AIM: start



MON, 21 JAN 2002 14:15:42 GMT

Gjithė festat serbe

AIM Banjalukė 14.01.2002

Kundėrshtuesit e festave e numrit tė madh tė festave, qė kremtohen nė Republikėn Serbe vetėm nė muajin janar, lirisht mund ta rrethojnė kėtė muaj nė kalendar. Ata qė janė tė lodhur nga pėrqafimi me tė tjerėt pėr t'ua uruar gjithė kremtet, kanė mundėsi qė gjithė urimet e veta t'i shkurtojnė nė: "Gėzuar janarin".

Qytetarėt e Republikės Serbe (RS) ligjėrisht, kėtė muaj, nuk do tė punojnė gjysmė muaji. Sikur disa festa tė mos ishin bashkangjitur me uikendet atėherė do tė kishte mė shumė ditė jopune. Sa pėr krahasim: pushimi vjetor nė Amerikė zgjat gjithsejt 15 ditė.

Ligji mbi festat dhe ditėt e shenjta ka pėrfshirė nė festat shtetėrore: Kėrshėndellat, Ditėn e Republikės, Vitin e Ri (dhe Vitin e Ri Serb 14 dhe 15 janari festohen gjithashtu), Ujėt e Bekuar, Shėn Savėn (festė shkollore), Kryengritjen e parė serbe, Pashkėt, rrėshajat, Ditėn e punės - Njė majin dhe Vidovdanin. Veē kėtyre festave ēdo qytetar ka tė drejtė tė ketė nga dy ditė jopune nė kremtet e lindjes. Vendimi mbi festat ėshtė sjellė gjatė kohės sė luftės dhe prej atėherė askush nuk ka tentuar qė ta ndryshojė.

Pėrderisa nė botė festohet vetėm dita e parė pas pritjes sė vitit tė ri (1 janarit), nė RS festohen dy ditė. Megjithatė, as kjo nuk mjafton, prandaj sipas ligjit edhe Viti i Ri Serb gjithashtu festohet dy ditė.

"Nuk ka kuptim qė Viti i Ri tė kremtohet dy ditė. Ne kremtojmė edhe festat shkollore, Ditėn e ushtrisė, ndėrkaq unė mendoj se kėto festa duhet t'i festojnė organizatat dhe institucionet qė kanė tė bėjnė kėto festa. Dhe jo gjithė ne. Do tė ishte mė mirė, p.sh. qė pėr Kėrshėndella, pasi ėshtė festė tradicionale, tė kishte pushim. Pėr disa do tė ishin ditė jopune shkaku i festės, kurse pjesa tjetėr do tė shkonte nė pushim", sqaron qėndrimin e vet pėr kremtet serbe shefi i komunės Laktashi Ranko Karapetroviē.

Mė tė ashprit pyesin se a ka logjikė pėr tė festuar kaq festa, veēmas kur pak para festave Ministria e Shėndetėsisė dhe Politikės Sociale e Republikės Serbe tha se 60 pėrqind e popullėsisė tė kėtij entiteti tė bh. ka pėr tė harxhuar nga dy marka pėr njė ditė. A ka kuptim qė qytetarėve para kamerave televizive, gjatė festimit tė Ditės sė Republikės nė Oborrin e Banskit, tu tregohen tryezat pėrplot, kur shumica prej tyre, sikurse familja e paraqitur nė televizion e Milorad K. nga Banjaluka nuk kishte as pulė e bukė nė tryezėn e shtruar pėr Kėrshėndella.

Ithtarėt e festave thonė se nė RS, kur tė numėrohen tė gjitha, nuk ka brenda vitit mė shumė festa se sa nė vendet tjera. Miodrag Zhivanoviē, kėshilltar i kryeministrit tė RS dhe profesor nė Fakultetin Filozofik, nuk e sheh problemin nė numrin kaq tė madh tė festave. "Ėshtė problem se nuk ekziston kurfarė baze pėr kėtė. Janė pėrfshirė kremtet, intime, gjėrat personale tė familjeve, ditėt e themelimit tė entiteteve, festat kishtare. Kur kėto mblidhen pėrgjatė njė viti atėherė do tė shihet se nuk janė mė shumė se sa p.sh. ato katolike. Problemi kryesor ėshtė te mosekzistimi i kritereve, qė ėshtė edhe njė pasqyrim i gjendjes edhe ashtu kaotike nė vend", thotė Zhivanoviē. Ai mbetet nė kėrkesėn qė nė Bosnjė e Hercegovinė dhe nė Republikėn Serbe tė rregullohen nė tė njėjtėn mėnyrė raportet ndėrmjet kishės dhe shtetit.

Kjo qeveri, mu si ajo e mėparshmja, nuk janė marrė aq shumė me ēėshtjen e 'leverdisė ekonomike dhe fitimit nga mbyllja e firmės' nė muajin janar, qė gjithsesi se do tė ketė pasoja edhe nė plotėsimin e buxhetit. Madje edhe ata qė kishin vendosur tė punojnė nė janar nuk kishin shumė leverdi nga kjo, sepse nuk kishin me kėnd tė bėnin biznes.

"Mjerė ne si krerė tė komunės qė nė kėsi kushtesh tė mund tė organizojmė procesin e punės. Puna efikase kėrkon numėr tė vogėl tė punėtorėve, por sa mund ata tė rirenditen me njė numėr kaq tė madh festash. Nė janar dukshėm ka tė ardhura mė tė pakta nė buxhet. Pėrndryshe, vėrej se numėr i madh individėsh dhe organizatash nuk respektojnė festat shtetėrore, ata punojnė, qė vėrteton se sa joreal ėshtė organizimi i kėtyre festave", thotė Karapetroviēi.

Megjithatė, askush deri mė tani, nuk mund tė presė se kjo do tė ndodhė edhe nė tė ardhmen, as ėshtė ngritur ēėshtja e numrit tė madh tė festave, veēmas nė janar. As iniciativėn pėr zvogėlimin e tyre. Pėrgjigja e dikujt nga Qeveria aktuale e RS nė pyetjen e gazetarit tė AIM-it rreth asaj se athua nė RS mund t'i shkurtohet ky luks vetvetes, me siguri duhet pritur deri sa tė kalojnė festat.

Rreth aspektit ekonomik tė "janarit tė shenjtė", menaxhuesi i "Tehnogas TNG" Stanislav Ēado, thotė: "Doemos duhe tė gjindemi nė pėrputhje me ligjin - natyrisht, festojmė gjithė festat qė janė shpallur si shtetėrore. Kjo ka ndikim negativ nė punė, madje shkaku i punės specifike me tė cilėn merremi ne, procesi i punės duhet adaptuar sipas kėrkesės sė blerėsve, nė rend tė parė objekteve mjekėsore".

Numrin kaq tė madh tė festave Ēado personalisht e konsideron tė pakuptimtė: "Ndėrprerja e ditėve tė punės shkakton probleme organizative nėpėr firma dhe nė njėfarė mėnyre pengon ritmin punues tė ēdo individi. Kjo vetėm se tregon kohėn nė tė cilėn jetojmė duke u shprehur kėshtu njė lloj papjekurie kolektive". Ai thotė se krijohet pėrshtypja se numri i madh i kremteve tė ditėve tė shėnuara ose ngjarjeve ėshtė prodhim i raporteve pak iracionale ndaj jetės nė pėrgjithėsi.

Nebojsha Ristiē, shef i zyrės sė Agjencisė Komunikative Rregulluese (CRA) nė Banjalukė, nuk konsideron se shumica e festave bėhen me gėzim: "Logjika e shėndoshė na dėshmon se ēdo shtet nė botė, finansiarisht mjaft mė tė fuqishėm se sa Republika Serbe, nuk mund t'ia lejojnė vetes njė luks qė brenda njė muaji tė ketė vetėm dhjetė ditė pune. Respektimi i traditės ėshtė i pashmangshėm, si themel i ēdo shoqėrie, megjithatė, nėse me kėto kremte shkohet drejt mbrojtjes tė tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtave fetare, atėherė duket haptas se gjėrat kanė shkuar nė njė esktrem tjetėr, sepse e drejtė e njėjtė ėshtė edhe e drejta pėr punė dhe pėrfitim, si garancė ekzistenciale tė individit dhe shoqėrisė".

Banjalukasja Andrea Gajiē thotė me ironi: "Pasi jetojmė nė demokraci dhe mirėqenie, mund t'ia lejojmė vetes mundėsinė pėr tė pasur kaq ditė pushimi, duhet pasur raport tė njėjtė ndaj traditės dhe tė njėjtat tė drejta duhet lejuar edhe qytetarėve tjerė tė RS, pa marrė parasyshė pėrkatėsinė e tyre nacionale".

Pasi qė shumica e festave tė janarit kanė karakter fetar, Nebojsha Ristiē mendon se bėhet fjalė pėr njė gabim tė pėrgjithshėm, siē ėshtė rasti me raportin e pėrgjithshėm ndaj religjionit: "Njė gjė personale, siē janė festat fetare, ngriten nė shkallėn e gjithė entitetit.Kurse nė kėtė gjė nuk shoh kurfarė logjike. Tre kremtet mė tė shpeshta te serbėt - shėn Jovani, shėn Nikola dhe shėn Gjergji - janė ditė pune, kurse dihet mjaft mirė se pjesa mė e madhe e popullatės sė RS nė kėto ditė ikin nga puna".

Edhe pse shumica pajtohen me konstatimin se ka pak arsye pėr ēfarėdo kremtesh nė RS dhe se standardi jetėsor mezi mundėson tė mbijetojmė, megjithatė tė gjithė respektojnė ligjin dhe heshtin. Disa, sikurse kreu i Lidhjes Popullore Serbe Branislav Loliē, janė tė prirė qė pėr situatėn e rėndė ekonomike ta akuzojnė bashkėsinė ndėrkombėtare, 'sepse shkaku i qeverisjes sė Partisė Demokratike Serbe ia kanė zvogėluar donacionet kėtij entiteti'. Logjika e tyre politike nėnkupton se derisa ne festojmė tė huajt duhet tė fitojnė para qė do tė na dėrgojnė neve nė formė donacionesh.

TANJA TOPIQ