AIM: start



FRI, 25 JAN 2002 12:55:58 GMT

Kroatet ne zgjedhjet e ardheshme

Ne dy blloqe kombetare

AIM Mostar, 23.01.2002.

Partitė me emblemėn politike kroate nė zgjedhjet e ardhėshme pa dyshim do tė tubohen nė dy blloqe kombėtare, njohton AIM-i nga burime tė mirėinformuara. Partitė e tanishme kroate: Aleanca pėr ndryshime demokratike, Nisjativa e re kroate e Kreshimir Zubakut, Partia fshatare kroate e Ilija Shimiq-it dhe Partia popullore Me punė pėr tė mirė e vėllezėrve Ivankoviq me kohė kanė nisur bisedimet rreth formimit tė bllokut kombėtar tė partive kroate tė qendrės sė majtė, i cili do t’i kundėrvihej bllokut tė djathtė tė tubuar kah moti nė Saborin popullor kroat.

Bllokut tė partive kroate tė Aleancės, ashtu siē ėshtė situata aktuale, do tė mund t’i bashkoheshin edhe politikanėt e dikurshėm nga radhėt e HDZ-sė, tė cilėt tani shfaqen si gjuajtės tė lirė si Jadranko Perliq dhe Neven Tomiq, gjegjėsisht ish rektori i Sveuēilishtes sė Mostarit Marko Tadiq, i cili dikur udhėhiqte koordinimin e partive tė sipėrpėrmendura qė u formuan pas zgjedhjeve tė kaluara. Nuk ėshtė ndonjė befasi e papritur nėse partive tė kėtij blloku u bashkangjiten edhe disa udhėheqės tė tanishėm tė HDZ-sė, nė radhė tė parė Mariofil Lubiq dhe Miro Grabovac - Titan, tė cilėt nuk kanė pranuar urdhėrat e kreut tė HDZ-sė qė tė dalin nga parlamenti.

Nėse duhet kėrkuar kandidati potencial i kėtij blloku pėr anėtarin kroat tė Kryesisė, ai nė radhė tė parė duhet tė kėrkohet nga radhėt e Nisjativės sė re kroate, kurse burimet e kėsaj partie zbulojnė se ai sipas tė gjitha gjasave do tė jetė ministri aktual i mbrojtjes nė Federatėn e BeH, Mijo Aniq. Si kandidat pėr anėtar tė Kryesisė sė BeH seriozisht ėshtė preokupuar edhe kryetari aktual i Mostarit, Neven Tomiq, por ėshtė e mundur qė edhe vetė Kreshimir Zubak-u pėr herė tė tretė tė kandidohet pėr kėtė post. Tė pėrmendim se nė zgjedhjet e vitit 1996 pėr kandidat tė HDZ-sė sė BeH-sė Zubak u zgjodh nė Kryesinė shtetrore, kėshtu qė nė vitin 1998, kėsaj radhe si kandidat i NHI (Nisjativės sė re kroate), tė pėrjetonte disfatė nga lideri i HDZ-sė sė BeH Ante Jelaviq, por edhe nga kandidati i SDP sė BeH pėr kėtė post, Gradimir Gojer.

Anketat e fundit tė opinionit publik tė zhvilluara nėn kujdesin e OBSE-sė, partive tė bllokut tė sipėrpėrmendur nuk u japin favore se me paraqitje tė pavarur nė zgjedhje do tė mund tė kapėrcejnė prakun zgjedhor, gjegjėsisht se formimi i bllokut, bazuar nė afėrsinė politike tė partive tw tilla ėshtė i nevojshėm pėr tė fituar vende pėrfaqėsuese nė parlamentin federativ dhe shtetror. Blloku tjetėr i partive kroate tė cilin e kryeson HDZ-ja, nė realitet ekziston qė nė kohėn e shpalljes sė rezultateve tė zgjedhjeve tė kaluara, por, si ėshtė e njohur, pėrfshin edhe Demokristianėt kroatė tė Petre Miliq-it, Partinė kroate tė drejtėsisė tė BeH dhe Unionin kristiano-demokrat (HKDU) tė BeH. Nė paraqitjet e tij para opinionit para vitit tė ri lideri i HDZ-sė sė BeH, Ante Jelaviq, paralajmėroi edhe formalizimin e marrėdhėnieve tė kėtyre partive, formimin e kėtij blloku i cili nė zgjedhjet e ardhshme do tė dilte me listė tė pėrbashkėt.

Sipas analizave tė anketimeve tė fundit tė opinionit publik, HDZ-ja e Jelaviq-it edhe mė tej ėshtė partia e parė politike e Kroatėve boshnjakohercegovas e cila gėzon pėrkrahje tė afėr 39 pėrqind tė zgjedhėsve tė kombit kroat. Meqė tėrė udhėheqja e HDZ-sė sė BeH me vendimin e pėrfaqėsuesit tė lartė ėshtė larguar nga jeta politike, gjegjėsisht qėndrimi i bashkėsisė ndėrkombėtare ėshtė se liderėve tė ndėrruar tė cilėsdoqoftė partie politike nuk do t’u lejohet kandidimi nė zgjedhje, para HDZ-sė parashtrohet detyrė e komplikuar qė, duke qetėsuar opcionet dhe frakcionet brendapartiake, tė promovojė liderėt e partive tė reja tė cilėt nė kėto zgjedhje do tė luftonin pėr simpatinė e zgjedhėsve. Sipas vlerėsimeve tė disa analistėve sekretari aktual gjeneral i kėsaj partie Josip Merxho ėshtė ai qė ka gjasė tė jetė personi i kompromisit tė lobeve tė kundėrvėna brendapartiake dhe se ėshtė e besueshme qė tė shpallet si atu kryesor i HDZ-sė nė fushatėn e ardhshme parazgjedhore. Ajo qė Merxhos ia shton shanset ėshtė edhe fakti se ai deri tani ka ushtruar poste tė ulta nė pushtetin ekzekutiv por qė nuk ėshtė e njohur tė jetė pėrzjerė nė afera tė ndryshme tė korrupcionit. Pėr dallim nga liderėt tjerė tė HDZ-sė Merxho, poashtu, nuk posedon as uikendshtėpizė, as automobil tė shtrenjtė, as motoskaf ose ndonjė lundėr tjetėr.

Funkcionari i vetėm i lartė i HDZ-sė i cili deridiku pengon kandidimin e Merxhos ėshtė ish ndihmėskryeministri federativ dr. Dragan Ēoviq, i cili dėshiron tė shfrytėzojė situatėn aktuale nė HDZ tė BeH dhe tė pėrfitojė pėrparėsinė nė partinė e vet. Nė tė vėrtetė Ēoviq nė periudhėn e kaluar ishte njėri nga kuadrat kryesorė tė HDZ-sė me bazė tė fortė, por qė ėshtė edhe funkcionar i vetėm aktual i HDZ-sė sė BeH i cili nuk ėshtė larguar nga posti dhe qė gėzon pėrkrahjen edhe tė disa qarqeve tė caktuara ndėrkombėtare tė cilat Ēoviqin pėr shkaqe pragmatike duan ta shohin nė krye tė HDZ-sė sė BeH.

Krahas kėtyre dy blloqeve mund tė formohet edhe njė bllok i tretė, i cili, sipas parashikimeve, do tė kishte mundėsi mė tė vogla pėr sukses dhe i cili nuk do tė mund tė kalonte prakun zgjedhor. Mundėsinė pėr formimin e kėtij blloku para do kohe e paralajmėroi Milenko Brkiq, kryetar i Bashkėsisė popullore kroate, parti kjo e cila as nuk ėshtė anėtare e saborit popullor kroat dhe as e Aleancės. Brkiq jo fort moti deklaroi se ,sidoqoftė, partia e tij ėshtė mė e afėrt pėr formimin e njė blloku tė vetėm demokratik kroat, i cili do tė pėrfshinte edhe partitė e Aleancės, por edhe HDZ-enė. "Nė rast se nuk formohet ky bllok, votat e partive me emblemėn kroate vėrtet do tė shpėrndahen. Kjo do tė thotė se nė Kuvendin federativ do tė ketė mė pak pėrfaqėsues kroatė", thot Brkiq.

Nė votat e zgjedhėsve tė nacionalitetit kroat, krahas votave nacionale, llogarit dhe pretendon edhe partia multietnike e Socialdemokratėve tė BeH. Por kur bėhet fjalė pėr zgjedhėsit kroatė problemi kryesor i kėsaj partie qėndron nė faktin se ajo ende nuk ka arritur tė nxjerrė liderin e njohur politik tė nacionalitetit kroat i cili do tė kishte tėrhequr pas vedi njė numėr tė konsiderueshėm votuesish. Prandaj SPD-ja do tė jetė e detyryar qė gjatė muajve tė ardhėshėm tė gjejė njė person tė tillė, kurse kandidati mė serioz pėr "violinėn e parė" tė zgjedhjeve tė ardhėshme ėshtė Andrija Jurkoviq, ministėr aktual federativ i tregėtisė. Jurkoviq jeton nė qytezėn hercegovase Ēapline dhe pikėrisht kjo rrethanė i ofron pėrparėsi reale, edhepse nė teritorrin e Hercegovinės SDP-ja deri tani nuk ka kaluar mirė. Pėrparėsia e Jurkoviqit qėndron edhe nė atė se ai ėshtė njeri i suksesshėm afarist dhe familjar, por poashtu ėshtė edhe njė orator shumė i mirė.

Pėrveē Jurkoviq-it SPD-ja fare lehtė mund tė nxjerrė nė sipėrfaqe edhe ndonjė atu tjetėr. Qė nga koha e zgjedhjeve tė fundittė pėrgjithshme nė BeH, tė mbajtura mė 11 nėntor tė vitit 2000, ende po vazhdojnė bisedat pėr antarėsimin e ish rektorit tė Sveuēilishtes sė Mostarit, Marko Tadiq, nė radhėt e kėsaj partie. Tadiq nė shumė paraqitje tė tij para opinionit ka shprehur afėrsinė e tij ndaj programit tė SDP-sė sė BeH, mirėpo hyrja e tij nė radhėt e kėsaj partie, megjithatė, ende nuk ėshtė realizuar. Krahas Tadiq-it nė SPD tė BeH mund tė gėdhijė edhe disidenti i njohur shumėvjeēar i Mostarit dhe oponenti i ashpėr politik i HDZ-sė dr. Sllavko Kukiq. Edhe pse Kukiq para opinionit shpesh ėshtė shfaqur se si nuk dėshiron tė hyjė nė asnjėrėn parti politike, ai, megjithatė, nuk e fsheh atė se ėshtė intelektual i orientimit tė moderuar tė majtė.

Pėr vendin e liderit kroat tė SPD-sė shfaq pretendime edhe Ivo Komshiq, nėnkryetar aktual i kėsaj partie. Mirėpo, sipas analizave tė mbėshtetura nė anketimet e opinionit publik, Komshiq te zgjedhėsit kroatė nuk ka ndonjė pėrkrahje serioze, kėshtu qė ėshtė e mundshme qė SDP-ja mos e kandidojė nė rrethin e parė. Pėrndryshe Ivo Komshiq, si kandidat i Partisė fshatare kroate, qė nė vitin 1996 u kandidua pėr postin e anėtarit tė Kryesisė sė BeH, mirėpo pėsoi disfatė nga Kreshimir Zubak, lider aktual i Nisjativės sė re kroate, por qė nė ato zgjedhje u paraqit si kandidat i HDZ-sė sė BeH.

Nga tėrė ajo qė u shėnua mė lartė shihet qartė se fushata parazgjedhore ka filluar dhjetė muaj para zgjedhjeve dhe se gjatė disa muajve tė ardhėshėm do tė ndodhin rirreshtimet tė tjera partiake, kėshtu qė zgjedhėsit shumė shpejtė do tė shohin se ēfarė opcionesh ofrohen, gjė qė nė njė farė mėnyre ėshtė edhe njė fakt pozitiv, sepse pothuaj nė tė gjitha zgjedhjet e viteve tė nėntėdhjeta shumica e partive kanė dalur para zgjedhėsve me pėrcaktimet kryesore programore vetėm disa ditė para vetė votimeve.

ZVONIMIR JUKIQ