AIM: start



MON, 24 DEC 2001 12:41:25 GMT

Falja nga atdheu

Raporti i zyrtarėve slloven ėshtė i jashtėzakonshėm pėr sa u pėrket disa llojeve tė bashkėpunimit ndėrkombėtar dhe ndjekjes sė kriminelėve, qė u bė publike pėrmes komunikatave rreth arratisjes sė Mark Oseljit nga burgu i Mitrovicės sė Sremit (RFJ).

AIM Lubjanė, 15.12.2001.

Marko Oselj (36) nga Zgornjeg Brnika afėr Lubjanės befas u bė Supermeni i ri i njė pjese tė shtypit slloven. Oselj gjatė pesė viteve tė fundit, i mbijetuar nė burgjet jugosllave ku u dėnua pėr shkak tė tregėtisė me 190 kilogram heroin, para disa ditėsh sė bashku me tre shokėt pėrmes njė tuneli 21 metėr tė gjatė iku dhe u gjend nė liri. Lajmi u prit me miratim nė Slloveni. Mediumet nuk u hamendėn qė tė informonin opinionin publik se "kushtet nė bzrgjet jugosllave janė pėr ēdo kritikė" dhe se i dėnuari qė arriti tė ikte - nėse arrin tė kthehet nė Slloveni - "do tė lirohen nga vuajtjet, edhe pse pėr tė ėshtė lėshuar fletarrest ndėrkombėtar". Qė shakaja tė jetė mė e madhe, policia serbe kishte "pranuar se nuk e dinte ku t'i kėrkojė tė burgosurit e ikur" dhe se ka ngritur duar nga ndjekja. Dhe pasi Marko Oselj "nė Slloveni nuk ka bėrė kurfarė vepre penale, atij nuk mund t'i ndodh asgjė nė atdhe, ai mund vetėm tė kthehet" shkruan gazetari i "Dnevnikut" lubjanas.

Qė tė mos ketė hamendje se pėr kė bėhet fjalė pėrfaqėsuesi pėr shtyp i Ministrisė sė policisė Franc Stanonik menjėherė pas lajmit pėr ikjen e Oseljit bėri tė ditur se "fletarresti nuk vlen pėr shtetasit slloven". Sllovenia me Jugosllavinė nuk ka nėnshkruar kurfarė marrėveshje nga sfera e drejtėsisė, kurse RFJ-sė i zihet pėr tė madhe qė nuk ka pranuar dy konventa evropiane pėr ekstradimin e tė burgosurve dhe marrjes sė masave ndėshkimore. Ngjashėm u paraqit edhe nėnsekretari shtetėror i Ministrisė sė Drejtėsisė Miha Wohinz. Ky zyrtar i lartė shtetėror njoftoi para kamerave opinionin se pėrse njė i dėnuar nė Jugosllavi ėshtė qytetar i lirė nė Slloveni: "Nė kohėn e Millosheviqit - shkaku i natyrės sė regjimit - as qė mendohej pėr nėnshkrimin e ndonjė marrėveshjeje tė ngjashme. Edhe sikur tė bėhej kjo megjithatė ėshtė Kushtetuta sllovene e cila ndalon ekstradimin e shtetasit slloven drejt njė shteti tjetėr".

Atmosfera simpatizuese dhe kėnaqėsia shkaku i saj se njė slloven kishte mundur tu ikte grillave jugosllave hijėzoi njė fakt tė jashtėzakonshėm - Marka Oselji sot kėrkohet nė tė gjithė botėn dhe gati nė tė gjitha vendet ai konsiderohet si kriminel, pėrveē se nė atdheun e tij, nė Slloveni. Kėtė detaj mediumet nuk e theksuan fare, por nė kėtė rast ata gjetėn njė kuriozitet - nė mėnyrė tė njėjtė nga burgu i Mitrovicės sė Sremit tė burgosurit ikėn dy herė, herėn e fundit nė vitin 1960, kurse para kėsaj ndodhi dyzet vjet para shekullit tė kaluar, kur nga ky kazamat iku "grupi i komunistėve tė burgosur". Lajmi pėr kėtė ikje spektakulare i bashkėkombasit nga burgu famėkeq jugosllav hodhi nė hije njė lajm tė ngjashėm nga vendi, i cili nuk flistė pėr gjėra tė mira edhe nė burgjet e kėtushme. Para disa kohe nė burgun "Povshetov" nė Lubjanė u var i riu Oliver Grujiēiē (21); nė gjendje tė rėndė ai u dėrgua nė spital ku dhjetė ditė jeta e tij ishte nė rrezik. Drejtoria e burgut nuk e lajmėroi rastin te familja dhe farefisi, pėr ēka babai nė varrimin e tė birit, pėrmes televizionit, kėrkoi drejtėsi dhe sqarim se ēka kishte ndodhur nė tė vėrtetė nė burg.

Pėr sa i pėrket Marko Oseljas, ai ėshtė njė nga pjesėtarėt e "tė ashtuqujturit lidhja e heroinit nga Gorenja", grup kriminal me tė cilin tashmė disa vjet merret njė shėrbim i posaēėm i hetuesisė republikane. Oselj pėr herė tė parė u arrestua mė 15 tetor 1996 nė vendkalimin kufitar Jugosllavo-bullgar Gradina afėr Dimitrovgradit. Doganierėt jugosllav nė rimorkion e kamionit nė kuti pėrplot me speca gjetėn 190 kilogram heroin. Kamioni ku ishte fshehur droga ishte pronė e Andreja Hartmanot, autotransportues nga Spodnjih Bitenj, i cili disa vite mė vonė ishte i akuzuari i parė nė procesin kundėr kamionxhinjve - tregėti me drogė.

Kamionxhiu i dytė i cili u arrestua shkaku i kontrabandės me drogė ishte 23-vjeēari Matjazh Zavrl nga Bitenji. Ai u arrestua nė Lucern (Zvicės) nė mars tė 1997 me 25 kilogram heroin, tė fshehur nėn tepih. U dėnua me gjashtė vjet burg. Mė mirė kaloi Boshtjan Mrak (33) nga Shkofija Loka, i cili ra nė duart e policisė angleze nė gusht tė vitit 1997. Nė kamionin e tij u gjetėn 157 kilogram heroin. Sot ėshtė nė liri falė drejtėsisė angleze. Ai u akuzua pėr vepėr tė rėndė tė dėnueshme - bashkėpjesėmarrje nė grup kriminal. Megjithatė, pasi hetuesia nuk arriti qė ta dėshmonte fajin mė nė fund u lirua. Atė qė ua tha policėve anglez pėr lidhjet dhe bosėt e tij gjatė gjykimit i harroi pas kthimit nė atdhe, prandaj nga dėshmia e tij nė Slloveni nuk ndodhi asgjė.

Pėr sa i pėrket Mark Oseljasė, ai nuk e kishte kėtė fat gjatė gjykimit nė Gjyqin e Qarkut nė Pirot. Gjatė gjykimit doli se nė "specat e ngarkuar" afėr Plovdivit arriti marrėveshje "me njė Bullgar" dhe "Mehon", qė dinte serbo-kroatisht. U arsyetua se specat "u ngarkuan gjatė dy ditėve", pėr ēka personalisht ishte i pranishėm vetėm njė ditė, qė ishte arsyetim se nuk kishte idenė se heroini ishte futur nė kamion. Gjyqi nuk i besoi, prandaj u dėnua me dhjetė vjet burg. Sikur dėnimin ta kishte vuajtur deri nė fund atėherė ai do tė duhej tė lirohej nė vitin 2006. Nuk ka dyshim se Oselj, vetėm shkaku i kushteve tė rėnda nė burgjet jugosllave kaloi mė keq se sa tė gjthė bashkėpunėtorėt nga "ekipi jugosllav i kamionxhinjve nga Gorenja". Procesi kundėr kompanjonėve tė tij u krye mė 1997, kur pas gjykimit nė Slloveni gjeti nė burg shoqėrinė e autotransportuesve nga rajoni i Gorenjes. Nė Hungari u arrestua Ivan Vodnik dhe pasoi arrestimi i tė pėrmendurve Andreja Hartmanit (i cili para leximit tė dėnimit iku nga arresti shtėpiak), Andreja Klemenēiē, Ivan Stanonik, Janez Shimiē, Gabra Guna dhe Darko Urha, i cili shkaku i mungesės sė argumenteve u lirua.

Marko Oselj nuk ėshtė i akuzuari i parė nė arrati pėr tė cilin mendohet se tani dėshiron tė hyjė nė atdhe, sepse nė Slloveni ai sheh ishullin e shpėtimit. Sė bashku me tė nga burgu i Mitrovicės sė Sremit iku edhe Damjan Puzavac, i cili nė vitin 1999 u dėnua me dhjetė vjet burg pėr ushtrim dhune dhe vjedhjeje pėr shkak tė vrasjes sė njė biznesmeni nė Beograd. Puzavac gjatė gjykimit pohoi se nuk ishte fajtor dhe se gjatė procedurės hetimore kishte pranuar gjithēka nėn presionin e policisė, por ai megjithatė u dėnua. Opinioni slloven, mediumet dhe zyrtarėt, nė vend se tė shprehnin pėrkrahje mundėsisė qė autoritetet jugosllavetė mund tė kapin kriminelėt e ikur, pėrmes deklaratave sikur dėshirojnė kthim sa mė tė shpejtė tė tyre nė atdhe vetėm se tė iknin nga RFJ-ja e papopullarizuar. Kėshtu duket sikur krimi i bėrė nė RFJ dhe i njėjti i bėrė nė Slloveni - nuk ka tė njėjtėn peshė vetėm shkaku i shtetit ku ėshtė bėrė ai. Njė gjė ėshtė e sigurtė -nėse u shkon ndoresh qė pėrmes Kroacisė tė arrijnė nė Slloveni - Oselj dhe Puzavac do tė jenė njerėz tė lirė. Ky fakt nuk do tė mund ta ndėrrojė as tė dhėnėn se menjėherė pas ikjes tė tė burgosurve nga burgu nė Mitrovicė tė Sremit nė Lubjanė u mblodhėn pėrfaqėsuesit e policisė kriminalistike tė RFJ-sė dhe Sllovenisė. Opinioni slloven informoi pėr "njė takim mjaft tė suksesshėm" ku u arrit marrėveshja pėr "bashkėpunim tė ngushtė pėr sa i pėrket vjedhjes sė automobilave dhe formave tjera tė kriminalitetit tė organizuar". Nuk dihet nėse ka qenė si temė e bisedimeve edhe ikja e tė burgosurve. Edhe sikur tė jetė - kėtu, siē e pohojnė juristėt prestigjioz tė sistemit tė drejtėsisė, pengesė kryesore paraqet Kushtetuta sllovene.

Pėr sa i pėrket bashkėpunimit ndėrmjet policisė sė Serbisė dhe Sllovenisė, ai nuk ėshtė ndėrprerė. Bashkėpunimi nuk ishte ndėrprerė as nė kohėn e Millosheviqit, kurse gjatė vizitave zyrtare kishin lidhur marrėveshje nėnsekretarėt. Ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se ky bashkėpunim pas "ndryshimeve demokratike" nė Serbi nuk kishte lėvizur nga vendi, si nė sferėn e jurispondencės gjithashtu edhe nė sferėn e bashkėpunimit tė policisė. Pėrndryshe policia e RFJ-sė dhe Sllovenisė bisedojnė dhe arrijnė marrėveshje vetėm pėr problemet qė i preokupojnė shtetet e Bashkėsisė Evropiane. Mungesėn e marrėveshjes bilaterale pėr ekstradimin e kriminelėve mund ta shfrytėzojnė vetėm kriminelėt e kėtyre vendeve.

Ėshtė e parėndomtė mosgatishmėria e zyrtarėve slloven ndaj disa formave tė bashkėpunimit ndėrkombėtar dhe ndjekjes sė kriminelėve. Komunikata publike me rastin e ikjes sė Oseljesė ngjante si garancion pėr azil. Nga ana tjetėr,politika zyrtare sllovene e gjykon ashpėr mos bashkėpunimin me bashkėsinė ndėrkombėtare pėr rastet e mos-ekstradimit tė qytetarėve jugosllav, kroatė dhe boshnjakė me Gjyqin ndėrkombėtar tė Hagės ose me shtetet tjera duke pohuar pėr dukuri retrogarde, shmangie nga praktika e gjithėpranueshme qė vlen ndėrmjet popujve tė civilizuar. Gjithė kėto rrėfime mbi principet plasin si fluska sapuni shkaku i shembujve konkret. Kėtė mė sė miri e dėshmon rasti i Mark Oseljit. Ndalesa kushtetuese e ekstradimit "tė qytetarit tė vet" nė shtet tė huaj, ėshtė "njė manovėr e vėrtetė" qė nė Slloveni shpesh ėshtė pėrshkruar si "marifet" i diktatorėve tė rrėzuar, kurse brenda natės bėhet mjet mbrojtės i tregėtarėve tė drogės.Nėse vazhdon kjo praktikė, Sllovenia sė shpejti mund tė duket si Australia e para disa qindra viteve, kur ishte njė parajsė refugjatėsh kriminelė. Ose si RSFJ para shpėrbėrjes, sepse RSFJ pėr dallim nga Sllovenia kriminelėt e vet nuk i priti krahėhapur, por ua organizoi daljen, duke i dėrguar nė "punė tė pėrkohėshme" nė vendet e jashtme. Kjo, natyrisht, nuk ishte zgjidhje e dėshirueshme (veēmas pėr vendet tjera evropiane), por kjo nuk do tė thotė se ėshtė leje pėr "falje kriminelėve tė larguar" shkaku i zbrazėtirave juridike.

IGOR MEKINA