AIM: start



MON, 11 FEB 2002 11:57:28 GMT

Edhe njė "rasti Ferhadije"

AIM Banjaluka, 2.02.2002.

Sapo u ngrit pluhuri pėr vėnien e gurthemelit pėr ndėrtimit tė xhamisė banjallukase Ferhadije, si njė rrufe nga qielli erdhi lajmi se Kėshilli Ekzekutiv i Mexhlisit tė Bashkėsisė Islame (KBI) nė Banjallukė kėrkon prishjen e ndėrtesės sė Fakultetit Elektroteknik, qė gjendet nė afėrsi. Sipas shkrimit nė "Glas serbskog" ("Zėri i serbėve"), KBI kėrkesėn e vetė e bazon nė nevojėn se lokaliteti i Xhamisė sė Ferhat Pashės do tė kthejė imazhin e humbur tė "ēarshisė sė vjetėr" me duēane tregtare, artizanatesh dhe hoteliere nga periudha e shekullit 16 deri nė shekullin 18. Sipas asaj qė shkruhej nė 'Glas srpskog', arsyetim tjetėr ėshte se 'objektet islame nuk do tė mund tė shiheshin nga tė gjitha anėt'.

Lajmet gazetareske nuk mundėn tė vėrtetoheshin nė Mexhlisin e KBI nė Banjallukė. Zėri i kėndshėm i sekretares u pėrgjigj se personi i autorizuar pėr dhėnien e informacioneve nuk ėshtė kėtu dhe se askush tjetėr nuk ka autorizim pėr kėtė. Gjithė tė tjerėt vėrtetuan se ekzistojnė kėrkesa tė KBI, por duke mos hyrė nė detaje tjera. Drejtori i Entit urbanistik tė Republikės Serbe (RS) Miroslav Vujatoviē ka pohuar se kanė ardhur kėrkesa nga KBI-ja pėr Propozim planit urbanistik 'Jug 7', duke shtuar se ėshtė e pabazuar.

"Plani ynė rregullues plotėson tė gjitha standardet bashkėkohore ekonomike, tregtare dhe prodhuese tė qytetit mesjetar qė ka njė numėr tė konsiderueshėm tė qytetarėve", thotė Vujatoviē. Kryeshefi i Shėrbimit pėr rregullim hapėsinor tė Kuvendit Komunal, Vladimir Glamoēiē, gjithashtu ka vėrtetuar kėrkesat e KBI-sė, por ka refuzuar t'i komentonte, duke shtuar se ende diskutohet pėr versionin pėrfundimtar tė propozimit.

Se rasti nuk ėshtė aq i thjeshtė e vėrteton edhe fakti se pėr tė ėshtė njoftuar edhe Zyra e Pėrfaqėsisė sė Lartė pėr BeH (OHR). Zėdhėnėsja e OHR-sė Sonja Pastuoviē ka thėnė se OHR-ja ėshtė e njohur me kėrkesėn e KBI-sė nė Banjallukė, duke shtuar se OHR pėr kėtė ēėshtje do tė bisdeojė me 'disa njerėz' qė 'nuk janė nga autoritetet lokale'.

Kėrkesa e kėtillė e KBI-sė nuk do tė kishte rėndėsi tė kėtillė politike sikur Fakulteti Elektroteknik tė mos gjendej nė tė njėjtin vend qė nga viti 1962. Kėrkesa pėr ndryshimin e vendimit urbanistik dyzetvjeēar u pėrjetua nga politikanėt dhe opinioni publik nė RS si njė paturpėsi e veēantė. Mė sė shumti reaguan politikanėt. Lidhja Popullore Demokratike (DNS) u kėrcėnua se nė rast se Mexhlisi i KBI-sė vazhdon me iniciativat e veta, do tė kėrkojė prishjen e ndėrtesės sė KBI-sė nga ndėrtesat e Ferhadijes sepse 'lutjet e pėrditshme tė zėshme pengojnė mėsimin nė Fakultet'. Zėdhėnėsi i DNS Ostoja Barashin thotė se kėrkesat e kėtilla tė KBI-sė tejkalojnė pragun e tolerancės sė njerėzve mė tolerantė nė RS. "DNS nuk do tė ishte befasuar me kėrkesat e kėtilla sikur Fakulteti Elektroteknik tė ishte ndėrtuar pas rrėnimit tė Ferhadijes mė 1993, por ėshtė i befasuar shkaku se Fakulteti ėshtė ndėrtuar para mė shumė se 20 vjetėsh", thotė Barashin.

Dekani i Fakultetit Elektroteknik Aleksandar Ilishkoviē kujton se shkaku i vėrejtjeve tė KBI-sė, pas tėrmetit tė vitit 1981, nuk u lejua vėnia e kulmit tė ndėrtesės sė fakultetit dhe ndėrtimit tė amfiteatrit dhe se pėr shkaqe tė njėjta u modifikua edhe vendimi tjetėr brenda vetė objektit. Plotėsimi i kėrkesės pėr prishjen e Fakultetit pėr tė, gjithsesi, ėshtė i papranueshėm. Edhe prefekti i Banjallukės Dragolub Davidoviq thotė se kėrkesa e KBI-sė pėr prishjen e Fakultetit Elektroteknik nuk ėshtė reale. Megjithatė, ai shpreson se ky kontekst do tė zgjidhet shpejt.

Pa marrė parasyshė optimizmin e politikanėve, qė bėhen proverbial shkaku se janė mėsuar qė krijimi i zhurmės sjell mė shumė dėm sesa dobi dhe se, para sė gjithash, priten qėndrime tė pėrmbajtura nė reagime, sepse rasti i fundit i Ferhadijes shton rrezikun e zgjerimit tė hendekut tė mosbesimit nė mes forcave politike nė BeH, por edhe ndėrmjet boshnjakėve dhe serbėve. Demonstratat tragjike tė vitit tė kaluar gjatė tentimit tė vėnies sė gurthemelit tė Xhamisė Ferhadije (7 maj), me ē'rast humbi jetėn njė boshnjak nga plagėt e marra gjatė goditjes me gurė, ndėrkohė qė ca tė tjerė mezi shpėtuan kokėn, dėshmoi se pėr vendosjen e mirėbesimit duhet mė shumė tolerancė dhe dialog politik, kurse shumė mė pak mbėshtetje nė autoritetin e OHR-sė dhe logjikėn ultimative. Fatkeqėsisht, njerėzit nga KBI-ja edhe nga ky rast nuk kanė nxjerrė mėsim, por vendosėn qė tė vazhdojnė me strategjinė e presionit pėrmes kėrkesave qė nuk janė reale. Sė kėndejmi nuk ėshtė aspak e ēuditshme theksimi i kėrkesės pėr prishjen e Fakultetit Elektrotehnik nė ēastin kur ripėrtrirja e Ferhadijes ende nuk ka filluar dhe qė nė Banjallukė konsiderohet si njė gjest qėllimkeq.

Nė qarqet politike, por edhe nė pjesėn mė tė madhe tė opinionit publik, KBI konsiderohet si mjet nė duart e partive ekstremiste boshnjake, prapa tė cilit fshehet strategjia pėr unitarizimin dhe islamizimin e BeH. Bashkėfolėsi i AIM-it, qė thotė se tenton tė kuptojė frustacionet dhe kėrkesat e tė gjithėve, shtron pyetjen se kujt i i duhet nėnēmimi i multikulturalitetit. "A duhet qė nė prag tė mileniumit tė tretė nėpėr Evropė tė ndėrtohen ēarshi mesjetare turke dhe a ėshtė nė frymėn e multikulturalitetit theksimi i historisė dhe remineshencave tė saj", thotė ai. Nė anketėn e bėrė nė mesin e banjallukasve nuk haset mirėkuptim rreth argumentit "pengimi i pamjes sė Ferhadijes". Pėrgjigja, kryesisht, orientohet rreth pyetjes: "A duam qė tė prishim objektet e ndėrtuara rreth shtėpive tė shenjta vetėm qė tė kėnaqemi duke i shikuar ato nga largėsia".

Pas gjithė kėsaj krijohet pėrshtypje se bashkėsitė fetare dialogun e ndėrsjellė e kanė zėvendėsuar me politizimin e realitetit, qoftė sipas logjikės vetanake ose si mjet nė duart e politikės ditore. Pesimistėt nė mesin e analistėve politik pohojnė se ekstremizmi fetar sforcohet shkaku i zgjedhjeve tė vjeshtės, qė mund tė jetė njė nga pėrgjigjet pėrsa i pėrket "rastit Ferhadije'.

BRANKO PERIQ