AIM: start



SAT, 16 FEB 2002 14:12:45 GMT

Si u armatosėm: Municioni i Uzhicės pėr BeH

AIM Banjallukė, 09.02.2002.

Menjėherė pasiqė deputeti nė parlamentin serb, Borisav Peleviē - njė nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Zhelko Razhnjatoviq Arkanit, nė kohėn e luftės dhe pas luftės - tha nė njė konferencė shtypi se ka dokument ushtarak ku shihet qartė se fabrika e municionit "Prvi partizan" nė Uzhicė, para dhe gjatė fillimit tė luftės nė BeH u ka shitur armė muslimanėve dhe kroatėve, disa gazetarė nga Uzhica, me vendim nga redaksia, sa nuk u bėnė vėzhgues ushtarak. Dhe derisa tė tjerėt po heshtin, gazetarėt thuajse kanė mbledhur tė gjitha pjesėt e mozaikut tė kėtij rrėfimi, ndėr tė tjera edhe kėtė: pjesa e parė e municionit nė BeH shkoi nė Dervent, nė adresė tė firmės "Kolt", pronė e Reshad Mujkiēit, kurse pastaj nė Novi Travnik, nė adresė tė Marinko Mareljes, lider i i BDK-sė sė atjeshme. Informatat, deri tek tė cilat erdhėn gazetarėt, thonė se nė Beograd ish -ministri i brendshėm i policisė sė BeH Alija Delimustafiē ishte inkuadruar i fundit nė blerjen e municionit pėrmes firmės "Ceneks". Njė bashkėfolėsit i gazetarit pėrmend se Delimustafiēi u pajis me municion nga Uzhica, kurse nė kohėn e luftimeve mė tė mėdha nė Bosnjė ia kishte shitur Armatės sė BeH.

Kur gazetarėt kishin botuar gjithēka, u prononcua edhe udhėheqėsia e "Prvi Partizanit". Nė komunikatėn e shkruar, kryesisht "tė kujdesshme" praktikisht vėrtetoi gjithė zbulimet e gazetarėve. "Gjatė vitit 1991, siē thuhet nė disa mjete pėr informim, ndėrmarrja "Prvi partizan" i kishte dėrguar sasi tė municionit firmave tė ndryshme nė BeH. Ėshtė fakt se para dhe pas porosive u shqetėsua opinioni nė "Prvi partizan" dhe mė gjėrė, para sė gjithash pėr shkak tė dyshimit se ky municion mund tė arrinte nė duart e ekstremistėve qė luftonin kundėr APJ-sė. Drejtori i atėhershėm Radomir Vishnjevac kėto kritika nuk i mori parasyshė. Udėheqėsia e tanishme, qė e udhėhoqi "Prvi partizan" nga viti 1998, konsideron se shitja e municionit firmave tė BeH, gjatė vitin 1991, edhe pse e bėrė me dijen e organeve kompetente, nuk duhej bėrė pėr shkaqe morale, sepse nė Kroaci qė atėherė bėhej luftė kundėr APJ-sė sė rregullt dhe pritej qė municioni tė kalonte nė "anėn tjetėr", thuhet nė komunikatėn e udhėheqėsisė sė "Prvi Partizanit" dhe shtohet se udhėheqėsia e tanishme ka ngritur disa padi penale kundėr drejtorit tė dikurshėm Radomir Vishnjevcit.

Prokurori publik i qarkut Branimir Petronijeviē tė njėjtėn ditė deklaroi se paditė penale kundėr Vishnjevcit nuk kanė tė bėjnė me tregėtinė e municionit, por pėr vepėr penale pėr sa i pėrket marrėveshjes sė pavolitshme dhe keqpėrdorimit tė autorizimeve nė periudhėn nga viti 1996.

Dhe derisa nė Beograd, Banjalukė, Sarajevė dhe kudo tjetėr nė Ballkan, por edhe nė Hagė, vėrtetohen tė gjitha mėkatet e paraluftės, gjatė luftės dhe pasluftės tė Alija Delimustafiēit, dy gjashtėdhjetvjeēar anonim nga thellėsia e Serbisė pas 11 heshtje folėn zėshėm pėr punėn qė mė sė paku me vullnetin e tyre ishin marė nė vitin 1991 dhe nė muajt e parė tė vitit 1992. Njė punė qė padyshim ishte bėrė nė pajtim dhe kontroll tė kreut ushtarak dhe politik tė Serbisė, gjegjėsisht me marrėveshje tė individėve nga regjimi serb dhe pėrfaqėsuesve tė lartė tė kroatėve dhe boshnjakėve nė Bosnjė, pėrfshirė edhe Aliju Delimustafiē.

Slobodan Celikoviē, vozitės i fabrikės ushtarake "Prvi partizan" nga Uzhica dhe kolegu i tij Miodrag Poliē para disa ditėsh folėn pėr ngjarjen e vitit 1991 dhe muajt e parė tė vitit 1992 kur me vendim tė punėdhėnėsve tė tyre, nga Uzhica deri tek disa vende nė BeH kishin mbartur dhjetra tonelata municion dhe ua kishin dorėzuar njerėzve qė i njihnin, siē thonė, si "armiq tė serbėve". Nė kėto udhėtime madje ishin maltretuar nga ekstremistėt boshnjak dhe kroat - ata qė ua kishin dorėzuar municionin. Ata nė atė kohė, beson Celikoviē, me siguri kishin shtyrė nė rrethinėn e Nevesinjit kundėr djalit tė tij, rezervist nė njė nga njėsitė e pėrbėrjes sė korpusit tė Uzhicės.

Ēelikoviē, Poliē, por edhe udhėheqėsia e tanishme e "Prvi Partizanit" nga Uzhica, ditėve tė fundit pranuan tė vėrtetėn "e hidhur" - se fabrika e tyre, nė kohėn derisa ushtarėt nga Uzhica, Valjeva, Kragujevci dhe Ēaēaku rrinin nė baltėn e Sllavonisė dhe nė shkėmbinjt hercegovinas, u shiste 94 tonelata municion kroatėve dhe boshnjakėve nė BeH, kurse mė herėt edhe 147 tonelata sllovenėve. Miliona marka nga kjo punė, qė nuk ėshtė fshehtėsi, u shfrytėzuan tė ardhurat e ushtarėt, e mbase edhe pėr arkivolet e ushtarėve nga Shumadija dhe nga Zllatibori. Ditėve tė fundit u ndriēua njė nga punėt mė tė ndyta qė e bėri ish-regjimi serb nė fillim tė nėntėdhjetave.

Marinko Marelja, kryetar i BDK-sė nė Novi Travnik, deri nė fillim tė luftės "xhandar" i thjeshtė, udhėtoi mė pesė shtator 1991 nė Uzhicė dhe qėndroi nė hotelin "Zlatibor". Sė bashku me tė nė tė njėjtin "audio" tė bardhė udhėtoi edhe njė njeri me mbiemrin Drazhiq, nga babai Nika. Pėr koinēidencė nė recepcion kėtė mbrėmje punonte A. Rankoviē, njė djalosh qė ishte shpėrngulur nė Uzhice nga Novi Travniku. Natyrisht, A.Rankoviqi e njohu Marelin, kurse Mareli nuk e njohu atė. Tė njėjtėn mbrėmje nė restoran darkuan sė bashku Marel, Drazhiē dhe Radomir Vishnjevac, drejtori i atėhershėm i fabrikės ushtarake "Prvi partizan", qė njė kohė kishte punuar pikėrisht nė Novi Travnik.

A.Rankoviq nuk e din se pėr ēka kanė biseduar atė mbrėmje Vishnjevac dhe Marel, por pėr ēdo rst tė nesėrmen nė mėngjes i telefonoi xhachait tė tij, Gjorgje Rankoviēit, ndihmės prokurorit qarkor nė Uzhicė. "E saktė, mė thirri nė mėngjes me telefon dhe tha se mbrėmė nė hotelin "Zlatibor" e njohu liderin e BDK-sė nė Novi Travnik, Marinko Marel. Mė tha se Radomir Vishnjevac kishte darkuar me Marelin. Pėr gjithēka kisha informur policinė, por nuk kisha marė asnjė informatė kthyese", kujton sot Rankoviēi, qė edhe mėtej kryen funksionin e ndihmės prokurorit qarkor nė Uzhicė.

Disa ditė mė vonė, shoferi i kamionit nė "Prvi Partizan", Slobodan Celikoviē kishte marrė vendim qė sė bashku me kolegun e vet dhe barrėn prej disa tonelatash municion u nisėn drejt BeH. Mė sė pari, kujton kėto ditė Ēelikoviqi, njė ton municion shkarkuan nė adresėn e caktuar nė vendbanimin sarajevas Markale, kurse pastaj u nisėm drejt adresės tjetėr, drejt Novi Travnikut. "Para Travnikut vrapoi na doli njė ushtri. Lart uniforma tė maskuara, poshtė farmerka, tė armatosur me kalashnikovė. Na pyetėn se ēka vozisim. Ne, natyrisht, ua themi, kurse ata na detyrojnė tė dalim jashtė dhe tė shtrihemi me kokė pėr toke.

Fytyra ime nė njė hithėr, kurse dėgjoj se si thotė njėri: "Aj t'i vrasim si ata mbrėmė!" Pėr fat, tjetri propozoi qė mė sė pari tė presin komanduesin. Presim dhe derisa presim na detyrojnė tė hamė bar. Kur vjen komanduesi, kėrkon vendimin, kur e pa se malli ėshtė pėr Marelin thotė: "Ėshtė pėr njeriun tonė". Kėta njerėz tė tmerrshėm na dėrguan deri nė Novi Travnik ku para njė kafiēi e gjetėn Marelin. Hapėm rimorkion e kamionit. Njerėz me vetura dhe regjistrime tė ndryshme, zagrebase, dobojase, mostarase, sarajevase, filluan qė tė vinin nga tė gjitha anėt dhe tė mbushnin gepekėt me tre tonė municion", rrėfen Celikoviq, duke mos lėshuar rastin qė tė pėrmend se kishte parė mjaft simbole ustashe. "Mareli mė pėrshėndeti nė fund dhe tha se pret edhe mjaft tonelat municion nga Uzhica", kujton Ēelikoviqi.

Nė tė njėjtėn rrugė, me ngarkesėn e njėjtė, por nė fillim tė vitit 1992, u nis edhe vozitėsi i "Prvi partizanit", Miodrag Poliq. "Suvozac dhe unė u nisėm pėr rrugė nė orėt e hershme tė mėngjesit he arritėm nė Travnik diku ka mesdita. Derisa e kėrkonim Marelin disa njerėz na pėrsėrisnin apelin e njėjtė: "Vėllezėr serb, mos u shisni shumė municion se do tė na vrasin si lepuj!". "E kuptonim gjithė kėtė, e kishim tė vėshtirė, por nė fund e gjetėm Marulin dhe shkarkuam 160 sandukė me municion. Pastaj shikonim nga veranda se si parkoheshin para sanduqeve automjetet dhe disa njerėz hapnin gepekėt", rrėfen Polic.

Atėbotė disa punėtorė tė "Prvi partizanit" nuk u pėrmbajtėn. Borivoje Dagoviē dhe Radomir Bogdanoviē mė 22 mara 1992 shkruan letėr dhe njė kopje e dėrguan edhe nė adresė tė kryetarit tė Republikės sė Serbisė, Slobodan Milosheviqit, kryetarit tė qeverisė sė Serbisė, kryeshefit tė Qarkut tė Zllatibori.

"Dėshirojmė tu njoftojmė se fabrika jonė "Prvi partizan - Prodhimi i dedikuar" para luftės nė BeH ka bėrė dėrgesa tė municionit pėr krerėt e utashėve nė Dervent dhe Novi Travnik (Marinko Mareli dhe vėllezėrit Mujkiq), tė njohur edhe sot si shef tė autoriteteve ustashe nė kėto qytete. E kemi njoftuar policinė, armatėn, deputetėt republikan nga Uzhica (Predrag Mijailoviq dhe Ivan Milutinoviq) si dhe ish nėnkryetarin e Kuvendit tė Serbisė, Paviē Obradoviq dhe Borivoje Petroviq. Fatkeqėsisht, nuk janė marrė kurfarė masash, kurse tė njėjtit persona kryejnė funksionet si edhe mė parė..."

Shkaku i kėsaj letre nė "Prvi partizan" ėshtė dokumenti me shenjėn "mjaft e besueshme" nga 1 tetori i vitit 1991. Dokumenti ėshtė dėrguar nė shumė adresa ushtarake dhe policore, nėnshkruar nga Zheljko Mediq, udhėheqėsi i sektorit pėr vetėmbrojtje nė "Prvi partizan". Aty pėrmendet se "nga njė marsi deri mė 30 shtator 1991 kah Sllovenia kanė shkuar 147, kurse nė drejtim tė Bosnjė e Hercegovinės 94 tonelata municion".

E vetmja pėrgjigje ndaj gjithė kėtyre apeleve arriti nga udhėheqėsia e atėhershme e "Prodhimeve tė dedikuara", qė nė letrėn Kėshillit tė punėtorėve kėrkoi suspendimin nga puna tė individėve tė caktuar tė cilėt "shqetėsojnė opinionin me dezinformata". Njėkohėsisht, drejtori Radomir Vishnjevac nė atė kohė, nė intervistėn pėr javoren beogradase "Srpska rec" demantoi vetveten, por tėrthorazi zbuloi "thelbin e rrėfimit": "Sa i pėrket akuzave se u shesim municion ustashėve, ēetnikėve ose muslimanėve mund tė them se ne asnjėherė nuk mundemi ta bėjmė kėtė, as qė duam tė merremi me vėrtetimin se kush ėshtė blerėsi ynė. Ne asnjė plumb nga kjo fabrikė nuk ia kemi pėrgatitur asnjė blerėsi pa lejen e MPB-sė republikane".

Vishnjevac atėherė i iku pėrgjigjes nė pyetjen se nė ēfarė mėnyre janė paguar prositė pėr municionin nė BeH, por jo edhe rrėfimit se miliona marka nga BeH arritėn nė "Prvi partizan" nė gepekėt e "golfave" me tabela sarajevase dhe mostarase. E sė bashku me ta edhe njė "audi" tė ri tė cilin Vishnjevaci e voziste gjaatė viteve nė vijim derisa e ushtronte funksionin e drejtorit, derisa ishte dėbuar nga "Prvi paritizani", nė vitin 1996.

Nė Uzhicė sot gati tė gjithė e dijnė njė nga punėt mė tė ndyta tė regjimit tė dikurshėm serb, pėrveē vendit se ku gjendet Radomir Vishnjevac, i lindur diku nė Bosnjėn e mesme. Madje dihet se edhe gjenerali i ndjerė Milutin Kukanjac, ish-komandanti i APJ-sė nė Bosnjė, nė njė intervistė para dy vitesh, kur u shkyē mikrofoni, hapi krahėt dhe pyeti: "Ēka kam mundur tė bėj nė atė kazermė dhe nė rrugėn "Dobrovoljaēka" nė Sarajevė kur udhėheqėsia ime politike dhe ushtarake nė Beograd ndėrpreu ēdo komunikim me mua, kurse prapa shpinės sime furnizonte me municion armiqtė e APJ-sė! Kėtė e bėri qė dikush t'i vriste gjithė ushtarėt e mi qė pastaj dikush nė Beograd tė kishte shkas ta rrafshonte pėr toke gjithė Sarajevėn!"

ZORAN TMUSHIQ

Do You Yahoo!? Got something to say? Say it better with Yahoo! Video Mail