AIM: start



MON, 21 JAN 2002 14:50:15 GMT

Ne "loje" dy milione e gjysem dollare

Per shendetin (dhe adresen) e ish- producentit filmik te paracaktuar, mikun e yjeve nga jet-seti boteror, ne kohen e lire ambasador ne OKB, minister i puneve te jashtem i BeH, shtetasit amerikano - boshnjak Muhamed Shacirbegovic, ka filluar te pyese edhe Interpoli. Gjykatesi kantonal sarajevas ka 2.4 milione shkaqe perse deshiron te bisedoje balle per balle me Shacirbegovicin.

AIM Sarajeve, 16.01.2002.

Kur ne fillim te vitit te kaluar, pas konstituimit te pushtetit te ri, komisioni i vecante i ministrise se puneve te jashtme te BeH beri nje revizion finansiar te punes se misionit te BeH prane selise se OKB-se ne Nju Jork, u deshmua se me shume se dy milione dollare nuk kane mbulese per sa i perket harxhimit te tyre. Sipas fletave, stacioni i fundit i tyre ishte xhepi i shefit te atehershem te misionit dhe ish- ministrit te puneve te jashtme Muhamed Shacirbegovicit.

Si arsyetim, Shacirbegovici theskoi se te hollat ishin shfrytezuar per qellime zyrtare dhe se gjithcka ishte bere me miratimin e kreut politik te vendit, gjegjesisht Alija Izetbegovicit. Kur Izetbegovici demantoi se ishte njoftuar me transaksionet finansiare, Shacirbegovici u arsyetua se pajtueshmeria ishte e pamundshme "shkaku i veshtiresive te qeverisjes ne vendi qe gjendej ne kaosin e pas luftes". Ai refuzoi porosine e Izetbegovicit qe te vinte ne Sarajeve dhe te sqaronte detajet mbi transaksionet e kontestueshme finansiare, duke shprehur mjaft dyshim se do te kishte "degjim fer". Keshtu i revoltuar dhe i fyer me imtesirat dhe kopracine e pushtetit te ri rreth dy milion dollareve, te holla te shtetit, edhe para dorezimit te funksionit ai e nderroi firmen. Braktisi vendin e shefit te misionit te BeH ne OKB, duke u punesuar ne kompanine "ICN" pronar i se ciles eshte Milan Panici, kryeministri i dikurshem i Jugosllavise se Millosheviqit. Prej atehere, se paku zyrtarisht, ka humbur cdo gjurme e Shacirbegovicit.

Me siguri se keshtu ka perfunduar kariera politike e "cudise prej femije", Muhamed Shacirbegovicit, i cili me fillimin e luftes ne BeH brenda nates u ngrit ne majen politike. Eshte fakt se tridhjetvjecari i atehershem Shacirbegovici nuk perfshihej ne imixhin e kreut te Partise se Aksionit Demokratik, ku fuqine reale e kishin nje grup i vogel bashke -mendimtaresh ideologjike, per te cilet ishte e perbashket njohja shumevjecare dhe burgosja e tyre shumevjecare ne periudhen e komunizmit, por kjo shume lehte mund te shpjegohet. Behet fjale per babain e tij, Nexhib Shacirbegovicin, i cili ishte pjese e qarkut te ngushte rreth Izetbegovicit dhe nje nga "eminencat gri" te PAD. Si njeri qe kishte jetuar me dhjetvjecare ne SHBA, ku djali i tij Muhamedi u rrit dhe u shkollua, "i vogli i Nexhibit" plotesoi te gjitha kushtet per "njeri te besueshem" te kreut te PAD-it. Ne keto gjera edhe nje rruge qe mbante emrin e revolucionareve nga Lufta e Dyte Boterore u pagezua me emrin e bashkeshortes se Nexhibit, nenes se Muhamedit - Azizes.

Ne opinionin e vendit, me akcentin "amerikan" te gjuhes boshnjake, Shacirbegoviq Junior, ne fillim krijoi simpati. Megjithate, e humbi si negociator i BeH ne prag te negociatave te Dejtonit duke bere "amin" per emerimin "Republika Srpska" per njerin nga dy entitetet ne BeH. Por ne te vertete ne kete rast ai ka qene vetem "kryeres i puneve", te cilit iu mvesh gjithe pergjegjesia per kete akt jopopullarizues.

Imixhi ne opinionin boshnjakohercegovinas i Muhamed Shacirbegovicit u permiresua shkaku i shoqerise me frontmenin e grupit U2, Bono Voxin, neper kafenete sarajevase. Depertimi i Shacirbegovicit ne boten e show business-it atehere nuk ishin nderprere. Edhe metej nuk eshte ndricuar roli i tij ne deshtimin e projektit filmik "Sarajevo". I paralajmeruar ne menyre bombastike, filmi kushtoi deri me tani rreth 1,2 milione marka, kryesisht para te shtetit, kurse nuk eshte xhiruar asnje sekonde, nderkaq, sic qendrojne punet, nuk do te xhirohet fare. Tani edhe regjisori i paracaktuar, Veljko Bulajic, shtron pyetjen se cka ka ndodhur me disa qindra mije marka gjermane nga buxheti i ketij projekti filmik, per te cilat nuk e din se ku kane perfunduar. Ajo qe dihet eshte se harxhimet e te hollave te obliguesve tatimor bh. nuk mund te shmangeshin nga Shacirbegovici. Ai e futi ne loje si "shpetimtar" Wesley Clark, juniorin, djalin e komandantit te atehershem te trupave te NATO-s, duke e prezentuar si producent te njohur te Holivudit, duke paguar angazhimin e tij me dhjetera mije marka. Se per cka kjo mbeti mister.

Muhamed Shacirbegovic serish u gjend ne faqet e para te mediumeve vendase kur u zbulua se ai ishte arrestuar ne SHBA pas nje kontrolli rutinor ne nje kumarhane. Atehere e shpetoi pasaporta diplomatike e BeH. Tani hetimet duhet te vertetojne se a ka ndonje lidhje te mungeses se dy milione dollareve per misionin e BeH ne OKB me prirjet e ambasadorit te dikurshem dhe ministrit te puneve te jashtme te BeH ndaj kumarhaneve.

Se si do te zgjidhet "afera Shacirbegovic" do te varet nga juristet. Deri tani te gjitha perpjekjet jane orientuar rreth mundesise se si te behet fletarresti ndaj Shaqirbegovicit. Amerika eshte vend i madh, por megjithate policia amerikane mund ta gjeje me kerkese te Interpolit. Vecmas kur Shaqirbegovici nuk fshehet edhe aq dhe shpesh paraqitet neper ekspozita dhe ngjarje te ngjashme ne SHBA. Situata do te komplikohet kur do te "gjendet". Nga fakti se eshte shtetas amerikan (por edhe boshnjakohercegovinas), eshte pak per tu besuar se do te ekstradohet ne BeH dhe te paraqitet para Gjykates, madje juristet pohojne se ekziston baze juridike edhe per nje vendim te ketille nga ana e autoriteteve amerikane. Dy alternativat tjera jane qe te gjykohet nga gjyqi amerikan ose te gjykohet ne Sarajeve, por ne mungese.

Se si do te perfundoje "rasti Shacirbegovic" nuk eshte me aq rendesi shkaku i mungeses se te hollave te shtetit, sepse ne BeH mungojne shuma edhe me te medha. Behet fjale per nje rast karakteristik ku demonstrohet menyra se si funksionoi sistemi gjate dhjete viteve te pushtetit te koalicionit PAD - BDK. Fuqia e njemendte ishte e koncentruar ne nje rreth te ngushte joformal, kurse kriter vendimtar per te ardhur ne pozicione te larta politike ishin lidhjet familjare. Atyre jashte qarkut familjar nuk u besohej. Hyrja ne rrethin e "te zgjedhurve" pasonte me fshirjen e kufirit ndermjet te hollave personale dhe atyre shteterore, pas cka askush nuk u morr me "imtesira" ne forme deshmish per menyren se si u harxhuan te hollat. E panjohura e vetme mbetet se athua aktoret e ketij sistemi vertet kishin besuar se asnjehere nuk do te detyrohen te pagujne llogari, se paku finansiare.

ADMIR MUJIC