AIM: start



WED, 16 JAN 2002 14:10:44 GMT

Dhjetė vjet tė RS: Nėn fanarin e Pales

AIM Banjallukė, 9.01.2002

"E kujtojmė dhe nuk e harrojmė Palen, fanarin tonė nė shtrėngatėn e luftės, vendi ku sollėn gjithė vendimet historike dhe vendi i cili me tė drejtė pėrjetėsisht ka mbetur nė zemrat tona. Shumė personazhe dhe emra qė kanė shėnuar kėtė kohė sot nuk janė nė mesin e tė gjallėve!". Kėshtu e filloi fjalėn e tij nė akademinė solemne me rastin e shėnimit tė dhjetė vjetorit tė ekzistimit tė Republikės Serbe (RS) kryetari i Republikės Mirko Sharoviē. (Si pėrkujtim - mė 9 janar 1992 Kuvendi i popullit serb nė BeH solli Deklaratėn pėr shpalljen e Republikės Serbe, e cila Kushtetutėn e vet e miratoi mė 28 shkurt, kurse formimi i Ushtrisė sė RS nė maj tė tė njėjtit vit).

Paraqitja epike nuk mungoi nė leximin njėzet minutėsh tė dhjetra faqeve tė fjalimit tė rastit: "Para dhjetė vitesh fati ynė ishte nė pikė uji nė detin e trazuar. Sot Republika Serbe ėshtė farė qė askus nuk mund ta mbys. Shkruajmė faqe tė re tė ekzistimit tonė. Republika Serbe ėshtė nė fillim dhe jo nė fund tė udhės sė vet. Ardhmėria jonė ėshtė mė e gjatė se sa e kaluara". Dhe kėshtu me rradhė!

Madhėrimi i 'farės sė pashkatėrruar' nuk mund tė kalonte pa rezymenė e formimit tė saj. "Duke kthyer kokėn pas, ne nuk kemi ēka arrijmė. Udha jonė ishte udhė e drejtė dhe sikur tė ktheheshim sėrish ne do tė niseshim udhės sė njėjtė!", tha me zė tė lartė kryetari Sharoviē. Nė asnjė fjali zyrtari mė me pėrgjegjėsi i pushtetit shtetėror nė RS, gjashtė vjet pas pėrfundimit tė luftės, nuk pa nevojėn tė gjykonte krimet masovike, shkatėrrimin e altareve, djegien e fshatrave dhe rrėnimin e qyteteve. Dy milionė refugjatė dhe tė zhvendosur tė vendit ku ėshtė nė pushtet Sharoviēi janė pasojė e 'udhės sė drejtė' dhe luftės sė ndershme!

Me njė etikė tė kėtillė shtetėrore dhe me kėtė moral politik kryetari Sharoviē i bind qytetarėt e RS dhe BeH pėr 'faqe tė re tė ekzistimit tonė'. "Kėtė vijė tė luftės sonė tė drejtė dhe pastėrtinė dhe dinjitetin e saj doemos duhet ta mbrojmė nė kohėn qė ėshtė para nesh", porosit kryetarin e Zyrės sė Pėrfaqėsisė sė Lartė(OHR) dhe Volfgang Petriēin, i cili pret qė udhėheqėsia e kėtij entiteti tė tregojė vendosmėri nė implementimin e Marrėveshjes sė Dejtonit, e veēmas pėr sa i pėrket kryerėsve tė krimeve tė luftės dhe dorėzimin e tė dyshuarve pėr krime lufte. Nė vend se tė dėnonte krimet, Sharoviēi u bėri thirrje tė pranishmėve tė kujtonin 'protagonistėt dhe emrat qė kishin shėnuar kėtė kohė, qė sot nuk janė nė mesin e tė gjallėve'!

Pas vlerėsimit etik dhe moral tė luftės, Sharoviēi kaloi nė sugjerimet politike sesi duhej ruajtur RS. Nė kėtė pjesė ai theksoi kategorikisht imperativin: "Nga pozicionet e krijuara ne nuk do tė shmangemi, sepse nuk kemi ku tė shkojmė prapa. Ka aq varre pėr ta bėrė kėtė!" Pastaj pason marketingu i theksuar politik: afrimin politik rreth platformės pėr ruajtjen e RS-sė, do ta mbrojė shumica stabile qeveritare, dashuria ndaj atdheut, uniteti, pėrgjegjėsia.

Dhe tek pastaj vijnė nė rradhė dhjetra fjali protokolare ku pėrmendet kthimi i refugjatėve gjatė dy viteve tė ardhshme, ndėrtimi dhe rindėrtimi i objekteve, ndryshimet kushtetuese 'qė do tė mundėsojnė mosdiskriminimin dhe barabarėsinė e pėrgjithshme, integrimin rajonal dhe bashkėpunimin me Federatėn. Dhe si kurorė e gjithė kėsaj: "E ggjithė kjo ėshtė e nevojshme dhe ne vet, sa mė parė, tė marrim pėrgjegjėsinė e plotė nė kėtė vend!"

Duket se Sharoviēi dhe grupimi qeveritar kaherė janė tė vetmuar! Nė kremten solemne nė mesin e zyrtarėve nuk kishte deputetė kroatė dhe boshnjakė, asnjė pėrfaqėsues nga Federata e BeH, asnjė zyrtar i lartė nga organizatat ndėrkombėtare. Kryeministri i RS Mladen Ivaniē komentoi kėtė me fjalėt se ky ėshtė fakt se si ėshtė raporti i tyre ndaj Marrėveshjes sė Dejtonit dhe RS. As Ivaniē nuk pyeti se a do tė ishte e kėndshme pėr boshnjakun ose kroatin tė dėgjonte panegjirikun epik tė Sharoviēit pėr RS.

Nė kremten e "jubileut" tė RS nuk erdhi askush nga Beogradi zyrtar. Nė Banjallukė u paraqit pa paralajmėrim princ Aleksandar Karagjorgjeviē me princezėn Katarina, tė cilėt, nė tė vėrtetė, nuk dhanė deklarata politike, por bėnė mjaft pėr tė demonstruar qasjet e veta politike. Gjesti i tyre padyshim se do tė eksloatohet fuqishėm nė qėllimet politike - propagandistike.

Duke bėrė njė rezyme pėr regjinė, efektet skenike, retorikėn dhe pjesėmarrėsit e spektaklit kremtues, jubileu shtetėror nuk ishte shėnim i stabilitetit ekonomik dhe politik tė RS, por njė promovim spektakular parazgjedhor i SDS. Kjo punė ishte bėrė me mjeshtėri nė koordinim me Kishėn Ortodokse Serbe, nė objektet fetare tė sė cilės nė mbarė RS-nė pati liturgji dhe pėrkujtime solemne pėr serbėt e vrarė nė luftė. Asnjė nga tė pranishmit nuk ishte e thėnė tė mos e hetonin nėn fanarin e Pales mungesėn e Radovan Karaxhiqit, Momēilo Krajishnikut, deputetėt e dekoruar nga pėrbėrja e parė e Kuvendit Popullor dhe luftėtarėt e parė. Fluturoi shpirti i tyre!

BRANKO PERIQ