AIM: start



MON, 15 APR 2002 13:02:41 GMT

Ndryshimet kushtetuese nė RS: U miratuan amandmanet "serbe

AIM Banjalukė, 05.04.2002

Ankthi politik serb u ndėrpre tė enjten mė 4 prill me miratimin e amandamenteve kushtetuese, nė Kuvendin Popullor (KP) tė Republikės Serbe (RS), pėrmes njė koncensusi deri tani tė paparė. Gjithsejt 68 deputetėt serb, deri dje kundėrshtarė tė trazuar ideologjik, ishin pajtuar tė njėjtėn ditė pėr tė votuar ndryshimet kushtetuese, qė i kishte vėnė si kusht Kancelaria e pėrfaqėsuesit tė lartė nė Bosnjė e Hercegovinė (OHR).

Homogjenizimi politik serb me qėndrimin e pėrbashkėt arriti qė tė prodhoj kėtė te boshnjakėt dhe kroatėt. Kėsaj rradhe ndihmoi Pėrfaqėsuesi i Lartė Volfgang Petriq, sepse ideja e tij politike dominoi nė kėtė dokument i ofruar si version pėr miratimin e ndryshimeve kushtetuese nė pajtim me vendimin e Gjykatės Kushtetuese tė BeH mbi konstutivitetin e popujve nė BeH.

Marrėveshja e Petriqit mbi ndryshimet kushtetuese, tė cilėn pas bisedimeve tė gjata dhe tė vėshtira politike nė OHR nė Sarajevė, e nėnshkruan vetėm Partia Socialdemokrate (PSD) e Zllatko Lagumxhisė, Partia pėr BeH dhe Iniciativa e re kroate, i arriti Komisionit pėr ēėshtje kushtetuese nė Kuvendin Popullor tė RS pa nėnshkrimin e negociatorėve serb dhe me rezervė pėr sa i pėrket mekanizmit tė votimit pėr interesat vitale nacionale nė Kėshillin pėr mbrojtjen e interesave nacionale. Negociatorėt serb kishin vėrejtje nė letrėn e Petriqit ku nė pjesėn e procedurės sė ofruar qė kishin tė bėnin me interesat vitale nacionale parashihte qė pėr fillimin e procedurės ishin tė nevojshme shumica prej dy tė tretave nga popujt konstitutiv nė Kėshillin e popujve, kurse vendimin pėrfundimtar mbi kėtė ta sjellė Kėshilli pėr mbrojtjen e interesave vitale nacionale nė kuadėr tė Gjykatės Kushtetuese tė RS-sė, gjithashtu me dy tė tretat e votave.

Kur Komisioni kushtetues i KP tė RS u mblodh pėr tė sjellė propozim amandmanin pėrfundimtar, pėrfaqėsuesit boshnjak kėrkuan qė OHR tė publikonte mė interpretimet se nė ēfarė mėnyre do tė miratohej vendimi nė Komisionin kushtetues, duke vlerėsuar se nė tė ardhmen nuk do tė jetė shumicė pėrsa i pėrket sjelljes sė vendimeve. OHR -ja paraqiti interpretimin sipas tė cilit do tė konsiderohet i pranuar ai propozim qė do tė ketė shumicė votash gjatė raundit tė dytė. Falė interpretimit tė kėtillė serbėt ishin tė mbivotuar nė Komisionin kshtetues nga ana e boshnjakėve dhe kroatėve, e kjo parashtroi pyetjen se nė ēfarė mėnyrė, sipas kėtij interpretimi, do tė mbroheshin interesat vitale nacionale. Mbivotimin nė Komisionin Kushtetues politikanėt serb menjėherė e ndėrlidhen me vitin 92, kur u mbivotuan nė Kuvendin e atėhershėm popullor tė Republikės Socialiste tė BeH dhe nė procedurėn e vendosjes nė Gjykatėn Kushtetuese nė BeH, ku votat e gjyqtarit serb nuk ishin relevante, qė i afroi dhe i bashkoi edhe mė nė flakjen e Marrėveshjes sė Petriqit dhe zgjidhjeve pėr tė cilat votuan boshnjakėt dhe kroatėt.

Si pėrgjigje mbi zgjidhjen e imponuar, deputetėt serb fillimisht ofruan nė seancėn kuvendore amandmanet e veta pėr Kushtetutėn e RS dhe kėrkuan qė pėr kėtė tė vendos Komisioni kushtetues. Edhe ky propozim u refuzua nė Komisionin Kushtetues me mbivotim tė pėrfaqėsuesve boshnjak dhe kroat. Epilogu pasoi nė vazhdimin e seancės sė KP: amandmanet kushtetuese qė i propozuan deputetėt serb u pranuan me 68 vota. Kundėr ishin 13 deputetė boshnjakė dhe kroatė.

Amandmanet e miratuar pėrmbajnė disa principe nga Marrėveshja e ofruar e OHR-sė, por nė variante dhe modalitete tjera. Sipas zgjidhjeve tė miratuara, RS do tė ketė kryetar dhe dy nėnkryetar, qė nuk mund tė jenė nga i njėjti popull. Nėnkryetarėt do t'i zgjedh KP. Pjesėmarrja e pjesėtarėve tė popujve konstitutiv dhe grupeve tė pakicave nacionale nė kryerjen e funksioneve publike nė RS do tė sigurohen gjatė zgjedhjes sė kryetarit tė Qeverisė, Kuvendit Popullor, Kėshillit kryesues tė popujve, kryetarit tė Gjyqit kushtetues dhe atij suprem si dhe prokurorit publik republikan, kėshtu qė vetėm pėr dy funksionet mė tė larta mund tė zgjidhet personi nga populli i njėjtė konstitutiv. Kėshilli i popujve merr pjesė nė sjelljen e amandmaneve tė Kushtetutės, ligjeve dhe akteve tjera tė pėrgjithshme qė janė nė kompetencat e Kuvendit Popullor pėr sa i pėrket pjesėmarrjes adekuate tė popujve konstitutiv nė pushtetin ligjvėnės, ekzekutiv dhe juridik, arsimor, religjioz, gjuhėsor dhe nė sistemin e informimit publik. Pėr dallim nga propozimi i Komisionit Kushtetues, qė Qeveria e RS tė pėrbėhet nga 8 ministra nga rradhėt e popullit serb, pesė boshnjakė dhe tri kroatė, dhe njė nga popujt e tjerė pasi tė zgjidhet kryeministri, me miratimin e amandmaneve ėshtė paraparė qė mė sė paku 15 pėrqind e anėtarėve tė qeverisė duhet tė jenė nga njėri popull konstitutiv, kurse mė sė paku 35 pėrqind nga dy popujt tjerė konstitutiv.

Amandmanet e miratuara serbe ende nuk ka arritur askush qė t'i analizojė detajisht, kėshtu qė nuk ka komente pėr pėrmbajtjen e tyre tė plotė dhe pėr sėndėrtimin konstitucional. Nga OHR-ja arriti porosia e shkurtėr se ende ėshtė herėt pėr ēfarėdo lloj prononcimi. Pėrveē pakėnaqėsisė dhe kualifikimeve tė pėrgjithshme, as politikanėt nga Federata e BeH nuk vrapojnė me vėrejtjet e tyre tė qarta dhe tė caktuara. Nė RS zgjidhjet kualifikohen si tė pranueshme pėr bashkėsinė multietnike dhe plotėsisht nė pajtim me standardet evropiane. Kryeministri Ivaniq ka thėnė se janė kėshtu sa nė Evropė askush nuk mund tė ketė vėrejtje.

Se kush ka pėrfituar nė gjithė kėtė shfaqje politike, nuk ėshtė e vėshtirė tė konkludohet. Nacionalistėt serb haptas u treguan zgjedhėsve tė tyre se boshnjakėt dhe kroatėt janė rreziku mė i madh i tyre pėr shkak se pėr marrėveshjen parashohin rivotimin, duke injoruar kėshtu interesat e tyre nacionale. Boshnjakėt dhe kroatėt, sipas tė njėjtit model, u treguan votuesve tė tyre se janė tė gatshėm qė tė luftojnė me ēdo ēmim kundėr interesave serbe dhe nė kėtė do tė kenė sukses. Pasojat shihen edhe mėtej: homogjenizimi politik nė RS shkatėrroi nė rrėnjė opozitėn serbe, kėshtu qė nė skenė, mė pak apo mė shumė, do tė mbetet varianti radikal nacionalist i nuansave tė ndryshme. Gati i njėjti efekt u prodhua nė Federatėn BeH. Me votimin e PAD pėr propozimin e Aleancės nė opinion u shkrinė dallimet mes kėtyre dy partive politike.

Nė shfaqjen politike nė skenėn politike tė bh., nė kėtė vit tė zgjedhjeve, haptazi ishte nė funksion tė marketingut politik. Athua skenaristi gjithė kėtė e kishte parasyshė dhe tė kishte mundėsi tė parashikonte pasojat? Edhe pėr kėtė pyetje ekzistojnė shumė pėrgjigje nė BeH.

BRANKO PERIQ