AIM: start



TUE, 23 APR 2002 13:41:09 GMT

Dialog i veshtiresuar me bashkesine Europiane

Edhe pse nuk ishte planifikuar si mjet i luftes politike, takimi i sforcuar i kryeministrit te qeverise me "euro-treshin" ishte ne sherbim pikerisht te qellimit te tille: grumbullimit te poenave politike. Aq sa per qeverine po aq edhe per opoziten.

AIM Shkup, 17.04.2002

Dialogu politik i Maqedonise me "Treshin" e Komisionit Europian me perberje te forcuar - Havier Solana ( perfaqesuesi i larte per politike te perbashket te jashtme dhe te mbrojtjes), Kris Paten ( shef i diplomacise europiane) dhe Jose Pike (ministri spanjol i puneve te jashtme si kryesues aktual i Bashkesise) te marten ne Luksemburg me rastin e pervjetorit te pare te nenshkrimit te Marreveshjes per stabilizim dhe asocim u shnderrua ne presion te drejtperdrejte ndaj kryeministrit Lubco Georgievski me qellim qe me 15 shtator te mbahen zgjedhjet e drejta dhe demokratike dhe qe te shperbehet njesiti kontestues special policor "Luanet" - informuan mediat shkupiane jasht kontrollit qeveritar. Ate qe kerkoi edhe e gjeti - u shprehen me kenaqesi shumica e atyreve qe nuk e simpatizojne kryeministrin. Kjo edhe nga shkaku se per kete faze te dialogut me "euro-treshin" ishte parapare qe bashkebisedues te ishte kryesuesi i diplomacise dhe jo "ministri i pare". Personalisht Georgievski ne televizionin shtetror beri demant se ne pergjithesi as ishte shtruar ceshtja e shperberjes se "Luaneve" dhe se u pajtua lidhur me ate qe: "Njesiti special "Luanet" do te veproje edhe me tutje sepse kete e kerkonte gjendja e sigurise. Me shpekulime te ketij lloji dikush perseri deshiron te rrenoje stabilitetin e vendit dhe te dobesoje strukturat e sigurimit. Ky eshte prodhim i fushates se partive politike ne vigjiljen e zgjedhjeve".

Kritikuesit Georgievskin e perkujtuan se edhe ai, krahas tjerave, ne kohen e lire eshte edhe lider partiak dhe se "vetngarkimi" i tij me permbajtjen e bisedave te Luksemburgut do te vleresohet edhe si marketing zgjedhor partiak.

Takimit te Luksemburgut i parapriu raporti i Komisionit me intonim mjaft te ashper ne te cilin u rekomandua respektimi i institucioneve demokratike te shtetit juridik, privatizimi transparent, lufta kunder kotrabandes me droge, arme dhe me cigare, liria e mjeteve te informimit, lufta kunder korrupcionit e tjere.

Raporti per rrugen njevjecare drejt institucioneve europiane si nje rekapitulim i pergjithshem eshte mjaft tragjik. Kurse vetem para nje viti cdo gje dukej ndryshe! Maqedonia ne te vertete gjate tere kohes se kanonades se topave ende grimconte rezervat e fames se vjeter si "lider i regjionit". Me kalimin e kohes kjo fraze e zbehur diplomatike u harrua, shteti i perbashket i Serbise dhe Malit te Zi ose Kroacia me tere mundesite u perpoqen te permiresohen, kurse te tjeret - Bosnja ose Shqiperia u perpoqen qe se paku mos behen ende me keq. Ne kete menyre, me dashje ose pa dashje, Maqedonia u be "zvarritese" ne kolonen ne te cilen dikur paraprinte.

Zedhenesi i Bashkesise, Emma Adwynn per televizionin e Shkupit A1 tha se kryeministri i qeverise Georgievski paska thene se me kenaqesi i ka pranuar rekomandimet e Komisionit dhe se ato do te beheshin pjese e politikes se tij te ardhshme. Flitet madje se do te angazhohej te bisedoje me kryetarin kokemevete te Parlamentit , Stojan Andov, me qellim qe ne nje fare menyre ta bind se zgjidhja me e mire do te ishte qe zgjedhjet parlamentare te mbahen me 15 shtator dhe jo ne ndonje dite tjeter te pershtatshme per Andovin.

Ne deklaraten e shkruar, te cilen pas dialogut me Georgievskin e distribuan mediat e Shkupit, perfaqesuesi per politiken e perbashket dhe te mbrojtjes i BE-se Havier Solana thekson se gjendja ne Maqedoni gjate muajve te fundit shkon kah permiresimi dhe, per kete shkak, pershendeten rezultatet e zbatimit te Marreveshjes se Ohrit". Solana vlereson se ky vend patjeter duhet te kompenzoje kohen e humbur rreth implementimit te Ohrit, ne radhe te pare me sjelljen e Ligjit per perdorimin e gjuheve, rregullat per perfaqesim adekuat te pjesetareve te bashkesive nacionale ne institucionet shteterore si dhe te pershpejtoje implementimin e Ligjit per veteqeverisjen lokale. Duke pershendetur marreveshjen midis lidereve partiake per caktimin e dates se mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare, Solana mirepret qe kryetari i Kuvendit Stojan Andov se shpejti t'i lajmeroje per terminin e caktuar te zgjedhjeve i cili te mundesoje organizimin ne kohe te duhur te monitoringut nderkombetar. Dhe me kete cdo gje behet e qarte. Me gjuhe te njohur diplomatike eshte thene pothuaj e tera ajo e njejta te cilen ata qe dijne te lexojne e lexuan ne te vertete edhe me pare ne gazetat qe nuk i shkojne per qejfi kryeministrit.

Sa do qe mund te jete ose te mos jete e vertete ajo qe sipas deshires se Zotit disi ka dalur nga salloni i takimeve ne Luksemburg, komentatoret perkujtojne se funkcionaret e Komisionit europiane nuk i kane harruar te gjitha ato shterngimet, pengesat dhe pazarimet e shumta dhe per shume gjera me zyrtaret maqedonas madje edhe me vete kryeministrin gjate krizes se vitit te kaluar, sa qe tani te mund te besohet se takimi me Solanen dhe shoket e tij ka kaluar si nje muhabet i kendshem. Vete fakti qe kryeministri gjate deklarates se vete te pare pa kurrfare rezervimi qendroi prane "Luaneve" tregoi se nuk do te ishte lehte qe te tejkalohen te perpjetat dhe shkallet ne komunikimin me bashkesine nderkombetare. Jo njehere nga nivele te ndryshme te piramides brukseliane eshte thene se do te ishte me se miri qe specialcat kontestues te ktheheshin ne shtepite e veta. Kryeministri apo kryetari i qeverise nuk u entuziazmua poashtu me ate nuansen diplomatike te BE-se qe perkrah presidentin e Republikes Boris Trajkovksi, domethene po ate te njejtin shok te dikurshem partiak te cilin tani Georgievski do ta kishte eleminuar me gjith qejf. Por ketu fshihen edhe ceshtje te tjera. Te merkuren Brukseli me kot priti qe dogana e Maqedonise te largonte blokimin per hyrjen e cisternave me nafte te kompanise "Makpetroll" nga ana e Greqise (anetare e BE-se) gje me te cilen do te perfundonte lloji i posacem i "luftes se naftes" ndermjet qeverise dhe Komisionit europian.

Lidhja socialdemokratike opozicionare shfrytzoi rastin te ferkoje duart me kenaqesi. "U vertetua se qeveria mund te funkcionoje vetem sipas instrukcioneve" deklaroi me plot kenaqesi zyrtari i larte partiak Gjorgji Spasov. Jaedhe nje shkak i rendesishem, sipas mendimit te tij, qe zgjedhjet te mbahen sa me pare. Me kete ai tregoi se Raporti i permendur i Komisionit europian ishte dhurate per ditelindje per qeverine e Lubco Georgievskit, e mireseardhur per fushaten e shumedeshiruar zgjedhore, por megjithate ende imagjinare.

Raporti i Komisionit europian dhe shetitja e kryeministrit ne Luksemburg, si shihet, veshtire se do t'i sherbeje asaj qe deshirohet nga shumica ne Luksemburg - e cila me aresye pritet me frike - celjes se rruges per ne strukturat europiane. Sipas rrethanave ballkanike cdo gje do te sherbeje per "shfrytezim shtepiak" dhe per filosofime,gjegjesisht intriga nderpartiake. Sepse, sidoqofte, Europa edhe ashtu eshte larg.

ZHELJKO BAJIQ