AIM: start



MON, 29 APR 2002 11:58:14 GMT

NATO dhe kutitė e votimit

Pėrveē se ėshtė bėrė roje e paqes nė Maqedoni, aleanca mė e fuqishme politiko - ushtarake e planetit pėrgatitet pėr t'u bėrė edhe roje e demokracisė

AIM Shkup, 26. 04. 2002.

Emisari special i NATO-s pėr Ballkanin Robert Serry ka biseduar para disa ditėve me kryeministrin maqedonas Lubēo Georgievskin mbi mundėsinė qė pas skadimit tė mandatit tė tanishėm, qė zgjat deri nė fund tė qershorit, mandati i "dhelprave" tė NATO-s tė vazhdohet menjėherė pėr katėr ose pesė muaj e jo pėr tre siē ka ndodhur deri mė tani. Kjo i ik mundėsisė sė pėrputhjes sė kohės pėr ndėrrimin e "Dhelprave" dhe mbajtjes sė zgjedhjeve parlamentare.

Mė parė, Qeveria holandeze nė dorėheqje solli kah fundi i javės sė kaluar vendimin se nga qershori do tė marrė komandimin e misionit "Dhelpra e qelibartė". Mė parė Qeveria gjermane paralajmėroi se do tė tėrhiqej nga ura komanduese e misionit nė Maqedoni me arsyetimin se ushtarėt e saj janė tepėr tė angazhuar nė botėn e jashtme qė nuk ėshtė aq e rėndėsishme pėr gjermanėt e kursyer. Holanda mund tė dėrgojė nė Maqedoni mė sė shumti deri 700 ushtarė qė shpresohet se detyrėn e besuar do ta kryejnė me sukses m'u si paraardhėsit e tyre gjerman. Nė kėtė numėr nuk ėshtė llogaritur kuadri komandues qė do tė merrte komandimin e gjithė misionit nė Maqedoni, i cili ėshtė nė fazėn e riorganizimit. Haga vlerėson se episodi maqedonas do tė kushtojė 30 deri 50 milionė euro. Kjo do tė varet nga ajo se a do tė mbeten ushtarėt e Mbretėrisė sė Tyre vetėm njė mandat mujor apo nevoja do tė kėrkojė qė qėndrimi tė shtohet edhe pėr katėr - pesė muaj ose gjysmė viti. Mandati i holandezėve, pėrndryshe si me pjesėtarėt e tanishėm tė "Dhelprave", do tė ketė pėr mision tė sigurojė 47 vėzhguesit e Bashkėsisė Evropiane dhe 97 vėzhguesit e OSBE -sė. Nė Shkup arrijnė tė dhėna tė besueshme se roli i holandezėve nuk do tė jetė i ndėrlidhur me raportet pėr misionin dėshtuar tė ushtarėve tė "vendit tė tulipanėve" nė tragjedinė e Srebrenicės para shtatė vjetėsh, pėr ēka edhe ka rėnė qeveria.

Nė disa mediume elektronike maqedonase u publikuan edhe detaje tė dokumenteve tė qeverisė holandeze ku bėhet vlerėsimi i situatės nė prag tė ardhjes sė "tulipanėve". Nga dokumenti shihet se ekspertėt e atjeshėm qeveritar vlerėsojnė se Armata Kombėtare Shqiptare (AKSh) nuk ka organizatė dhe nuk ka pėrkrahje nga ana e popullatės civile. Koalicioni aktual qeveritar i udhėhequr nga VMRO-DPMNE dhe Partia Demokratike e Shqiptarėve nuk gėzon popullaritet nė mesin e votuesve. Holandezėt konsiderojnė se shumica e banorėve janė tė vetėdijshėm se ndihma adekuate ndėrkombėtare mund tė jetė vendimtare nė rast tė vazhdimit tė konfliktit. Pėr mė shumė, ekspertėt holandez, duke bazuar vlerėsimet e tyre nė hulumtimet e opinionit publik, prognozojnė se VMRO-DPMNE-ja gjendet para humbjes nga ana e Lidhjes Socialdemokrate opozitare.

Ambasadori i ri i NATO-s Nicolas Bigmann paralajmėroi shqyrtimin e mandatit tė "Dhelprės" nė maj dhe qershor kur do tė mund tė bėhej diskutim konkret pėr rolin e tyre nė zgjedhjet e vjeshtės. Diplomati nuk e sheh si tė domosdoshme shtimin e numrit tė ushtarėve vetėm shkaku i zgjedhjeve.

Bashkėsia ndėrkombėtare pa i rėnė tėrthorazi paralajmėroi se dėshiron qė nė zgjedhje tė dėrgojė numėr tė konsiderueshėm tė vėzhguesve nga Bashkėsia Evropiane, OSBE-ja dhe organizatat joqeveritare. Zgjedhjet parlamentare, pra tre testimet e deritanishme, treguan se ishin operacione "tė rrezikut tė madh" edhe nė kohėra mė normale prandaj si mund tė pritet qė tani ato tė duken si zgjedhje zvicerane. Pjesėtarėt e "Dhelprės sė qelibartė" tė gjithė zgjedhėsve dhe tė gjithė cenuesve eventual tė rendit doemos duhet t'u tregojnė sharmin diskret tė pranisė sė tyre. As mė pak, as mė shumė se kjo.

Pėr sa i pėrket zgjedhjeve ato ende nuk janė caktuar, por me paramendimin se ato do tė mbahen dhe do tė kalojnė pa incidente, bashkėsia ndėrkombėtare e ka doemos tė pėrcaktohet pėr sa i pėrket pranisė sė saj tė mėtutjeshme. Ēėshtja e forcave evropiane qė do tė zėvendėsonin "Dhelprat" edhe mėtej mbetet pezull. Pėrfaqėsuesi i NATO-s Nicolas Bigmann pret qė tė mbyllet deri nė fund tė vitit. Se ku e bazon optimizmin e vet - kėtė nuk e tregoi. Ia vlen t'u kushtojmė kujdes disa momenteve: tė gjithė nė Maqedoni tashmė e vėrejnė se qeveritė perėndimore lėkunden kur ėshtė fjala pėr operacionet e NATO-s nė Ballkan. Mė me dėshirė kjo do tė duhej tė pėrfundonte sot se sa nesėr. Megjithatė, ish-palėt e konfrontuara nė vend janė tė vetėdijshme se bashkėsia ndėrkombėtare i pėrkėdhel: paqa me siguri do tė ruhet derisa mbi ta qėndrojnė vėzhguesit ndėrkombėtar, apo thėnė indirekt, NATO-ja. Nė atė moment kur do tė vendosin qė tė tėrhiqen pėrfundimisht, situata do tė jetė e paqartė.

Fillimisht, falė "diplomacisė sė heshtur" tė pėrfaqėsuesve tė NATO-s, pėrfshirė edhe bisedėn e fundit diskrete tė ambasadorit Bigmann (e para deri tani) me liderin politik tė UĒK-sė sė shpėrbėrė Ali Ahmetin, kubi mozaik ka filluar tė pėrputhet; incidentet janė ulur nė minimum. Mbetet problematik konflikti brendashqiptar. Nuk ėshtė i pamundshėm konflikti ndėrmjet pjesėtarėve tė partive tė ndryshme nė bllokun politik maqedonas gjatė fushatės zgjedhore dhe nė praag tė zgjedhjeve, por kjo nuk ėshtė ēėshtje qė do ta pranonte NATO-ja.

Don a nuk don, pėrveē se ėshtė bėrė rojtar i paqes nė Maqedoni, aleanca ushtarako -politike mė e fuqishme nė planet pėrgatitet edhe pėr rolin e mbrojtėsit tė demokracisė. Nė tė vėrtetė demokracinė qė anėtaret e saj zėshėm e pėrkrahėn dhe, edhe mė keq, e toleruan gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit.

ZHELJJKO BAJIQ