AIM: start



FRI, 21 DEC 2001 10:48:38 GMT

Raportet per banken e dridhen HDZ-ene

Llogarite "e arta" te firmave qe nuk ekzistojne

AIM, Mostar, 18.12.2001.

Pas rezultateve tė para tė hetimeve pėr veprimet kriminale nė Bankėn Hercegovase strukturėn politiko-ekonomike tė bashkėsisė demokratike kroate tė BeH e shkundėn paralajmėrimet e reja pėr veprimet joligjore nė kėtė shtėpi bankiere, nė tė cilat ka marrė pjesė edhe firma Croherc AG. Anėtari i ekipit Antikorrupcionist tė OHR-sė, duke fshehur identitetin e vet, nėpėrmjet Televizionit Federativ jo fort moti opinionit ia kumtoi tė dhėnat pėr krimet nė Bankėn Hercegovase duke u shėrbyer me shembullin e Croherc-it. Me hetimet ėshtė vėrtetuar se me anė tė transakcioneve nėpėrmjet Bankės Hercegovase janė fshehur tatime mė sė paku nė vlerė prej 27 milionė marka, por vlerėsohet se dėmi mund tė jetė mbi njėqind milionė marka gjermane.

Malverzimet qė ndėrlidhen me Croherc AG-nė, sipas thėnieve tė antarit anonim tė ekipit Antikorrupcionist, kanė filluar para gjashtė vitesh, atėherė kur grupi i borxhlinjve tė qendrės logjistike tė MUK-ut (HVO) nė Grudo themeloi firmėn tregėtare Monitor M. Pak mė vonė kjo firmė themeloi Ndėrtimtarinė Hercegovase .d.o.o. me qendėr nė Posushje, respektivisht Bankėn Hercegovase d.d. nė Mostar. Nė janarin e vitit 1999 Ndėrtimtaria Hercegonase themeloi Croherc AG-nė d.o.o. si ndėrmarrje pėr tregėti me naftė. Themeluesi i Croherc AG-es, Ndėrtimtaria Hercegovase, ėshtė nėn kontrollin e Lube Kesiq Rojsit, kurse si kopronar pėrmendet Ante Jelaviq-i dhe bashkėpunėtorėt e tij. Croherc AG kishte kontratė pėr import tė naftės me njė firmė nga Kopri. Firma nė Posushje i jepte fletėurdhėresė importuesit slloven, kurse firma transportuese B-tank nga Posushja importonte naftėn pėr ngrohje sipas porosive tė paplotėsuara tė firmės Croherc AG. Lėnda djegėse pastaj nė BeH u shitej firmave inekzistente sikurse firma Gabrijel me qendėr nė Posushje. Nė ekipin Antikorrupcionist vėrtetojnė se firmat e trilluara kanė qenė ēelėsi i malverzimeve dhe keqpėrdorimeve nėpėrmjet tė fshehjes sė pagimit tė tatimit ndaj Federatės BeH dhe kantoneve federative.

Paratė e fituara regjistroheshin nė kontot e Croherc AG-esė. Ekipi Antikorrupcionist ka vėrtetuar se nė kėtė mėnyrė Croherc AG ka bėrė tregėti me as mė pak e as mė shumė se 120 firma tė tilla. Hetimet deri tani kanė pėrfunduar nė 44 firma, por nė bazė tė zbulimeve tė ekipit hetues, dhjetė kėrkesa janė dhėnė pėr procedurė penale. "Nė kuadėr tė asaj ndėrmarrjeje bėjnė pjesė bashkėpunėtorėt e afėrm dhe miqėt e Ante Jelaviq-it, mirėpo kjo nuk do tė thotė se Jelaviq-i ose cilidoqoftė prej tyre, ėshtė fajtor pėr diēka konkrete. Hetimet le tė vazhdojnė punėn - ka thėnė i obliguari i paemruar i ekipit Antikorrupcionist, duke theksuar se ky kriminalitet i organizuar ka patur qėllim qė tė mbledhė tė holla pėr formimin e etnitetit tė tretė kroat nė BeH.

Siē u theksua mė sipėr, hetimet kanė konstatuar se Croherc-i ka bashkėpunuar me madje 120 firma tė cilat nuk ekzistojnė, por ajo qė ėshtė e pėrbashkėt pėr tė gjitha kėto firma ėshtė fakti se ata llogaritė e tyre i kanė patur nė Bankėn Hercegovase dhe se tė gjitha pagesat janė bėrė nė kesh ose me para nė dorė. Nė kėtė mėnyrė janė pėrpjekur qė tė fshehin burimin apo prejardhjen e parave.Vėrtetimi se hetimet nė Croherc mund tė pėrfundonin me ndjekje penale tė liderit tė HDZ-es sė BeH Ante Jelaviq erdhi para pak kohe nga Zyra e Pėrfaqėsuesit tė Lartė. " Jelaviq-i mund tė akuzohet pėr vepra kriminale pėr shkak tė tė cilave fondet shoqėrore nė BeH janė dėmtuar pėr shuma tė mėdha tė hollash", deklaroi pėr mediat Patrik Wolf, zėdhėnės i pėrfaqėsuesit tė Zyrės sė Lartė nė BeH. Ai zbuloi tė vėrtetėn se aktakuza kundėr firmės transportuese B Tank ishte dorėzuar me kohė dhe se nė tėrė zinxhirin e importit ilegal transportuesit kishin rol tė rėndėsishėm, sepse nėpėrmjet tyre ishin pėrgatitur dokumentet e importit. Me rastin e kėtyre paralajmėrimeve firma Croherc AG d.o.o e Mostarit ka dhėnė kumtesė pėr opinion nė tė cilėn janė demantuar tė gjitha shkrimet e botuara nė media lidhur me veprimtarinė e saj kundėrligjore.

Disa burime tė bashkėsisė ndėrkombėtare, nga ana tjetėr, zbulojnė se rreth shoqatės dhe qendrės logjistike HVO (MUK) nė Grudo ēdo ditė vjen duke u shtėrnguar rrethi. Pėrndryshe, nė mesin e anėtarėve tė kėtij klani, ndėrmjet tjerėve, pėrmenden edhe emrat e Ante Jelaviq-it (kryetar i HDZ-es) gjeneralėt e luftės tė MUP-it Lubo Qesiq Rojs dhe Ivan Mediq, Mirosllav Rupēiq si dhe drejtori i Bankės Hercegovase Ivica Karloviq. Sipas pohimeve jozyrtare tė pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė hetimet nė Bankėn Hercegovase porsa kanė filluar.

Pėrfaqėsuesi i lartė i bashkėsisė ndėrkombėtare nė BeH, Wolfgang Petritsh, mė 6 prill tė kėtij viti dha vendimin pėr zbatimin e administratės sė pėrkohėshme nė Bankėn Hercegovase dhe blokimin e tė gjitha llogarive tė kėsaj shtėpie bankiere dhe kjo pėr shkak tė dyshimit se nėpėrmjet kėsaj banke ishin kryer transakcionet jolegale financiare nė tė cilat kishin marrė pjesė edhe disa zyrtarė tė lartėpozicionuar tė HDZ-sė sė BeH-asė. Njė ditė mė vonė, personat e administratės sė pėrkohėshme, tė udhėhequr nga kryetarja Taby Robinson, e pėrkrahur nga forcat e SFOR-it dhe policia federative, hynė nė ndėrtesat afariste tė bankės nė fjalė. Mirėpo pėr shkak tė vendosjes sė qeverisjes sė pėrkohėshme para ndėrtesės sė Bankės Hercegovinase nė Mostar dhe para filialave tė saj nė disa pjesė tė Hercegovinės perėndimore tė njėjtėn ditė u organizuan demostrata tė cilat u shoqėruan me ērregullime rrugore dhe me largim fizik tė personave tė administratės sė pėrkohėshme nga ndėrtesa e drejtorisė dhe filialat e Bankės Hercegovase.

Duke u larguar nga ndėrtesa dhe filialat e Bankės Hercegovase nėn presionin e demostrantėve, personat e SFOR-it dhe tė administratės sė pėrkohėshme megjithatė patėn sukses tė marrin me vete pjesėn kryesore tė dokumentacionit tė kėsaj banke, mirėpo nė ndėrtesėn e drejtorisė sė bankės, sidoqoftė, ngeli llogaritėsja qendrore dhe mė kryesore e cila ruan njė numėr tė madh tė dhėnash pėr transakcionet financiare. Njėzet ditė mė vonė dhe me akcionin e SFOR-it, gjatė orėve tė natės nga Banka ėshtė marrė edhe llogaritėsja qendrore. Sipas informatave jozyrtare tė publikuara nė media, tė dhėnat e kėsaj llogaritėsjeje, gjatė atyre njėzet ditėve, pas vendosjes sė administratės sė pėrkohėshme, janė fshirė krejtėsisht. Mirėpo, ekipi hetues, me ndihmėn e ekspertėve pėr kompjuterė, megjithatė ka mundur tė ndriēojė dhe shfletojė tė gjithė transakcionet e fshira. Njėra nga pyetjet mė tė rėndėsishme tė hetuesisė ka qenė humbja e 54 milionė KM tė cilat Republika Kroate i kishte paguar si rroga pėr ushtarėt e komponentės kroate tė Ushtrisė sė Federatės BeH.

Ajo qė mė nė fund ekipi hetues i OHR-sė ka zbuluar tė dhėnat pėr veprat kriminale pėr analistėt e vendit ėshtė bėrė e qartė nė bazė tė vizitės gjysėmilegale tė prokurorit shtetor tė Republikės Kroate Radovan Ortinski vendit tonė. Nė tė vėrtetė lidhur me keqpėrdorimin e 54 milionė KM tė destinuara pėr komponentėn kroate tė UF (Ushtrisė Federative) si bashkėpjesėmarrėse e Bankės Hercegovase pėrmendet Banka Ekonomike e Zagrebit (RK), dhe pikėrisht pėr kėtė shkak Ortinski, siē flitet, ka vizituar BeH dhe ėshtė takuar me pėrfaqėsuesit e OHR-sė nė Sarajevė. Sidoqoftė ekzistojnė indikacione serioze qė Ortinski ka ardhur nė Sarajevė pėr shkak tė rastit Banka Hercegovase dhe kėtė e vėrteton edhe takimi i fshehtė nė Zagreb ndėrmjet kryeministrit Ivica Raēan dhe pėrfaqėsuesit tė lartė Petritsch, tė cilit mediat e vendit "ia morėn frymėn". Nė kėtė takim ėshtė biseduar poashtu edhe pėr rastin Banka Hercegovase dhe rolin e Bankės Ekonomike tė Zagrebit nė derdhjen e parave nė Hercegovinė.

Nė konferencėn pėr gazetarė tė mbajtur mė 6 nėntor tė kėtij viti, Johan Verheyden, zėdhėnės i drejtoreshės sė pėrkohėshme tė Bankės Hercegovase, Toby Robinson, shpalli tė dhėnat pėr malverzimet e shėnuara nė Bankėn Hercegovase nė raport me rolin e disa filialave tė bankės, por edhe tė tė punėsuarve tė cilėt, sipas vėrtetimeve tė tij, edhe pas vendosjes sė administratės sė pėrkohėshme kanė kryer afėr njėmijė transakcione tė ndryshme. Transkacione nė vlerė prej afėr dy milionė markash janė bėrė kryesisht nė dobi tė farefisit dhe miqėve tė tė punėsuarve tė bankės, por nė kėtė mėnyrė ėshtė zvogėluar shuma e parave pėr pagesėn e kursimtarėve tė vegjėl, gjė qė imponon pėrfundimin se si Banka Hercegovase u ka shėrbyer pėr fitim personave privat dhe disa personave tė pushtetit.

Ėshtė e vėrtetė edhe ajo se ai po atė natė pas konferencės pėr shtyp shpjegoi se nga dokumentat tė cilat janė gjetur dhe nė tė cilėt pėrmenden kėta emra nuk ėshtė e domosdoshme tė vetėkuptohet edhe pėrzierja e drejtpėrdrejtė e tyre, se, gjegjėsisht, sa pėr tani ēdo gjė ndodhet nė duart e organeve tė jurispruidencės sė Federatės BeH me tė cilėn bashkėpunon Drejtoria e pėrkohėshme. Verhayden-i e theksoi edhe faktin se vetė nėpunėsit e bankės nė tė vėrtetė kėtė bankė e kanė vjedhur, sepse menjėherė pas blerjes sė akcioneve, parat e deponuara, qė i kanė marrė nė formė tė kredive tė cilat mė nuk i kanė kthyer, vetė i kanė tėrhequr nga banka. "Nga 20 milionė markat me tė cilat firmat kanė blerė akcionet e bankės, madje 19,5 milionė janė nxjerrė nė formė kredie", tha ai nė fund.

Nė mesin e tė punėsuarve tė rrallė qė nuk kanė marrė kredi janė ata tė periferisė Franjevaēka, gjegjėsisht firmat Graming, Jambo, Lon Commerce, Mepas, Muciq dhe Premus AD Mostar. Nė tė njėjtin dokument theksohet poashtu se shumicėn e parave e kanė marrė ata nė Postėn kroate dhe nė Telekomunikacionin (HTP) tė Mostarit. Kjo firmė ka fituar pesė kredi nė lartėsi prej gjashtė deri mė gjysėm milionė DM.

Ashtu si mund tė pritej tė punėsuarit e Bankės Hercegovase u informuan lidhur me tė dhėnat tė cilat Verhayden-i ua tregoi gazetarėve dhe theksuan se ishin tė " befasuar me rrenat tė cilat ishin pėrhapur nė opinion rreth asaj se si tė punėsuarit kishin plaēkitur edhe kursimtarėt edhe bankėn". Mirėpo, edhe nė veprimtarinė e administratės sė pėrkohėshme tė Bankės Hercegovase, zėvendėsi i kryeministrit federativ dhe ministėr i financave, Nikolla Grabovac, ka gjetur elemente pėr pėrgjegjėsi penale. "Nė radhė tė parė mua nuk mė kanė treguar asgjė pėr sulmin dhe jam tepėr i dėshpruar nga ajo qė hetimet nuk kanė pėrfunduar nė afat prej dy ose sė paku tre muajsh. Nė rast se jo pėr diēka tjetėr, atėherė pėr shkak tė aspektit tė interesit tė Federatės BeH, sepse, sipas llogarisė sonė, me vendosjen e administratės sė pėrkohėshme, nė Bankėn Hercegovase kanė ngelur tė bllokuara 17.700.000 KM. Ministri Grabovac shtoi se pėr shkak tė kėtyre mjeteve do tė ngrejė padi penale kundėr tė punėsuarve tė OHR-sė.

Nė kėtė mėnyrė rasti i Bankės Hercegovase po hynė nė fazėn e dytė - atė tė publikimit tė rezultateve tė hetimeve tė cilat ose njėhere pėrgjithmonė do tė varrosin tė ashtuquajturin klan tė qendrės logjistike tė HVO Grudos ( nė tė cilin gjatė kohės sė luftės ka shėrbyer edhe vetė Jelaviq-i dhe njerėzit e tij mė tė besueshėm) ose politikanėve nė fjalė do t’u jap hov tė ri.

ZVONIMIR JUKI