AIM: start



THU, 20 DEC 2001 14:41:17 GMT

Vitet qe i henger destrukcioni politik

AIM Shkup, 21.12.2001

Shkaku per lindjen e ketij teksti eshte tejet prozaik: kerkesa e nje kolegu te rubrikes se kultures se nje gazete lokale qe i poshtnenshkruari te vecoje ngjarjet kulturore qe kane shenuar vitin 2001 ne Maqedoni! Keshtu qe ai ne baze te kesaj pastaj te kompletoje tere mozaikun kulturor dhe ne menyre te suksesshme te realizoje detyren qe i ka dhene redaksia e tij. Dhe tere kjo duhej te jete ne sherbim te ruajtjes se tradites e cila kerkon qe ne blokun e gazetarit te radhiten te gjitha ngjarjet e rendesishme, sukseset ne lemenj te ndryshem, duke harruar se lufta qe perjetoi Maqedonia ne vitin 2001 eshte "ngjarja kulmore" e cila i bene te pakuptimta dhe i le nen hije te gjitha ngjarjet tjera edhe perpos se vertetes se edhe ne kohe lufte jeta vazhdon rrjedhen e saj dhe njerezit i plotesojne deshirat, synimet dhe iluzionet e veta, gje qe do te thote se martohen, shkojne ne koncerte, organizojne manifestime, realizojne shfaqje skenike teatrore, botojne libra…

Por megjithate, njeriu duhet te jete i pakulturuar dhe jo i njerezishem nen mesataren qe te flase per arritje kulturore dhe demokratike ne nje si shtet sic eshte Maqedonija, ne te cilin "zhvillimi demokratik" dhjetevjecar perfundoi me krisma dhe granatime, me kercnimin qe Maqedonija te behet varreze e trashigimise shekullore multikulturore te etniteteve qe kane jetuar dhe mbijetuar neper keto hapesira. Shkurt e qarte, 2001 ne menyre shume bindese tregoi se gara e permorteshme, e cila brenda nje dekade u zhvillua ndermjet urtesise dhe mjeshterve te marrezise ditore politike, u fitua nga mbjellesit e jotolerances etnike, ushqyesit e stereotipeve grupore dhe atyreve qe promovuan "mesimin" primitiv se cdo gje qe nuk posedon shenjen e etnitetit tim kulturor dhe religjioz eshte e huaj dhe si e tille duhet te zhduket. Me tere kete u deshmua e verteta e perseritur shume here edhe me pare e ketyre hapsirave ballkanike se demokracia paraqet nje flloskule te brrejtur (njesoj sikurse "vellazerim-bashkimi" i mepareshem) e cila sherben si mbulese per destrukcionin, se aktiviteti politik prezenton mundesine per institucionalizimin e "demokratures".

Panorama politike dhe kulturore e Maqedonise se vitit 2001 mund te pershkruhet vetem me disa fjale: zjarr, rrenime, gjak dhe lote. Ajo filloi me krismat e shkurtit ne Tanushe (fshat me nja njeqind shtepi jo fort larg Shkupit) kur disa grupe shqiptaresh te rebeluar u perleshen me forcat e sigurimit te Maqedonise. Ishin keto krisma ato qe shenuan betejen mediale te elitave te ketushme politike, kulturore dhe te tjera qe te tregonin valle behej fjale per agresion, terrorizem ose kryengritje te pergjithshme shqiptare. Dhe derisa disa problemin e shtruan ne rrafshin e kornizes se ceshtjes se fjalorit kurse mediat hymnizonin "mbrojtesit e atdheut", te tjeret shpejtuan te blejne helikoptere, bombardues dhe llojlloj armesh te tjera, qe me vone te vertetohej se lufta kishte qene me dobiprurese pikerisht per "patriotet" e tille bleres te armeve, te cilet ne llogarite rrjedhese te me te afermve te vete rregjistruan dhjetra miliona marka ( sic eshte shembulli me rastin e ish ministrit te mbrojtjes Paunovski, i cili eshte i akuzuar per keqperdorim te me teper se dhjete milione markave). Keshtu qe kah fundi i vitit 2001 populli arriti te kuptoje se arka e shtetit eshte e zbrazur, se prej saj ka marre cili sa ka dashur keshtu qe tani te kerkohet shpetim nga Konferenca e donatoreve mbajtja e seciles eshte shtyre nga shkaku se nuk jane plotesuar kerkesat qe kane parashtruar institucionet nderkombetare - Ligji ende i pavotuar per veteqeverisjen lokale.

Vitin 2001 Maqedonija e perfundoi me Kushtetuten e re "te remontuar" si rezultat i Marreveshjes kornize te Ohrit, te cilen ne korrik e nenshkruan kater lideret e partive kryesore nen presionin e faktoreve nderkombetare. Kjo do te thote se vitin 2001 Maqedonija e filloi me lufte, kurse e po e perfundon me shprese se eshte gjetur celesi per "institucionalizimin" e paqes : me kornize te re juridike e cila duhet te jete projekt nismetar per ardhmertine e vet multietnike. Dhe e tere kjo zhvillohet ne rrethana gjate te cilave po shkruhen kapitujt e pare te historise se dyfishte te ketij shteti: ate qe po e shkruajne Maqedonasit etnike dhe ate qe po e regjistrojne Shqiptaret. Gjate kesaj secili u kendon heronjve te vete. Kjo po ndodhe derisa harroet fakti se nje histori e tille e dyfishte veshtireson haperimin e Maqedonise kah ardhmeria, derisa kjo e ben te pasigurte rrugen e shoqerise e cila mbi kurrizin e vet mban shpjegimin e dyllojshem te ngjarjes se njejte, sidomos kur ky dualizem ka parashenje etnike ose religjioze.

Te fundosur ne hymnizimin e trimave te vet, mediat e ketushme thuajse e kane perjashtuar mundesine per jete te perbashket, sikur te kene humbur forcen qe te ballafaqohen me te verteten se fati i Maqedonise varet nga ajo se valle do te gjendet formule e cila do t'i pajtoje " fituesit" dhe "humbesit". Eshte e kuptueshme se mediat e ketilla ende nuk pajtohen edhe ne lidhje me numrin e viktimave, sepse secili, varesisht nga emblema etnike, i numeron vetem te "vetet". Gjate kesaj shkohet aq larg sa qe ne rendin e viktimave te luftes nuk numrohen madje edhe femijet e vrare dhe pleqet e pamundur te kolones tjeter etnike. Dhe kur bejme fjale per ata - viktimat e luftes- ndoshta ka ardhur koha qe dikush ne Maqedoni te formoje ate diagramin e dhembshem dhe tragjik te numrave te cilat do te tregojne jetat e njerezve te cilet asnjehere me nuk do t'i gezohen lindjes se diellit. Ne kete diagram do te perfshihen 63 vetet pjesetare te rene te forcave te sigurimit te Maqedonise, 64 vetet e rene nga radhet e UCK-se, mbi njeqind civilet e rene (vetem ne fshatin Poroj te Tetoves me 23 korrik rane 7 vete, nder te cilet ne oborrin e shtepise se vete u vrane: trembedhjetevjecarja Jehona Saliu , gjashtembedhjetevjecarja Agrone Saliu dhe nena e tyre Latifja, kurse ne fshatin Sllupcan te Kumanoves nga granatimet e e helikoptereve te forcave ushtarake maqedonase u vra familja gjashteantareshe Zimberi: Selvija (35), Syzana (22), Nealja (17), Jonuzi (18), Mersimi (8) dhe Isnija (4)…

Pikerisht te vertetat e ketilla diametralisht te kunderta me te cilat Maqedonija po perfundon vitin 2001 nuk ofrojne shume shprese se ky shtet ka potencial dhe vullnet te nevojshem politik qe te themeloje dhe ve ne veprim institucionet shtetrore multietnike te cilat do te ishin servis i qytetareve dhe jo "servise" te partive politike gjate lojrave te tyre politike te dites te cilat me shpesh kane per qellim perfitimet e kryesive te veta partiake. Nderkaq nuk duhet harruar se gjate dekades se kaluar institucionet nderkombetare, nepermjet formave te ndryshme, ne Maqedoni investuan mbi gjysem miliarde marka gjermane, ne menyre qe e tere kjo me ne fund te rezultoje me kolaps ekonomik, me institucione shtetrore monoetnike dhe me ne fund - me lufte. Bota tjeter demokratike - duke shpenzuar mjetet e te obliguarve te tyre tatimore - ndihmoi organizata joqeveritare qytetare ne Maqedoni, investoi ne "mediat e pavarura", institucionet shtetore… keshtu qe pas dhjete vjetesh te dale ne drite se shumica syresh si OJQ (Organizatat joqeveritare qytetare) dhe mediat te mos kene dalur nga shtrati i nacionalshovenizmit shpirtngushte, por perkundrazi, ndihma u ka sherbyer si "bodi-bilding" qe te forcojne "muskujt" te cilet i treguan gjate konfliktit disamujor duke perhapur mostolerance dhe duke vizatuar hartat e urrejtjes. Shkurt e shqip, jo vetem elitat politike ( gje qe eshte dukuri e njohur per keto hapesira), por edhe shumica e mediave qe me pare kishin shfrytezuar donacione si "te pavarura", menjehere pas krismave te para u vune ne sherbim te "interesave" te veta etnike, duke i harruar disa parime qe emerohen si fakte, drejtesi dhe njerezishmeri. Dhe si te tille, as qe ishin ne gjendje te shohin se loti i femijes e barte ne vete tere peshen e tragjedise qe po ndodhte, pa marre parasysh ate se prej cilit sy po pikonte sa i takon perkatesise etnike ose religjioze.

Dhe ne kohen qe elitat politike nje dekade te tere popullin e ushqenin me historine kombetare dhe ia shuanin "etjen" me lojrat politike te dites, erdhi viti 2001 si "tagrambledhes" i cili vjen per ate qe i takon pikerisht ne kohen e duhur. Qe te shpalle se dekaden e kaluar Maqedonise ia henger destrukcioni politik i cili etablohet si parameter i vetem efektiv "demokratik". Ngjarjet e vitit 2001 ne Maqedoni jane pasoje e sistemit te rikomponuar kapitalist ne te cilin "biznesi" me perfitues dhe me rentabel ishte sigurimi i statusit "mister dhjete perqind". "Biznesmenet" e tille jotolerancen nderetnike dhe nderreligjioze te shtetit e shfrytezuan - madje edhe e kultivuan- per t'i fshehur keshtu aktivitetet e tyre te verteta "demokratike".

Ne rast se ne fillim te vitit 2001 mbisundonte numri i atyreve qe i "veshen uniformat "e gjeneralit dhe qeverine publikisht e ftuan qe sa me shpejt, duke shfrytezuar tere arsenalin e vet policor dhe ushtarak, qe te hyje ne fshatrat shqiptare dhe atje te shpalose flamurin maqedonas, fundi i ketij viti kalon ne frymen e patrollimit te "dhelprave" te NATO-s te cilat ndihmojne qe policia lokale te kthehet ne ato fshatra te cilat pothuaj gjate tere vitit nuk jane nen kontrollin e pushtetit maqedonas. Dhe ende behen analiza rreth asaj se valle lufta mund te evitohej, cili u gjind ne gjume dhe nuk ishte ne gjendje te vereje kohen e sakte te cilen e tregonin akrepat e ores nderetnike. Ne vartesi me kete mund te sillet edhe nje konkluze tjeter e qarte : gjate kesaj dekade, siperfaqja e vogel e Maqedonise u shnderrua ne nje depo te diletantizmit politik dhe destrukcionit i cili ka forcen qe te shkaterroje nje perandori te tere dhe jo me nje shtet kaq te vogel. Dhe ne nje "depo" te tille qytetaret nuk e kishin lehte te shohin se ne kete bote nuk jane ne konflikt as religjionet, as dallimet etnike, por njerezit te cilet destrukcionin e vet e fshihnin pas vecorive te ketilla ose atilla grupore. Ne kete menyre, gjate nje dekade te plote Maqedonise nuk i lejuan qe te vendos themelet e shtetit multietnik, multikulturor dhe multikonfesional. Por insistuan me kembengulje qe cdo gje te kete shenjen e etnitetit te shumices.

Ende me shkurt e troc, vitin 2001 Maqedonija e filloi me hamendjen valle ishte ne prakun e luftes se pergjakeshme qytetare kurse po e perfundon me shkaterrimin ekonomik, me qindra viktima, me mbi dhjetemije shtepi te rrafshura me toke, me dhjetera te zhdukur, me disa qindra te plagosur, me mbi pesedhjete objekte te renuara ose te djegura sakrale (dhe kjo edhe ne vendbanime te paperfshira nga stihia e luftes si Prilepi dhe Manastiri), me miqesi shumevjecare te nderprera, me humbjen edhe te atij pak besimi nderetnik, me ura te rrenuara te bashkepunimit multikulturor… U ndodhem serish diku ne fillim, sikur te mos ishte punuar asgje, sikur keta njerez mos kishin kaluar kurre jete te perbashket gjate shekujve… Te gjetur perballe pyetjes: cfare dhe si me tutje?

Pergjigjja mund te duket shqetesuese njelloj sikurse pyetja e shtruar, por njekohesisht mund te jete edhe mjaft e thjeshte: patjeter duhet vazhduar perpara, madje edhe nen barren e mosbesimit te shtuar nderetnik dhe me plaget e porsacelura. Sepse madje edhe nese vihet ne perfundim se etnitetet e ketij shteti nuk jane ne nivel te nevojshem te motivuara qe te bashkepunojne, duhet pranuar e verteta se do te jene te detyruar te ndajne hapsire e njejte jetesore. Dhe neqofte se politikanet vendosen qe Maqedonine ta "kornizojne" ne Marreveshjen Kornize te Ohrit, atehere elitat tjera kulturore, shkencore dhe te tjerat ne kete shtet do te jene te detyruara qe kete ambient ta dekontaminojne nga sasite e teperta te historise dhe romantizmit nacional. T'i japin perparesi "epokes se Internetit" e cila me lehtesi i ben te pakuptimta tendencat e shekulit te 19-te, te cilat perpiqen te ringjallen ne kete kohe qe po mbijetojme. Kjo do te thote se duhet t'u kundervihen koncepcioneve qe ekzistonin ne shekullin kur lindja e popujve kushtezohej apo nderlidhej me krijimin e shteteve, por te cilat jane anakronike per kohen e globalizimit ne te cilen as sovraniteti, as integriteti i shtetit nuk e kane ate kuptim e domethenie qe e kane patur ne shekullin e 19. Prandaj dhe dilema perballe te ciles qendrojne qytetaret e Maqedonise tani kah fundi i vitit 2001 nuk eshte aq e komplikuar si mund te duket ne pamje te pare. E tere kjo mund te perfshihet ne pyetje: valle do te zgjedhin te jetojne ne te kaluaren ose do te mobilizohen qe te pushtojne te sotmen! Kjo sa per fillim eshte fare e mjaftueshme, sepse ardhmeria perndryshe eshte e paparashikueshme per tere rajonin e Ballkanit dhe jo vetem per Maqedonine. Por e tere kjo nuk do te jete e varur aq shume nga elitat e tanishme politike te Maqedonise, por nga gjeneratat e reja te politikaneve te cilat do te duhet te pushtojne siperfaqen politike, te cilat poashtu do te jene te afta dhe do te deshirojne qe edhe nga keto "germadha" nderetnike, nderkulturore dhe nderkonfesionale te ndertojne ura te reja te bashkepunimit. Ura te cilat do te jene ne gjendje qe te mbajne aq peshe sa qe mos shnderrohen ne germadha gjate ngarkeses se pare me frustrimet grupore, me mosmarreveshjet, paragjykimet dhe skajshmerite ashtu sic ndodhi ne vitin 2001. Ura pra te cilat do te jene ne gjendje qe ne te ardhme te mund t'i tejkalojne te gjitha mosmarreveshjet eventuale nderetnike.

KIM MEHMETI