AIM: start



MON, 11 FEB 2002 12:00:51 GMT

Soko si Airforce One

Vendimi i Qeverisė sė Dernovshekut qė tė ketė avion tė vetin, i cili nė buxhetin e stėrngarkuar tė "futet" si "pėrgatitje ushtarake", ngriti mjaft pluhur nė opinionin e kėtushėm publik, pėrkundėr idesė se fluturakja pėrmes "njė rregullimi special teknik" me tė njėjtat shpenzime duhej tė kryente "misione zbulimi" tė sferės diplomatike dhe ushtarake.

AIM Lubjanė, 03.02.2002.

Nga ēasti kur sekretari i pėrgjithshėm i qeverisė sllovene Mirko Bandelj nė vjeshtėn e kaluar nėnshkroi marrėveshje me prodhuesin francez Deso (Dassault) me vlerė prej 35 milionė dollarėsh amerikan, nuk po pushojnė kritikat sporadike nė opinionin publik slloven drejtuar kabinetit tė Dernovshkeut. Nervozėn e paguesve tatimor e shkaktoi mėnyra se si qeveria vendosi tė bėnte pazar fluturaken e re - qė tė mund t'u iknin ngarkesave buxhetore dhe pyetjeve tė padėshirueshme, ministrat e kishin pėrfshirė avionin nė listėn e "pajisjeve tė domosdoshme ushtarake". Kėshtu ishte blerė Falcon 900 EX nga prodhuesi i lartpėrmendur francez, kurse tregtia nuk kishte neutralizuar reagimet e obliguesve tatimor.

Bėhet fjalė pėr avionin me 12 (sipas nevojės 19) ulėse, tri motora dhe me rreze fluturimi deri mė 8.332 kilometra. Kur afera u publikua ministri i mbrojtjes i Sllovenisė Anton Grizold u ishte prgjigjur pyetjeve tė gazetarėve pėr veprimin jologjor nė kėtė ēėshtje me "le tė padisin qeverinė",pasi qė rasti pėr njė kohė ishte fshehur nėn rrogoz. Tani gjithnjė e mė shumė shtohen kritikuesit. Njė nga shkaqet e kontestimit tė prodhuesit francez Desosė ėshtė fakti se kjo firmė, para disa vitesh, ishte e pėrzier nė "miton e helikopterėve" (afera Bel-August), qė pasoi me zėvendėsimin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė NATO-s Vili Klas (Willy Claes). Tė tjerė e konsiderojnė blerjen e avionit tė madh si iracional, veēmas pėr faktin se Falcon (soko) ėshtė mė i shtrenjtė se dy "airbusa" qė i shet Swissair dhe pse ėshtė i blerė si "pajisje ushtarake", qė do tė thotė se pėr mirėmbajtjen e tij nuk do tė jetė pėrgjegjės avio - transportuesi Adria Airways, qė do tė ndikojė edhe mė nė rritjen e shpenzimeve pėr mirėmbajtjen e avionit.

"Nuk jam kundėr qė Sllovenia tė ketė avion tė veēantė pėr qeverinė. Nė fund tė fundit pėr dy vjet njė pjesė e qeverisė sonė do tė gjendet nė Bruksel, kurse pjesa tjetėr nė Strazburg, saqė udhėtimi nė kėto dy lokalitete do tė bėhet pjesė e zyrtarėve tė lartė shtetėror sllovenė. Kjo nuk ėshtė e gjitha - nė mesin e tyre ka edhe nga ata qė me seriozitet kryejnė punėn e tyre, prandaj nuk do tė kenė kohė pėr tė humbur duke qėndruar nėpėr aeroportet evropiane ... Besoj se udhėtimi me avionin e vet nuk do tė jetė mė i shtrenjtė se sa me linjat e rregullta ajrore. Ėshtė joserioze se Sllovenia blen avion pėr fluturime pėrtejoqeanike, sikur Sllovenia tė bėhej nesėr pjesė e SHBA-ve e jo Unionit Evropian, gjegjėsisht sikur selia jonė tė ishte Uashingtoni e jo Brukseli... Qeveria, duke blerė avion tė ri pėr vetveten nuk ka blerė mjet pėr udhėtim relativisht tė lirė dhe tė shpejtė nėpėr Evropė, pėr ēka mendoj se do tė kishte tė drejtė, por njė mjet luksoz qė ka pėr qėllim theksimin e prestigjit. Nga njerėzit tė cilėt nė krizėn finansiare blejnė lodra tė kėndshme, "lodra" qė nuk do tu shėrbejnė si "mjete pune" por, para sė gjithash, si simbol, nuk ėshtė e mundshme tė pritet seriozitet gjatė "shtrėngimit tė rrypit" e aq mė pak se do tė jenė nė shėrbim tė qytetarėve tė vetė", vlerėson publicisti Miha Kovaē.

Po kaq hamendje shkaktuan informatat, qė qeveria pas disa muaj bisedash vendosi qė tė publikonte nė media, se avioni civil ėshtė fuur nė listėn e pajisjeve ushtarake. Arsyetimi u bazua nė pėrdorimin e "shumėllojshėm" e avionit pėr misione "mbrojtėse" dhe "tė zbulimit". Nga qarqet e ekspertėve ka dalė informacioni se varianti slloven i Falconit 900 EX francez do tė konstruktohet edhe pėr xhirimin e inēizimit tė sipėrfaqes sė tokės nga ajri. Qeveria, pėrsa i pėrket pyetjes pėr montimin e kamerave, u pėrgjigj negativisht, se kėsi kamerash "tani nuk janė vendosur", por pranoi se nė avion "do tė ndėrtohet teknikė speciale qė, sipas mundėsive, do tė mundėsoi punė tė shumėllojshme"...

Pėrdorimi i mjeteve ushtarake (pontonė, helikopterė, kamiona, mekanizėm) nė sferėn civile ėshtė praktikė e njohur nė Slloveni - kjo ėshtė pjesė e ēdo debati pėrsa i pėrket investimeve tė reja nė pajisjet ushtarake. Shfrytėzimi i mjeteve civile pėr nevoja ushtarake (avione civilė, por edhe automjete dhe mekanizma tė personave privat) nė Slloveni gjatė viteve tė fundit ka shkaktuar mjaft diskutime, sepse prishet linja e hollė e kufizimit tė sferės ushtarake dhe civile. Qė gjithēka tė jetė e padėshirueshme dėshmon edhe inkuadrimi i ushtrisė aty ku ushtarėt nuk kanė se ēka kėrkojnė. Kjo nuk i pengoi emisarėt slloven qė gjatė blerjes sė avionit tė porosisin jo vetėm kapacitetin pėr mbartjen e zyrtarėve, por edhe pėr "pėrkrahje nė rast tė evakuimit tė njėsive sllovene qė bashkėpunojnė nė operacionet paqėsore", "transport tė shpejtė tė pjesėve rezerve dhe teknikės sė Ushtrisė Sllovene", madje edhe "mbartjen e armėve nė misionet e Partneritetit pėr Paqe", "udhėtimet komerciale" dhe mbartjen e "deri tre tė plagosurve apo tė sėmurėve" me ndihmėn e pajisjeve pėr ndihmė urgjente, qė ėshtė blerė sė bashku me helikopterėt ushtarak "cougar" (AS532 AL).

Pėrdorimi i "sokolit" qeveritar, jo vetėm nė sferėn civile, por edhe nė atė ushtarako-zbuluese, mund tė shkaktojė probleme tė ndryshme - nga pengesat nė ndonjė marrėveshje ndėrkombėtare deri tek cenimi i jurispondencės sė shteteve tė veēanta. Xhirimi i territorit tė shtetit tjetėr nga ajri, edhe sikur aty tė ishte nė avion njė mysafir i veēantė, qoftė ky kryeministėr i shtetit fqinj, parimisht nuk lejohet dhe konsiderohet si spiunazh. Bėjnė pėrjashtim disa marrėveshje ndėrkombėtare qė fluturimet vėzhguese i konsiderojnė si ēėshtje tė mirėbesimit tė ndėrsjelltė. Sllovenia, pėr shembull, ėshtė nėnhskruese e marrėveshjes "Qielli i hapur", qė e kanė nėnshkruar anėtaret e OEBS-a mė 24 mars tė vitit tė kaluar nė samitin e Helsinkut. Nė pėrputhje me marrėveshjen, shtetet nėnshkruese kanė mundėsi qė pėrmes vėzhgimeve ajrore t'ua kontrollojnė shteteve tjera armatimin dhe instalimin ushtarak. Praktikimi i marrėveshjes mvaret nga resurset e shteti t tjetėr, qė do tė thotė se praktikisht marrėveshja ėshtė "asimetrike", sepse mundėson kontrollimin e shteteve tė vogla nga ana e shteteve mė tė mėdha. Sllovenia tani nuk ka pajisje pėr xhirimin nga ajri, kėshtu qė pjesėn e vet ua ka lėshuar avionėve tė jashtėm. Pėrfaqėsuesit e Ushtrisė sllovene kanė xhiruar territorin e Britanisė sė Madhe dhe SHBA-ve me ndihmėn e forcave ajrore britanike dhe amerikane kanė xhiruar territorin, kurse si shėrbim kthyes sėrish me fluturaket e veta xhiruan nga ajri territorin e Sllovenisė.

Kėshtu "soko" pėr Slloveninė do tė thotė njė lloj emancipimi pėrsa i pėrket mekanizmit dhe kontrollit tė fuqive tė mėdha ose sė paku aq sa pėr SHBA-tė nėnkuptonte U-2 e spiunazhit mbi Bashkimin Sovjetik. Zyrtarėt qeveritar thonė se avioni civilo - ushtarak i kryeministrit nuk paraqet diēka tė veēantė apo ndonjė risi, kurse fluturimet "hulumtuese" mbi territorin e huaj janė tė paralajmėruara kaherė, prandaj nuk ka kurfarė rreziku qė shkaku i mosmarrėveshjes tė rrėzohet avioni i kryeministrit nėn dyshimin pėr spiunazh. Fluturimet e sokolit slloven me kamera tė vendosura nė ēastin kur do tė gjenden jashtė hapėsirės ajrore sllovene do tė jenė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare (atėherė kur kryeministri ėshtė nė mision diplomatik), prandaj kritikuesit e burokracisė sė Drnovshekut thonė se duhet tė merret nė konsideratė transformimi i avionit civil. Sllovenia shkaku i "gabimit nė navigacion" (pėr ēka nuk kishte dhėnė pėrgjegjėsi) njėherė kishte rėnė nė hall tė kėtillė, kur njė furgon slloven i spiunazhit nė afėrsi tė Zavrcas ra nė kthetrat e patrullės policore kroate. E njėjta gjė do tė ndodhte nė rast tė nisjes sė avionit nė mision diplomatik, me zyrtarėt brenda dhe me kamerat e shpiunazhit nė flatra, qė do tė kishte pasoja mjaft tė padėshirueshme.

IGOR MEKINA