AIM: start



THU, 28 FEB 2002 13:53:27 GMT

Gjenerali para gjyqit

Kur ne banken e te akuzuarve ulen sebashku nje gjeneral, dy police, nje i sigurimit dhe tre vozites, atehere nuk eshte veshtire te kuptohet se ajo qe i lidhe dhe i bashkon ata eshte transporti ilegal i armeve

AIM Sarajeve, 27.02.2002.

Kontrolli rutinor i nje kamioni me targa boshnjakohercegovase te parkuar para nje kafeneje jo fort larg Pejes, ne Kosove, kontroll te cilin e beri patrulla e KFOR-it ne gjysmen e vitit te kaluar, perfundoi me zbulimin e qindra pushkeve automatike, disa minahedhesve te dores dhe te municionit, te fshehura nen material te sharruar apo derrasa e trare per shtepi.

Para se ushtaret e KFOR-it te arrinin "te njihen" me vozitesit ata ia mbathen dhe u zhduken ne drejtim te panjohur. Meqe identifikimi i pronareve te kamionit ne kete rast nuk paraqiste kurrfare problemi, sepse targat e regjistrimit te tij ishin te verteta, ne fletepadine e Interpolit u evidentuan emrat e Nijaz Zhivojeviq-it dhe Fariz Lakoviq-it, qe te dy nga qyteza boshnjake Gorazhde. Te arrestuarit u burgosen me 21.09.2001, por pas grilave te burgut u gjend edhe Velid Hajdarev-i, nepunes i Aid-it, policise sekrete me qendrim ne Sarajeve. Tri dite me vone policise iu dorezua edhe i dyshuari i katert, Avdija Shabanoviq.

Dhe derisa burgosja e tre te pareve nuk shkaktoi ndonje interes te posacem medial, fakti se i burgosuri i katert eshte nepunes i AID-es paralajmeronte mundesine se mund te behej fjale per zinxhir te organizuar kotrabandistesh te armeve ne nivel te larte. Keto spekulime u treguan si te aresyeshme sepse vetem disa dite me vone, me 25 shtator te vitit 2001 u burgos edhe shefi i deriatehershem i Sekretariatit per mbrojtje kunderdiverzioniste ne MPB te FBeH, Mirza Jamakoviq, gjegjesisht i nenshtruari i tij, Adil Babiq. Meqe behej fjale per police te shkalles se larte, opinioni u befasua nga fakti se dikush nga ata te rangut te tille eshte vene ne anen e kundert te ligjit.

Pyetja kyce e cila degjohej me shpesh nga ata te hetimeve ishte - prej ku jane armet? Eshte e qarte se ketu nuk behet fjale per dy-tre revole dhe ndonje strajce me municion, gje qe mund te gjendet lehte edhe ne tregun "e zi" te cdo shteti tjeter, por per arsenal ushtarak klasik, "te papershtatshem" per ta mbajtur nen seter. Pushteti ushtarak i vendit dhe ata te SFOR-it menjehere vertetuan se ne magazet e tyre ushtarake, te cilat jane nen kontroll te sigurte nuk mungonte asgje, mirepo te gjitha rrethanat tregonin se armet nuk kalonin tranzit neper BeH, por se ato ishin nisur nga ky vend per diku tjeter.

Ky parashikim pas pak u be i vertete - sipas zbulimit te hetuesise, armet e shfercuara vinin nga depot e fshehta ne te cilat pas perfundimit te luftes ne BeH ne dhjetorin e vitit 1995, qe te tri ushtrite kishin fshehur nje pjese te arsenalit te tyre, nga revolet deri te tanksat. Shkurt e qarte, dihej se po arrinin ushtaret e NATO-s dhe se armet me te cilat disponin ushtrite e vendit do te mirreshin dhe te viheshin nen kontrollin e tyre. Meqe paqa e brishte nuk mund te forconte shpresat e dobesuara, te gjitha ushtrite, ashtu per cdo eventualitet, e fshehen nje pjese te mire te armeve. Urdherat per veprime te ketilla vinin, sic eshte e kuptueshme, nga kreu ushtarak dhe politik, kurse zbatues te urdherave ishin komandantet lokal. Se sa ishte numri dhe sasia e armeve te fshehura ne kete menyre dhe sa ishin ato qe " humben", gjegjesisht se cka ndodhi ne nderkohe me to…kjo eshte nje pyetje seciles askush nuk mund t'i jap pergjigje te sigurte. Pothuaj per cdo muaj SFOR-i zbulon ndonje depo "te harruar" per te cilen ushtrite etnike "nuk kane kurrfare lidhjeje" dhe sinqerisht habiten se ku doli ky arsenal armesh ne teritorrin e tyre.

Eshte e qarte se me kalimin e viteve dhe kur paqa ne BeH po behej me e qendrueshme, gjegjesisht mundesia e shperthimit te nje lufte te re gjithnje me e vogel, armet e fshehura u bene " kapital i vdekur". Sigurisht te bazuar ne idene se ishte e demshme qe ky "kapital" te shkonte kot diku neper pyje disa individe te gjindshem te cilet i dinin vendet ku ishin fshehur armet vendosen te japin "kontributin e vet" ne demilitarizimin e BeH-ase. Proverbi i vjeter tregtar se "cdo mall ka bleresin e vet" tani kishte kuptim te bazuar ne shitjen e armeve. Shperthimi i luftes ne Kosove u tregua si rast i shkelqyeshem per fitim. UCK-se i nevoiteshin arme dhe ishte e gatshme qe t'i paguaj mire. "Biznismenet" vendas kishin mallin e kerkuar, por edhe Kosova nuk ishte aq larg keshtu qe biznisi mund te niste te lulezoje.

Ne kete menyre dergesat e armeve nga BeH rane ne duart e doganiereve, ashtu si ishte rasti ne prillin e vitit 1999 kur policia italiane ne kamionat e ngarkuar me ndihme humanitare nga Sarajeva per ne Kosove, via Italia, zbuloi armet automatike, zolat dhe osat. Mirepo pothuaj cdohere e tere kjo perfundonte me burgosjen e " peshqeve" te vegjel, vozitesit e kamionave te cilet shpalleshin fajtore dhe fitonin denimet.

Ne "procesin" me te ri sarajevas me te zeshem ishin pikerisht vozitesit e kamionave, te cilet menjehere pranuan se kishin ditur se cfare punonin dhe tere ate e benin per te holla. Fakti se prane tyre ne banken e zeze tani u ulen funkcionare te larte te policise dhe madje edhe nje gjeneral, verteton se kesaj radhe nuk i kishin mbledhur vetem pionat. Ne fund te procesit para Gjyqit Suprem te F BeH ne Sarajeve do te duhet te vertetohet edhe dicka tjeter mjaft e rendesishme- valle gjenerali i akuzuar dhe funkcionari i larte i policise tere kete e kane bere ne mendje te vete ose kane qene njera nga hallkat e rendesishme ne zinxhirin qe zbatonte urdherat e eproreve. Ne rast se dalin te sakta spekulimet se ata nuk kane qene truri i gjithe ketij akcioni dhe operacioni, atehere do te vertetohet se e tere kjo eshte organizuar ne nivelin me te larte politik, ushtarak dhe policor. Pyetja tjeter e logjikshme eshte se cili cfare ka ditur per kete, gjegjesisht se kush cfare ka ndermarre ne organizimin e kesaj "pune". Pa dyshim se atehere do te dale edhe pyetja rreth pergjegjesise penale dhe llojeve te tjera te pergjegjesise te urdherdhenesve si dhe pyetja tjeter jo me pak e rendesishme se kush ku ndodhet dhe edhe sa arme ka ne teritorrin e BeH.

Sipas te gjitha gjasave veshtire ka qene e mundshme qe ky zinxhir kotrabande te organizohej pa perkrahjen nga qarqet me te larta te pushtetit. Problem me vete eshte ajo se gjate dekades se kaluar pushteti dhe forca ne BeH ka qene ne duart e njerezve nen hije. Nderrimi i pushtetit ne zgjedhjet e vitit 2000 nuk e zvogeloi dukshem forcen e tyre e cila bazohet ne mbikqyrjen apo kontrollin e te gjitha rrjedhave te zeza monetare, njeri nga burimet e te ciles eshte edhe tregetia ilegale me arme. Ata te akuzuarit e shkalles me te larte tani ballafaqohen me dilemen valle te marrin mbi vete tere fajin dhe pergjegjesine dhe keshtu te mbrojne bosat e vete me shprese se e tere kjo me vone ne menyre direkte ose indirekte do t'u kompenzohet prej tyre, ose te tregojne te verteten dhe te marrin mbi vete rrezikun qe te perjetojne fatkeqesi te paparashikuar te cilen mund ta paguajne edhe me jete. Percaktimi i tyre do te behet i njohur atehere kur prokuroret te zbulojne te gjitha atute qe mbajne ne duart e veta. Ne rast se deshmite nuk jane mjaft te argumentuara, nuk perjashtohet mundesia qe shumica e te akuzuarve te lirohen nga akuza dhe te shpallen si te pafajshem per shkak te "mungeses se fakteve", kurse kamionat me rimorkio te mbushur me arme nga BeH te vazhdojne rrugeve te Evropes ose se paku deri te kontrolli serioz doganor.

TANJA IVANOVA