AIM: start



WED, 20 FEB 2002 12:01:56 GMT

Slovenia dhe NATO-ja

Dikur ne limanet tona ishin te deshirueshme anijet ruse, sot jane te deshirueshem destrojeret amerikan. Dikur Janez Janshes i pengonin disa kilotone eksploziv berthamor ne Split, sot nuk i pengojne as ne pragun e shtepise, ne Kopri, disa megaton nga i njejti eksploziv. Kush e kupton kete?

AIM Lubjane, 12.02.2002.

Athua politikanet e ketushem nga frika se Sllovenia do te bjere nga lista e anetareve te reja te Natos filluan te bejne veprime te pamenduara? Ka gjithnje e me shume shkaqe per keto pohime. Nje nga treguesit e fundit eshte nderrimi i shpejte i ligjit te aprovuar detar. Slovenia aprovoi ligjin e ri detar, kurse nje pjese e tij parashihte kufizim per anijet me ngarkese nukleare per te notuar ne ujerat sllovene; tani me iniciative te Partise Socialdemokrate te Janez Janshes arriti ne procedure parlamentare amandamenti qe duhet te fshije kufizimin e permendur. Propozimi i Janshes paradoksalisht perkrahet edhe nga shumica e koalicionit qeveritar (edhe pse ajo e meparshmja votoi per ndalim) dhe pranohet se vendimi i permendur gabimisht ishte gjendur ne ligjin detar, kurse "gabimi" nuk do te rendonte ne llogari te deputeteve, sepse per te jane fajesuar ekspertet e ministrise se komunikacionit.

Ligji i permendur, qe u miratua kah fundi i marsit dhe vlen deri ne prill te vitit 2001, eshte nje dokument qe permban 999 nene. Ne shume vende permenden nendeteset berthamore dhe anijet me armatim berthamor, gjegjesisht menyrat e "kalimit te parrezikshem" neper detin territorial slloven.

"Vizita dhe qendrimi i anijes se huaj me arme berthamore dhe anijes se huaj luftarake - ushtarake nuk do te lejohet ne rast se kjo vizite cenon sigurine e Republikes se Sllovenise," thote nje nga nenet kontestues te Ligjit detar. Grupi i deputeteve te Partise Socialdemokrate ne krye me te nenshruarin e pare Janez Janshen per shkak te ketyre percaktimeve qe nga 7 maji i vitit 2001 e futi ne procedure parlamentare propozim ligjin e ri.

Jansha dhe shoket kerkojne qe me procedure te shkurte te hiqet nenin i tete kontestues ku ministri i mbrojtjes miraton lejen per viziten e anijeve te huaja me armatim berthamor, gjegjesisht me ngarkese berthamore. Grupi i deputeteve te PSD-se pohon se ky nen "demton perpjekjet e Sllovenise per anetaresim te shpejte ne NATO dhe ne integrimet tjera evropiane, sepse pamundeson notimin e anijeve me ngarkese berthamore ne ujerat territoriale sllovene". Kjo do te thote se "ne te ardhmen nuk do te mund te qendronin anijet e huaja luftarake dhe nendeteset berthamore qe i ka ne perberjen e vet NATO-ja, qe do te paraqiste problem per inkuadrimin te Sllovenise ne kete Aleance, por edhe gjate mbrojtjes se sigurise kombetare", vleresojne kreret e PSD-se.

Eshte interesante se perpjekjet e psd-isteve hasen ne mirekuptim edhe nga deputetet e partive ne pushtet, para se gjithash PLD-se se Dernovshekut dhe Partise Popullore qe eshte ne koalicion. Me e permbajtur eshte Lista e bashkuar (ish-komunistet) qe me muaj te tere kane bere presion qe shteti sa me pare te hyje ne NATO. Pjesetaret e ri te kesaj partie paralajmerojne demonstrata, kurse vetem dy parlamentare perkrahin nderrimin e Ligjit detar. Keshilli parlamentar per infrastrukture dhe mjedis perkunder kesaj vazhdoi risine me hap te shpejtuar. Miratimin e kontestoi deputeti Aurelio Juri, me verejtjen se NATO - ja asnjehere nuk ka kerkuar nga Sllovenia qe ta fshije kete nen ne ligj. Ai shprehu cudi se qeveria e sajon kete risi, vecmas kur nga miratimi i Ligjit detar nuk ka kaluar as edhe nje vit. Juri konkludoi se e gjithe kjo tregon per nje "gjendje inferiore te politikes sllovene ndaj NATO-s", sepse "raportet mes partnereve shprehen permes dialogut te barabarte dhe jo permes te te sherbyerit e servilitetit".

Eshte e parendomte fushata agresive qeveritare per inkuadrimin e Sllovenise ne NATO, pa kurfare "sigurimi" dhe mburoje, qe ka shkaktuar dyshim te nje pjese te opinionit publik, kurse eshte shkas per hulumtimin e opinionit publik qe e publikoi agjencioni Ninamedia ne prill te vitit te kaluar, pra ne kohen kur u miratua Ligji detar.

Nga 700 te anketuar 88,5 % hodhen poshte mundesine per perqendrimin e armeve berthamore ne token sllovene. Te njejtin disponim e verteton edhe anketa e re. Se frika e te anketuarve nuk eshte e paarsyeshme tregoi edhe miratimi i strategjise se re te NATO-s, permes dokumentit me shenjen NC-400/2, qe vlen prej 19.05.2001. Dokumenti permban strategjine e re ushtarake, sipas se ciles anetareve te NATO-s u lejohet qe me pare te perdorin armatimin berthamor. Pra nuk behet me fjale per te drejten e hakmarrjes (retaliation), por per perdorimin e armatimit berthamor gjate kthesave preventive, per sulm te "pare".

I njejti dokument permend edhe mundesine e armatimit berthamor kunder shtetit qe nuk ka armatim berthamor, perkunder faktit se fuqite e medha ne OKB zyrtarisht angazhohen per heqjen e cdo armatimi berthamor. Qe gjithcka te jete me e veshtire, te njejten doktrine per "sulm te pare" e miratoi edhe ministria ruse e mbrojtjes.

Eshte e qarte se nuk behet fjale vetem per nje loje me armatim te rrezikshem, por eshte e papranueshme edhe nga aspekti juridik. Nje doktrine e ketille ushtarake e NATO-s eshte ne kundershtim me nenin 124 te Kushtetutes se Sllovenise qe ndalon luften agresore. Pra e njejta doktrine sipas Gjykates Nderkombetare te Hages paraqet cenim te te drejtes nderkombetare - jane te papranueshme armet qe per shkak te pasojave ne natyre shkakton shkaterrim joselektiv te popullates civile te ndonje shteti.

Dihet se kujt nuk i konvenon ligji pet ndalimin e hyrjes se armeve berthamore ne token sllovene - para se gjithash SHBA-ve qe e ka zgjedhur Koprin si nje baze logjistike per furnizimin e kontigjenteve te SFOR-it ne Bosnje. Kopri tashme ka kaluar "testin". Para nje viti perkunder protestave te organizates "Neutro" (kunder inkuadrimit ne NATO, per neutralitet te Sllovenise), ne limanin me te madh slloven notoi nendetsja berthamore "Norfolk", per shkak te "vizites miqesore". Kjo vizite u paraqit ne mediumet e vendit u paraqit si pjese e "bashkepunimit bilateral te Sllovenise dhe SHBA-ve" dhe shembull "i forcimit te marredhenieve dhe mirebesimit ndermjet dy shteteve"; kurse politikanet shkuan metej duke pohuar se Sllovenia me kete vizite tregoi se "eshte kualifikuar per anetaresim ne NATO dhe eshte e gatshme qe te marre pergjegjesine e vet persa i perket sigurise kolektive, ne kuader te kandidates se perhershme per anetresim ne NATO".

Ne fund duhet permendur edhe autorin qe ka merita per risine ne propozim ligjin e ri detar. Ai eshte Janez Jansha, i cili ne "Mladina" para tetembedhjete vitesh, 14 qershor 1986, ne artikullin me titull "Mysafiri i paftuar ose arma berthamore ne vendin tone", kishte kritikuar ashper viziten e anijeve berthamore sovjetike ne Split. "Behet fjale per dy anije te Flotes detare sovjetike, qe gjykuar sipas te gjitheve admiraliteti rus hyri ne Mesdhe per perforcim te flotes mesdhetare ne kohe krize. Nje nga anijet eshte shkaterruesi raketor kunderdetar 'Marshal Vasiljevski', kurse tjetra eshte fregata kunderdetare Krivak II 'Raziteljni'. Keto anije jane te pajisura, sipas te dhenave te publikuara ne mbrojtjen tone, me projektile kunder nendeteseve SS-N-14 qe shkrepin torpedo te mbushura me 100 kilogram eksploziv klasik ose me mbushje berthamore nga 1 deri 5 kiloton.

Shkaterruesi ka tete, kurse fregata kater projektile te ketille. Te paramendojme se raporti ndermjet projektileve klasike dhe berthamore eshte 50:50, qe do te thote se shkaterruesi ka ndermjet kater dhe 20 kiloton mbushje berthamore, kurse fregata pergjysme. Ne limanin e Splitit, per me shume se nje jave, ka mjaft arme berthamore qe ne rast te sulmit te ketyre anijeve ose te ndonje fatkeqesie, aktivizimi i eksplozivit do te rrafshonte pertoke Splitin dhe rrethinen e tij. Nese kemi parasyshe situaten e tendosur ne kete pjese te botes dhe faktin se anijet ishin me detyre ushtarake, ia vlen te paramendojme se sasia berthamore eshte shume me e madhe se sa e parashohim. Nuk duhet harruar se Spliti, prej se kane notuar anijet sovjetike, eshte ne shenjester te armatimit kundershtar, sepse satelitet amerikan dhe anijet vezhguese kane ndjekur levizjen e cdo anije neper Mesdhe, qofte edhe e vogel. I kemi qene ekspozuar nje rreziku te dyfishte perderisa Tanjugu informonte per nje vizite miqesore. A duhet qe te permendim reagimet qe u shkaktuan ne Australi para disa vitesh kur anijet amerikane me armatim berthamor levizen ne ujerat e saj. Demonstrata, peticione, per pak edhe krize qeveritare. Kurse tek ne terhoqi vemendjen ndaj kesaj "vizite" vetem nje pllakat, i cili u hoq vetem pas gjysme ore... Se populli, gjegjesisht opinioni publik, vendos per sa i perket politikes sone te jashtme, prandaj se paku do te kerkonte doreheqjen e ministrit te puneve te jashtme..." shkruante i riu Janez Jansha.

Sot eshte krejt ndryshe. Dikur ne limanet tona ishin te deshirueshme anijet ruse, sot jane te deshirueshem destrojeret amerikan. Dikur Jansha ishte paqesor, kurse sot eshte ithtar i shqetesuar i NATO-a dhe intervenimeve ushtarake. Dikur Janez Janshes i pengonin disa kilotone eksploziv berthamor ne Split, sot nuk i pengojne disa megaton nga i njejti eksploziv ne pragun e shtepise, qofte "Norfolk" ose ndonje anije tjeter ne Koprin slloven. Kush mund qe ta kuptoje kete?

IGOR MEKINA