AIM: start



TUE, 11 DEC 2001 12:39:36 GMT

PDS ndėrmjet kongresit dhe Karaxhiqit

Tė gjithė thonė se PDS-ja do tė ndahet sė shpejti. Por nuk ėshtė njėsoj nėse kjo do tė ndodh nė Kongres, ku liderė tė ndryshėm do tė bashkojnė interesat e veta ose pas komplikimit tė situatės pėr sa i pėrket Karaxhiqit, nėn krisma dhe kėngė patriotike.

AIM Banjalukė, 4.12.2001

Kur ambasadori amerikan nė Sarajevė Kliford Bond, gjatė vizitės sė tij tė parė nė Banja Llukė gjatė tė enjtes sė kaluar bėri shmangie tė theksuara funksionarėt e entitetit dhe dhe ato shtetėror nga PDS, e kuptuan se ambasadori i ri vazhdoi traditėn e paraardhėsit tė tij Tomas Milerit. Milerit nėpėr kulisat banjallukase ia zinin pėr tė madhe se zhvillonte njė politikė tė ashpėr, personale dhe proboshnjake, por nėse edhe veprimi i Bondit interpretohet ngjashėm dhe nėse PDS do tė priste edhe ambasadorin e tretė amerikan pėr tu bindur se a ėshtė padurueshmėri dhe politikė private, atėherė ka hapėsirė pėr tu besuar se nuk do tė ketė njeri nė PDS qė ta pres kėtė ambasador nė Banja Llukė. Sepse partia mė e madhe nė RS do tė jetė e fshirė nga skena politike, do tė shkojė nė katandisje.

Se bojkoti i Bondit nuk ėshtė gjėja mė e keqe qė mund tė ndodhė, pėr kėtė pėrfaqėsuesit e PDS mundėn tė bindeshin qė tė nesėrmen, kur nuk i shmangu shefi i misionit tė OSBE-sė nė BeH Robert Bikroft. Dhe pėrderisa Bondi bojkotin e vet e sqaroi pak a shumė me qėndrimin "derisa nuk reformohen tė gjitha partitė",diplomati amerikan nė krye tė OSBE-sė ishte mė i saktė dhe mė helmues duke thėnė se nė listėn e detyrave tė tij nė Bosnjė PDS zen vend shumė tė madh. Bikroft jo vetėm qė shenjoi Dragan Kaliniēin, Mirko Sharoviēin dhe Dragan Caviēin por i akuzoi se "edhe mė mbajnė lidhje me tė akuzuarit pėr krime lufte", duke e patur fjalėn pėr Radovan Karaxhiēin.

KALINIĒI, LOPATA DHE GROPA: "Mendoj se PDS ka probleme tė mėdha", tha njė ditė mė pas nė "Dnevni avaz" Bikrofti. E thėnė nga goja e nėpunėsit tė OEBS-sė, kjo akuzė dhe ky konstatim ėshtė aq i qartė sa Kaliniēit dhe tė tjerėve u mbetet qė pas Bikroftit, bojkoti i Bondit tė interpretohet si shenjė e nxehjes sė politikės amerikane ndaj tyre. Bikroft bisedoi me liderėt e PDS rreth asaj se si e mendojnė qė me gjithė hipotekat e tyre tė dalin nė zgjedhjet e vitit tė ardhshėm, se si parti mė tė mėdha nė RS qė kanė fituar 40 pėrqind tė votave, sqaroi ai, nėse nuk dalin nė zgjedhjet e vitit tė ardhshėm - e kjo mund tė ndodhė - atėherė mė nuk do tė jenė parti mė tė mėdha.

PDS me tė vėrtetė ballafaqohet me probleme tė mėdha, por jo shkaku i asaj qė thotė Bikroft,pra ruajtjes sė lidhjeve me Karaxhiqin, por shkaku se ėshtė e nėnēmuar. Si pėrfaqėsues i shkollės diplomatike evropiane, Volfgang Petriēi kėtė e thotė me fjalė tė zgjedhura, por edhe kėshtu duket mjaft i ashpėr: "SDS mbetet njė pėrkrahės vullnetar i tė kaluarės sė vet. Dhe pėrderisa ndodh kėshtu nuk mund tė jetė partner i njėmendtė i bashkėsisė ndėrkombėtare".

Ēdo tė thotė ky nėnēmimm pėr politikėn e PDS?. Thjeshtė: ose do tė reformohen ose nuk do tė jenė. Me reformim nėnkuptohen disa gjėra: tė nxisin dorėzimin e Karaxhiēit, tė zgjidhin ēėshtjen e kuadrove luftarake, tė votojnė me dėgjueshmėri ndaj ligjeve integruese nė parlamentin e BeH dhe diēka tjetėr qė shfaqet nė ndėrkohė. E gjithė kjo, shikuar nė aspektin figurtiv, do tė thotė se Petriēi e ka afruar Kaliniqin afėr gropės dhe ia ka dhėnė lopatėn nė dorė dhe i ka thėnė ta groposė vetveten. Nga suksesi i kėtij operacioni varet edhe vlerėsimi i Petriēit se sa ėshtė reformuar PDS. Kaliniēi gjithė kėtė operacion e sheh si tė pamundshėm fizikisht, por pėr Petriēin kjo nuk ka rėndėsi: kėtu ėshtė edhe poenta, do tė pengohet ose do tė pengojė tė huajt, kurse roli i pushtetit arbitrar dhe aktiv i PDS do tė ketė mundėsi qė tė lajė veten.

FRIKA NGA ROJET E ZJARRIT: Detyra e Kaliniēit qė ia kanė caktuar tė huajt ėshtė e qartė: duhet tė tregojė se sa ėshtė reformator dhe duhet qė nga dita e nesėrmė tė pastrojė partinė nga gjithė ajo qė i vjen era luftė, nacionalizėm, Karaxhiq etj. Atij nuk i ėshtė lėnė shumė kohė nė dispozicion pėr tė manovruar dhe ai e din se edhe sikur gjėrat tė ndodhin ashtu siē duhet, madje edhe sikur ta ndajė partinė nė atė qė dėshiron dhe nuk dėshiron Petriēi, i mbetet mbi kokė rreziku qė Mirko Banjac dhe ekipi menjėherė tė niset drejt maleve dhe majave dhe t'ua bėj me dije zgjedhėsve se kush janė mbrojtėsit e zjarrit, dhe kush nuk do tė pranojė "mė tė mirėt ndėr ne".

Ekziston edhe problem mė i madh nga afati qė Petriē dhe Birkroft ia kanė dhėnė Kaliniēit. Ai edhe pa ata nuk ka kohė tė mjaftueshme. Atij edhe pak kohė i konvenon ajo se ēdo anėtar i PDS karierist thotė, posa ta shohė kamerėn e ndezur, se i pėrket rrymės reformatore, dhe si fiket kamera ai e shuan edhe dritėn, nėse e ka, dhe deri nesėr butėsisht tė analizoj se athua Radovani mund ėshtė murosur nė bodrumin e ndonjė shtėpie tė ndonjė serbi dhe askush tė mos dijė asgjė pėr tė. Kjo mosgatishtishmėri e ashpėr apo e butė diferencimi - ku njė Mirko Sharoviē llogarit se fjalėt e tij reformuese shpėrndahen nė shumė forma rrėfimi; ku njė Dragan Caviē tenton tė krijojė pėrshtypje tė njė njeriu tė arsyeshėm qė me ekipin e tij tė madh nga fqinjėsia kryen deri nė mesditė gjithēka pėr tė cilėn ėshtė marrė vesh me tė huajt gjatė kohės sė kafesė sė mėngjesit; ku njė Kaliniē reformat i definon si pėrmbajtje tė parėndėsishme tė asaj qė bėn nė tentimin qė dikush bėn pėr tė tė larguar nga pushteti - pra kjo ndjenjė e vetėpėrmbajtjes, qė ka mbijetuar dhe qė do tė shkatėrronte edhe virusėt mė rezistues, shumėzohet shumė shpejt.

Ky mosdiferencim do t'i mundėsonte Kaliniēit tė dilte nė foltore dhe tė rrėfente rrėfimin e tij nė sallė qė mund tu pėlqente dy sds - ovcave tė cilėt pėr herė tė fundit ishin bashkėmendimtarė politik kur tė njėjtėn gjė ua rrėfeu Radovani. Nė kėtė gėrshetim mund t'i ndodhin dy gjėra vdekjeprurėse: qė Bikrofti tė harxhonte kohėn pėr pritje dhe tė pėrfundonte ēėshtjen rreth zgjedhjeve dhe kontakteve tė PDS me Karaxhiēin. Kjo do tė vriste Kaliniēin, i cili nė tė ardhmen pėr sa i pėrket karrierės politike do tė ishte gjithēka vetėm jo edhe anėtar i njė partie jashtėparlamentare. Gjėja tjetėr qė e detyron tė shpejtojė ėshtė mundėsia pėr tė ndodhur diēka me Karaxhiqin, qė nuk ėshtė e vėshtirė tė paramendohet, madje edhe sikur Radovani tė rėshqiste si sapun, nė PDS do tė hapej biseda shumėvjeēare nė temėn - kush e trdhėtoi.

Ėshtė e nevojshme qė shkaku i rrethanave qė PDS sa mė parė tė hyjė nė njė lloj zgjedhjeje brendapartiake. Derisa gjithnjė e mė shpesh mund tė dėgjohet nė rradhėt e pjesėtarėve tė PDS-sė mund tė dėgjohet fjala pėr kongresin partiak, gjėrat gjithnjė e mė shumė qartėsohen. PDS sė shpejti do tė ndahet. Megjithatė nuk ėshtė e njėjtė nėse kjo do tė ndodh nė Kongres ose pėr sa i pėrket ēėshtjes rreth Karaxhiēit. Nėse gjithēka ndodh nė sallėn e Kongresit, Kaliniēi, i cili nė PDS konsiderohet si notues i mirė, e jo serb i mirė, e di se vet mund tė caktojė kriteriumet. Sepse nė Kongres apo sipas variantit tė Kuvendit zgjedhor do tė fitojnė ato qė do tė arrijjnė tė krijojnė pėrshtypje se janė tė fortė dhe se vetėm me ta mund tė mbijetojė partia, si dhe pastaj tė ndahet diēka mes vete.

Nėse nė tė ardhmen ndahen rreth ēėshtjes sė Karaxhiqit, atėherė kjo lojė mund tė jetė plot emocione, kurse ēėshtja e parė brendapartiake pėr sa i pėrket Kaliniēit ėshtė se a ka alibi, gjegjėsisht ku ishte derisa Karaxhiqi tė burgosej. PDS, zgjedh se a dėshiron qė tė ndahet sipas linjės sė aftėsive tė funksionarėve pėr tė parė dhe bashkuar interesat e veta, qė favorizon Kaliniēin, ose do tė ndahet me sėpatė, pėrmes kėngėve dhe krismave. E kjo sėrish favorizon dikend qė do ta marė primatin partiak, dhe qė do tė emėrohej si Radovani i Dytė dhe asnjėherė nuk do tė dalė nė zgjedhje.

ZHELJKO CVIJANOVIQ