfare njesie territoriale, sic e perjetoi opinioni publik, por nje tentim i pasuksesshem i kroateve ne BeH per te arritur deri te barabaresia".

Ngjarjet rreth vetadministrates u pcrcollen me nje histeri te vertete, me etiketime ndaj politikaneve dhe intelektualeve kroat si trashetar te kombit. "Vetadministruesit" i quajten si tradhetare kroat shume politikane kroat qe nuk i perkrahen, por dhe personat e punesuar ne strukturat e pushtetit dhe ushtrise. Tradhetare ishin te gjithe ata te cilet ne njefare menyre nuk treguan lojalitet ndaj vetadministrates. Rritja e ketyre tradhetareve, shkaku i thirrjeve te BDK-se dhe organizatave te peraferta, arriti deri ne ate shkalle sa numri i tradhetareve solli ne pikepyetje pohimet e BDK-se per kontributin plebishcitar te popullit kroat dhene kesaj partie. Disa shkuan deri atje sa per personat qe nuk iu bashkangjiten vetadministrates thane se nuk jane kroate. Jelavici tani edhe kete deklarate per mediume e ndryshoi, duke thene se ai kroatet nga Aleanca i konsideron kroate, por problemi i vetem eshte se ata nuk kane legjitimitetin e popullit kroat per t'i perfaqesuar ne pushtet sepse atyre populli nuk ua kishte dhene besimin. Shembulli me konkret ne kete drejtim eshte ai i ministrit Anic dhe gjeneralit Jelic. Ghenerali Jelic dhe eprore te HVO-se nga dita me dite deklaruan se Anici nuk eshte minister i tyre, se ai nuk ka legjitimitet dhe se ka tradhetuar interesat kroate; kurse pas marreveshjes me te per kthimin ne kazermat e braktisura i njejti Jelic tha se Anici nga ajo dite eshte minister i tij.

Edhe pse vetadministrata u formua per shkak te popullit, popullin kroat askush nuk e pyeti. Me braktisjen e institucioneve legale nga ana e BDK-se se BeH , nje pjese e kroateve bosnjako-hercegovinas, qe kishin votuar per kete parti, mbeten pa te zgjedhurit e vet. Te mos harrojme se ne mitingun ku u shpall vetadministrata Jelavici u tha atyre qe ishin tubuar se merrnin pjese ne "vendimet historike".Se sa eshte lodhur populli nga vendimet historike qe i sjellin dobi vetem individeve qe historia nuk u vlen aq, deshmon edhe anketa ne mesin e kroateve bh. ne prag te Kuvendit te shtate te BDK-se. Anketa tregoi se dy te tretave te qytetareve te nacionalitetit kroat ky kuvend nuk u intereson fare.

Pas gjithe kesaj logjikisht vjen konkludimi se vetadministrata kroate ishte vetem nje model per manipulimin e nje pjese te popullit, qe perkrahu edhe nje aventure politike te BDK-se pasojat e se ciles jane vetem negative. Shkaku i vetadministrates shume veta mbeten pa pune dhe te ardhura, situata ekonomike u keqesua, kurse kroatet ne BeH morren poena shtese persa i perket imixhit negativ ne arenen nderkombetare. E pazgjidhur mbeti edhe ceshtja se ne c'menyre u ndane mjetet per vetadministrate dhe ne cfare menyre u harxhuan. Procesi i riintegrimin ne BeH, ne kuptimin psikologjik, tek kroatet bosnjehercegovinas eshte shkaterruar me vetadministraten, keshtu qe disa gjera kotnasikoti u kthyen mbrapsht. Por, mbase ky episod i popullit kroat ne BeH tregon saktesisht se kush e perfaqeson, ne c'vend gjendet dhe ne cfare menyre mund t'i realizoje te drejtat e veta.

ZVONIMIR JUKIC