AIM: start



TUE, 20 NOV 2001 21:17:50 GMT

Sllovenia deri ne Tokio

Plasimi i ekipit futbollistik slloven ne Kampionatin Boteror te Futbollit me 2002 eshte festuar me kremte deri tani te papara popullore.

Lubjane, 17.11.2001.

"Dita kur linden legjendat!", "Herojte slloven po kthehen!", "Casti i ri i yjeve!", "Perralla sllovene e futbollit zgjat ende!", "Suksesi me i madh i sportit slloven gjate historise!", "Sllovenia deri ne Tokio!", "Propozim per feste shteterore - 14 nentori, dita kur linden legjendat"... Keto jane disa nga titujt e mediumeve sllovene nje dite pas ndeshjes se reprezentacionit slloven me reprezentacionin e Rumunise ne Bukuresht (1:1, pas rezultatit 2:1 per reprezentacionin e Sllovenise ne Lubjane). Shkurtimisht, Sllovenia e mposhtu Rumunine ne kualifikimet per Kampionatin Boteror ne futboll.

Pas kampionatit te vjecem evropian, ku ekipi futbollistik slloven arriti suksesin e pare, u duk se ky eshte fundi i casteve te lumtura. Pasoi nje befasi e re dhe deliriumi per simpatizuesit. Ne kualifikimet per Kampionatin Boteror te futbollit, qe do te mbahet vitin e ardhshem ne Japoni dhe Korene Jugore, reprezentacioni futbollistik slloven ka shenuar rezultate te shkelqyeshme. Ne etapen e fundit te kualifikimeve per Kampionatin Boteror 2002 udhetoi per ne Bukuresht me 11 fitore dhe pa dy lojtaret kryesore - Zlatko Zahovic dhe Aleksandar Knavs. Deri tani edhe optimistet dhe adhuruesit me te medhenj pajtoheshin me vleresimin se vendi i 26-te per Sllovenine dhe i 15-ti per Rumunine ne rang listen e 30 reprezentacioneve me te mira ne bote, eshte rezultat shume me i mire se sa realiteti.

Ndeshja ne Bukuresht solli, megjithate, nje kthese te papritur. "Reprezentacioni slloven ne lojen ku perjetoi caste te renda dhe te mahnitshme serish demonstroi armen e vet me te fuqishme: lojen kolektive fanatike ne kufi te asaj qe mezi mund te quhet e vertete. Keshtu - disa here deri tani - neutralizoi virtuozet e lavdishem rumun dhe serish trandi boten e futbollit. Ceta e Katanecit gjate tre viteve ka luajtur mjaft ndeshje solide dhe te rendesishme, por derbi i shekullit ose mileniumit megjithate u luajt dje ne Bukuresht. Fitorja e Sllovenise se vogel mbi Rumunine e madhe", shkruante nje dite pas ndeshjes ne editorialin e gazetes "Delo" Franci Bozic, publicist dhe adhurues fanatik i futbollit. Golin vendimtar e shenoi Mladen Rudonja, futbollist per te cilin ky ishte goli i pare per reprezentacionin, nderkohe qe per te selektori i reprezentacionit Srecko Katanec ne nje rast kishte thene se "do te jepte doreheqje kur Rudonja do te shenonte gol". Kjo ishte vetem nje shaka me happy end, sepse Rudonja dha gol ne castin me vendimtar. Jo vetem qe kurorezoi suksesin e ekipit nga Lubjana, por reprezentacioni slloven pas 1:0 per Rumunine arriti te barazonte dhe te kalonte ne epersi me 2:1.

Pas kesaj pasuan argetime popullore te papara ndonjehere, qe u shtrine rrugeve dhe qendrave tregetare anekend Sllovenise. Perkunder te ftohtit te madh autoritetet lokale te Lubjanes ne qender te saj organizuan per adhuruesit e futbollit nje plato te madhe per ta shikuar transmetimin e drejtperdrejte ne shesh. U mblodhen mijera vete. U intonua edhe himni i futbollit "Sllovenia shkon metej!" qe e kishin kompozuar para nje viti legjendat e ketushme muzikore (Predin, Lovsin dhe Kreslin), u shkrepen fishekzjarre dhe u hodhen shishe, puthej flamuri slloven, kamerave u ekspozoheshin prapanicat lakuriqe dhe aspekte tjera te argetimit popullor. Turma e njerezve kercente ne vend nje valle (dicka e ngjashme me dikur aq te urrejturen "valle nga jugu"), duke bertitur "Kush nuk kercen nuk eshte slloven!" (qe eshte parafrazim i nje anti - naci TV reklame, qe tani ka perjetuar salto mortale). Gjithcka per momentin dukej simpatike, diku groteske, ndonjehere e frikshme... Edhe pse futbolli ne Slloveni ne te kaluaren gezonte reputacionin e sportit ku "nxeheshin" pjesetaret e masave te ulta shoqerore dhe "ata nga republikat jugore", tani duke e nxjerre nga konteksti ose eshte fjala per humor ndaj vetvetes - ne Bukuresht dhe Lubjane u ngriten edhe parrulla te medha te shkruara me ciriliken (serbe): "Sllovenija deri ne Tokio!"

Se kush jane ithtaret e tanishem te futbollit me se miri e ilustron deklarata e nje simpatizuesi: "Sigurishte se do te shkoj ne Tokio. Vetem qe te gjej pune...". Ne kesi atmosfere u priten ne aeroportin Brnik futbollistet slloven ne oret e vona te nates, derisa ktheheshin nga Bukureshti. Reprezentuesit u priten nga mijera simpatizues te zjarrte. Te nesermen iu afruan afruan kombetar edhe kreret politik; nje pritje vetem per futbollistet kishin organizuar kryetari i shtetit Milan Kucani dhe kryeministri Janez Drnovshek. permes kesaj ata nxorren edhe ndonje poen politik, sepse ardhja e futbollisteve ka edhe baze racionale - pjesemarrja e Sllovenise ne Kampionatin Boteror do te bej per imazhin e shtetin me shume se miliona tolare te harxhuar per fushata te ndryshme promovuese per shtetin, qe nuk kishin as efektin e perafert. Perfundimisht grupit te politikaneve, qe permes futbollisteve iu afruan opinionit futbollistik, iu bashkangjit edhe prefekti i Lubjanes Andrej Colaric, i cili perseriti premtimin se ne Lubjane do te kete stadium me te madh. Gjendja e tanishme eshte e papranueshme, sic e fryjne me muaj mediumet e vendit, me argumentin kryesor se "madje edhe Shqiperia" ka stadium me te mire.

Natyrisht, as yjet e rinj te qiellit slloven nuk do te ngelin duarthate. Nga qarqet sportive ka dale informacioni se futbollistet kishin marre 200 mije dhe 300 mije marka gjermane si shperblim per kete sukses, kurse cmimi i shperblimeve te premtuara (para ndeshjes historike) ishte shkaku kryesor qe disa lojtare nuk morren pjese ne ndeshjen e Bukureshtit. Se futbolli solli nje disponim te ri, kete e verejten edhe komentuesit, te cilet perndryshe merren me politike. "Para dhjete viteve, kur Sllovenia u pavaresua dhe kur fituan lodren e madhe qe quhet shtet, Tine Hribar perafersisht shkruajti: deri tani kemi qene popull, kurse tani jemi komb. Megjithate, ne nje kohe kemi qene edhe njeri edhe tjetri, shkaku i vetedijes se pasigurte kombetare. Kur (ne stadium - ver.aut.) per Bezigrad luajten Sllovenia dhe Bosnja, neper birrari u degjuan komentet se bosnjaket e Bosnjes mposhten boshnjaket e Sllovenise. Kur fitoi Jugosllavia ne Fuzinami (pjese e Lubjanes, ku jetojne kryesisht te ardhurit - ver.aut.) u trondit si ne ndonje beteje ballkanase... Tani, pas dhjete vitesh, duket se jemi komb. Nga ballkoni im shihet sesi ne Fuzinami gezohet kur shenon gol reprezentacioni slloven", shenon kolumnisti i Delos Boris Jez.

Lajkatimi qe i bejne politikanet mases dhe premtimet per ndertimin e stadiumit te ri u priten me me shume kritika. "Gjendja shpirterore tek ne eshte perafersisht sic ishte gjate viteve 60 dhe 70-te ne qytetet e medha italiane: asgje nuk vepron, parate shkojne ne drejtim te panjohur, por stadiumi futbollistik doemos duhet te jete sa me i madh dhe sa me i bukur... Gjithsesi nuk kam kunder stadiumit, por duhet ta dijme se ne ket menyre apo ne menyre te ngjashme kjo do te thote mediteranizimi i politikes qytetare. Pra - mendja ne dore. Ne Kampionatin Boteror nuk do te fitojme, edhe sikur te jemi te dytet apo te paret, cdo kremte me pare ose me vone do te perfundoje dhe do te filloje preokupimi per buken e perditshme. Kroatet ne kampionatin e fundit ishin te dytet apo te tretet dhe c'kane tani nga ajo? Afer 400 mije te papune, bomba e aktivizuar sociale, njembedhjete miliard dollare borxh te jashtem dhe ekonomi te devalvuar. Sukseset e futbollit kane kuptim vetem nese jane arritur parametrat ekonomik dhe social. Nese jo - atehere kemi Ameriken Latine". Brohoritjet e fundit frenetike dhe disa here primitive te hallit te popullit shkaku i fitores se reprezentacionit nacional te futbollit tregojne se per nje pjese te popullates jeta ne Slloveni, gjate dhjetevjetshit te fundit, perkunder zhvillimit te suksesshem te shtetit, nuk eshte edhe aq larg nga "modeli amerikanojugor" - sa me pak buke, aq me shume lojera.

IGOR MEKINA