AIM: start



WED, 01 MAY 2002 11:04:31 GMT

Kultura nė treg

Ardhja e teatrit beogradas "Atelje 212" dhe Teatrit popullor nė Lublanė (dhe Maribor) kishte atė fatkeqėsi qė ndodhi nė tė njėjtėn kohė, nė tė vėrtetė u "ndėrthurrėn". Me ēka "Atelje" kaloi mė mirė - erdhi mė parė dhe harxhoi interesimin e mediumeve.

AIM Lublanė, 27.04.2002.

Prezentimi i Teatrit Popullor para publikut nė Lubjanė kaloi me mė pak bujė se sa qė e meritoi - sepse mediat (dhe opinioni publik) gjatė ditėve tė kaluara ishin bombarduar me shkrimet pėr qėndrimin shtatėditor tė trupės "Atelje 212" nė Lubjanė. Sido qė tė jetė, kritikėt kishin njė vlerėsim tė pėrbashkėt se ishte njė aktivitet i rėndėsishėm kulturor, pas njė ndėrprerje pėrgjatė dymbėdhjetė viteve, periudhė kur lidhjet ndėrmjet kulturės sllovene dhe serbe ishin ngrirė. Nė Slloveni, si deri mė tani, kjo askujt nuk i shkoi ndoresh, kurse ndonjė tentim i vetmuar i ndonjė artisti nga njėra apo ana "tjetėr" shpesh u trajtua si ekces politik, me tė cilin mediat merreshin ditė tė tėra. E gjithė kjo ndodhi deri sa filloi seria e shfaqjeve tė Dramės lubjanase (Teatrit Popullor Slloven) nė Beograd dhe ardhjen e "Atelje 212" nė Lubjanė, qė u pėrcoll edhe me vizitėn e ministrit serb tė kulturės Branislav Leēiēit, i cili e "zyrtarizoi" bashkėpunimin ndėrmjet Serbisė dhe Sllovenisė edhe nė planin politik.

Publiku, ai qė arriti tė siguronte biletė qė kushtonte 25 deri 30 euro, nuk e fshehu mahnitjen; ėshtė fakt se kishte shumė nga ata qė tani nuk i fshehin rrėnjėt e tyre nė Serbi, por kishte edhe pjesėmarrės nga tė rinjtė, bota urbane. Mahnitja ishte e pėrgjithshme, kėshtu qė aktorėt u shpėrblyen me duartrokitje jo vetėm nė fund, por edhe gjatė shfaqjes sė luajtuar nė skenėn e vogėl dhe tė madhe tė Dramės nė Lubjanė. Menjėherė pas shfaqjes sė parė (Banoviē Strahinja) publiku me duartrokitje frenetike i ktheu sėrish e sėrish aktorėt nė skenė, derisa sa aktorėt e mallėngjyer filluan ta duartrokisnin publikun. Repertoari i shfaqur nė Lubjanė paraqet produksionin pesėvjeēar tė "Atelje 212", diē qė ėshtė shfaqur nė Beograd, diē nė Budva, dhe njė nga produksionet mė interesante tė Teatrit Popullor tė Beogradit.

Shumica e kritikėve tė teatrit, qė ekzistojnė nė shtetin slloven, ishin tė njėzėri nė vlerėsimet pozitive. Nga lėvdatat nuk u kursye as Janez Pipan, nikoqiri i "Atelje 212" dhe drejtor i Dramės sė TPS. Pipan u tha bashkėkombasve se prezentimi i Ateljesė 212 nė Lubjanė do tė jetė ndryshe nga ai i Dramės sė TPS-sė nė Beograd: "Qė nė shikim tė parė mund tė shihni se dominojnė drama nga autorėt vendas, pėr dallim nga ne qė kryesisht u paraqitėm me klasikė, me autorė tė huaj dhe vetėm me njė tekst slloven..."

Sė shpejti u pa se Pipani bėri njė hap tė menēur - pėrkundėr ēmimit kėrkoheshin bileta tjera. Madje edhe "Financa" lubjanase, lektura udhėheqėse pėr biznismenėt, "Atelje 212" e paraqiti si "njė nga teatrot mė tė njohur tė Jugosllavisė", me vlerėsimin se ardhja nė Lubjanė "ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė vitit nė Slloveni" dhe se "ėshtė mirė qė shtetet pas nėnshkrimit pėr bashkėpunim ekonomik tė afrohen edhe nė aspektin kulturor".

As nga ana tjetėr nuk munguan lėvdatat; drejtori i Atelje 212 Svetozar Cvetkoviē deklaroi pėr gazetėn lubjanase "Delo" se "bukuria e dallimeve tona kulturore, shprehjeve dhe gjuhės" mund tė kontribuojė "nė tė arriturat e pritura artistike". Aktorja Isidora Miniq shprehu kėnaqėsinė qė mundi tė paraqitet para publikut qė mund "ta kuptojė jo vetėm pėrmes fjalėve, por edhe emocionalisht". Edhe pse me qėllim tė mirė, bishti nuk u pranua kudo nė tė njėjtėn mėnyrė. Kėshtu, nė emisionin "Panorama Kulturore" nė radion sllovene u dėgjua mendimi se duhej menduar pėr "ekuilibrimin pėrsa i pėrket mirėkuptimit dhe kėmbimit tė ndėrsjelltė". "Joekuilibrimi" u vėrejt nė faktin se shfaqjet sllovene nė Beograd ishin tė pėrkthyera nė mėnyrė simultane, kurse shfaqjet e "Atelje 212" nė Lubjanė nuk ishin. Disa kritika u hodhėn edhe nė pėrkthimin e keq (nė sllovenisht) nė "librin e pėrgatitur bukur" ku ishin tė shėnuar shfaqjet qė aktorėt serb i kishin sjellė me vete.

Pakėnaqėsitė e ngjashme u tejkaluan nga mediat me shije tė zgjedhur qė theksuan ovacionet e publikut. Prandaj ardhja e "Ateljea 212" dhe Teatrit Popullor nė Lubjanė meriton ēdo lėvdatė dhe e njėjta gjė vlen edhe pėr Dramėn nė Beograd. Mė pak pėr t'u lavdėruar, megjithatė, mbetet fakti se bashkėpunimi ndėrmjet teatrove u trajtua jo aq si akt kulturor sesa politik - ėshtė paradoksale se edhe aktorėt e theksuan rėndėsinė e "zyrtarizmit" tė tė gjithė ngjarjes, pėrmes pranisė sė ambasadorit jugosllav, ministrit slloven tė punėve tė jashtme, prefektit tė Lubjanės dhe gjithēka tjetėr qė i shkon kėtij rasti. Kiēi nuk mungoi, sikur teatri tė ishte institucion parashtetėror e jo para sė gjithash institucion kulturor. Edhe gjatė dhjetė vjetėve tė kaluar kishte mjaft hapėsirė pėr bashkėpunim kulturor, por shkaku i interpretimit tejmase tė sanksioneve ekonomike kundėr RFJ-sė njė bashkėpunim i kėtillė ishte i paparamendueshėm pėrsa i pėrket kėndvėshtrimit tė politikės sllovene. Sllovenia lejoi me pėrjashtime ndonjė bashkėpunim kulturor dhe atė falė dokumenteve tė UNESCO-s edhe gjatė kohės sė sanksioneve kundėr RFJ-sė miratoi hyrjen e shtypit serb, kurse kontaktet tjera kulturore ishin rreptėsisht tė kontrolluar pėrmes njė politike restriktive tė marrjes sė vizave sllovene dhe "letrave garantuese". Nė shumė raste bashkėpunimi ishte i pamundshėm.

Rezultati? Nė atė kohė hulumtuesit e Qendrės sė kėtushme pėr psikologjinė sociale erdhėn deri tek rezultatet shqetėsuese pėrsa i pėrket distancės sė shprehur etnike. Nė fillim tė nėntėdhjetave anketimi i popullatės se re tregoi se vetėm 15.3 pėrqind e tė anketuarve do tė mund tė kishin kontakte zyrtare me serbėt, 14,7 pėrqind personalisht, kurse vetėm 7.6 pėrqind intimisht. Serbėt, pėrndryshe, sė bashku me homoseksualėt, lesbijket, tė sėmurit nga sida, si dhe tė ardhurit tjerė nga jugu, ishin nė krye tė listės sė atyre me tė cilėt popullata e re sllovene me asnjė ēmim nuk dėshironte tė kishte kurfarė kontaktesh. Nėse gjykohet sipas reagimit tė publikut gjatė ditėve tė kaluara kur u shfaq drama e mysafirėve nga Beogradi, kėtyre rrethanave u vjen fundi, veēmas kur nė mesin e zyrtarėve kishte edhe nga ata qė deri dje shprehnin indinjatė ndaj tė gjithėve, madje edhe ndaj kontakteve kulturore me Serbinė. Tani ėshtė mė ndryshe - sipas mendimit tė ministrit tė kulturės nė Qeverinė e Serbisė Branisllav Leēiēit kontaktet kulturore ndėrmjet artistėve slloven dhe serb nė tė ardhmen do tė varen nga interesimi i tregut. Se sa ky emėrtim vullgar i kulturės do tė mund tė ngulfas apo tė nxis interaksionin ndėrmjet dy kulturave, do tė shihet sė shpejti.

Ardhja e mysafirėve nuk kishte ndonjė reflektim pėr sa i pėrket kushteve tė tregut. Kishte kėtu pak nostalgji dhe shumė kureshtje. Drejtori i "Atelje 212" Svetozar Cvetkoviq dhe aktorėt tjerė nga tė dy teatrot tėrėsisht u mėrzitėn nga gazetarėt. Cvetkoviq konsideron se ky ėshtė njė fakt meritor se "me tė vėrtetė kemi shumė pėr tė thėnė pėrmes shfaqjeve, jo vetėm nė tė tanishmen por edhe nė tė ardhmen e afėrt, e kjo tė mos jetė kurfarė akti pamletik, por artistik. Kėtu kemi krijuar simpati dhe kėtu kemi pėrmirėsuar njė imazh tė keq rreth asaj se tė gjithė ne kemi heshtur ose 'nuk kemi bėrė asgjė kur ėshtė dashur'... Natyrisht ėshtė shumė e rėndėsishme kur pas shumė vjetėsh shfaqeni nė skenė ku jeni prezentuar ndonjėherė dhe ku publiku ende ju kujton, kurse tani u njeh me diēka tė re dhe me njė energji tė re tė zbuluar tek ju. Pėr nė fund, theksoj se i ēmoj aktorėt qė ishin nė Beograd dhe pėr ata qė ishin kėtu e qė i keni parė pėr herė tė parė. Tek ju kemi kaluar shumė mirė, tek ne keni zbuluar diēka qė ka mundur tė dėgjohet vetėm pėrmes rrėfimeve, e kjo ėshtė se ekziston njė shkollė beogradase e aktrimit dhe diēka qė neve si artistė na dallon nga tė tjerėt, ashtu siē kemi zbuluar edhe ne njė perfeksionizėm dhe profesionalizėm tė jashtėzakonshėm nė shfaqjet e tyre. Mė vjen mirė qė kėtė dallim e kemi zbuluar njėri tek tjetri dhe kemi treguar se ekziston njė nonshalancė e beogradase dhe e ateljesė, por kjo nonshalancė nuk nėnkupton joprofesionalizėm, pėrkundrazi. Nėnkupton mundėsi pėr njė lojė tė pakufizuar nė skenė, aktrim qė jep efekt, nė kėtė rast - njė efekt tė fuqishėm emotiv, qė ėshtė mė e rėndėsishme nė teatėr. Mendoj se gjėrat dalėngadalė vijnė nė vend tė vetė, tė gjitha ngjarjet tani janė me qėllimin mė tė mirė ndaj tjetrit se kurdoherė, mė vjen shumė keq qė kemi humbur kaq shumė vite. Nuk janė kėto pak vite, ėshtė njė dhjetėvjeēar i plotė, njė gjeneratė mbeti pa njė pėrvojė tė rėndėsishme".

Kėshtu befasia, nė kuptimin pozitiv, qė u krijua nga ardhja e trupės "Ateljea 212" dhe Teatri Popullor nė Lubjanė, gjatė dhjetė ditėve tė fundit kaloi nė kėnaqėsi tė njėmendtė. Publiku nuk mbeti i ftohtė, kurse duartrokitja nuk ishte vetėm e ngrohtė, e pėrzemėrt, por edhe frenetike. Plotėsisht e merituar.

IGOR MEKINA