AIM: start



FRI, 12 APR 2002 14:52:36 GMT

Fluturimi me krah prej letre

Ketyre diteve qerimi i hesapeve ne blokun malazez ka arritur kulmin. Kishin filluar qe ne fushaten parazgjedhor te vitit te kaluar, kurse u pershkallezuan kur liberalet kishin kumtuar kushtet per formimin e lidhjes postzgjedhore te PDS-se dhe PSD-se. Goditja perfundimtare lidhjes se pasigurte i dhane Gjukanoviqi dhe Vujanoviqi, duke vene nenshkrimet ne marreveshjen e Beogradit pa konsultim me partneret e koalicionit.

AIM Podgorice, 07.04.2002

Lidhja Liberale e Malit te Zi ne fillim te javes se kaluar kumtoi se ua nderpret socialisteve te Gjukanoviqit perkrahjen per qeverine e Filip Vujanoviqit. Ne kete menyre liberalet e akuzuan Qeverine dhe u terhoqen nga paralajmerimet e meparshme se koalicionit te Partise Demokratike te Socialisteve dhe Partise Socialdemokrate do t'i ofrojne kushtet per formimin e Qeverise se re. Situaten e perkeqesoi edhe paralajmerimi i socialdemokrateve se do te dilnin nga kabineti i Vujanoviqit posa deputetet ne parlament te pranojne Bazen fillestare qe e kishin nenshkruar me 14 mars ne Beograd kryetari i Malit te Zi Milo Gjukanoviq dhe kryeministri Vujanoviq.

Veprimi i LL ishte i pritur edhe pse kishin paralajmeruar se do ta kerkonin vendin e krxeministrit dhe kandidatit presidencial nga ana e rradheve te veta. Megjithate, per befasine e nje pjese te opinionit politik ne vend, vendosen te dilnin me nje strategji te re. Geshtenjat e nxehta i lane ne duart e PDS-se. Tani pritet se cka do te ofroje Gjukanoviqi.

Partneret e tij potencial politik tashme e akuzojne per mungese te guximit dhe pafuqise politike qe te diktojne rregullat dhe kushtet e lojes. Por, mbase behet fjale per nje vleresim te kreut te LLMZ se kjo variante eshte me e mencur politikisht. Tani me nuk mund te thuhet se vleresojne, se kerkojne me shume ose te pamundshme, apo te shkaterrojne opcionin malazez.

Pergjigja e PDS-se ende nuk ka arritur. Kryetari malazez, qe cakton seance te Kryesise se partise se tij, qe duhet te sjelle vendim per oferten e liberaleve, ka perfunduar viziten e tij ne Bielo Pole. Te henen do te qendroje ne Bruksel dhe atehere mund te pritet mbajtja e seances. Sipas paralajmerimeve te keshilltarit te tij Miodrag Vukoviqit, per dhjete dite do te duhet te dihet se a do ta formojne qeverine e re partite indipendiste ose, sic paralajmeroi nenkryetari i PDS-se, Svetozar Maroviq, do te shkohet ne zgjedhje te reja.

Keto dite qerimi i hesapeve ne bllokun malazez ka arritur kulmin. Por, konfliktet filluan qe ne fushaten parazgjedhore te vitit te kaluar, pasi qe qeveria e Filip Vujanoviqit ra pasi qe koalicionin e braktisi Partia Popullore e Dragan Shoc.

Konfliktet pershkallezuan kur liberalet kumtuan kushtet per formimin e lidhjes parazgjedhore ndermjet PDS-se dhe SD-se. Pervec kontrollit ne vendet kryesore te fuqise liberalet kishin kerkuar nga PDS-ja edhe ate qe nuk mund ta pranonte PDS-ja - edhe pese vende ne parlament. Pas bisedimeve te deshtuara me me Koalicionin per Jugosllavi liberalet perfundimisht i dhane perkrahje qeverise se pakices PDS dhe PSD. Prej atehere e deri me tani ajo qendroi ne kembe te qelqta.

Tani, pas firmosjes se marreveshjes se Beogradit, kur PDS-ja u terhoq nga organizimi i aferm i referendumit, shtrohet pyetja: athua partia e Gjukanoviqit e shihte si barre te madhe pavaresine e Malit te Zi, prandaj shpejtoi ta zgjidhte? Ose barra ishte jo aq e fuqishme?! PSD nuk deshi te ndihmoje me, kurse LL kete nuk e deshti.

Socialistet e Gjukanoviqit e leshuan rastin qe kohen nga pese tetori dhe renien e Millosheviqit ta shfrytezonin per afirmimin e sovranitetit shteteror te Malit te Zi, edhe pse per kete ekzistonin mekanizma. Pervec kesaj elita politike malazeze duhej te nisej ne kete drejtim per te promovuar reformat, e jo te mbrohej nga afera "Nacional", me cka me siguri se do te shmangej presioni i BE-se dhe Beogradit qe te ruhej shteti me Serbine.

Konfrontimet ketyre diteve vazhduan ne parlament. Duke e arsyetuar marreveshjen me Beogradin, Gjukanoviqi pohon se serish do te ripertrije shtetesine malazeze. Lideri i LL Miodrag Zhivkoviq akuzon se "ate qe e beri Gjukanoviqi quhet tradheti dhe eshte fjala per mashtrim te LL dhe PSD-se".

Nenkryetari i Qeverise dhe kryetari i deridjeshem i PSD-se Zharko Rakceviq ne Parlament edhe nxehet edhe ftohet: "Nuk mendoj se eshte tradheti, por nje veprim i keq ne momentin vendimtar per Malin e Zi". Rakceviq terhoqi verejtjen se ne momentin e tanishem zgjidhja me e keqe do te ishte vazhdimi i luftes politike te tre partive per sovranitet. Vleresoi se "pa kete bllok nuk ka me shprese".

Verejtja e tij nuk krijoi ndonje pershtypje ne PDS dhe LL. Konflikti politik mes tyre nuk qetesohet. Prandaj shtrohet pyetja - ku qendron shpresa e Rakceviqit kur qellimi i LL eshte shmangia e PDS-se dhe rrezimi i Gjukanoviqit, kurse qellimi i tyre eshte mbetja ne pushtet.

Goditja perfundimtare ne kete lidhje te pasigurte u be nga Gjukanoviqi dhe Vujanoviqi, qe kishin vene firmat e tyre ne marreveshjen e Beogradit pa konsultim me partneret e koalicionit.

Vaj ne zjarr leshoi deklaratat e deputetit te LL Miroslav Vickoviqit. Ai ne parlament gjate nje nderhyrjeje te deputetit te PDS-se dhe prefektit te Podgorices Miomir Mugoshes tha: "U betohem ne Zot dhe ne Shen Pjeter Cetinjskin se nuk do te mund t'i harxhoni parate tuaja te ndyra me paqe. Nuk do te luajne femijet dhe grate tona neper tavolina per 20 marka ne manifestimin e "fitimit" te qindra milioneve te te pasurve tuaj", duke aluduar ne manifestimin e mbajtur ne hotelin e Podgorices "Crna Gora", te organizuar para nje muaj e gjysme.

Te presesh qe ne kete atmosfere te formohet qeveria per pavaresi eshte joreale. Pas zgjedhjeve lokale kuzat ndermjet krereve te PDS-se, PSD-se dhe LLMZ vazhdojne. E gjithe kjo tregon se blloku malazez per pavaresi asnjehere nuk ka ekzistuar. Pervec se ne fjalimet e lidereve partiak dhe kuadrove tjere.

MILOSH PAVICEVIQ