AIM: start



WED, 01 MAY 2002 10:59:02 GMT

"Mė mirė vonė se kurrė "

Maqedonia mė nė fund, si e fundit nė rajon, ka ligjin antikorrupsion. Mjaft pjesė tė tij, sipas vlerėsimit tė analistėve, janė tė kontestueshme. Sė pari, nuk hyn nė fuqi menjėherė, por pas gjashtė muajsh, sė dyti, mundėson amnestimin e mė tė korruptuarve nga rradhėt nga rradhėt e partisė nė pushtet.

AIM Shkup, 26.04.2002

Pas dy muajsh pėrpjekjesh tė vėshtira nė Kuvendin e Maqedonisė, deputetėt e popullit, pėrfundimisht, arritėn qė tė afrojnė qėndrimet dhe tė sjellin ligjin pėr luftė kundėr korrupsionit, aq shumė tė pritur edhe nė kėtė kohė krize. Ėshtė pėrgatitur kaherė. Mė shumė se tre vjet ka qenė nėpėr sirtarėt e Ministrisė sė Drejtėsisė. E pa dritėn e diellit falė presionit tė fuqishėm tė pėrfaqėsuesve tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Partia mė e madhe nė pushtet VMRO-DPMNE, me partnerėt e koalicionit Partinė Demokratike tė Shqiptarėve, Partinė Liberale dhe Partinė pėr Prosperitet Demokratik, mblodhėn fuqi pėr ta miratuar jo nė fillim, por nė fund tė mandatit tė tyre. Pra, vetėm mė pak se katėr muaj para zgjedhjeve tė katėrta parlamentare, qė, nėse gjithēka shkon ashtu siē ėshtė planifikuar, duhet tė mbahen kah fundi i muajit shtator.

Pėrkundėr se kishte mjaft vėrejtje, duke u thirrur nė thėnien popullore: "mė mirė vonė se kurrė" Ligjin e pėrkrahėn edhe gjithė partitė opozitare, tė bindur se disi do tė mund tė bėjnė korektime qė do t'ua jap tė drejtėn pėr "jetė" ligji antikorrupsion, qė jo vetėm nė mėnyrė fiktive por edhe tė realtė tė munden tė mbrohen interesat e qytetarėve dhe shtetit.

Nga fakti se ėshtė sjellė nė vitin zgjedhor, pak kush nė vend beson se Ligji kundėr korrupsionit do tė japė rezultate tė shpejta. Shumė qytetarė janė skeptik dhe pohojnė se nė Maqedoni pėr kėtė gjė kaherė nuk ekziston vullnet politik.

Shumė pjesė tė ligjit tė ri, sipas analistėve, janė "fantome dhe tė kontestueshme". Sė pari, nuk hyn menjėherė nė fuqi, por vetėm pas gjashtė muajsh, kur duhet qė tė formohet komisioni shtetėror pėr pengimin e korrupsionit, qė paraqet njė kuriozitet tė llojit tė vet dhe vetvetiu ėshtė njė fakt i mjaftueshėm pėr qėllimet e oligarkisė nė pushtet. Asnjė luftė, as kjo kundėr korrupsionit, nuk kryhet pa "municion". Sė dyti, se nuk ėshtė retroaktiv dhe nė kėtė mėnyrė mundėson amnistimin e mė tė korruptuarve nga rradhėt e strukturės aktuale nė pushtet. Kjo ėshtė logjike, sepse askund nė botė nuk ka ngjarė qė dikush ta burgos vetveten!

Edhe ministri i drejtėsisė Hixhet Memeti konsideron se sjellja e ligjit antikorrupsion nuk mund ta ndalė kėtė tė keqe shoqėrore. Ky ėshtė vetėm hapi i parė drejt ndėrtimit tė strategjisė shtetėrore kundėr korrupsionit, planeve normative dhe operative pėr luftė kundėr korrupsionit dhe kriminalitetit tė organizuar dhe harmonizimit tė jurispondencės vendore me tė drejtėn penale evropiane dhe ndėrkombėtare.

Seanca maratonike e Parlamentit ku u miratua ligji antikorrupsion ėshtė rrėfim nė vete. Pėr shumėkend kjo ngjante si njė cirk. Jo vetėm nga shkaku se kryesuesi shpesh duhej qė tė kėrkonte deputetėt nėpėr korridore dhe toalete, qė tė mund tė siguronte kuorum, por edhe nga ndėrhyrjet e pahijshme dhe dėshmive se kush ėshtė mė i korruptuar: ata qė tani udhėheqin shtetin ose ata qė mė parė ishin nė pushtet dhe kush e solli korrupsionin nė Maqedoni. Lideri socialdemokrat Branko Crvenkovski me oktopodin e tij tė paharruar, tė cilin e gjuajti pa sukses dhe shkaku i tė cilit humbi zgjedhjet nė vitin 1998 apo kryeministri aktual Lubēo Georgievski, "kryemjeshtėr pėr provizionet e mėdha dhe prodhimit tė aferave tė llojllojshme pėrmes sė cilave me sukses fsheh tė gjitha gjurmėn e krimeve" (Petar Gosev) dhe tė cilin, sipas vlerėsimit tė kundėrshtarėve politik, sė shpejti e pret i njėjti fat. Edhe njėri edhe tjetri i ofruan opinionit publik argumentet e veta.

Liderėt e partive nė pushtet me vetėkėnaqėsi e theksojnė se me sjelljen e ligjit antikorrupsion bėjnė njė vepėr tė mirė. Sipas mendimit tė deputetėve tė tyre, kėshtu u tregua se angazhohen pėr rritjen e shkallės sė pėrgjegjėsisė sė mbartėsve tė funksioneve publike dhe krijimin e mekanizmave preventiv pėr luftė kundėr korrupsionit. Kjo do tė duhej tė ndihmonte nė krijimin e parakushteve tė domosdoshme pėr kthimin e tė drejtės juridike nė vend, funksionimin e sistemit juridik nė tėrėsi dhe tė kthimin e besimit tė humbur tė qytetarėve nė institucionet e shtetit. Edhe nė kėtė nuk ka asgjė kontestuese, sikur tė mos kishte mė shumė fjalė, e mė pak vepra!

Opozita parlamentare, nga ana tjetėr, pohon se ligji antikorrupsion ėshtė vetėm njė alibi e Qeverisė pėr larje hesapesh parazgjedhore me konkurentėt politik, partnerėt e padėshirueshėm tė koalicionit dhe individėt e padėgjueshėm nga rradhėt e tyre. Nė rend tė parė tė kėtyre konstatimeve ėshtė Komisioni i ri nė krye tė tė cilit qėndron ministri i punėve tė brendshme Lube Boshkovski. Kryeministri Georgievski e ka formuar kėtė komision para disa ditėsh, para sjelljes sė ligjit kundėr korrupsionit, pėr tė treguar se si duhet qė tė zhvillohet lufta kundėr korrupsionit. Mandatin e filloi me hetimet pompoze mbi mėnyrėn e harxhimit tė ndihmave humanitare gjatė krizės kosovare dhe malverzimeve, pas tė cilėve qėndron personalisht shefi i shtetit Boris Trajkovski, atėherė koordinator kryesor i aktiviteteve humanitare. Gjithēka gėrshetohet shkėlqyeshėm nė ofertėn e marketingut politik parazgjedhor!

Akuza mė e fuqishme nga Parlamenti ishte ajo e liberal - demokratit, Petar Goshevit, tė pėrmendur drejtuar pėrfaqėsuesve tė Qeverisė dhe Kuvendit. Goshevi e shpalli kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE Lubēo Georgievskin si personin mė tė korruptuar nė vend. Haptas i bėri thirrje qė ta padis pėr mashtrim dhe premtoi se nė gjyq do tė ofronte dėshmi konkrete. Spikerin Stojan Andovin e quajti bashkėpjesėmarrės nė cenimin e imazhit tė Kuvendit, i cili, siē tha: "jo vetėm qė tre vjet e gjysėm nuk bėri asgjė pėr ta luftuar korrupsion, por u bė gjenerator i tij". Sipas vlerėsimit tė Goshevit: "Maqedonia sot ka blef-demokraci dhe luftė tė blefuar kundėr korrupsionit. Edhe sovraniteti i shtetit ėshtė i blefuar, prandaj shumė lehtė mund tė ndodhė tė kemi blef-shtet", theksoi ky deputet, i bindur se ata qė kanė fituar mjaft tė holla derisaa ishin nė pushtet nuk do tė mund qė tė kėnaqen gjatė dhe lehtė.

Ėshtė fshehtėsi publike se nė Maqedoni ka mjaft korrupsion dhe se ėshtė mė i shprehur nė kreun shtetėror. Pėr kėtė fenomen para disa kohe ėshtė prononcuar edhe Bashkėsia Evropiane dhe Grupi Ndėrkombėtar i Krizės (GNK). Njohuritė e tyre janė identike dhe kompatibile. Nė bazė tė vėzhgimit dhe analizės shumėvjeēare pohojnė se problemi mė serioz nė kėtė vend ėshtė korruptimi i institucioneve tė sistemit dhe atė nė nivelet mė tė larta.

Grupi Ndėrkombėtar i Krizės tėrheq vėrejtjen pėr dy fenomene specifike dhe autoktone maqedonase. I pari ėshtė ekzistimi i "internacionales ndėretnike tė korrupsionit", sepse, siē thuhet nė raportin e fundit tė kėtij viti, dy e treta e profitit nga korrupsioni shkojnė nė konton e fshehtė maqedone, kurse njė e treta nė duart e pjesės shqiptare tė Qeverisė. Kėshtu sqarohet se si dhe pėrse mbijetoi koalicioni qeveritar maqedonas, pėrkundėr krizės sė luftės dhe kundėrshtimeve tė skajshme ndėretnike. I dyti, siē theksohet, ėshtė "Sistemi kancerogjen i korrupsionit, qė rrezikon ekzistimin e shtetit". Nė raportin e Bashkėsisė Evropiane, tė botuar nė fillim tė muajit prill, sipas vlerėsimeve tė analistėve vendės, konstatimi kryesor ėshtė se nė Maqedoni nuk ėshtė ndėrmarrė asgjė qė tė gjurmohet ose tė pengohet metastazimi i kėsaj sėmundje tė rrezikshme pėr shoqėrinė. Pėr kėtė, pa pardon, akuzohet ashpėr qeveria aktuale.

Para disa kohe u bė njė hulumtim i madh ndėrkombėtar nė tetė vende tė Evropės Juglindore, qė e zhvilloi organizata bullgare "Vitosa risrc" dhe agjencioni amerikan USAID, kurse e botoi javorja zagrebase "Globus", ndėrsa e transmetoi gazeta e afėrm me opozitėn dhe me tirazh tė madh "Utrinski vesnik", qė pasuroi njohuritė pėr korrupsionin nė vend. Mė shumė se katėr tė pestat e qytetarėve tė Maqedonisė sot konsiderojnė se doganierėt janė mė tė korruptuarit. Tė dytėt nė listė janė ministrat, tė tretėt parlamentarėt... Sipas vlerėsimit tė grupeve tė anketuar, faktori dominant i pėrhapjes sė korrupsionit ėshtė dėshira pėr pasurim tė shpejtė e atyre qė janė nė pushtet, kurse tė paguar janė inspektorė tatimor dhe gazetarėt.

Fajtorėt kujdestar tradicional pėr gjithēka, gazetarėt maqedonas pranojnė se me punėn e tyre kanė konstribuar disi pėr thellimin e njohurive dhe zbulimin e marifeteve tė kriminelėve tė llojeve dhe kalibrave tė ndryshėm gjatė katėr viteve tė kaluara. Megjithatė, duke mos pėrjashtuar pėrjashtimet e "ndershme" refuzojnė kategorikisht tė pranojnė akuzat e pėrgjithshme pėr korruptimin e tyre tė pėrmendur. Gazetarėt thonė se nuk kontrabandojnė drogė, nuk kanė truproje me uniforma tė zeza. Nuk bisedojnė fshehtas dhe nuk kanė arritur marrėveshje pėr shitjen e lirė tė rafinerisė sė Naftės "Okta", ose Telekom-it, Panairit tė Shkuput etj. Shembujt janė tė panumėrt. Gazetarėt nuk e udhėhoqėn luftėn e vitit tė kaluar, nuk hodhėn miliona para nga buxheti shtetėror nė llogaritė private tė tė afėrmėve, nuk kanė blerė aksione nė banka, nuk kanė shitur me diskonte 90 pėrqind tė firmave rentabile pa licitacion. Gazetarėt nuk ishin ata qė shitėn xeheroren e vetme tė arit njė firme tė panjohur amerikane, qė e kishte pėr drejtor njė aktor amerikan, qė xehetarėve u premtoi senduiē nga Mekdonalds-i, kurse i la pa tė ardhura mujore gjatė gjithė vitit. Gazetarėt vetėm se e bėnė punėn e tyre dhe pėr gjithēka informuan vazhdimisht!

Qytetarėt e Maqedonisė nė anketa tė ndryshme, tė cilat sa mė shumė qė afrohen zgjedhjet janė gjithnjė e mė tė shumta, mjaft kritika adresojnė edhe tek ekspertėt qė nė betejėn antikorrupsion aspak nuk u paraqtėn. Ua zėnė pėr tė madhe kokave tė ditura, profesorėve universitar dhe intelektualėve tė tjerė, e veēmas opozitės politike, qė totalisht ishin nė gjumė pėrkrah koalicionit qeveritar pėr ndryshime. Ata janė tė bindur se nė Vardar, nė Urėn e Gurit, nė Shkup, do tė rrjedh edhe shumė ujė, derisa tė fillojė zbatimi i njėmendtė i ligjit tė ri antikorrupsion. Edhe diēka: pėrkujtojnė me vendosmėri se populli nuk u beson mė gėnjeshtrave dhe nuk ka kujtesė tė shkurtėr!

BRANKA NANEVSKA