AIM: start



MON, 14 JAN 2002 12:16:18 GMT

Lobimi pa mbulesė

Ministria e punėve tė jashtme sėrish angazhoi Bob Dolin tė lobojė pėr anėtarėsim sa mė tė shpejtė tė Sllovenisė nė NATO, pėrkundėr paralajmėrimeve tė kritikėve se ky harxhim i parave tė obliguesve tatimor ėshtė pa mbėshtetje demokratike.

AIM Lubjanė, 07.01.2002.

"Edhe mėtej do tė vazhdojmė tė angazhohemi qė Sllovenia tė inkuadrohet nė Bashkėsinė Evropiane dhe NATO". Kėshtu tha nė fjalėn e vet drejtuese gjatė Vitit tė Ri, kryetari slloven Millan Kuēani, drejtuar tė gjithė "qytetarėve dhe qytetareve tė Sllovenisė, slloveneve dhe sllovenėve". Kėshtu nė vitin e ri 2002 vazhdon fushata pėr inkuadrimin e Sllovenisė nė NATO. Ėshtė interesant se Kuēani dy gjėra kryesore tė politikės sė jashtme sllovene - inkuadrimin nė NATO dhe anėtarėsimin nė Bashkėsinė Evropiane - kėsaj here i barazoi. Inkuadrimi i Sllovenisė nė Unionit Evropian mė shumė se dhjetė vjet ka qenė qėllimi kryesor i politikės sė jashtme sllovene, qė nuk mund tė thuhet edhe pėr hyrjen nė NATO. Dėshira pėr anėtarėsim nė NATO zyrtarisht u shpreh vetėn nė disa vite tė fundit, kur u shtua pas mossuksesit mė 1998, kur Sllovenia nuk u pranua nė NATO sė bashku me Poloninė, Ēekinė dhe Sllovakinė; shkaku i pėrvojės sė hidhur zytarėt slloven qė para disa muajsh paralajmėruan se nuk duhet pritur anėtarėsim tė shpejtė. Pėr kėtė shkak potencimi i Kuēanit pėr anėtarėsim nė Bashkėsinė Evropiane karshi inkudrimit nė NATO paraqet risi tė rėndėsishme.

Se anėtarėsimi i NATO-s ėshtė prioritet i politikės sė jashtme dėshmon edhe veprimi tjetėr i qeverisė sllovene. Pėrveē mjeteve tė shumta qė harxhon Qeveria e Drnovshekut pėr "informimin e opinionit" mbi veprimin e NATO-s, tani i kushton kujdes tė veēantė afrimit me qendrat botėrore tė fuqisė. Kėshtu ministri i jashtėm slloven Dimitrij Rupel firmosi marrėveshjen njėvjeēare me firmėn "Verner, Lipfert, Bernard, Mekprsen end Hend" (Verner, Liipfert, Bernhardt, McPherson & Hand) nga Uashingtoni - qė bashkėpunėtorėt e saj tė lobojnė pėr anėtarėsimin e Sllovenisė nė NATO. Puna e tyre ėshtė lobimi, qė d.t.th. tė bindin individėt mė tė rėndėsishėm dhe mė me ndikim nė administratėn amerikane, veēmas nė Kongres dhe Senat, pėr nevojėn e Sllovenisė qė sa mė shpejtė tė bėhet pjesė e NATO-s. Njė nga bashkėpunėtorėt e kėsaj firme ėshtė edhe nėnkryetari i dikurshėm amerikan dhe kandidati pėr kryetar amerikan Bob Dol. Nė bazė tė marrėveshjes Bob Dol ėshtė i angazhuar qė njė ose dy herė nė muaj tė takohet me ambasadorin slloven nė SHBA, kurse njėkohėsisht "pėrmes lidhjeve tė tij" doemos duhe tė promovojė interesat sllovene pėr sa i pėrket anėtarėsimit nė NATO. Nuk ėshtė ēudi se Dolin nė Sloveni e konsiderojnė politikan me ndikim qė mundet "vetėm me njė tė ngritur tė telefonit tė arrijė shumė". E gjithė kjo, natyrisht, kushton. Llogaria pėr shėrbimet e Bob Dolit dhe firmės, sipas tė dhėnave zyrtare, peshon 516.000 dollarė amerikan pėr njė vit, madje sipas shtypit slloven mund tė jetė edhe shumė mė i madh - rreth 174 mijė dollarė nė muaj, gjegjėsisht mbi dy milionė dollarė amerikan pėr njė vit.

Ėshtė fakt se shėrbimet e lobistėve profesionistė janė praktikė e rėndomtė nė Uashington, Bruksel dhe nė disa qendra tjera politike dhe ekonomike botėrore.

Diplomacia sllovene, megjithatė, deri tani nuk ka vepruar me kėto mjete. Madje pjesėtarėt e qeverisė sllovene pohonin Lubjana zyrtare asnjėherė deri mė sot nuk ka angazhuar lobistė tė huaj, kurse hulumtimi i arkivave ka treguar se nė dy raste ky konstatim nuk ka qenė i vėrtetė. Herėn e parė mė 1992 janė paguar disa artikuj nė shtypin amerikan pėr Slloveninė, kurse gjashtė vjet mė vonė (1998) me firmėn ku merr pjesė Bob Dol Slloveni nėnshkruajti marrėveshje pėr lobim nė NATO. Puna nuk pati sukses sepse Sllovenia nuk pati sukses pėr tu anėtarėsuar nė NATO (sė bashku me Rumuninė dhe disa kandidatė tė tjerė). Njė angazhim nuk ishte i mjaftueshėm.

Siē qėndrojnė punėt mė sė miri tregon fakti se nuk ėshtė menduar pėr tė paguar lobistė pėr anėtarėsim nė Unionit Evropian. Sipas fjalėve tė zyrtarėve nga Zyra qeveritare pėr lobim evropian nė Bruksel "nuk do tė kishte kuptim", sepse "kriteret qė duhet tė plotėsojnė kandidatėt janė tė qarta, kurse dihet edhe vendimi politik pėr zgjerim". Qeveria sllovene ndonjėherė paguan edhe disa ekspertė pėr tė sqaruar disa ēėshtje probblematike negociatorėve slloven, por ky nuk ėshtė lobim nė kuptimin e plotė tė fjalės. E njėjta gjė nuk ndodh pėr NATO-n - pjesėrisht sepse vendimi politik pėr zgjerimin ende "nuk ėshtė lidhur", dhe me siguri edhe shkaku i kritereve pėr anėtarėsim nė NATO, qė duket se nuk janė aq tė qarta siē janė ato pėr anėtarėsim nė Unionin Evropian.

Nė opinionin e kėtushėm publik reagimet ishin tė ndryshme pas njohurive pėr angazhimin e agjencive tė lobistėve tė huaj pėr anėtarėsimin e Sllovenisė nė NATO; Borut Grgiē, ekspert pėr Evropėn Lindore nė Qendrėn pėr studime strategjike dhe ndėrkombėtare nė Uashington vlerėson se "vendimi i Lubjanės pėr tė angazhuar firmė pėr lobim ishte e drejtė" sepse "ftesa pėr xhiron e dytė pėr anėtarėsim nuk do tė vijė nga Brukseli por nga Uashingtoni", por "jo nga Stejt Departmenti apo nga Shtėpia e Bardhė" por "nga Senati". Dhe pėrse pikėrisht Senati amerikan ėshtė kaq i rėndėsishėm? "Thjesht - sepse nė vendimet e tij pushteti ekzekutiv nuk mund tė ndikojė. Ēdo marrėveshje ndėrkombėtare qė diplomacia amerikane e vendos nė planin ndėrkombėtar doemos duhet ta ratifikojė Senati amerikan", sqaron Borut Grgiē. Me fjalė tė tjera - pėr zgjerimin e NATO-s janė tė nevojshme mė sė paku 76 vota "pėr" nė Senatin amerikan.

Disa komentator tė tjerė nuk shohin asgjė tė mirė nė angazhimin e lobistėve tė huaj, madje edhe ata sikur tė ishin tė kalibrit tė Dolit; para sė gjithash se projekti i Drnovshekut pėr anėtarėsim tė Sllovenisė nė NATO nuk ka pėrkrahjen shumicė nė opinionin vendės. Mė sė shumti kritika arrijnė nga ana e organizatave joqeveritare tė grumbulluara rreth "Forumit social" qė nė muajt e ardhshėm kanė paralajmėruar fushatė tė ashpėr anti-NATO. Ndaj kėtij projekti pro-NATO-s kanė dyshim edhe njė pjesė e mediumeve: "Sllovenia do t'u paguajė firmave pėr lobim nga 174 mijė dollarė nė muaj, tė holla nga obliguesit tatimor dhe pėrse tu merren pėr diēka qė pėr njerėzit nuk ėshtė e dashur, edhe pse liderėt politikė tė tė gjitha ngjyrave pohojnė se 'populli ėshtė pėr anėtarėsim tė Sllovenisė nė NATO'. Por - pėr kėtė i mashtrojnė. Nėse tani na duhet Doli pėr tė lobuar, atėherė shtrohet pyetja se pėrse paguajmė ambasador nė SHBA dhe metropolet tjera nė botė, kur, sipas mendimit tė qeverisė, pėr interesat sllovene nė botė mė sė shumti mund tė bėjnė firmat pėr lobim a la Dol", pyet nė "Panorama" tė Lubjanės redaktori Marjan Horvat. Dilemat pėr justifikimin e kėsaj politike dhe ndarjes nga buxheti do tė mund t'i largonte referendumi pėr inkuadrimin nė NATO mu pėr shkak tė kundėrshtimit tė pjesėtarėve qė kundėrshtojnė anėtarėsimin e Sllovenisė nė NATO - qė pėr momentin nuk duket askund nė horizont.

IGOR MEKINA