AIM: start



WED, 20 FEB 2002 11:40:19 GMT

Prej vetadministruesve deri te obliguesit tatimor

AIM, Sarajevė 18.022.2001

Konkursi me pagesė i ministrisė kantonale tė finansave qė u publikua nė ditėt e para tė janarit nėpėr gazetat ditore, tek shumica e sarajevasve kaloi pa mos u vėrejtur fare. Esenca e tij obligonte, pėr herė tė parė, tė gjithė qytetarėt qė kanė banesė tė tyre, shtėpi, automobil dhe pronė tė ngjashme, duhet deri nė fund tė janarit qė t'i lajmėrojnė nė entin tatimor qė tė mund tė llogaritet tatimi.

Siē shkruhej me germa tė imėta nė fund tė konkursit, tatimi do tė kishte vlerėn vjetore tė tatimit prej njė marke pėr njė vit, kurse pėr automobila 50 deri 100 marka pėr njė vit. Kjo do tė thotė se banesa mesatare dydhomėshe prej 60 metrash katrorė do tė ketė po kaq marka tatimin vjetor. Mosparaqitja e kėsaj prone deri nė fund tė janarit solli edhe dėnime prej 200 deri 2.000 marka.

Atė qė ua kumtuan qytetarėve nė fakt ishte esenca e ligjit qė Kuvendi Kantonal i Sarajevės e kishte miratuar nė mbarim tė vitit tė kaluar, qė kishte kaluar pa u vėrejtur as nga mediumet. Nuk dihet nėse ishte shkak mngesa e parave pėr tė blerė gazeta ose diēka tjetėr, por interesimi i qytetarėve pėr tatimin e ri ishte shumė i vogėl. Sipa llogaritjeve tė autoriteteve rezulton se nė rajonin e kantonit tė Sarajevės ka 250 deri 300 pronarė tė banesave, shtėpive dhe automobilave, tė cilėt duhet qė tė sjellin nė buxhet sė paku shtatė milionė marka pėr njė vjet. Ftesės sė njėsisė tatimore iu pėrgjigjėn mė pak se dhjetė mijė qytetarė, prandaj Qeveria me zemėrgjėrėsi paralajmėroi zgjatjen e afatit pėr paraqitje.

Nė ndėrkohė u "zgjuan" edhe mediumet, kurse reagimet e qytetarėve u fokusuan rreth asaj se nuk kanė me ēka ta paguajnė. Pėrveē kėsaj, qytetarėt e konsideruan si tė padrejtė tė tė jetė e njėjtė vlera e tatimit pėr njė familje katėranėtarėshe dhe pėr ata qė jetojnė tė vetėm nė banesėn me tė njėjtėn madhėsi. Tek tatimi pėr automobilat qytetarėve nuk u pėlqeu ajo se duhet paguar tė njėjtin tatim si pėr veturat e reja gjithashtu edhe vjetėrsinat dhjetėra vjet tė vjetra.

Qė konfuzioni nė kokėn e qytetarėve tė jetė mė i plotė, u angazhuan komunat sarajevase, tė cilat secila pėr vete, nxituan qė tė miratonin vendimet e veta pėr lartėsinė e tatimeve pėr shtėpitė dhe banesat, qė ishin nė kolizion me vendimet e mėparshme tė miratuara nė nivel kantonal. Thjeshtė, sipas interpretimit komunal tė Kushtetutės, tė hyrat nga kėto tatime duhet qė tu takojnė atyre, kurse nė Kanton konsiderojnė se kėto para duhet qė tė pėrfundojnė nė buxhetin kantonal. Tatimin pėr shtėpitė dhe banesat e kėrkuan nga qytetarėt edhe komunat edhe Kantoni, duke u kėrcėnuar tė dyja se do tė kishte dėnime nė rast tė mospagesės sė tyre. Nė kėtė lojė u inkuadrua edhe ombudsmeni FBeH, me porosinė qė autoritetet tė shqyrtonin vendimin pėr tatimin pėr shtėpittė, banesat dhe autot si dhe ta kishin parasyshė situatėn reale sociale tė qytetarėve.

Ndjenja injoruese e shumicės sė qytetarėve tė Sarajevės ndaj paraqitjes sė pronės pėr t'iu caktuar tatimi nga shėrbimi tatimor, u kombinua me pakėnaqėsinė publike dhe porosinė e ombudsmena, qė rezultoi me propozimin pėr ndėrrimin e kėtij ligji, me qėllim qė tatimi tė paguhet vetėm pėr objektet qė ndėrtohen, kurse pėr automobilat kjo tė vlejė vetėm nėse janė mė pak se shtatė vjet. Mjaft tė pakėnaqur, ministrat kantonal e komentuan se kėshtu buxheti do tė ngelte pa disa milionė markat e planifikuara.

Qytetarėt tani mund tė jenė tė qetė pėr sa i pėrket tatimit pėr shtėpitė, sė paku nė 12 muajt e ardhshėm. Edhe pse pushteti nuk ka hequr dorė nga qėllimi qė tė kėrkojė tatim pėr objektet, qė tė mund tė mbush disa gropa nė buxhet, me siguri se disa muajve tė ardhshėm nuk do tė tentojė ta bėjė sėrish. Zgjedhjet e pėrgjithshme nė BeH janė nė pesė tetor kurse politikanėt e dijnė mirė se vendosja e ēdo tatimi tė ri do tė ishte rruga mė e shkurtė dhe mė e shpejtė pėr tė kaluar nė opozitė. E kjo aspak nuk ėshtė e dėshirueshme pėr politikanėt. Prandaj pėr ngecjen e tatimit tė paralajmėruar qytetarėt mė shumė duhet qė t'i falemnderohen ardhjes sė zgjedhjeve, sesa vullnetit tė tyre tė artikuluar.

Pėrndryshje, kėtė "sajesė" e votuan ata qė nė zgjedhjet e kaluara morrėn mandatin qė tė vendosnin nė emėr tė popullit, deputetėt nė parlamentin kantonal. As mediumet nuk e kuptuan kėtė gjė, prandaj u desht tė kalonte gati njė muaj qė ta kuptonin se ēka shkruhet aty, cilin nga lexuesit, dėgjuesit apo shikuesit e tyre i godiste dhe si. Edhe buxhetet shtėpiake tė sarajevasve kėsaj rradhe ishin tė kursyer nga shtesat tjera, shumica e qytetarėve ende nuk e kanė tė qartė se ata edhe tani me tė hollat e tyre drejtpėrdrejtė apo indirekt mbushin buxhetin. Dogana, tatimet, tė gjitha kėto janė tė llogaritura nė ēmimet e prodhimit dhe shėrbimeve qė paguhet pėr ēdo ditė nga qytetarėt. Dhe derisa tė gjithė jetojnė duke mos e ditur dhe duke besuar se buxheti mbushet "prej dikund", nuk shqetėsohen me faktin se gjatė viteve tė kaluara kėto mjete ishin harxhuar sipas interesave dhe dėshirave tė pushtetarėve tė atėhershėm. Kėshtu, me paratė e buxhetit janė blerė jelekė gjinjsh dhe garderobė e ngjashme, ndėrkohė qė "shfrytėzuesit e fundit" ngelin anonim, klube private sportive, avokatė tė paguar amerikanė pėr mbrojtjen e "imazhit dhe veprės" sė djemve tė bosave vendas. Opinioni publik, shqetėsohet kur tė gjitha kėto gjėra publikohen nė mediume, por shumė pak qytetarė kanė thėnė me vete: "Po kėto paskan harxhuar edhe paratė e mia". Kryesisht, kanė konsideruar se janė harxhuar "paratė e shtetit".

Reformat tatimore, tė paralajmėruara kaherė, nuk do tė mund tė vonohen pėrherė. Nė esencė ata kanė trashėguar modelin socialist, ku bara e tatimit dhe tė dhėnave tjera binte mbi firmat, kurse qytetarėt ishin ēliruar, qė tani duhet ndryshuar nga themeli, sipas principit mė shumė obligues tatimor - tatime mė tė vogla. Kjo do tė thotė se nuk ka "lidhje ndėrmjetėsuese" ndėrmjet buxhetit dhe qytetarit. Rikthimi i pronės private, pėrmes procesit tė privatizimit, edhe sikur tė bėhej fjala vetėm pėr banesė, e kthen tatimin nė kėtė lojė. Optimistėt do ta shihnin anėn e ndritshme, "nėse paguan tatim, atėherė sė paku ke diēka, kurse mungesa e ēdo tatimi pėrfundimisht vėrteton se je varfanjak absolut".

Transformimi pėrfundimtar i vetqeverisėsve nė tė obligur tatimor do tė thotė dalje nga mjegulla tranzitore. Duhet tė vijė deri te ndryshimet kyēe nė vetėdijen e qytetarėve dhe sjelljes sė tyre ndaj pushtetit, prej tė cilit do tė kėrkohet llogari pėr posedimin e mjeteve materiale, qė ata i kanė dhėnė pėrmes tatimeve ose tė dhėnave tjera, kurse aparati shtetėror ėshtė vetėm servis i qytetarėve, sepse qytetarėt paguajnė dhe do tė presin qė ndaj "punėdhėnėsit" tė sillen ashtu siē sillet ēdo punėtor tjetėr ndaj shefit tė vetė. Aktualisht, qytetarėt e BeH janė nė mesin e rrugės, tanimė nuk ka vetqeverisės por ende nuk ka as tė obliguar tatimor, edhe pse paguhen tatimet.

DRAZHEN SIMIQ