AIM: start



THU, 28 FEB 2002 13:48:44 GMT

Shqiponjat pa pista

Kthimi i olimpisteve sllovene nga Lojrat e 19-ta olimpike ne Solt Lejk Siti kaloi ne frymen e kremtimit te "shqiponjave te broncta" dhe shikimeve lakmuese ne drejtim te jugut, ku Kroacia kremtoi te artat e saja te trefishta (krahas te argjendetes) te Janica Kosteliq-kes.

Lubjane, 25.02.2002

Bilanci i reprezentacionit shtetror nga Lojrat e sapoperfunduara olimpike dimerore nuk i plotesoi pritjet e publikut vendas, por ende me pak te simpatizanteve. Edhe pse ne Slloveni skijimi dhe sportet tjera prestigjioze dimerore vite me radhe me ndihmen e mediave por edhe me perkrahjen e madhe financiare (te mbledhur nepermjet lojrave te fatit dhe shpirtgjeresise se sponzoreve) jane trajtuar si veprimtari e rendesise se posacme nacionale, sukseset e skitareve dhe skitareve te moshuara, te cilet ne Olimpiade memzi siguruan bishtin e konkurrences boterore, ne atdhe nuk impresionuan askend. Me drejte, skuadri slloven u kthye ne shtepi me nje medalje te broncte ( kercimtaret) dhe me 14 vende ndermjet dhjeteshes se pare. Eshte e vertete se kjo medalje eshte nje hap para ne krahasim me olimpiaden e kaluar, edhe pse vendi i nente i Jure Koshires dhe Natasha Bokal-it ne slalom eshte ngushellim i dobet per "disiplinen parakaluese" te sportit te dikurshem slloven.

Nje rrefim me vete eshte ai qe nderlidhet me faktin se ne Solt Lejk Siti u vertetua se suksesi i vertete sportiv nuk varet nga shuma e madhe e te hollave dhe numri i qendrave te mrekullueshme per stervitje qe ndodhen ne disponim te sportisteve. Kete e verteton me se miri shembulli i fqiut, ku Janica Kosteliq, edhe perkunder shume mangesive - madje edhe te malit- pati sukses te fitoje madje tri medalje te arta dhe nje medalje te argjendte. Mediat sllovene keto dite me zili konstatojne se si per skitaren njezetvjecare "nuk ka pengesa", duke cekur gjate kesaj ndonje "verrejtje ironike" ne rubriakt e sportit, gje qe tregon se sa te ndishem jane disa komentatore te sportit ndaj sukseseve te autsajdereve te paradokoheshem te sporteve dimerore.

Mezataren e reprezentacionit slloven e siguroi skuadra e skitareve "kercimtare" ne largesi, gjegjesisht "fluturuesit", i cila fitoi medaljen e broncte. Mediat sllovene keta djelmosha i lavderojne dhe kremtojne si "shqiponja te Sllovenise"; fluturuesit qe kane bere qe "Sllovenia te behet e broncte" ( Damjan Fras, Primozh Peterka, Robert Kranjc dhe Peter Zhonta ) jane pritur ne aeroportin Brnik te Lublanes nga me shume se 300 simpatizante. Suksesi i tyre, vendi i trete ( pas ekipit te Gjermanise dhe Finlandes por para Austrise) eshte ende me i madh edhe per shkak te problemeve te ndryshme para te cilave u gjet sporti i vleresuar larte "fluturues" slloven gjate kohes se fundit. Nuk eshte kurrfare sekreti se ekipi nuk kishte pritur dic me shume se vendin e gjashte, sepse nje sukes te tille arriten edhe ne garat e komapionatit boteror.Por edhe ajo se as edhe shteti koheve te fundit nuk eshte kujdesur me shume per djelmoshat fitues potencial te bronces deshmon e dhena se reprezentuesit fituan dresat e reja disa caste para nisjes per ne Olimpiade, keshtu qe ky ishte rasti i pare qe u ndodhen ne nivelin e konkurrences. Problemi i dyte aspak me i vogel se i pari nderlidhet me gjendjen e vendeve per kercime te Sllovenise, para se gjithash te atyreve ne Planice.Kah mezi i dhjetorit te vitit te kaluar atje ndodhi nje katastrofe e vertete kur per shkak te peshes se debores u rrezua vendkercimi deri atehere me i vjeter dhe me i bukur, "madhorja", vendi i garave tradicionale dhe i tubimeve te medhaja "te fluturuesve" qe nga koha e Mbreterise SKS. Konstrukcioni i luhatshem i drunjte i "Madhores" se Planices, i cili heren e fundit eshte pertrire para 13 vjetesh (edhepse maksimumi i qendrueshmerise eshte 10 vjet,)- nuk e mbajti dot peshen e rende te debores artificiale, e cila eshte dyfish me e rende se debora natyrale. Prandaj vendkercimi 25 metra i gjate, i ndertuar ne vitin 1953, i pasuar nga nje kercitje e rrefeshme u shkaterrua dhe u fundos ne humnere. Per fat te mire ne vendkrecim ate cast nuk u ndodh asnje njeri.

Nga ky cast u zhduk njera nga ikonat e fundit te kohes se Titos sipas se ciles nje numer i madh i sportisteve te botes vite me radhe e mbanin mend Jugosllavine, kurse me vone nepermjet te saj e njohen Sllovenine. Krahas demit material (afer 100.000 euro), renia e "madhores" ishte edhe nje dem jashtezakonisht i madh moral. " Ky eshte poashtu edhe fundi fatal i nje vendkercimi me te njohur. Me te u rrenua edhe nje pjese e historise se kercimeve; u rrenua krenaria e slloveneve degjoheshin ankesat pas fatkeqesise se "Mlladines" se Lublanes, si shprehje e ndjenjave te te rinjve te Sllovenise. Krahas asaj qe per shkak te fatkeqesise shkoi kot edhe nje stine e stervitjeve dhe organizimi i garave interkontinentale, kurse edhe finalja e Kupes boterore do te mbahej ne "vendfluturimin" fqinj, i cili ende nuk shfaq shenjat e vjetrimit te materialit.

Vendkercimi gjigand i rrezuar, ashtu sic e emruan ne kohen e inaugurimit te tij festiv, ishte ndertuar sipas projektit te inxhiniereve Stanko Bloudek dhe Ivo Rozhman para nja 68 vjetesh. Kercimtaret atje per here te pare "fluturuan" me 4 shkurt te vitit 1934, kurse vetem nje muaj me vone Planica shenoi rekordin e ri boteror kur norvegjezi Irger Rud kerceu largesine prej 92 metra. Dy vite me vone austriaku Sep Bradl u be kercyesi i pare i cili kaloi largesine prej njeqind metrash magjike. Planica deri kah fillimi i viteve te pesedhjeta mbante monopolin e rekordeve boterore. Pikerisht ne vitin 1950 vendkercimi austriak Obersdorf fiton perparesine me kercimin prej 121 metra. Krahas riparimeve dhe renovime te ndryshme, rekordet e Planices me vone filluan te radhiten njeri pas tjetrit.

Ne kohen e socializmit vite me radhe Planica ishte vendi i tubimeve te medha popullore, te cilat politikanet i shfrytezoheshin me mjeshtri. Mediat ne mesin e publikut gjithnje me kujdes regjistronin pjesemarrjen e rregullt te eminences blu te ishregjimit te Stane Dollancit dhe shefit aktual te shtetit Millan Kucan, bashke me kreun e njohur republikan. Planica, nderkaq, politikaneve te regjimit te kaluar nuk u sherbente vetem si vend kercimi, por edhe si vend per mbledhjet konspirative te udheheqjeve politike. Pavaresimi i Sllovenise, nderkaq, Planices nuk ia ktheu shkelqimin e vjeter; por perkundrazi nisi te shenoje lenien e saj ne harrese. Te gjitheve do t'u kthehej ne kujtim vetem gjate marsit, ne kohen e mbajtjes se garave.

Eshte me interes te shenohet se ne vitin 1995 nepermjet mbledhjes sporadike te mjeteve per meremetim, edhe pse te hollat shkonin ne arken e komunes Kranjska Gora, memzi u themelua "Zavod Planica". Madje as shuma prej 1,4 milione markave gjermane, e ndare nga mjetet e buxhetit shtetror, nuk ishte as perafersisht e mjaftueshme per ripertrirjen e te gjithe vendkercimeve te Planices. Vetem atehere kur "madhorja" u rrenua definitivisht, u organizua nje fushate afatshkurte mediale per zbulimin e fajtoreve. Ashtu sic ndodh rendome, ata u gjeten ne mesin e atyreve qe kishin ngaterruar detyrat e qeverisjes se vendkercimit te Planices. Opinioni konstatoi se ne Planice afer treqind njerez kishin punuar ne forme fushate, kurse nje pjese e te hollave nuk ishte shfrytezuar per sanimin e saj per shkak te mospasjes se projekteve dhe lejes per ndertim, nje mosmarreveshje kjo e shkaktuar edhe per shkak te grindjes rreth ndarjes se te ardhurave ndermjet Lidhjes se skitareve te Sllovenise dhe te "Zavod Planica"…

Ajo qe eshte e sigurte eshte e verteta se deri te nje fatkeqesi e ketij lloji kurrsesi nuk do te vinte ne kohen e pushtetit te pakontestueshem te te lartepermendurit tani te ndjere Stane Dollanc, "mbledhesit te njohur te kerpudhave" nga Gozd Martulku i aferm dhe adhuruesit te Planices, perfundojne me keqardhje mediat e ketushme. "Ne kohen kur ne luginen e Poces kishte njefare rendi dhe ndikese te dores se forte, lugina ishte strehimore e vertete per kercimtaret sllovene te cilet gjithnje e kishin ne disponim te lire sepaku vendkercimin 90 metersh te mbuluar me debore, se ne te kunderten Ulaga, Tepesh, Debeljak, Zupan… do te bertisnin aq forte sa do te dridhej tere rrethina," na kthen ne kujtime gazetari i sportit ne komentet e "Dnevnikut". "Madhorja" e lartepermendur nuk ishte vendkercimi i vetem i rrenuar per shkak te moskujdesit dhe kondicionit te dobet - situata eshte e ngjashme edhe me objektet tjera te ketij lloji. Shteti disponon madje me 104 vendkercime, kurse sa i perket numrit te vendkercimeve prej 50 metrash Sllovenia mban rekordin boteror. Kur bejme fjale per Planicen duhet te theksojme se pervec vendkercimit te rrezuar prej 120 metrave, i njohur eshte edhe vendkercimi apo "fluturuesja"prej 90 metrave, per te cilen koheve te fundit jane bere mjaft investime.

Gjendja e mjere e vendkercimeve e pershkruar me siper ka shkaktuar ate qe reprezentacioni shtetor te beje stervitjet kryesisht jashte, pa marre parasysh se sa kushtojne ato. Gjate vitit te kaluar ne "madhoren" prej 120 metrave eshte bere vetem nje stervitje njeditore! Kushtet e dobeta ne vend, poashtu, kane ndikuar dukshem ne rezultatet e dobeta te skitareve kercimtare te rajonit. Ne kete qendron ngjashmeria e vetme me suksesin e Janica Kosteliqit te Kroacise fqinje. Sepse, ne rast se te gjitha ato suksese shkaktojne admirim te sinqerte, ky admirim ne kete rast dhe ne radhe te pare vjen nga shkaku qe verteton se medaljet, pa marre parasysh shumen e te hollave te dhena per sport dhe skandalet e llojllojshme qe percjellin garat, ende ne mase te konsiderueshme varen nga motivimi dhe pergatitja apo aftesia e individeve.

IGOR MEKINNA