AIM: start



FRI, 08 MAR 2002 11:40:23 GMT

"Motrat" skandaloze

Zgjedhja e kėngės qė do tė garojė nė Eurosong, u bė skandal nė Lublanė, ku pėrveē diskutimeve se kush dhe pėr sa pikė e mashtroi, ngadalė merr pėrmasa tjerė, edhe mė tė gjėra.

AIM Lubjanė, 28.02.2002.

Shkurt - nė garimin nė Slloveni fitoi grupi transvestit "Sestre" (Motrat), ku frontmenė janė tre tė rinj me kostume sfidues femėror, tė kuq dhe ngjyrė ari, siē visheshin dikur stjuardesat. Grupet transvestite edhe mė parė kanė marrė pjesė nė Eurosong dhe fitorja e bendit slloven nuk do tė ishte ndonjė lajm, sikur pėr vendin e parė tė mos vendoste ngatėrrimi kompjuterik i numėrimit tė votave tė shikuesve dhe rrahja nė garderobė. Qarku i ngushtuar brenda estradės u bė i madh kur ngjarja u gjend madje edhe nė faqet e CNN-it.

"Nėse njė lajm nga Slovenia botohet nga CNN-i amerikan, televizioni qė ėshtė kompetent pėr tė raportuar nga rajonet e luftės, atėherė ėshtė e qartė se nė Slloveni ndodh luftė," ishte ky konkludimi dramatik i "Mladinės" nga Lublana. Kthehemi nė fillim. Atmosfera rreth zgjedhjes sė kėngės qė do ta prezentojė Slloveninė nė garat e Eurovisionit u nxeh kur filloi votimi i organizuar nga Televizioni nacional i Sllovenisė (RTVS). U duk se trioja amatore transvestite "Sestre" morri mė shumė vota nga ana e dy jurive. Gjėrat "kėrcitėn" kur duhej tė numėroheshin rezultatet nga votimet telefonike tė shikuesve. U konstatua se sistemi kompjuterik u prish pas 50 mijė thirrjeve, kėshtu prezantuesve iu desht qė njėzet minuta vazhdimisht tė tentonin tė mbushnin "gropat nė program". Se ēka ndodhi nė tė vėrtetė prapa kuintave me kompjutorėt, as sot e kėsaj dite nuk ėshtė plotėsisht e qartė. Ėshtė kontestuese se rezultatet e votimit telefonik treguan se vendin e parė e kishte fituar e adhuruara seksipile e publikut tė gjėrė, kėngėtarja Karmen Stavec, e cila vitin e kaluar zuri vendin e dytė.

Analizat e mėvonshme treguan se "Sestre" mund tė udhėhiqnin vetėm nė rastin sikur nė votimet telefonike tė fitonin mė sė paku shtatė pėrqind tė votave. Nė fund fituan vendin e gjashtė dhe pėr vetėm njė pikė kaluan Karmen Stavecin. Kur u kumtuan rezultatet Karmen Stavec braktisi garėn duke qarė, kurse garderoba prapa skenės u bė vendi i rrahjes. Nė vėrejtjen e kėngėtarit Patrik Grebla, qė simpatizoi Karmen Stavecin, kėngėtari Magnifico, i prirė pas "Sestra-ve", e godet me kokė Greblan (me tė cilin bashkėpunon), kėshtu qė pėrfundoi nė urgjencė dhe tek dentisti, kurse gjithė skandali nga faqet e shtypit tė verdhė kaloi nė gazetat ditore dhe magazinet politike.

Rikonstruktimi i ngjarjeve nė skenė dhe pas saj mė vonė nxorri nė shesh rrėfimin mbi "sugareshėn e popullit" (Stavec) qė thuhej se ishte grabitur nė kėtė garė qė pėrfshiu disa vende. Sipas tė dhėnave tė Telekomit slloven mbledhja e votave filloi madje tre minuta para fillimit zyrtar tė votimit. Kur "populli" filloi tė rrotullonte telefonin - sepse nė ekran u dha shenja pėr fillimin e votimeve - Karmen Stavec kishte 12.751 vota "avans". "Sestre" nė kėtė moment kishin gjithsejt 1.107 vota. Nė kėto tre minuta "tempoja" ishte e atillė sa pėr ēdo votė pėr "Sestre" kishte njėmbėdhjetė vota pėr Karmen Stavecin. Deri tani ende nuk ėshtė e qartė se kush e dinte se votimi ishte i mundshėm edhe para paralajmėrimit zyrtar dhe kush votoi. Nga momenti kur nė proesin e votimit me tė vėrtetė u inkuadrua "vox populi", gjendja u pėrmirėsua nė dobi tė "Sestre", kėshtu qė pėr njė votė pėr "Sestre" tani nė vend tė dytė Stavec fitoi tre, e jo njėmbėdhjetė vota "sovrane".

Ekspertėt jozyrtarisht komentojnė se me siguri ka pasur "ndėrhyrje" nė kompjuterin e TV studios pėrmes njė kompjuteri tjetėr, dhe atė pėrmes ndihmės sė programit qė me shpejtėsi tė madhe "numėron" numrat e ndryshėm tė zgjedhur pėr tė votuar pėr kėngėtarėt. Nė kėtė rast nga kjo ndėrhyrje mė shumė pėrfitoi konkurentja mė e madhe e "Sestre" - K. Stavec. Deri tani ekspertėt kanė vėrtetuar se sistemi ishte i lėndueshėm nė njė sulm tė kėtillė.

Natyrisht se njė ngatėrresė me rastin e ndonjė "ngjarje evropiane" nuk kaloi pa politikė. Partia Socialdemokrate e Sllovenise (e Janesh Janshės) botoi fotografinė e Karmen Stavecit nė ballinėn e gazetės partiake me titullin "Fituesja e zemrės sė popullit" , kurse Jansha tėrhoqi vėrejtjen se zgjedhja e pėrfaqėsuesit slloven pėr kėngėn e Eurovizionit "nuk ishte edhe aq e keqe", duke pėrfunduar se "grupa Sestre mund tė prezentojė edhe pushtetin aktual slloven nė garat pėr kėngėn e Eurovizionit". Pason paralajmėrimi i drejtorit tė Televizionit tė Sllovenisė se zgjedhja e pėrfaqėsuesit slloven pėr kėngėn e Eurovizionit do tė pėrsėritet, pėr ēka reagoi shoqata lokale e gej-eve dhe lezbijkeve - sė pari valuan flamurin e tyre para televizionit nacional (me ngjyra tė ylberit), duke mbuluar barishtoren, gjithnjė nė shenjė pėrkrahjeje pėr "Sestra", kurse pastaj mbajtėn fjalime tė zjarrta. Mė pas pėrfqėsuesit dhe mysafirėt e ftuar tė organizatės Qendr Kulturore Studentore- "Magnus", "LL" dhe shoqata "Legebitra" dhe "Out in Slovenia" e vlerėsuan paralajmėrimin se votimi do tė pėrsėritet si sulm ndaj dallimeve. Protesta dha fryt - Kėshilli i Televizionit vendosi qė garat tė mos pėrsėriten, kurse drejtori i programit Janez Lombergar u shkarkua nga funksioni.

Opinioni publik mbeti i ndarė - pjesa liberale pėrkrah "Sestre", kurse ata qė "preferojnė vlerat tradicionale" brengosen nga fakti se "tė kėtillė" do tė prezentojnė Slloveninė nė nė "garė kaq tė rėndėsishme". Tradicionalistėt, nė mesin e tė cilėve numri mė i madh i katolikėve, konsiderojnė se juria profesionale shkaku i disa interesave tė veta me jokompetencė bėnė zgjedhjen. Ndodhi si ndodhi - "Sestre" mbetėn fitues.

Damka mė e madhe mbeti nė televizionin nacional. Nė tė njėjtin qė jeton nga tė ardhurat e shtetit dhe pėr tė cilin gjithė shpenzuesit e rrymės nė shtet janė tė obliguar tė paguajnė "pėrkrahjen TV", dhe i cili pėrkundėr gjendjes sė mirė materiale nuk ėshtė njė gjendje tė organizojė njė garė tė ndershme. Ėshtė interesant se anėtarėt e Kėshillit tė RTVS nė tė njėjtėn mbledhje, ku u vendos qė tė mos pėrsėritet zgjedhja, vendosėn edhe pėr paratė qė u teprojnė. Kėtė e shėnoi Delo e Lublanės pėrmes njė komenti se nė mbledhjen e pėrmendur u paraqit "problemi tipik i Televizionit - me paratė e tepėrta?". Prej se para dy viteve u vendos qė tė bėhet pagesa e detyruar e TV (me njė sistem rigoroz pagese), Televizioni nuk prodhon kurfarė programi cilėsor, por gjithnjė mbledh para. Nė fund u gjet zgjidhja, si pėr grupin "Sestre", gjithashtu edhe pėr tė hollat. "Sestre" shkojnė mėtej, kurse falė propozimit tė drejtorit tė RTS Aleksa Shtakula njė e treta nga 2,8 milionė euro tė parave qė teprojnė do t'u jepen fondeve pagesore, kurse dy e treta do tė mbetet e "pashpėrndarė". Nėse jo tjetėr, kjo do tė ngushėllonte shikuesit se deri nė zgjedhjen e ardhshme tė pėrfaqėsuesit slloven pėr Eurovizion mbase do tė investohet edhe nė pėrgatitjen mė tė mirė kompjuterike, pėr ndonjė solid kompjuterik pėr mbrojtje dhe - shėrbim mė tė aftė pėr mbrojtje.

SVETLANA VASOVIQ