AIM: start



MON, 01 APR 2002 10:49:33 GMT

Pas Solanės - vetėm me prodhime

Pritja nė paradhomėn europiane pėr antarėsim nė BE mund tė bėhet e mundimshme si pėr Slloveninė, ashtu edhe pėr Kroacinė. Kėtė e dinė mirė pjesėtarėt e tė djathtės italiane si edhe optantėt tė cilėt, sipas vlerėsimeve tė shtypit italian, presin qė t’u kthehet pasuria me vlerė prej mė sė paku 5.000 pronash tė patundėshme nė Slloveni.

AIM Lublanė, 27.03.2002.

"Sllovenia ia ka paguar borxhin e vet Italisė," deklaroi me mburrje ministri slloven i punėve tė jashtme Dimitrij Rupel nė konferencėn pėr shtyp tė organizuar me qėllim qė opinioni i brendshėm dhe ai i jashtėm tė njohtohej pėr pagesėn e kistės sė fundit tė borxhit pėr mallin e konfiskuar ose tė rrėmbyer nga "optantėt" italianė (pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė botėrore) nė lartėsi prej afėr 57 milionė dollarė. Pagesa e borxhit ėshtė rregulluar me marrėveshjen ndėrkombėtare tė akorduar ndėrmjet Jugosllavisė dhe Italisė. Kistėn e parė tė kėtij borxhi e pagoi qeveria jugosllave nė krye tė sėcilės asokohe ishte Ante Markoviq-i, kurse pas shpėrbėrjes sė RFSJ-sė borxhin e mori mbi vete Sllovenia. Meqė nuk pengonte pshtjellimet diplomatike - Italia pėr shkak tė " rrethanave rrėnjėsisht tė ndryshuara" kėrkoi prishjen e marrėveshjes mbėshtetjen ligjore tė sėcilės e vėrtetoi me notėn diplomatike vetėm disa muaj mė heret.

"Rrethanat rrėnjėsisht tė ndryshuara" u mbėshtetėn nė shpjegimin se Roma zyrtare nė emėr tė qytetarėve tė Italisė tė cilėt dikur jetonin nė tokėn e Sllovenisė sė tanishme kėrkonte kthimin e mallrave tė patundshme "me prodhime". Pas tre vite pazarimesh Sllovenia bėri lėshime dhe nėn patronatin e mediatorit europian pėr zgjidhjen e kontestit (me personalitetin Havier Solana) pranoi "kompromisin spanjol". Ky kompromis pėr Slloveninė ėshtė njė kthesė e madhe, sepse parasheh mundėsitė e blerjes sė mallit tė patundshėm nga ana e atyre qytetarėve tė shteteve tė Bashkimit Europian tė cilėt nė Slloveni kanė jetuar madje sė paku tre vite .

Italia, ndėrkaq, pėrpos "kompromisit" i cili ėshtė verifikuar edhe nė marrėveshjen slloveno-europiane pėr antarėsim shoqėrues me BE-nė, asnjėherė nuk ėshtė pajtuar qė prej Sllovenisė tė rimarrė dėmshpėrblimin e kontraktuar. Njė pjesė e fajit pėr njė situatė tė kėtillė bie mbi shpinėn e diplomacisė sė Sllovenisė dhe Kroacisė, pėrfaqėsuesit zyrtarė tė tė cilave pas pavarėsimit me eufori theksonin ( ngjashėm si ishministri dhe ministėr aktual slloven i punėve tė jashtme Dimitrij Rupel) se ishin tė gatshėm qė tė bisedojnė "pėr ēdo gjė, pėrveē pėr kufirin". Pengesė tė jo tė lehtė paraqiste edhe ndarja "e brendėshme" e borxhit tė dikurshėm tė pėrgjithshėm ndėrmjet Kroacisė dhe Sllovenisė; pėr shtetet e reja duhej tė kalonin tre vite qė tė mirreshin vesh midis tyre pėr ndarjen e borxhit tė cilin e kishte vėrtetuar paraprakisht RFSJ-ja. Kėshtu qė Sllovenia dhe Kroacia vetėm mė 4 korrik tė vitit 1994 kėmbyen notat nė tė cilat u saktėsua marrėveshja pėr ndarjen, sipas sėcilės Sllovenisė i takuan 62 pėr qind tė borxhit ( 93 milionė dollarė, meqė 17 milionė dollarė ishin paguar mė nga ana e RFSJ-sė), kurse Kroacisė i ngelėn mbi vete 38 pėr qind ( rreth 35 milionė dollarė) tė borxhit. Sllovenia nė ndėrkohė dhe gjithmonė me qėllim qė tė vėrtetojė besnikėrinė ndaj plotėsimit tė obligimeve tė veta, pranė Dresdner bankės nė Luksemburg hapi njė llogari tė posaēme dhe deri sivjet rregullisht paguante kistet vjetore. Prandaj ministri slloven i punėve tė jashtme sjell pėrfundim se Italia tash e tutje "nuk ka mė tė drejtė tė ankohet se si nuk ia paguajnė shumėn e caktuar tė borxhit".

Deri nė reagimin e Italisė nuk duhej pritur gjatė kohė; pėr mė keq- ai nuk ishte aspak i pėrzemėrt. Ministri italian pėr marrėdhėniet me parlamentin, Karlo Gjovanardi, aktin e Sllovenisė e vlerėsoi si njė qėndrim pozitiv, mirėpo shtoi se me pagesėn e borxhit ēeshtja nė fjalė "nuk kishte pėrfunduar" dhe paralajmėroi se qeveria e Silvio Berluskonit nuk do tė shpejtonte tė ngrejė tė hollat nga xhirollogaria. Pėr mė tepėr, Gjovanardi shpjegon se tė hollat e paguara janė vetėm "njė gur i vogėl i mozaikut" rastet e shumta tė tė cilit as qė janė pėrfshirė nė marrėveshje", dhe prandaj ato po i studion njė komision i veēantė i ministrisė italiane tė punėve tė jashtme... Pėrfundimin e kėsaj afere e pengon edhe fakti se Kroacia ende nuk ka paguar pjesėn e vet tė borxhit. Pėr kėtė shkak deputetėt italianė kėrkojnė revidimin e ligjit kroat pėr denacionalizim, kurse deputeti i Lidhjes Nacionale Roberto Menia ( pėrndryshe prej Trieshte) thot se asgjė prej tėrė asaj "nuk ėshtė e mjaftueshme" dhe se "Sllovenėt janė tė detyruar t’u pėrulen viktimave tė komunizmit". Atė qė ky qėndrim nuk ėshtė i vetmi vėrtetohet me faktin se me votat e kolegėve tė tij nė tė parlamentit erdhi deri te shkarkimi i Renato Rugjerit (Renatto Ruggiero) i cili humbi vendin e ministrit nga shkaku se si shef i "Farnesine-s" italiane me orientim pro-europian" mbante qėndrimin se duhet "tė respektohen marrėveshjet e nėnshkruara".

Duelet e fundit verbale tė zyrtarėve nė relacionin Lublanė - Romė nė Slloveni zgjojnė frikėn se shteti nė vigjilje tė inkuadrimit nė Bashkimin Europian sėrish do tė ballafaqohet me presionet dhe "kompromiset spanjole"’ Prandaj Sllovenia reagoi me maturi tė dukshme pėr fitoren e koalicionit tė djathtė nė Itali. Nėnshkrimi i kryetarit tė partisė fituese Forza Italia, Silvio Berluskoni nė rezolutėn nė tė cilėn, sipas nisjativės sė kryetares sė "optantėve" tė Istrės, gjegjėsiht tė "ezula-s, Marucce Vasconove, e cila kėrkon qė qeveria deri nė dorėzimin e mandatit t’i ngrijė " tė gjitha veprimet tė cilat do tė mund tė rishtronin ēėshtjen e inkuadrimit tė Sllovenisė dhe tė Kroacisė nė Bashkėsinė Europiane", vėrteton se frika e Sllovenisė ėshtė e arsyeshme.

Mė e rrezikshme nga tė gjitha ėshtė ajo qė administrata e re italiane inkuadrimin e Sllovenisė dhe tė Kroacisė nė institucionet e lartėpėrmednura e kushtėzon me ndryshimet e reja tė marrėveshjeve tė mėparėshme, gjegjėsisht me " plotėsimet" e Marrėveshjes sė Osimit, tė nėnshkruar nė vitin 1975, kur pėrfundimisht u caktua kufiri i atėhershėm jugosllavo-italian. Kėrkesa kryesore e Italisė ka tė bėjė me pasurinė e optantėve ose ezulėve tė dikurshėm, kryesisht pjesėtarė tė kombėsisė italiane, tė cilėt pas Luftės sė Dytė botėrore, nė pėrputhje me marrėveshjen e paqės sė vitit 1947 (por kryesisht nėn presione) ishin tė detyruar qė tė zgjedhin vallė do tė mbanin nėnshtetėsinė jugosllave pėrkatėsisht nėnshtetėsinė italiane nė teritorin i cili iu bashkua Jugosllavisė (Primorska, Istra dhe Dallmacia). Ata qė asokohe vendosėn tė mbajnė nėnshtetėsinė italiane ishin tė detyryar, nė pėrputhje me marrėveshjen e pėrmendur paqėsore, qė tė largohen prej Jugosllavie. Shumicės sė optantėve italianė ( burimet italiane flasin pėr 350.000 viktima tė kėtij "pastrimi etnik" tė llojit tė veēantė) qeveria e atėhershme jugosllave ua mori ose ua nacionalizoi pasurinė. Kėtu qėndron shkaku i shumė mosmarrėveshjeve apo konflikteve tė mėvonėshme, por edhe i marrėveshjeve qė janė kurorėzuar pikėrisht nė vitin 1975 me nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Osimit. Mė vonė, nė vitin 1983, nė bazė tė asaj marrėveshjeje ėshtė nėnshkruar edhe njė marrėveshje e veēantė me tė cilėn Jugosllavia ėshtė obliguar qė Italisė pėr pasurinė qė u ishte marrė qytetarėve tė saj t’i paguajė 110 milionė dollarė dėmshpėrblim nėpėrmjet kisteve vjetore nė lartėsi prej 8.461.538 dollarė, dhe krahas kėsaj qytetarėve italianė u janė kthyer me prodhime apo nė natyrė edhe 179 prona tė patundshme.

Nė vitin 1990 dhe vitin 1991 qeveria e Ante Markoviq-it i paguajti dy kistet e para, por me fillimin e shpėrbėrjes sė RFS Jugosllavisė nė vitin 1991 tėrė transakcioni u ndėrpre. Shteteve qė u formuan pastaj dhe deri nė ditėt e sotme, edhe pse ata kanė kėrkuar, Italia nuk pranoi t’u dėrgojė numrin e xhiro-llogarisė nė tė cilin do t’ia kishin paguar borxhin e tyre. Pėrkundrazi, meqė marrėveshjet asokohe i ka lidhur me Jugosllavinė socialiste dhe jo me Slloveninė ose me Kroacinė ( te tė cilat sikurse edhe te tė gjithė shtetet tjerė postsocialiste po zhvillohen proceset e denacionalizimit), Italia kėrkon qė pėr marrėveshjet e miratuara dhe tė nėnshkruara nė tė kaluarėn edhe njėherė tė zhvillohen bisedime me qėllim qė, veē tjerave, tė detyrojė Slloveninė qė t’ua kthejė pasurinė e nacionalizuar edhe nėnshtetėsave italianė tė cilėt hoqėn dorė nga nėnshtetėsia jugosllave. Italia vite me radhė zgjidhjen e kėtij problemi haptaz po e kushtėzon me pajtimin pėr pranimin e Sllovenisė dhe Kroacisė nė Bashkėsinė Europiane.

Diplomacia sllovene dhe ajo kroate orekseve tė tė djathtės italiane u pėrgjigjet me atė se tė gjitha pyetjet tė cilat Italia zyrtare sėrish i shfaq si probleme i vlerėson si tė zgjidhura dhe se nuk pranon biseda tė reja. Kėrkesat e reja tė Italisė nė tė vėrtetė janė tė arsyeshme vetėm nė shikim tė parė. Por duke qėnė se njėherė dhe dikur ēmimi i pasurisė sė nacionalizuar italiane nė RFSJ ėshtė vlerėsuar dhe nė mėnyrė tė rregullt juridike ndėrkombėtare ėshtė caktuar mėnyra e pagesės, kurse dėmshpėrblimi pjesėrisht dhe ėshtė kryer, sipas mendimit tė Ministrisė sllovene tė punėve tė jashtme probleme tė kėtilla nė tė vėrtetė as nuk duhet tė ketė. Dhe kjo vetėm pėr marrėveshjen me ish RFSJ-nė, por edhe pėr vėrtetimin e saj -Italia mė 31 korrik tė vitit 1992 me ndėrrimin e notave me ambasadorin slloven Marko Kosin vėrtetoi se nuk heq dorė nga 46 kontratat tė cilat i kishte nėnshkruar me Jugosllavinė. Njėra prej tyre ėshtė edhe marrėveshja e vitit 1983 nė tė cilėn ėshtė caktuar se pėr pasurinė e nacionalizuar Italisė i takon vetėm kompensimi nė tė holla . Nuk ėshtė vėshtirė tė vėrtetohet se mė vonė Italia ka vendosur tė thyej marrėveshjen qė e ka nėnshkruar dhe rishtaz e ka verifikuar nė vitin 1992, sepse vlerėson se nga shtetet e reja dhe nė rrethana tė reja do tė mund tė fitojė shumė mė tepėr nga ajo qė ndodhi nė tė kaluarėn.

Prishja e njėanėshme e marrėveshjeve tė nėnshkruara jo vetėm qė nė pjesė tė madhe ėshtė nė kundėrshtim me rregullat e tė drejtės ndėrkombėtare, por ēel edhe ēėshtje tė tjera tė rrezikshme. Kėshtu, pėr shembull, nėse ėshtė e mundshme qė tė prishet njėanėshėm kontrata e cila ėshtė pjesė e Marrėveshjes sė Osimit pėr kufirin, pse tė mos ishte e mundshme atėherė tė rishqyrtohet dhe ndryshohet edhe ēeshtja e kufirit italiano- slloven? Pastaj, nėse Italia tani mė nuk ėshtė e kėnaqur me lartėsinė e dėmshpėrblimit me tė cilin ishte e kėnaqur deri para disa vitesh, pse atėherė Sllovenia dhe Kroacia do tė ishin tė kėnaqura, pėr shembull, me lartėsinė e reparacioneve tė cilat Italia ishte e detyruar tė paguaj pas Luftės sė Dytė botėrore? Dhe kėshtu deri nė pakufi. Ėshtė e qartė se po tė veprohej nė kėtė mėnyrė pėrmbajtja e paqėndrueshme e marrėveshjeve ndėrkombėtare, tė cilat mė tepėr se pesėdhjetė vjet kanė mundur tė ruajnė paqėn nė kėtė pjesė tė Europės , menjėherė do tė binte nė humnerėn nga e cila nuk do tė dilej lehtė. Nga ana tjetėr, pritja nė paradhomėn europiane pėr antarsim nė BE mund tė bėhet e vėshtirė dhe e mundimshme si pėr Slloveninė, ashtu edhe pėr Kroacinė. Kėtė e dinė mirė pjesėtarėt e tė djathtės italiane dhe optantėt tė cilėt, sipas shkrimeve tė shtypit italianė, shpresojnė tė rimarrin pronėsinė ndaj sė paku 5000 pronave tė patundshme nė Slloveni.

IGOR MEKINA