AIM: start



MON, 17 DEC 2001 15:20:46 GMT

Kthimi i te cregjistruarve

Kontesti ndermjet Adria Airways dhe JAT-it rreth ndarjes se fluturimeve per ne Prishtine dhe Beograd ka lene ne hije hapjen e ambasades se RF te Jugosllavise ne BeH, pjeserisht edhe per shkakun se pikerisht diplomacia e pare jugosllave eshte vendosur pikerisht ne ndertesen e JAT-it ne Lubjane.

Lubjane, 07.12.2001.

Adria Airways menjehere paralajmerimit te pare per arritjen e marreveshjes per ndarjen e linjave doli ne opinion me deklaraten se jane "te befasuar me lajmet per marreveshjen e arritur" sepse "praktikish nuk ka" bisedime me JAT-in. Dhe per shkakun se "JAT kushtezon marreveshjen me inkuadrimin e aeroplaneve te vet ne linjen Lubjane - Prishtine". Per kete shkak Adria i dergoi leter te vecante Ministrise se Jashtme Sllovene (MPJ), me kerkese qe organet sllovene ta mbrojne ne rastin "e arritjes se marreveshjes per qarkullimin jror". MPJ sllovene u gjend ne pozite te veshtire, kurse qarqet e ferta me qeverine sllovene nuk perjashtojne mundosine qe JAT-i te marre leje te organeve kompetente per ngritje dhe aterim ne Slloveni, madje edhe pa marreveshje me Adrian.

Secila pale leshoi ne publik nje informacion qe shume shpejt u demantuan. "Drejtori komercial avio qarkullimin jugosllav JAT Dragan Nikitovic ka deklaruar se ekziston mundesia reale qe linja e rregullt ndermjet Beogradit dhe Lubjanes te funskionoje qe ne fillim te dhjetorit. Sipas fjaleve te Mihael Bastan nga Ministria e komunikacionit, ne Lubjane me 2 nentor, me rastin e vizites zyrtare te ministrit te puneve te jashtme te Jugosllavise Goran Svilanovicit, u nenshkrua Marreveshje per kuminikacion ajror ndermjet Sllovenise dhe Jugosllavise qe u parafinua me 12 tetor ne Beograd. Shefi i projektit Adrie Airways Mira Mozhevic deklaroi se marreveshja e permendur do te mundesoje per firmen jugosllave te krijoje linjen ajrore Lubjane - Beograd, kurse me te njejten marreveshje kjo linje do t'i pamundesohet Adrias". Ky lajm u botua me 27 tetor ne lubjanasen "Dnevnik", kurse raport te ngjashem optimisto-pesimist u paraqit edhe ne mediumet tjera. Pese dite me vone takimi mes Goran Svilanovicit dhe Dimitrij Rupelit kalon pa nenshkrimin e marreveshjes se paralajmeruar mbi komunikacionin ajror, qe solli nje atmosfere te zymte me rastin e hhapjes se ambasades se RFJ-se ne Slloveni, te njejten dite.

Kaloi me shume se nje muaj nga gjithe paralajmerimet dhe premtimet e ambasadoreve, kurse JAT dhe Adria ende kane kontest, kurse per sa u perket mediave - kjo teme kalon ne plan te dyte perkarshi gjithe ceshtjeve te shumta te pazgjidhura ndershteterore. Perkrah interesave te kundert finansiare ndermjet JAT-it dhe Adrias problem kryesor paraqet aeroporti ne Prishtine. JAT dhe Adria kane qendrime krejtesisht te ndryshme per sa i perket sovranitetit te RFJ-se ne Kosove, gjegjesisht e drejta e bashkesise nderkombetare qe pa RFJ-ne te rregulloje avio-komunikacionin civil ne Kosove. Adria Airways sllovene tash dy vjet fluturon per ne Prishtine dhe se paku deshiron te kete kete linje profituese (80 mije udhetar brenda vitit), por deshiron te fluturoje edhe per Podgorice dhe Beograd. JAT (qe perkrahet nga diplomacia jugosllave) insiston qe Adrias ne aranzhmanin e ardhshem nuk duhet lejuar vetem gjysmen e njeres linje dhe te mbaje dy e gjasme te destinacioneve ne relacionin Sloveni - Jugoslavi. Adria pohon se lejen per te udhetuar per ne Prishtine e ka marre nga administrata e UNMIK-ut ne Kosove prandaj Beogradi nuk ka se cfare kerkon, sepse pala jugosllave permban rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se, qe eshte aduti kryesor se Kosova edhe metej eshte pjese e territorit te RFJ-se. Prandaj "kompetencat e organeve jugosllave ketu jane te qarta". Problemi reth pranimit te kompetencave vazhdoi derisa ministri Rupel nuk i ra shkurt duke pranuar faktin se "dy shtete nuk mund te jene peng te dy firmave", pas cka me 12 tetor ne Beograd pasoi parafimi i marreveshjes per komunikacioni ajror civil ndermjet Sllovenise dhe Jugosllavise. Dukej se nenshkrimi ne Lubjane ishte vetem formalitet, kurse shkak per kete ishte caktimi i dates per hapjen e ambasadave. Ne vend te kesaj - fijasko.

Diplomacia sllovene me mencuri e la ne dore te firmes vendore, Adria Airways, qe te zgjedhe vete - a deshiron te fluturoje per ne Prishtine ose per ne Beograd. U tha se kjo nuk eshte e kufizuar nepermjet ndonje afati, per cka vendimi i Adria Arways-it aq i pritur nga pala jugosllave, nuk erdhi me shpejtesi. Diplomatet jugosllav edhe metej pohojne se Adria nuk ka te drejte dhe "ate qe kerkon ajo nuk do ta lejonte asnje shtet". Kurse ate qe i kerkon RFJ-ja Adrise eshte leja. Te vazhdoje te fluturoje per ne Prishtine por me pelqimin e organeve te RFJ-se, qe tani nuk e ka. Adria pergjigjet se nuk i duhet nje leje e ketille. Dhe nuk mund te pranoje as kerkesen e dyte te JAT-it, sepse avio-transportuesi jugosllav nga ai slloven kerkon rojalitis, ne vlere prej nje milion dollaresh ne baze te te drejtes se fluturimin ne linjat vendore, ne rastin ne fjale Prishtina, per firmat e huaja. Adria edhe ket e hedh poshte. JAT thote se rregullativa nderkombetare eshte plotesisht ne anen e tij dhe ne cfaredo arbitrariteti mund te fitoje kontestin dhe kompenzimin nga fillimi i punes se Adrias ne aeroportin e Prishtines. Konfrontimi duket se mbetet i pandryshuar - per diplomacine jugosllave mbetet ceshtje vitale per sovranitetit nacional, kurse diplomacia sllovene nuk mund publikisht qe te luaje rolin e firmes vendore dhe te hedh interesat e Adrias, vecmas nga koha kur Adria haptas kerkoi ndihme nga MPJ sllovene. Dhe keshtu gjithcka ne qark te mbyllur.

Sikur te mos kishte "ceshjte hyjnore" duket se diplomacia sllovene dhe jugosllave me sukses do te kishin zgjidhur problemet qe mbeten si hipoteke e regjimit te Millosheviqit kur marredheniet mes dy shteteve u nderprene per nje dhjetevjecar. Edhe diplomatet e te dy paleve jane te kenaqur me ate qe eshte arritur ne Jugosllavi pas ndryshimeve te "tetorit",qe e vertetojne edhe takimet e shpeshta te shefave te diplomacise sllovene dhe jugosllave. Takimi i fundit i nentorit ndermjet Dimitrij Rupelit dhe Goran Svilanovicit ishte i katerti brenda vitit, qe flet me se miri per aktivitetet diplomatike ndermjet shteteve. Sikur te mos kete konfrontim ndermjet JAT-it dhe Adria-se, per cka mediumet jane teper te interesuar, sepse reflekton ne raportet politike ndermjet dy shteteve, gjithcka do te ishte ne linjen e mirekuptimit. Keshtu, promovimi i ambasades se RFJ-se ne Slloveni kaloi ne plan te dyte, perkundrejt dy pistave, aq me shume kur ambasada eshte ne pjesen e nderteses qe eshte prone e JAT-it dhe si e ketille ne vetedijen e sllovenit te rendomte simbolizon je votem JAT-in e dikurshem, por edhe shtetin e dikurshem dhe gjithe asociacionet tjera te keqija qe shkakton ne Slloveni permendja e RSFJ. Diplomacia sllovene duke kerkuar hapesire ne Beograd per ambasaden e vet ka qene e kujdesshme per sa i perket ceshtjes finansiare dhe imixhit te shtetit. Nuk e beri gabimin e njejte dhe ambasaden e posahapur sllovene ne Beograd nuk e nderlidhi me ndonje perfaqesi te ketushme apo te atjeshme te ndonje firme sllovene qe vepron ne kryeqytetin e shtetit te dikurshem te perbashket.

Ashtu si filloi menyra e hapjes se ambasades se pare te RFJ-se ne Slloveni, me vone ngjashem rrodhen ngjarjet. Se pari gjate kesaj vere vdiq ne Lubjane nje nga nepunesit, kurse pastaj, permes nje procedure te shkurte, diplomatet me pervoje (ata qe pergatiten terrenin per formimin e ambasades) u zevendesuan me atashe pa pervoje, pa pervoje pune ne rajonin qe e mbulonin. Vendimi per vendosjen e ambasades ne ndertesen e JAT-it u soll shkaku i "mjeteve finansiare", sepse per finansat nuk ka shqetesime kur eshte ne pyetje gjetja e rezidences se ambasadorit jugosllav. Ambasada u hap ne je moment te papershtatshem, menjehere pas solemniteteve me rastin e "largimit te ushtarit te fundit te APJ-se se neveritshme" nga Sllovenia. Ne Slloveni me 1991 ne perleshjet ndermjet 1990 pjesetareve te APJ dhe 400 pjesetareve te doganes federale me rreth 35 mije pjesetare te mobilizuar te Mbrojtjes Territoriale Sllovene u plagosen disa qindra dhe u vrane 44 pjesetare te APJ-se. Sipas te dhenave zyrtare sllovene, pala sllovene ka numeruar 19 viktima (ushtare, police dhe civil) dhe 182 te plagosur. U shkaterruan, demtuan ose konfiskuan gjashte helikoptere, 22 mjete te blinduara transportuese dhe 31 tankse te APJ-se.

Janez Jansha ne librin "Levizjet" shkruan se vartesit e tij "kane pire piken e fundit te gjakut" te pjesetareve te APJ-se sepse ushtaret dhe eproret e Armates Jugosllave nga porti Kopar "iken per pak lakuriq dhe te zbathur". Dhjete vjet me vone, ne prag te hapjes se ambasades jugosllave ne Lubjane, ne gjithe Sllovenine, vecmas ne limanin Kopar (prej ku iku kontigjenti i fundit i ushtareve te APJ-se ne tetor te vitit 1991) u mbajten shume manifestime, gjithnje duke u bazuar ne remineshencat e Janshes. Ambasadori jugosllav ne Slloveni Ivo Viskovic nuk u dha rendei ketyre manifestimeve, as u prononcua per gjithe cka u tha me kete rast. Me vone, ne inervisten dhene "Dnevnik-un" e Lubjanes ai shpejtoi te bindte opinionin slloven se keto manifestimeve i kishte ndjekur "pa emocione te medha", kurse ne manifestimin qendror ne Koper, edhe sikur te ishte i ftuar "nuk ishte i sigurte a do te shkonte" dhe ate vetem shkaku se "kjo mund te shkaktonte reagime negative te disa njerez ne Jugoslavi" sepse shume prej tyre shkaku i ngjarjeve ne Slloveni para dhjete viteve "ishin shume te shqetesuar... sepse atehere behej fjale per sigurine e femijeve dhe fisit te tyre".

Mbase eshte per cdo levdate qe per ambasadorin e Jugosllavise ne Slloveni ngjarjet historike dhe dinjiteti i popullit qe perfaqeson nuk jane aq shume te rendesishme se sa pranimi i mjedisit te ri ku eshte gjendur. Qe nuk vlen per disa aspekte tjera "te veprimit" te ambasades se re. Eshte e njohur ngjarja ne Slloveni e shkaktuar nga gjykimi ne Gjyqin Ushtarak ne gjuhen serbe gjate te tetedhjetave kunder kater personave (Jansha, Borshtner, Tasic, Zavrl). Kjo ngjarje per shumecka mobilizoi masen per plebishtit dhe mbajtjen e tij me 1991. Dhjete vjete me vone ne Lubjane erdhi trupi i zgjedhur i diplomacise jugosllave pa njohuri nga gjuha sllovene. Kjo eshte verejtja kryesore e qytetareve qe kane nevoje per sherbime ne ambasaden jugosllave, kryesisht per viza. Nepunesit nuk e dijne gjuhen sllovene, qe nuk eshte e veshtire te vertetohet, madje edhe shefi i njesise konzullore, pas kerkesave te mundimshme per qytetaret qe dijne gjuhen sllovene, ai shpesh e perserit pyetjen: "A me te vertete nuk me kuptoni?". Ambasadori Viskovic edhe vet ne nje interviste per "Dnevnikun" e Lubjanes, pranon se edhe vet "sapo ka filluar te mesoje sllovenisht", por duket se as kjo njohuri e pakte e sllovenishtes, nuk jep rezultate te shpejta. Eshte interesant se dhjetera diplomate slloven ne RFJ (rreth dyzet) nuk e kane kete problem, sepse te gjithe e njohin gjuhen e mjedisit ku punojne. Megjithate i pari ndermjet diplomateve jugosllav, ambasadori Viskovic, tenton qe ta zbus arrogancen ndaj gjuhes se vendasve keshtuqe te gjitheve qe kthehen ne ambasade u servon krempite ne Bled. Eshte bere ambasador i njemendte i krempiteve te Bledit, per ta din gjithcka, madje edhe ate qe nuk e dijne sllovente e rendomte p.sh. se deri me tani jane bere shtate milione...

Ambasada e re jugosllave nuk ka problem vetem me gjetjen e gjuhes se perbashket per sa i perket mjedisit ku gjendet, por edhe me Zyren e Malit te Zi per bashkepunim me qeverine e Sllovenise, qe eshte hapur para dy vitesh ne qender te Lubjanes. Atebote zyra nen udheheqjen e (shefit te ndjere te diplomacise malazeze) Branko Lukovacit u prezentua si ambasada e pare malaleze ne bote. Sot Perfaqesine e udheheq ish-drejtuesi i diplomacise malazeze Perovici. Raportet ndermjet ambasades se RFJ-se dhe perfaqesise malazeze ne Lubjane deri me tani jane ne nivelin e deklaratave plot kurtoazi, kurse protokoli i ministrise se jashtme sllovene doemos duhet te amortizoje tensionesh gjate rangimit te diplomateve jugosllav dhe malazez, tabelave diplomatike, niveleve privilegjuese etj. Kushtetuta jugosllave lejon hapjen e perfaqesive sikurse ajo malazeze, por Sllovenia lejoi hapjen e Zyres malazeze ne kohen kur nuk kishte kurfare marredheniesh me RF te Jugosllavise, kurse Mali i Zi ishte nisur ne udhen drejt pavaresise.

Tani, pas vendosjes se perfaqesise jugosllave gjerat jane ngaterruar. Per kualitetin e raporteve te tyre flet mjaft deklarata e perfaqesuesit zyrtar te Malit te Zi se diplomacia jugosllave perfaqeson "vetem Serbine". Se vertet eshte keshtu ilustrohet edhe kontestin rreth linjave ajrore - Adria Airways fluturon per ne Slloveni tash e tri vjet edhe pse per kete linje me vite nuk kishte marre leje zyrtare nga autoritetet jugosllave. Tani, megjithate, fluturimet e Adryas per Podgorice jane pjese e "pakos" ku vendos ekskluzivisht vetem administrata jugosllave. Ambasadori Viskovic, qe aktivisht merr pjese ne negociatat ndermjet JAT-it dhe Adrijas, do te mbroje interesat e firmes nga Beogradi dhe thekson se "nuk eshte ambasador serb", qe shtron pyetjen se kend perfaqeson ne te vertete ambasadori Viskovic, kur njera nga republikat e federates dyanetareshe haptas dhe zyrtarisht ka perjashtuar sherbimet e te njejtes diplomaci (dhe lejon fluturimet e Adrias ne Podgorice), kurse Viskovici haptas perkrah njesine tjeter te federates, Srbine. Situata eshte shizofrenike - pala sllovene inkuadrohet mjaft ne aspektin diplomatik qe te kaloje nepermjet kesaj ngaterrese, kurse status quo-ja eshte e plote - Adrija pa pengese e lidh Lubjanen me Prishtinen dhe Podgoricen, kurse JAT-i Beogradin dhe Podgoricen. Lidhja ndermjet Lubjanes dhe Beogradit edhe metej mbetet virtuale.

IGOR MEKINA