AIM: start



WED, 21 NOV 2001 19:50:57 GMT

Armet kimike nga Mostari

Valle na pret "bota e re e zymte"?

AIM, Mostar, 20.11.2001.

Gjykuar sipas deklaratave tė fundit tė krerėve politikė dhe tė analistėve ushtarakė, bota perėndimore, pas sulmeve tė tmerrshme terroriste nė Nju Jork mė 11 shtator tė kėtij viti, posaēėrisht ėshtė e frikėsuar nga sulmet terroriste me armė kimike dhe biologjike.

Ajo qė mund tė jetė me interes tė veēantė pėr opinionin boshnjakohercegovas, por jo vetėm pėr tė, ėshtė fakti qė sulmet e ardhshme terroriste mund tė bėhen me armė kimike tė prodhuara nė ish Jugosllavi, por tė cilat janė pėrfeksionuar nė rajonin e BeH, mė saktė nė Mostar. Nė tė vėrtetė, para dy vjetėsh gazetarėt e Republikės sė Kroacisė zbuluan se si Armata Jugosllave posedonte 40 tonelata metrike sarinė tė fshehur nė magazinat nėntokėsore tė fabrikės sė armėve kimike nė Luēane (RFJ), gjė qė nė atė kohė e kishin vėrtetuar edhe burimet e Pentagonit. Njė pjesė e atij prodhimi dhe perfeksionimi i armatimit tė sipėrpėrmendur ėshtė bėrė edhe nė ish Institutin e ish Armatės Popullore Jugosllave nė vendin Potoci, nja dhjetė kilometra nė veri tė Mostarit.

Por, nėse duam tė pasqyrojmė tėrė aspektin e prodhimit tė armėve kimike nė ish Jugosllavi do tė duhej tė kthehemi nė vitin 1967, kur janė bėrė hulumtimet e para ushtarake nė lėmin e armatimit kimik nė RFSJ dhe kur APJ filloi me prodhimin e sarinės nė Potoci, afėr Mostarit. Nė njė sipėrfaqe prej 52 hektarėsh Instituti teknik Ushtarak i Beogradit ngriti repartet pėr prodhimin, hulumtimin, analizėn dhe sintezėn e gazrave helmuese, laboratoret pėrkatėse, magazet nėntokėsore dhe qendrat pėr eksperimente me shtazė. Nė kompleksin e dislokuar hulumtues tė Institutit Ushtarak tė Beogradit kurrnjėherė nuk janė prodhuar sasi mė tė mėdha tė gazit vdekjeprurės, por aty vetėm janė zhvilluar eksperimente se ēfarė efektesh mund tė shkaktojė pėrdorimi i sarinės.

Pikėrisht para fillimit tė luftės, mė saktė gjatė janarit dhe shkurtit tė vitit 1992, pas njė pune 34 vjeēare, tėrė aparatura e kompletuar dhe dokumentacioni teknik i Institutit nė Potoci ėshtė transferuar nė Luēane. Me vendim tė Shtatmadhorisė sė APJ-sė, Instituti nė Potoci ėshtė mbyllur nė fund tė vitit 1992. Projekti i prodhimit tė sarinės, i cili u zhvillua gjatė disa dekadave nė laboratoriumet pranė Mostarit, pėrfaqėson projektin e parė tė kompletuar tė armėve kimike tė prodhuara nė RFSJ dhe i cili ka mbajtur emrin punues HM-502. Pas hulumtimeve fillestare tė bėra nė Mostar, prodhimi ka vazhduar nė fabrikėn "Prva iskra" nė Bariqi, nė Serbi.

Sipas njohurive, "know-how-i" komplet i prodhimit tė sarinės i ėshtė dėrguar Irakut, shkencėtarėt e tė cilit shpesh kanė qėndruar nė Luēane, pikėrisht nė tė njėjtėn mėnyrė sikurse edhe ekspertėt e ish APJ-sė sė Jugosllavisė sė Titos tė cilėt shpesh udhėtonin asokohe nė kėtė vend arab. Bashkėpunimi nė prodhimin e armėve kimike ishte mjaft intenziv sidomos nė vitet e tetėdhjeta tė shekullit tė kaluar.

Sarina, si mjet pėr zhdukje masive pėr terroristėt ėshtė tėrheqės sepse, mė sė pari, nuk ėshtė vėshtirė tė prodhohet, por edhe nga shkaku se me sasi tė vogėl tė saj mund tė vriten disa qindra mija njerėz. Ėshtė vėshtirė tė zbulohet ose tė gjehet sepse ėshtė pa aromė; veprimin e ka shumė tė shpejtė dhe ėshtė 26 herė mė vrasės dhe shkatėrrues se cijanidi. Kėtė helm kimik e prodhuan dhe e pėrdorėn mė sė pari nazistėt gjermanė gjatė Luftės sė Dytė botėrore. Ėshtė e rėndėsishme tė theksojmė se me sarinė terroristėt njėherė para gjashtė vjetėsh sulmuan hekurudhėn nėntokėsore tė Tokios. Anėtarėt e kultit japonez Aum Shinrikyo nė vitin 1995 hudhėn sarinė nė metronė e Tokios dhe nė kėtė mėnyrė vranė 12 dhe lėnduan mbi pesė mijė njerėz, shumica nga tė cilėt ende vuajnė nga sėmundja e frymėmarrjes dhe vėshtirėsi tė tjera shėndetsore. Policia speciale britanike, poashtu para njė viti, nė njė shtėpi tė dyshuar nė Londėr, evitoi komplotin e njė sulmi me tė cilin me anė tė sarinės vdekjeprurėse, sipas shembullit tė sulmit nė Tokio, ishte planifikuar helmimi i udhėtarėve nė hekurudhėn nėntokėsore.

Sa i pėrket luftės me mjete biologjike, kjo poashtu nuk ėshtė diēka e re - armėt biokimike janė shfrytėzuar qė nė vitin 1931 nė kohėn e luftės nė Manxhuri. Terrori biologjik u bė ende mė i rėndė me fillimin e luftės nė Gjirin e Golfit, nė kohėn kur gazeta e Kairos "Al-Akbar" publikonte, kurse "Komsomolskaja Pravda" vėrtetonte se pėrveē grupeve terroriste tė stėrvitura apostafat pėr goditje tė qendrave perėndimore, ekzistonin edhe grupe pėr sulme me armė biologjike! Njėri nga vendet mė tė rrezikshme kur bėhet fjalė pėr armėt pėr zhdukje apo shfarosje masive nė baza biologjike, ėshtė Iraku i Sadam Hyseinit, i cili disponon me teknologji tė kompletuar pėr prodhimin e armėve biologjike, tė cilat, kur bėhet fjalė pėr shfarrosje masive, sipas cilėsive tė tyre, janė mė tė rrezikshme se armėt kimike.

Agensat biologjikė veprojnė duke depėrtuar nė organet e frymėmarrjes dhe nė sistemin nervor tė viktimės. Kur kemi parasysh shpejtėsinė e sotshme dhe sferėn e qarkullimit ajror tė udhėtarėve bėhet e ditur se bakteriet tejet infektive vetėm pėr disa orė mund tė shpėrndahen nėpėr tėrė botėn. Pėrhapjen e tyre nuk e ndalon dot kurrfarė pengese gjeografike ose ndonjė pengesė tjetėr. Mund tė infektohen mijra njerėz tė cilėt sėmundjen mund ta pėrhapin mė tej te tė gjithė ata me tė cilėt kontaktojnė ose bashkohen. Si posaēėrisht e rrezikshme, si ėshtė theksuar shpeshherė, ėshtė bakteria e antraksit ose Bacillus antrahracis (antraks) e cila nė formė kontraktuale mund tė mbijetojė plotė njė dekadė, njė lloj bakterie tė cilėn nuk e dėmton as temperatura e lartė dhe as temperatura e ulėt. Me depėrtimin e saj nė trupin e njeriut ose tė kafshės, ngjallet dhe zhvillon gjithnjė tė njėjtėn dukuri, e cila, nė rast se brenda 12 orėve personit tė infektuar nuk i futet antibiotik, si pasojė ka vdekjen gjatė tri deri mė pesė ditė. Kjo bakterie rrėnuese qė shkaton dhembje dhe mundime tepėr tė mėdha, njeriun e vdes tepėr shpejtė. Disa vlerėsime relevante vėrtetojnė se njė unce antraks (rreth 28 gramė) e futur nė sistemin e ventilacionit tė njė stadiumi pjesėrisht tė mbuluar brenda njė ore mund tė shfarosė 70-80 mijė spektatorė, kurse njė studim tjetėr ka vėrtetuar se sulmi biologjik me aerosolin e antraksit mbi Nju Jork, do tė vriste mė sė paku 600 mijė njerėz. Kur kemi parasysh forcėn e tyre vrasėse fare qartė do tė kuptojmė frikėn e shteteve perėndimore nga sulmet me armė biologjike.

Edhepse para sulmit tė kullave tė Nju Jorkut dhe Pentagonit fjalėt e shumė zyrtarėve nė opinion nuk kishin ndonjė jehonė tė madhe, nė kontekstin e situatės aktuale ėshtė e rėndėsishme tė pėrkujtohen fjalėt pothuaj profetike tė ish ministrit tė mbrojtjes tė Shteteve tė Bashkuara, Robert Cohen, i cili, lidhur me terrorizmin, qė nė vitin 1999 paralajmėroi pasojat me pėrmasa tejet tė mėdha tė viktimave nė njerėz. Ai atė vit, nė artikullin e botuar nė "Uashington Post" paralajmėroi se SHBA-tė duhet " tė pėrgaditen pėr botėn e re tė zymtė". Nė artikullin e tij diē mė tė gjatė, ai, ndėrmjet tjerave, shkruante se si "gjatė muajve tė fundit sytė e opinionit botėrorė me tė drejtė ishin drejtuar kah kėrcnimi ndaj interesave dhe vlerave amerikane nė Ballkan" pėr shkakun e sėcilės roli udhėheqės i SHBA-ve " nuk duhet tė mos pėrqėndrohet nė kėrcėnimet tė cilat janė shumė mė tė afėrme, si ėshtė rreziku nga sulmet kimike ose biologjike nė territorin e SHBA-ve".

Shtetet e Bashkuara aktualisht janė tė ballafaquara me diēka qė mund tė emėrohet si paradoksi i superfuqisė. Superioriteti ynė konvencional ushtarak kundėrshtarėt tanė i nxitė qė me mjete jokonvencionale dhe jo tė barabarta tė godasin Thembrėn tonė tė Akilit. Sėpaku 25 vende, duke pėrfshirė kėtu Irakun dhe Korenė Veriore, tani posedojnė, ose janė nė prak tė pajisjes ose tė zhvillimit tė armėve pėr zhdukje masive. Njė shkak tjetėr i veēantė pėr shqetėsim ėshtė mundėsia e ekzistencės sė variolės nė ndonjė arsenal ushtarak. Kjo ėshtė njė sėmundje e tmerrshme infektuese dhe virusale e cila gjatė shekujve ka shfarrosur popuj tė tėrė dhe para sėcilės njerėzimi ende qėndron i pambrojtur. Ekziston mundėsia kėrcnuese qė kjo armė tė bjerė nė dorėn e individėve ose grupeve tė pavarura terroriste ose fanatike religjioze jasht kufinjve tė SHBA-ve, ose qė janė fanatikė tė vetmuar vendas tė vetėquajtur orakuj tė apokalipsės - pat theksuar asokohe ish ministri amerikan i mbrojtjes.

Edhe drejtoresha kryesore e Organizatės Botėrore Shėndetsore (WHO) Gro Harlem Brundtland, nga ana tjetėr, jo fort moti ka deklaruar se qeveritė e shteteve tė botės do tė duhej tė pėrgatiten pėr sulme eventuale kimike dhe biologjike. Duhet tė jemi tė pėrgatitur para mundėsisė qė njerėzit tė bėhen viktimė e sulmeve me agensa kimike dhe biologjike - ka thėnė ajo nė mbledhjen e ministrave tė shendėtėsisė tė kontinetit amerikan nė Uashington.

Tė gjitha kėto tė dhėna flasin qartė pėr sprovat para tė cilave ndodhet bota e Perėndimit, por edhe qeveritė e shteteve tė kėtushme ballkanike, tė cilat duhet tė kontrollojnė rrugėt e kalimit tė armėve kimike nga territori i ish Jugosllavisė pėr nė Lindjen e Afėrme. Sepse, lokalizimi i rregullt i arsenalit tė armėve kaq tė rrezikshme nė masė tė madhe do tė ndihmonte preventivėn nga terrorizmi.Vallė do tė inicohet nga ana e SHBA-ve ose ndonjė vendi tjetėr perėndimor kėrkesa e adresuar ndaj BeH, Kroacisė dhe Serbisė pėr ngritjen e hetimeve lidhur me kėtė pyetje, do tė shihet mė vonė. Por veprimet e pėrmendura hetuese mund tė jenė nė zhvillim e sipėr, mirėpo larg syve tė opinionit. Vallė a nuk jemi, siē ka thėnė Cohen, pėrballė "botės sė re tė zymtė".

ZORAN TIHIQ