AIM: start



FRI, 26 APR 2002 13:58:37 GMT

Dy vizione tė televizionit

Tre ngjarje te palidhura ndėrmjet tyre por qė megjithatė tematikisht janė tė tė njėjtės kahje, tregojnė se mediumet elektronike nė Maqedoni edhe mė do tė kėrkojnė rrugėn e drejtė drejt kėrkimit tė sė ardhshmes

AIM Shkup 23.04. 2002.

Nė organizim tė Kėshillit pėr Radiodifuzion, trupit pėr rregullimin e raporteve nė "qiellin elektronik" qė e emėron Parlamenti, gajtė javės sė kaluar u mbajt tribuna e cila u morr me ēėshtjen e tė ardhshmes mė tė mirė tė radio-televizioneve shtetėrore tė vlerėsuara si servise publike radiodifuzive nė aspektin nacional.

"Nevoja pėr transformimin e radio-televizionit shtetėror, pėrveē situatės sė tanishme tė palakmueshme, buron edhe nga detyrimet qė i ka marrė vendi nė pėrputhje me Marrėveshjen pėr Asocim dhe Stabilizim me Bashkėsinė Evropiane", tha kryetari i Kėshillit radiodifuziv Lubomir Jakimovski. Nga zgjedhja e modelit tė transformimit do tė varet edhe ndryshimi i ligjeve nė kėtė sferė.

Si mysafiri mė i dashur i kėsaj tribune, kryetari i Parlamentit Stojan Andovi filloi tė jap mendimin e vet pėr mediumet. Ai erdhi deri tek pėrfundimi se gati qė nė Maqedoni nuk ekzistojnė mediume tė pavarura , gjegjėsisht se janė tė pozicionuara partiakisht.Kjo nuk ishte e tėra. Deputeti i deputetėve tė popullit theksoi se gjithnjė e mė shumė flitet pėr "mediumet e korruptuaraa". Me kėto observime shkaktoi tek gazetarėt e pranishėm pakėnaqėsi, tė cilėt nė shenjė pakėnaqėsie ngritėn vetullat.

Drejtori i pėrgjithashėm Lupēo Jakimovski (nuk ėshtė nė afėrsi familjare me kryetarin e Kėshillit pėr radiodifuzion), sė paku ashtu siē e transmetoi agjencioni shtetėror MIA, tė ardhshmen e sheh nė zvogėlimin e programeve. Pėr tė ardhmen ai mendon se duhet tė ketė dy radio kanale dhe dy kanale televizive shtetėrore nė vend se tė ketė tre sa ka tani. Nuk ėshtė e pabesueshme: edhe "gjenerali" i radiotelevizionit shtetėror u ankua pėr situatėn e vėshtirė finansiare, sepse Shtėpia finansohet vetėm nga takstat RTV. Ai zgjidhjen e sheh nė rritjen e pėrqindjes nė dobi tė "kullės shtetėrore emetimit". Siē tha ai, gjatė vitit tė kaluar nė buxhetin e radio-televizionit shtetėror nga 16 milionė euro nga taksa radiodifuzive ishin 53 pėrqind, kurse nga marketingu 20 pėrqind. Ideja e rritjes sė pjesėmarrjes sė mediumeve private nė taksėn radiodifuzive i ngren qimet e kokės. Tė shohim pėrse!

Pa ndonjė motiv sfidimi ndaj zyrtarėve shtetėror, gati se njėkohėsisht u mbajt kuvendi i Asociacionit tė mediumeve private elektronike, shoqatė e cila grumbullon rreth vetes shumicėn e shoqatave radio-difuzive. Pėr kushedi tė satėn herė u pėrsėrit se nė "qiellin elektronik" gjėrat lėvizin shumė mė ngathtė se sa qė dėshirojnė anėtarėt e Asociacionit. E shumė mė ngathtė dėshiron edhe shteti nė Evropėn mediale.

Kryetari agil i ri -i vjetėr i asociacionit tė mediumeve private elektronike, pronari i radios nga Shtipi "Kanal 77", i pyetur nga njė koleg i mediumit privat, tha se prioriteti gjatė dy viteve tė ardhshme, sa i zgjat mandati, do tė jetė i pandryshuar: sjellja e ligjit pėr radiodifuzion dhe krijimi i raporteve tė drejta dhe tė tregut tė lirė pėr sa i pėrket kėsaj sfere. Radio-televizioni shtetėror dhe RTV publike lokale edhe mėtej finansohen nga taksat radiodifuzive, nga mjetet buxhetore dhe mjetet e themeluesve, por edhe nga marketingu. Kjo shpie -pėrsėrit pėr tė miliontėn herė Gavrilovi - deri tek konkurenca jolojale nė dėm tė RTV-ve private, qė finansohen kryesisht nga reklamat dhe emisionet propagandistike. Sipas gjendjes aktuale radio - televizioni shtetėror ka tė hyra 15 herė mė tė mėdha se sa tre mbartėsit e koncesioneve nacionale sė bashku. Asociacioni qė t'i ik kėtij garimi tė padrejtė i propozoi Kėshillit pėr Radiodifuzion qė tė pranonte kėrkesėn qė sektori medial publik, Radio - televizioni i Maqedonisė dhe RTV publike lokale tė finansohen kryesisht nga taksat radiodifuzive, kurse mediumeve private elektronike t'u jepet hapėsira e marketingut dhe reklamave.

Pėrkufizimi definitiv i tregut tė marketingut edhe mėtej nuk ekziston dhe nuk ėshtė e qartė se kush me ēfarė ēmimesh ofron shėrbimet e veta tė marketingut. Rregulla, thjesht, nuk ka. Duke e shfrytėzuar "rrėmujėn" mediumet elektronike shtetėrore janė nė gjendje qė tė ulin nė mėnyrė drastike ēmimet e hapėsirės reklamuese.

Pronarėt e RTV-ve private theksojnė se ende nuk ka njė ndarje tė prerė tė sektorit privat dhe publik. Edhe disa RTV private, qė mund tė numėrohen me gishta, prodhojnė program tė interesit tė pėrgjithshėm. Duke u thirrur nė disa anketa kompetente, mediumet private qėndrojnė nė tezėn se edhe pėr sa i pėrket sektorit publik, aty ku radiotelevizioni shtetėror duhet tė tregojė cilėsi, kėta arrijnė rezultate mė tė mira: dėgjueshmėri dhe shikueshmėri. Pėrkundėr kėsaj, radiotelevizioni shtetėror tregon gatishmėri pėr prodhimin e programit gjysėmkomercial.

Nė kuadėr tė tė ashtuquajturit "Tavolinės punuese pėr mediume", nė kuadėr tė Paktit pėr Stabilitet para disa kohe u tregua gatishmėri pėr ndryshimin e detyrueshėm tė Ligjit pėr Radiodifuzion. Ligji ka treguar gjithė mangėsitė pėrgjatė pesė viteve sa funksionon. Kryesisht, tė gjitha partitė pjesėmarrėse nė Parlament jatė tė gatshme pėr ndryshimin e Ligjit, qė edhe mėtej nuk do tė thotė asgjė. Mė saktė, ėshtė pak e besueshme qė njė ēėshtje kaq delikate si kjo tė vijė nė rend dite nė njė kohė pune tė lodhshme tė Parlamentit.

Nė ndėrkohė hulumtuesi me renome i opinionit publik, agjencioni nga Shkupi "BRIMA GALUP" i ndihmuar nga agjencia ndėrkombėtare "Inter-media", botoi sondazhin mbi shikueshmėrinė dhe dėgjueshmėrinė e mediumeve elektronike, atyre shtetėrore dhe tė quajturave kushtimisht "tė pavarura", mė konkretisht private. Hulumtimi kishte zgjatur dy javė kurse ishin anketuar 2.914 dėgjues dhe shikues. Rezultati gati se plotėsisht tregon atė qė e thonė pronarėt e mediumeve private.

Sipas shikueshmėrisė nga ana e publikut maqedonas, pėrfshirė edhe programe satelitore dhe kabllovike rezulton se televizioni mė i shikuar ėshtė televizioni privat A1 nga Shkupi, pėrmbajtjeve tė tė cilit "ia hedhin syrin" 60 pėrqind e shikuesve. Rivali tjetėr mė i egėr - Televizioni Maqedonas ndiqet nga 54 pėrqind, kurse pas tij gjendet "Televizioni Sitel". Shikueshmėri respektabile kanė kanė vetėm edhe dy programe televizive: kanali i dytė i televizionit shtetėror dhe televizioni privat nga Shkupi "Telma". Tė dhėnat janė identike edhe pėr sa i pėrket edicioneve informative.Situata deri diku ėshtė paradoksale: nė televizionin shtetėror, si servis publik, mė tė shikuara janė emisionet komerciale - "bingo", tėrheqja e lotos dhe tė ngjashme. Radioja ėshtė njė medium qė nuk adhurohet shumė tek publiku maqedonas. Radio - programi mė i dėgjuar ditor, kanali privat "Kanal77" dėgjohet nga 15,5 pėrqind e dėgjuesve. Me ndonjė pėrqindje mė tė vogėl renditen radiot shtetėrore dhe kanali muzikor "Antena5". Tė gjithė programet tjera kanė dėgjueshmėri mė pak se 10 pėrqind. Sė kėndejmi shtrohet pyetja logjike: pėrse atėherė nuk kalon moda e numrit tė madh tė radiostacioneve qė emetojnė program? Athua pronarėt bėjnė program pėr farefisin dhe komshitė ose, mos o Zot, ėshtė nė pyetje " larja e parave" pėr ēka edhe dyshojnė analistėt medial. Thėnė ndryshe, pėrmbajtjet programore qė ofrojnė shumica e radiostacioneve mund tė kishin vend kudo tjetėr por jo nė eterin jo bash tė lirė.

Nėse tėrhiqet njė diagonale ndėrmjet radio-televizioneve shtetėrore dhe private atėherė krijohet njė hendek i madh. Edhe njėra palė edhe pala tjetėr pret qė tė gjykojė njė palė e tretė: shteti. Parlamenti, si mė i thirruri, ka shumė punė tė tjera dhe ndaj kėtyre nuk ka treguar aq shumė gatishmėri. Pėrse atėherė rreth mediumeve elektronike?! Mediumet elektronike private, qė duket sheshit se "u digjet zjarri nėn kėmbė" paralajmėrojnė njė strategji tashmė tė aplikuar tė "ekranit tė bardhė" dhe "emitimit tė heshtjes". Nė kėtė rast radio-televizioni shtetėror do tė ishte fitues. Fatkeqėsisht, kjo do tė ishte "fitore e Piros".

ZHELJKO BAJIQ