AIM: start



MON, 14 JAN 2002 12:02:16 GMT

Refugjatėt: Statistika dhe premtime tė shumta

AIM Banjallukė, 05.01.2002

Sipas statistikave zyrtare rreth 2,2 milionė persona qė gjatė luftės braktisėn shtėpitė e veta nė Bosnjė e Hercegovinė (BeH) janė kthyer mė shumė se 800 mijė, kurse gjatė vitit tė kaluar rreth 75 mijė. Prej tyre nė Federatėn BeH janė kthyer 46 pėrqind, nė RS 27 pėrqind dhe nė distriktin Brēko 30 pėrqind.

Edhe pse numri i tė kthyerve gjatė vitit tė kaluar ishte nė nivelin e viteve tė mėparshme, ministri pėr tė drejtat e njeriut dhe pėr refugjatėt nė Kėshillin e ministrave tė BeH Kreshimir Zubak shpreh optimizėm sepse nė strukturėn e tė kthyerve dominojnė pakicat.

"Numėr gjithnjė e mė i madh i serbėve kthehen nė Federatėn BeH, gjegjėsisht kroatė dhe boshnjakė", thotė Zubak. Ai pohon se deri te kjo solli edhe harmonizimi i rregullores qė barazon tė drejtat e personave tė ikur dhe tė zhvendosur dhe harmonizimi i tė drejtave nė sferėn e mbrojtjes shėndetėsore dhe sociale.

Zubak beson se gjatė viteve tė fundit janė krijuar kushte pėr kthim tė shpejtė. Para sė gjithash, beson nė sigurinė mė tė madhe tė tė kthyerve. "Edhe mėtej ndodhin incidente individuale, por kėto janė gjithnjė mė tė paktė", thotė Zubak. Pėr atė edhe Vendimi i Gjykatės Kushtetuese tė BeH pėr konstituivitetin e popujve ėshtė stimulues pėr tė kthyerit: "Tani njerėzit shohin nė perspektivė, besojnė se tė drejtat e tyre do tė barazohen dhe se do tė mund tė merren me biznes". Megjithatė, Zubak nuk beson se nė BeH do tė kthehen edhe rreth 280 mijė refugjatė, qė kanė zgjidhur statusin e tyre nė shtetet ku ndodhen.

Pėr dallim nga ministri Zubak, kryetarja e Lidhjes sė refugjatėve dhe tė shpėrngulurve nė BeH Mirhunisa Zukiē nuk ėshtė optimiste. Ajo thotė se 500 mijė njerėz ende nuk janė kthyer nė shtėpitė e tyre shkaku i injorimit nga ligjet ekzistuese edhe obstruksionet politike. Ajo thotė se numėr i madh i personave me vendimet pėr kthim tė pronave tė tyre nuk mund tė hyjnė aty shkaku i obstruksioneve tė ndryshme tė organeve qė i kanė dhėnė kėto vendime. Sipas fjalėve tė saj, politika lokale ėshtė faktor pėr pengimin e kthimit. Zukiē pohon se nė BeH edhe mėtej ka 15.200 shfrytėzues tė dyfishtė tė pronave dhe shpjegon: "Nė mesin e tyre kryesisht ka personalitete politike, kurse nė tė njėjtėn pjesė tė RS ka edhe shumė njerėz nga gjyqėsia qė shfrytėzojnė pronat e dyfishta". Lidhja e refugjatėve dhe tė shpėrngulurve, thotė Zukiē, nė vitin e ardhshėm do tė kėrkojnė zbatim tė barabartė tė ligjit tė pronės si dhe tė ndihmohet ekonomikisht kthimi.

Ministria pėr refugjatė dhe tė shpėrngulur tė RS ėshtė e kėnaqur me rezultatet e arritura nė kėtė vit. Pėrqindja e tė kthyerve, sipas fjalėve tė ministrit Mica Miēiē, pėr dhjetė muaj tė vitit 2001 ėshtė zmadhuar nga 13 pėrqind sa ishte nė fillim tė vitit nė 28 pėrqind. Me qėllim qė tė zgjidhet problemi i refugjatėve dhe tė shpėrngulurve Ministria ka ndėrtuar 812 banesa pėr vendosje alternative, ku, deri tani, 728 janė tė gatshme pėr banim. Banesat tjera ende nuk janė gati shkaku i vonesės sė komunave nė ndėrtimin e objekteve. Lėshimi i qendrave pranuese pritet tė bėhet deri nė gjysmėn e kėtij viti. "Ministria ka pėrkrahur projektin pėr kthimin e serbėve nė Federatė, por edhe kthimin e boshnjakėve dhe kroatėve nė RS kurse nė shumė qytete kėsaj kategorie tė popullatės u ka ndarė pjesė tė caktuara pėr ndėrtim", thotė Miēiē.

Qeveria e RS gjatė vitit tė kaluar pėr kthimin e boshnjakėve dhe kroatėve nė Republikėn Serbe 4,5 milionė Marka Konvertibile. Nė buxhetin e kėtij viti qeveria planifikon tė ndajė pėr kėtė problem 21,2 milionė MK. Prej tyre gjysma e mjeteve do tė shfrytėzoheshin pėr kthimin e refugjatėve, kurse pjesa tjetėr pėr tė siguruar vendosjen alternative. Gjysma e paraparė pėr tė kthyerit do tė ndahej nė atė mėnyrė me ē'rast boshnjakėve dhe kroatėve tė kthyer do tu takonin gjashtė milion, kurse serbėve tė kthyer nė Federatėn BeH katėr milionė. Me kėtė projektim buxhetor nuk ishin tė kėnaqur pėrfaqėsuesit boshnjak dhe kroat mė Kuvendin Popullor tė RS-sė, pėr ēka vunė veto nė miratimin e buxhetit, duke pohuar se kjo shumė e vogėl e ndarė pėr kthim cenon interesat vitale tė boshnjakėve dhe kroatėve.

Pėr obstruksione pėrsa i pėrket kthimit autoritetet nė RS akuzuan peshkopin e Banjalukės Franjo Komariēin. Akuzat e tyre ata i mbėshtesin nė tė dhėnat se para luftės nė rajonin e dioqezėn e Banjallukės jetonin rreth 70.000 kroatė , kurse deri tani janė kthyer vetėm 3.500. Sipas tė dhėnave tė Karitas-it banjallukas, nė rajonin e Dioqezės sė Banjallukės, qė pėrfshin Banjallukėn, Gradishkėn, Dragalovcin, Kotor Varoshin, Laktashin, Prijedorin, Prnjavorin, Stara Rijekėn dhe Mrkonjiē Gradin janė kthyer rreth 1.700 veta. Nė Karitas vlerėsojnė se ky proces zhvillohet shumė ngathtė, duke e mbėshtetur nė tė dhėnat se nga 1997 deri mė sot vetėm 427 persona janė kthyer nė pronėn e vet, kurse vendime pėr kthim, qė ende nuk ėshtė realizuar, kanė marrė rreth 2.000 njerėz nga gjithsejt 6.000 kėrkesa tė parashtruara. Drejtori i Karitasit tė Banjallukės Miljenka Aniēiē thotė se ka njerėz qė kanė ardhur pėr tė pesėdhjetėn herė me rradhė me kėrkesėn qė tu kthehen prona dhe tė cilėt nuk kanė tė holla tė paguajnė biletat e autobusit, kurse shumica e tyre nė pritje t'u kthehet prona jetojnė tek miqtė dhe farefisi i tyre.

Dhe derisa politikanėt merren me statistika, tė kthyerit mezi ia dalin mbanė me problemet e shumta. Nė Karitas thonė se gjithnjė e mė shpesh arrijnė letra ku tė kthyerit pohojnė se nuk kanė as pėr tė ngrėnė. "Nuk ka vend nė botė ku dhjetė vjet tė ndahen ndihma pėr tė mbijetuar", thotė Aniēiē. Nė Merhametin banjallukas gjithashtu pohojnė se tė kthyerit jetojnė nga ndihmat humanitare, se ballafaqohen me papunėsinė dhe statusin e parregulluar shėndetėsor. Merhamet paralajmėron se nė bashkėpunim me Bashkėsinė Fetare Islame do tė hapen edhe kuzhina publike pėr tė kthyerit boshnjak nė RS. Situata nuk ėshtė mė e mirė as pėr popullatėn vendase, sepse nė fillim tė dhjetorit kuzhina popullore u hap pėr 400 personat pleq dhe tė varfėrit.

Pėrfaqėsuesi i Lartė pėr BeH Volfgang Petriē gjatė fjalimit tė Vitin e Ri drejtuar qytetarėve tė BeH u premtoi tė kthyerve se do tė kenė pėrkrahjen e tij tė fuqishme dhe shprehu shpresė se ndryshimet mė tė reja nė ligjin pėr pronėn do tė sjellin pėrparim nė kėtė sferė dhe do tė lehtėsojnė dhe shpejtojnė kthimin e pronės me shmangie tė pengesave burokratike qė qendrojnė nė kėtė rrugė, thotė Petriē.

Edhe ministri Zubak pret qė kėtė vit tė zgjidhen shumica e kėrkesave pėr pronėn. "Ėshtė vėshtirė tė prognozohet se kur do tė kthehen gjithė njerėzit nė shtėpitė e tyre sepse ekzistojnė numėr i madh i objekteve tė dėmtuara banesore", thotė Zubak. Megjithatė, besohet se vizioni optimist do tė ishte qė gjithė tė kthyerit tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre deri nė fund tė vitit 2003, por do tė ishte mė reale tė ktheheshin deri nė fund tė vitit 2004.

Rrėfimet pėr kthim sipas shifrave statistikore e ngatėrrojnė thelbin e problemit, kurse kjo pėr faktin se vetėm 'kulmi mbi kokė' nuk e ndihmon kthimin. Fshatrat nė kusht tė njė shoqėrie tė varfėr nuk kanė perspektivė zhvillimore dhe nuk janė atraktive pėr kthim. Pėrvoja e deritanishme tregon se njė pjesė e madhe e refugjatėve kthehen qė juridikisht tė jenė pronarė tė pronės, presin ndarjen e banesės dhe rastin pėr ta shitur, kurse pastaj kėrkojnė vend tė ri pėr qėndrim tė pėrhershėm. Nė popullatėn e kthyer nuk ka tė rinj, nuk ka pjesė tė aftė pėr punė dhe nuk ka fėmijė. Fatkeqėsisht, edhe mėtej nuk ka ulumtime serioze pėr perspektivat dhe qėllimet e njėmendėta tė atyre qė kthehen.

Edhe gjashtė vjet pas luftės mund tė thuhet se kthimi bėhet ngadalė. Tė gjithė dalin te konkluzioni se ngathtėsinė e krijojnė edhe ministritė e entiteteve, edhe politikanėt, dhe shfrytėzuesit e dyfishtė tė banesave. Megjithatė, nuk ka hulumtime gjithėpėrfshirėse se sa situata ekonomike nė BeH destimulon kthimin e vėrtetė. Duket se kthim nuk do tė ketė pėr sa kohė qė kthimi do tė jetė udhė drejt tė panjohurės. Tė drejtat e barabarta pėr punėsim, mbrojtja shėndetėsore dhe sociale, e drejta pėr pension, si dhe kushte tė njėjta pėr shkollim, janė vetėm njė pjesė e kushteve pėr kthim tė pėrhershėm. Kushti paraprak ėshtė edhe rimėkėmbja ekonomike dhe njė shoqėri e qėndrueshme ekonomike.

BRANKA STEVANDIQ