AIM: start



MON, 25 FEB 2002 16:11:02 GMT

Kohė pėr ata qė nuk kanė "njollė nė faculetė "

Intervistė me profesorin Zdravko Grebon

AIM, Sarajevė, 18.02.2002.

Profesori sarajevas Zdravko Grebo, sipas tė gjitha gjasave, nuk do tė paraqitet si kandidat i pavarur apo si udhėheqė i ndonjė partie politike nė zgjedhjet e tetorit edhe pse nxiti interesimin e tė tjerėve pas deklaratės se do tė formonte parti.

Tani kur zgjedhjet nė BeH dihet se do tė mbahen mė 5 tetor, dhe derisa po kalon koha pėr paraqitjen e partive dhe koalicioneve, gazetari i AIM-it bisedoi me Dr. Grebon, intelektualin e pavarur, i pranishėm nė opinionin publik dhe diku afėr skenės politike, ku ndonjėherė ka mė shumė e ndonjėherė mė pak ndikim.

AIM: Pra, do tė formoni parti politike apo jo?

GREBO: Kurrė mos thuaj kurrė, por sigurisht se deri tek kjo nuk do tė vijė. Unė jam fajtor pėr mosprecizitetin e asaj deklarate. Kėtė e kam thėnė nė njė intervistė tjetėr, por duke dashur tė them diēka tjetėr - se ėshtė koha pėr t'u angazhuar, sepse energji tjetėr e madhe nė gjithė BeH kėrkon qė njerėzit tė vetėdijėsohen. Bėhet fjalė pėr pozicionin pėr tė cilin flasin kolegėt e mi - flas pėr ata qė flasin, kurse shumica nuk flasin. Rrijnė tė heshtur nė kullat e tyre tė fildishta - pra ruajjnė pozitėn e intelektualit tė pavarur, e kjo ėshtė mė mirė se sa asgjė, por kjo nuk tė obligon. Mundėsia e dytė, qė gjithashtu e kam kaluar, ėshtė angazhimi nė tė ashtuquajturat organizata joqeveritare, qoftė nėse ėshtė fjala pėr tė drejtat e njeriut, barabarėsinė e gjinive etj. Por, jam i mendimit se ka ardhur koha qė njeriu patjetėr tė ballfaqohet me pėrgjegjėsinė e vetė, sepse nėse punoni nė sektorin joqeveritar - qė mund jetė edhe shitje e gėnjeshtrave tė larmishme pėr tė fituar mjete nga fondacione tė ndryshme - kėtu asnjėherė nuk ballafaqoheni me rrezikun e vėrtetė. Prandaj mendoj se pėrgjegjėsia e njėmendtė ėshtė kur njeriu angazhohet drejtpėrdrejtė nė politikė, edhe pse nuk ėshtė njė profesion aq i kėndshėm, por kjo atėherė do tė thotė "kush cilin - e godet nė kėmbė ", dhe kush fiton, ai ėshtė edhe fitues. Natyrisht, edhe ju pranoni goditje nė kėtė luftė, por mendoj se nevojat politike, sociale dhe kulturore janė tė mėdhaja. Jetojmė nė kohėra shumė tė vėshtira, numėr i madh njerėzish nė gjithė BeH jetojnė nė mjerim, institucionet nuk funksionojnė, Parlamenti dhe Qeveria gjithashtu, gjykata, sistemi arsimor ėshtė nė nivel tė ulėt, prandaj beteja politika ėshtė e domosdoshme. Megjithatė, kjo ėshtė njė hyrje shumė e gjatė pėr njė pyetje mjaft konkrete, se athua pikėrisht UNĖ duhet tė formojė partinė TIME politike. Shpresoj se njerėzit do tė dijnė ta lexojnė drejtė kėtė pjesė tė pėrgjigjes sime. Kemi njė koncentrim tė madh tė narcisoidėve nė elitėn politike nė BeH, prandaj, kur unė them se do tė formoj partinė time politike, kjo do tė thotė se vetveten e konsideroj si vlerė nacionale etj. Por, unė jam i gatshėm tė pranoj angazhim politik. Pėrndryshe, dy herė kam marrė pjesė nė zgjedhje, herėn e parė nė Listėn e Pėrbashkėt (1996) si i fundit nė listė, dhe kjo qėllimisht, kurse herėn e dytė si kandidat i pavarur (1998). Prandaj unė e di se ēdo tė thotė tė angazhohesh politikisht dhe e pėlqej kėtė gjė, por a dua qė tė formoj parti politike, kjo para sė gjithash varet nga shumė gjėra. Qė tė gjendem nė skenėn politike ose tė sillem pėrqark si maca rreth pjatės sė nxehtė, qė tė jem anėtar i ndonjė partie ose anėtar i udhėheqėsisė sė ngushtė, apo, mos o zot, lider i ndonjė partie politike, kjo nėnkupton mijėra gjėra tjera qė nuk bėjnė pjesė as nė strategjinė politike, as morale. Kėtu janė fondet, infrastuktura, njerėzit nė terren, hapėsirat dhe kjo ėshtė njė punė mjaft serioze dhe, nė fund tė fundit, kjo nuk do tė ndodh pėrderisa nuk jam i sigurtė, madje edhe tani e di se disa njerėz, me tė cilėt do tė doja me kėnaqėsi tė ndaja kėtė luftė politike, ėshtė papėrgjegjėsi qė t'i ftoj nė kėtė aksion kur nuk janė tė siguruara paratė, hapėsirat, automobilat. Nuk ėshtė e mjaftueshme tė jesh i menēur dhe i bukur dhe tė qėndrosh nė studion televizive dhe kohė pas kohe tė thuash diēka, por nėse dėshironi qė tė merreni me politikė, atėherė ėshtė e domosdoshme qė tė shkelėsh me kėmbėn tėnde kudo nė kėtė tokė dhe t'u sqarohesh njerėzve personalisht. Kjo ėshtė njė punė mjaft serioze ku nuk mund tė sillesh me papėrgjegjėsi.

AIM: A do t'i bashkangjiteshit ndonjė partie politike? Njė kohė u angazhuat aktivisht nė raundin e parė tė bisedimeve tė dėshtuara pėr bashkimin e Unionit boshnjako - hercegovinas me PSD e atėhershme tė BeH.

GREBO: Edhe kjo ėshtė njė e kaluar e hidhur. Atėherė unė dhe disa njerėz tjerė u angazhuam seriozisht qė nė atė kohė, tashmė e largėt - sepse kėtu gjithēka ėshtė e shpejtė pėr sa i pėrket prodhimit tė historisė prandaj edhe vitet janė tė parėndėsishme - tė kontribuonim nė bashkimin e tyre. Edhe nėse ju kujtohet, kurse unė kujtohem sepse angazhimi im gjithnjė ka lėnė ndonjė gjurmė nė tru dhe zemėr, ashtu siē jam ndarė mjaft vėshtirė me Lidhjen Komuniste ose me ata nė kongresin famoz ku mė hodhėn nga gjithēka, ndaj dėshirės sonė tė sinqertė qė tė krijohet ai blok i majtė, ku vėrtet nuk kisha kurfarė "hile" (kėtė term Grebo e sqaron, duke dashur tė tregojė se ėshtė nga Mostari) u paraqitėn komentet se me Zhelko Ivankoviqin, Vehid Shehiqin dhe disa njerėz tė tjerė, kėtu disa manipulantė, se dėshiruakemi diēka tė ēuditshme dhe prej kėtu dėshtoi ky tentim. Pas kėsaj erdhi deri tek bashkimi. Pra kur ata vendosėn dhe kur u ujdisėn me tė vėrtetė, nė funksione dhe nė gjithēka tjetėr, atėherė u bashkuan. Njeriu ka disa kufi tė vetėrespektimit moral. Por, edhe atėherė kam simpatizuar, edhe sot simpatizoj ata qė atėherė ishin nė opozitė, kurse tani janė nė pushtet. Gjegjėsisht jam mė afėr kėtij opcioni, por disa gjėra nuk dua qė t'i harroj, t'i fal. Mendoj se nuk ėshtė e kėndshme kėtė qė e them, por ky bilans i dobėt i pushtetit tė ri ėshtė dėshmi se megjithatė kam pasur tė drejtė, sepse edhe partia e re e formuar, edhe Aleanca e formuar, njerėzve u dha shpresė. Mė poshtė nuk kishte ku tė shkohej. Edhe bashkėsia ndėrkombėtare qėndroi mirė pas kėtyre ndryshimeve. Megjithatė nuk ishim dėshmitar tė ndonjė ndryshimi radikal. Prandaj, nuk jam i gatshėm qė t'i bashkangjitem asnjė opcioni ekzistues politik. Natyrisht, kėto qė bėjnė pjesė nė grupimin nacionalist, popullor, asnjėherė nuk kanė qenė nė rrafshin e shijes sime, njė grup i tėrėsishėm folklorik i partive tė vogla qė bėjnė lėmsh diēka dhe qė ekzistojnė vetėm se liderėt e tyre japin deklarata nėpėr konferenca pėr shtyp, kėto gjithashtu nuk bėjnė pjesė nė zgjedhjen time, sepse mundem edhe pa to. Kurse blloku i tretė, ai i madhi, ende nuk i ka fituar simpatitė e mia e as unė tė tyre. Pra, ky kurorėzim nuk mė intereson, ndėrkaq dashuri nuk ka ende.

AIM: Cilat janė lėshimet mė tė mėdha tė pushtetit tė ri apo aktual?

GREBO: Nuk ėshtė e hijshme qė tė komentohen kėto gjėra - sepse mė pas edhe juve do t'ju pyesin qė tė sqaroni atė qė keni thėnė. Nuk ėshtė e vėshtirė qė nga "minderi" tė komentoni lėshimet e pushtetit, sepse gjithmonė eziston kjo: bėj diēka edhe vetė. Me gjithė druajtjen e caktuar, sepse e di qė secili punon diēka nė BeH, kush tenton pėr diēka, nuk e ka edhe aq tė lehtė, megjithatė nėse mė takoni nė rrugė si qyetarin e thjeshtė Zdravko Grebo dhe tė mė anketoni unė do tė thoja se lėshimi themelor, pa mos hyrė nė detaje, ėshtė mungesa e guximit. E di se ėshtė e vėshtirė qė tė ndėrrohen prirjet brenda natės, tė ndėrrohen pozicionet e krijuar pėrgjatė dhjetė vjetėve, fuqia, paratė mafia nėse doni, por kjo ėshtė e rrezikshme dhe kėtij rreziku doemos duhet t'i hyhet. Pushteti i ri premtoi se do ta luftonte shumė rigorozisht korupsionin, miton, profiterėt etj., por druaj se kėtė nuk e ka bėrė. Sė dyti, premtoi se nė rast se kjo ėshtė e mundshme do tė ndryshonte gjendjen katastrofale sociale - do tė ripėrtrinte prodhimtarinė, do tė hapte vende tė reja tė punės dhe do tė krijonte hapėsirėn pėr punė tė ndershme, qė tė mund tė jetohet pa donacione apo mėshirė dhe tė mos flas pėr atė qė kjo qeveri nuk ėshtė fajtore, moskthimi ose kthimi i ngathtė nė vendlindje, dhe mjaft gjėra tė tjera. Sėrish me njė druajtje, sikur tė isha unė dikush pėr pesė minuta a do tė kisha mundur tė ndryshoja botėn, nuk e di, me siguri nuk ėshtė e lehtė, secili i jap gjithēka dhe po tė mundja t'u jepja edhe mė shumė do tė doja ta bėja edhe kėtė. Dhe sikur tė mundja tė rezymoja, kjo do tė ishte njė mungesė kurajoje dhe njėfarė taktizimi me ato forca, me ato qendra vendosėse qė kishin premtuar se t'i shfuqizonin posa tė vinin nė pushtet. Kėtė nuk e bėnė.

AIM: A mendoni se ka kohė pėr kėtė, sepse gjithnjė pėrmendin kohėn, mandatin e shkurtėr si faktor vėshtirėsues?

GREBO: Nuk ka kėtu kohė, kjo ėshtė lojė rreth principeve. Natyrisht, pėr ndryshime tė mėdha strukturore duhet kohė, pikėrisht pėr kėtė lloj ndryshimi pėr tė cilin dikush thotė 'ne kemi vizion, pėr kėtė vizion kemi program, kurse pėr programin na duhen kėsi apo asi njerėzish' sepse secili di diēka - dikush telekomunikacion, dikush teatėr, e dikush universitet. Madje unė do tė shkoja aq larg, qė pa marrė parasyshė pėrkatėsinė partiake tė vendosen aty njerėzit qė e njohin punėn dhe mund tė bashkėpunohet me to, kurse pėr kėtė nuk duhen mijėra vjet, mund tė bėhet brenda natės, vetėm nėse dėshironi.

AIM: Si e komentoni procesin e tanishėm rreth ndryshimeve kushtetuese nė BeH, gėrshetimin e kushtetutave tė entiteteve nė pėrputhje me vendimin e Gjykatės Kushtetuese tė BeH?

GREBO: Kjo ēėshtje, ky pajtim ėshtė i vėshtirė dhe do tė isha shumė i lumtur sikur tė mos ishte hapur asnjėherė, qė BeH tė ishte njė shtet normal demokratik. Megjithatė, flasim pėr dy eksperienca tė dhimbshme: nė rend tė parė lufta dhe ja kemi festuar shtatėvjetorin e Marrėveshjes sė Dejtonit kurse gjėrat pėrgjatė kėtyre viteve, tė ashtuquajtur tė paqes, sepse sė paku nuk vritemi, nuk kanė ndryshuar shumė; kurse ēėshtja e dytė ėshtė se kur filloi ky proces koincidoi edhe me njė proces tė dhimbshėm qė shtoi edhe mė peshėn e detyrave qė duhej tė zgjidheshin, e ky ėshtė "procesi i tranzicionit", siē quhet me kėtė emėr popullor, dhe ndėrrimi i njė sistemi me sistemin tjetėr - sistemin e pronės, shumėpartiak, njė koncept absolutisht tjetėr pėr organizimin e shtetit. Mendoj se ky proces deri tani ėshtė dashur tė kryhej - edhe pse unė asnjėherė nuk kam qenė i dashuruar ndaj termit tė konstitutivitetit tė popujve, por kjo ėshtė gjendja nė kėtė shtet, qė tri grupe etnike tė jenė konstitutiv, por me kėtė rast harrojmė pakicat kombėtare - qė vendimi i kontuitivitetit tė tri popujve nė gjithė territorin e BeH tė zbatohet me tė gjitha konsekuencat. Por, mendoj se bėhet fjalė pėr njė gjysmė hapi dhe njė ditė, shpresoj, do tė jetė shumė mė e rėndėsishme se a jam unė i pasur apo i varfėr, i ri apo plak, mashkull apo femėr, pra gjitha gjėrat tjera qė nė vendet tjera paraqesin bazėn pėr formimin e spektrit politik. Tani pėr tani ky ėshtė realiteti ynė, qė lufta edhe mė e thelloi dhe e ashpėrsoi, prandaj doemos duhet pasur parasyshė principin etnik, edhe pse unė nuk jam i lumtur pėr kėtė dhe mu pėr kėtė nuk kam votuar as nė kohėrat mė tė vėshtira. Por nė semafor tregohen rezultatet dhe e dijmė se me cilin jetojmė. Por shpresa ime e heshtur, duke mos mohuar legjitimitetin dhe interesin qė tė jetė nė skenė edhe nė aspektin nacional dhe religjioz, por edhe rajonal, ėshtė se mbase nė zgjedhjet e ardhshme nuk do tė vijė nė pyetje qė kėto interesa tė mos jenė tė garantuar, thjesht, nė ato organe ku do tė kemi mundėsinė tė votojmė nė zgjedhje, tė zgjedhim njerėz tė ri. Mund tė jenė nė tė njėjtat parti politike, por me njė mentalitet tė ri politik, me njė kulturė tė re politike, njerėz qė do tė thonė: 'prirem drejt tė drejtave tė mia gjuhėsore ose religjioze, arsimore, mediale, por duhet tė bashkėpunojmė. Asnjėherė nuk duhet tė gėnjehemi se duhemi, nėse kjo ka qenė gėnjeshtėr, mbase edhe nuk duhemi, mbase edhe kjo ėshtė gėnjeshtėr, por doemos duhet tė jemi tė vetėdijshėm se kjo nuk ėshtė arsye qė tė vritemi njėri me tjetrin dhe sė dyti - qė kėtė vend duhet ta ndajmė sė bashku, sepse u takon gjithė banorėve tė tij, e nėse assesi nuk mund tė jetojmė sėbashku, atėherė mund tė jetojmė njėri pranė tjetrit, duke e kuptuar se ekzistojnė shumė ēėshtje mė tė rėndėsishme, sė pari ekonomia, sigurimi social, shėndetėsia, arsimi. Shumė punė tjera qė nuk kanė kurfarė lidhje se a jam unė boshnjak apo kroat. Mendoj se ndryshimet kushtetuese duhet tė bėhen nė kėtė drejtim. Unė shpresoj se gjėrat do tė lėvizin nė drejtimin e duhur - se do tė kemi njė klasė tė re politikanėsh. Tė kthehem nė fillim, nė kėtė kontekst unė e konsideroj veten si njeri qė ka kaluar pak zenitin e vet - jam 55 vjeēar. Prandaj, duhen njerėz tė ri, me energji tė re, me fuqi tė re, pa savurrė sepse secili qė ėshtė mbėrthyer kėtu ka lėnė ndonjė njollė nė faculetė. Prandaj duhen njerėz tė ri, kompetent, tė zgjuar, qė edhe sipas pėrkufizimit u takon e ardhmja, edhe profesionale, por edhe biologjike. Tė rinjtė tė jenė larg skandaleve politike nga e kaluara, dhe pėr kėtė kanė motiv: personal dhe profesional.

AIM: Nėse nuk formoni parti, a dėshironi qė edhe mėtej, thėnė kushtimisht, tė jeni njė "pikė referente"?

GREBO: Natyrisht se dua, por do tė thoja, kur do tė gjendej njė masė kritike e tė rinjve tė arsimuar, tė papėrlyer, e kjo nuk ėshtė pozė, nuk do tė isha njeri mesatar dhe do tė isha i gatshėm tė isha aty diku, pėrreth, prapa. Kur keni njė rini rreth vetes, e cila ėshtė e pastėr, e zgjuar, dhe nėse mundeni t'u ndihmoni, atėherė kėtu e shoh edhe kuptimin e jetės dhe karierės sime, deri nė ēastin kur "do tė jem i vdekur dhe i bardhė".

RUBIN CENGIĒ