AIM: start



FRI, 26 APR 2002 13:53:55 GMT

Andov - dhe gjithēka ėshtė e mundshme!

Derisa kryetari i parlamentit mendohet

AIM Shkup, 20.04.2002.

Edhe pėrkundėr Marrėveshjes sė nėnshkruar tė Ohrit - nga ana e katėr liderėve tė partive mė tė mėdha nė vend - qė zgjedhjet parlamentare tė mbahen mė 15 shtator, kryetari i Parlamentit tė Republikės sė Maqedonisė Stojan Andov, qė sipas kushtetutės cakton datėn e mbajtjes sė zgjedhjeve, pėr kushedi tė satėn herė dėshiroi tė luante rolin e kryefamiljarit tė shtėpisė: sė pari propozoi terminin 15 shtator. Pastaj, as kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe u inatos me tė jashtmit (siē duket "kush i honeps pėrfaqėsuesit e bezdisshėm tė bashkėsisė ndėrkombėtare") dhe propozoi 22. Pastaj 29 shtatorin si tė pandryshueshėm; dhe gjithēka tjetėr veē asaj qė nuk u konvenon suflerėve: 15 shtatorin. Mendimi i tij autoritativ, kur ėshtė nė pyetje termini i tij i pėlqyer 22 shtatori, bazohet nė dy argumente tė qartė dhe transparente dhe kushedi sa tjera jotransparente: tė fitohet mė shumė kohė pėr fushatėn parazgjedhore dhe sė dyti, jo edhe pa bizaritete - zgjedhjet do tė mbaheshin vetėm njė ditė pas zgjedhjeve tė planifikuara nė Kosovė, kurse kėshtu, konsideron ai, do tė mund t'i ikej votimit tė dyfishtė edhe nė Kosovė edhe nė Maqedoni. Kjo do tė pengonte pėrdorimin e sprejit qė zgjat 48 orė! Pėr opinionin publik nuk ėshtė e qartė se athua drejtuesi i deputetėve tė popullit nė kohėn e lirė lexon kronika tė zeza, dhe pa marrė parasyshė se si do tė ishte, kjo tingėllon keq.

Tė gjitha partitė relevante parlamentare, pėrveē VMRO-DPMNE-sė sė kryeministrit Lubco Georgievskit, terminin vizionar tė parlamentarit tė brishtė Number 1 e konsiderojnė si tė papranueshėm. "Duke caktuar zgjedhjet vetėm 24 orė pas zgjedhjeve kosovare, Andovi qartė i bėn me dije bashkėsisė ndėrkombėtare se nuk dėshiron mbykqyrje objektive ndėrkombėtare" tėrheq vėrejtjen Nikolla Popovski, shef i grupit parlamentar tė partisė mė tė madhe opozitare Lidhjes Socialdemokrate. Partia Demokratike e Shqiptarėve potencoi kėrkesėn e mundshme pėr ndėrrimin e Andovit, por mė vonė ue tejkaloi hidhėrimin e vet. Ithtarėt e mbajtjes sė zgjedhjeve si udhėrrėfim pėr dalje tė qeverisė nga rruga qorre janė tė bindur se kryetari i Parlamentit nė tė vėrtetė vetėm se ia pėrgatit udhėn liderit tė VMRO-DPMNE-sė Lubēo Georgievskit. Kryetari i Qeverisė Georgievski para bashkėsisė ndėrkombėtare dėshiron tė jetė fin, por lideri partiak Gerogievski e din se zgjedhjet janė gjėja e fundit qė i duhen nė kėtė moment. Kurse Andovi do tė pėrpiqet qė tė vlerėsohet nė mėnyrė adekuate. Euro - pėrfaqėsuesi Alen Le Roa ashtu siē ia cakton etiketa ndėrkombėtare tha se Andovi ka tė drejtė tė caktojė zgjedhje dhe se vendimi duhet tė jetė nė pėrputhje me ligjin. Megjithatė, ai pėrkujtoi se zgjedhjet nė Kosovė janė mė 21 shtator dhe se vėzhguesit ndėrkombėtar nuk mund tė jenė nė dy vende njėkohėsisht. Gjithashtu, euro- pėrfaqėsuesi theksoi se doemos duhet tė vlejė vullneti i nėnshkruesve tė Marrėveshjes sė Ohrit. Tė njėjtat probleme i theksojnė edhe zyrtarėt e OSBE-sė, organizatė e cila duhet tė bėjė punėn mė tė madhe. Nė qasjet e tyre rreth temės mbi zgjedhjet, funksionarėt ndėrkombėtar tė rangut tė lartė relativizuan datėn e mbajtes sė zgjedhjeve, por duke mbetur nė qėndrimin se termini i zgjedhjeve maqedonase dhe kosovare nuk guxon qė tė pėrputhet. Tė enjten ambasadori amerikan nė Shkup Lawrence Butler nė intervistėn pėr "Zėrin e Amerikės" mė nė fund ishte shumė i pėrcaktuar duke thėnė se zgjedhjet duhet tė mbahen njė javė mė parė ose njė javė pas zgjedhjeve nė Kosovė.

Andovi fillimisht u aryetua se nuk dėshironte tė pamundėsonte vėzhgimin ndėrkombėtar. Ai theksoi se nė terren nuk do tė jenė tė njėjtėn njerėz si nė Kosovė; pėrndryshe, kur Bashkėsia Evropiane mund tė mbulojė gjithė Ukrainėn, atėherė mundet edhe Maqedoninė - kaloi kėshtu nė ofanzivė kryetari i Parlamentit. U bė e qartė se edhe njėherė dėshiron tė theksojė jo vetėm rėndėsinė e funksionit qė e kryen, por edhe tė vetvetes si personalitet qė ka ambicje politike dhe presidenciale.

Pėrndryshe, Stojan Andovi, ėshtė njė nga konstantat nė politikėn e lartė gjatė dhjetėvjeēarit tė pavarėsisė. Ka kaluar rrugėn e kryetarit tė reformistėve tė kryeministrit tė fundit tė Jugosllavisė Ante Markoviqit e deri tek aleati i tė gjithė atyre qė e mbajnė fuqishėm timonin e pushtetit. Me Lidhjen Socialdemokrate ishte sėbashku derisa ishte nė kolltuk, kur filluan gjėrat tė rrotullohen, spikeri i pėrhershėm i Parlamentit filloi tė largohej. Tek kryeministri i tanishėm Lubēo Georgievski, si njė tregtar i shkathtė me njė aftėsi politike ishte i gatshėm qė tė krijonte simpati, sikur lideri i dikurshėm i papranuar i opozitės nuk kishte udhėhequr me pushtetin. Gjatė kohės sė krizės dhe problemeve tjera me bashkėsinė ndėrkombėtare Andovi, athua rastėsisht, qėndroi nė pozicionin komod tė "vėzhguesit tė jashtėm": nė bisedimet e Ohrit nuk morri pjesė, Parlamentin, qė e pėrfaqėsonte me mjeshtri, e mbajti anash tė gjitha tronditjeve serioze maqedono - shqiptare. Kur erdhi koha qė tė miratohej Marrėveshja e Ohrit dhe pastaj tė buronin edhe ndryshimet Kushtetuese dhe Ligji pėr vetadministrim, Andovi u bė njė mbrojtės dhe interpretues i fuqishėm i kushtetutės sipas parimit tė Voisllav Koshtunicės: ligji para sė gjithash dhe mbi gjithēka - e le tė kushtojė sa tė dojė. Me qėndrimin e tij tė "shitėsit nė tezgė" siē e vlerėsuan ndėrmjetėsit ndėrkombėtar, nė shumė raste arriti qė tė nervozonte madje edhe "peshqit e fuqishėm" nga Perėndimi. Ai u ankua idhėt dhe theksoi se Kushtetuta ėshtė "libėr i shenjtė" qė me ēdo kusht duhet tė respektohet; Andovi sheshazi dukej se e kishte kuptuar si shumė tekstualisht.

Ka disa gjėra qė me tė vėrtetė i shkojnė doresh kryetarit tė Parlamentit. Pakoja e ligjeve zgjedhore, me shėrbimin e tij, ende nuk ėshtė miratuar, procesi i riintegrimit tė territoreve nuk ka pėrfunduar, mė shumė shkaku i konfrontimeve ndėrmjet partive politike. Ditėve tė fundit shihet konflikti latent brenda bllokut politik shqiptar, kurse edhe nė atė maqedonas nuk ėshtė "gjithēka nė rregull". Analistėt pajtohen se shkalla e tolerancės ndėrmjet lojtarėve nė garėn e ardhshme parlamentare doemos duhet tė jetė shumė mė e madhe dhe nuk duan starte tė paparashikueshme tė ashpra. Ithtarėt e qėndrimit tė Andovit janė mė tė vjetėrit (ai personalisht i konsideron si mė tė menēurit), kurse ata e cilėsojnė si tė pagabueshėm: sikur tė ndodhte sipas qėndrimit tė tyre - qė zgjedhjet tė mbaheshin nė prill, duhej tė bindeshin se kjo ishte e pamundshme, se territori nuk ishte i riintegruar, nuk kishte kushte sigurie pėr zgjedhje? Pėrfundimi: plakun duhej dėgjuar!

Nėse u besohet kundėrshtarėve tė shumtė tė kryetarit tė Parlamentit, qytetarėt e Maqedonisė do tė mund tė vėrtetohen se ai ėshtė kandidat pėr zgjedhjet e ardhshme presidenciale.Ka kėtu dy gjėra tė vogla, tė rėndėsishme: zgjedhjet presidenciale janė nė vitin 2004. E deri atėherė ia vlen tė pritet. Sė dyti, sipas Kushtetutės, nė rastin e pamundėsisė sė shefit tė tanishėm qė tė kryejė funksionin, deri nė shpalljen e zgjedhjeve presidenciale kryetarin e zėvendėson kryetari i Parlamentit. Njė gjė e kėtillė ka ndodhur pas atentatit ndaj ish-kryetarit tė Republikės Kiro Gligorovit. Megjithatė, ministrat e atėhershėm nga rradhėt e Lidhjes socialdemokrate nė pushtet nuk ishin tė kėnaqur me kryetarin e Parlamentit(!), Stojan Andovin, por e pranuan si kryerės tė funksionit tė kryetarit tė Republikės. Pastaj "kungulli plasi".

Tani problemi i dytė. Kryeministri Lubēo Georgievski dhe shoku i tij besnik, ministri i punėve tė brendshme Lube Boshkovski, thonė mediat, nuk e fshehin padurueshmėrinė ndaj bashkėluftėtarit tė dikurshėm Boris Trajkovskit, i cili sipas shijes sė tij shumė seriozisht e konsideron pozitėn e tij dhe pėrkrahjen e bashkėsisė ndėrkombėtare. Do t'u vinte shumė mirė, thonė, qė nė krye tė shtetit tė shihnin Andovin kooperativ. Vetėm se duhet bėrė diēka qė tek i zellshmi Trajkovski "tė gjendet qimja nė ve" dhe pastaj gjithēka tė sajohet. Deri tani dueti Georgievski-Boshkovski gjurmojnė nė gabimet e tij nga koha kur e koordinoi ndihmėn humanitare ndėrkombėtare gjatė krizės sė Kosovės. Rrjedha ėshtė e paqartė. Nė kėtė varg sajimesh gazetarėt i shohin edhe akuzat ndaj kėshilltarit tė kryetarit Lubomir Frēkovskit qė ngarkohet nga pasardhėsi Boshkovski, nė pozitėn e ministrit tė brendshėm, se ishte korruptuar dhe kishte fshehur kryerėsit e atentatit ndaj shefit tė dikurshėm tė shtetit. Por, ky ėshtė film tjetėr!

Nė ndėrkohė, opinioni i brendshėm publik dhe bashkėsia ndėrkombėtare presin? Kryetari i Parlamentit mendohet? Vetėm pėr terminin e zgjedhjeve, natyrisht. Dhe pėr asgjė tjetėr.

ZHELJKO BAJIQ