AIM: start



THU, 28 FEB 2002 10:03:41 GMT

Tregu ndėrmjet lirisė dhe anarkisė

Prishtinė, 27.02.2002.

Tregu nė Kosovė mė shumė i ngjan njė anarkie se sa qė mund tė quhet i lirė. Biznesmenėt janė thellėsisht tė bindur se mund tė bėjnė ēfarė tė duan, pa pėrfillur kurrfarė rregullash.

Me arsyetimin se janė rritur shpenzimet, pėrkatėsisht ēmimet e repromaterialit, furrtarėt ditėn e fundit tė vitit qė kaloi e shtrenjtuan bukėn 40 pėr qind. Ajo tani ėshtė 70 pfeningė, e jo 0,50 marka sa shitej mė parė. Njė lėvizje e tillė do tė kalonte pa ndonjė jehonė tė madhe sikur tė mos ishin institucionet e pushtetit lokal, tė cilat tėrė kohėn pėrpiqen t'i detyrojnė furrtarėt qė tė kthejnė ēmimin e mėhershėm. "Nuk ka njeri e as institucion qė mund tė mė bindė ta kthej ēmimin e mėparshėm", ėshtė pėrgjigjja e njė furrtari nė Gjakovė. "Ne do tė kontrollojmė tė gjitha furrat e bukės. Do tė shohim se kush i plotėson kushtet pėr punė e kush jo. Dikujt do t'i merret leja e punės", janė kėrcėnimet e pushtetarėve nga Gjakova, pa pėrmendur fare se e tėra rrjedh nga nervoza pėr ēmimin e ri tė bukės.

Madje, mė larg kanė shkuar pushtetarėt e Mitrovicės, tė cilėt u munduan tė gjejnė edhe mundėsinė e aplikimit tė Ligjit pėr Kontrollin Shoqėror tė Ēmimeve, i cili daton qė nga koha e centralizmit socialist. Por, furrtarėt nuk ēajnė kokėn pėr kėrcėnimet qė iu bėhen. Janė tė vetėdijshėm se Kosovės i mungon njė ligj qė do tė vendoste njė rregull nė treg. "Ata mendojnė se janė nė kohėn e komunizmit. Ka kaluar periudha kur ēmimet na i caktonin nė zyrat e institucioneve tė shtetit", ka thėnė drejtori i Industrisė sė bukės nė Prishtinė, z. Kajtaz Fazlija.

Ėshtė shumė e kuptueshme se furrtarin askush nuk mund ta ndalojė qė tė vendosė ēfarėdo ēmimi pėr mallin qė e shet. Por, shtrohet pyetja: nė emėr tė lirisė sė tregut, a ka tė drejtė furrtari qė tė nxjerrė prodhime tė cilėsisė sė dyshimtė? Sigurisht se jo. Dhe, kush duhet tė reagojė nė raste tė tilla? Por, as qė ka tė drejtė dikush tjetėr qė atyre t'u pėrzihet nė listėn e ēmimeve. Shteti do tė interesohet vetėm tė vjelė tatimet, kurse pėrmes mekanizmave tė tjerė do tė vendoste rregull. Pėrkatėsisht, do tė mbronte qytetarin, posaēėrisht shtresat e rrezikuara sociale.

Kosova nuk ka mundėsi qė pėrmes rezervave tė shtetit tė ndėrhyjė pėr ta thyer monopolin, qė nė kėtė rast e bėjnė furrtarėt. As qė ka mundėsi tė subvencionojė prodhimin e bukės nė furrat qė ende trajtohen si pronė shoqėrore. Kosova ka mjaft furra tė kėtilla, qė mund tė prodhojnė sa pėr tė pėrmbushur kėrkesat e tregut. "Duan bukė tė lirė, atėherė le tė japin subvencione. Kush do tė pėrgjigjet pėr humbjet qė mund tė pėsojmė pėr shkak tė ēmimit tė ulėt tė bukės", thotė drejtori i Industrisė sė Bukės nė Prishtinė. Por, pėr subvenbcionet nuk flet askush. Kėtė mund ta bėjnė vetėm strukturat e UNMIK-ut, por ato nuk duan ta hapin kėtė ēėshtje, pėr tė mos e ngarkuar mė tej buxhetin kosovar.

Ndėrkaq, subvencionet nė bujqėsi dhe nė prodhimin e artikujve ushqimorė janė diēka e zakonshme edhe nė ekonomitė shumė tė avancuara. "Kemi pasur propozime qė ēmimi i bukės tė jetė njė markė. Por, pėr shkak tė rrethanave kosovare u pajtuam qė ai tė mbetet nė 0,70 marka. Po tė vazhdonim me ēmimet e mėhershme, shpejt do tė falimentonim", thotė Kryetari i Shoqatės sė Furrtarėve tė Kosovės, Hamdi Muhadri. Ai e ka edhe kalkulimin e vet: "Pronarėt e marketeve marrin nga 10 deri nė 20 pfeningė pėr njė bukė, tė cilėn ua dėrgojmė para dyqaneve. Unė, me njė ēmim prej 0,50 DM, mė shumė kam llogari tė shes se sa tė gatuaj bukė. Nuk dua qė tėrė fitimin tim ta marrin tregtarėt", arsytohet z. Muhadri.

Buka ėshtė artikulli kryesor i tryezės kosovare. Analistėt kanė nxjerrė shifrėn se 70 pėr qind tė ushqimeve tė kosovarėve e pėrbėjnė buka dhe brumėrat. Vetėm pėrmes kėtij shembulli secili e ka tė qartė se ēfarė do tė thotė shtrenjtimi i bukės. Madje, kjo ndodh nė kohėn kur nuk kishte shtrenjtime tė repromaterialeve apo tė energjisė.

Megjithatė, ka patur edhe raste qė kanė dėshmuar se ka edhe furrtarė qė sinqerisht mendojnė pėr blerėsin. Nė Lipjan, p.sh., qytezė nė qendėr tė Kosovės, dy furrtarė nuk i kishin lėvizur ēmimet. Kolegėt e tyre, ndonėse tė revoltuar, u detyruan qė pas dhjetė ditėsh tė kthejnė ēmimin e mėparshėm tė bukės. Rasti tjetėr ėshtė paksa mė brengosės. Furrtarėt i janė kėrcėnuar kolegut tė tyre nė Ferizaj, pse ai nuk e ka shtrenjtuar bukėn. Ai nuk i ėshtė nėnshtruar kėtij presioni dhe ēmimet kanė mbetur me tė vjetrėn. Sadoqė kėto raste janė individuale, megjithatė flasin se edhe nė kėtė kaos qė mbretėron nė tregun e Kosovės ka individė qė mendojnė tė krijojnė rend. Llogarisin se konsumatori ka tė drejtėn e tij dhe vetėm duke ruajtuar fuqinė blerėse tė tij mund tė kenė qarkullim mė tė madh.

Janusz Szyrmer dhe Michael Gujda, analistė pranė Autoritetit Qendror Fiskal, kanė bėrė njė analizė, e cila nuk u jep shumė tė drejtė furrtarėve, por as pushtetarėve. "Struktura e shpenzimeve tregon se rreth 40 pėr qind tė tyre i shkakton mielli, nxehja me dru -12 pėr qind dhe puna 33 pėr qind. Gjithashtu, shohim se shpenzimet mesatare pėr prodhimin e njė cope bukė janė 0.55 DM", pohojnė kėta analistė. "Pas disa analizave, ne besojmė se mund tė arsyetohet rritja deri nė 0.60 DM pėr copė. Derisa ēmimet e thesit tė miellit janė rritur 40 pėr qind nė 1.5 vitet e fundit, materialet tjera pėrbėrėse nuk kanė treguar shtrenjtime dramatike. Mesatarisht, ato ndoshta janė rritur nė mėnyrė progresive me inflacionin, kyesisht 15 pėr qind gjatė tetėmbėdhjetė muajve tė fundit. Kur kėsaj i shtojmė edhe 2.3 pėr qind sa do tė jetė ndikimi i kalimit nė euro, atėherė ēmimi mesatar i bukės duhėt tė rritet pėrafėrsisht 32 pėr qind, krahasuar me qershorin e vitit 2000. Njė bukė duhet tė kushtojė 0,60 DM, pėrkatėsisht 10 pfeningė mė shumė", pohojnė nė AQF.

Por, nė situatėn kur njerėzit jetojne me tė ardhura dhe njė buxhet tė limituar, mund tė ndodhė qė rritja e ēmimeve tė artikujve themelorė ushqimorė dhe mallrave tė konsumit tė gjerė tė shkaktojnė edhe reagime dhe trazira sociale qė do tė mund tė delnin jashtė ēdo kontrolli.

AIM Prishtinė, Ibrahim REXHEPI