AIM: start



FRI, 03 MAY 2002 22:10:25 GMT

Lufta per ekzistence

Kryeministri Lubco Georgievski e terheq litarin rreth kryetarit Boris Trajkovski. Ministri i puneve te brendshme Lube Boshkovski pas nje turneu neper Maqedoni ku vendosi gurthemele per salla sportive tani vet organizon mitingje perkrahjeje per aksionin e mbledhjes se nenshkrimeve me moton "Nuk e japim vella Luben ne Hage". Nga pala shqiptare VMRO DPMNE merr perkrahjen vellazerore nga PDSH-ja. Partia e kryeministrit ka filluar teresisht fushaten parazgjedhore edhe pse deri te zgjedhjet ka me se paku 5 muaj.

AIM Shkup, 30.4.2002

Derisa ishte ne udhetim zyrtar ne Kine kryetarit Boris Trajkovski i ndodhi nje episode e re ne kuader te sulmeve te koordinuara kunder tij qe vijne nga partia nga e cila ai ishte kandidat per kete funksion! Kryetari Trajkovski u akuzua se edhe pse vete e kishte nenshkruar Marreveshjen per caktimin e kufinjve me RF te Jugosllavise i njejti e trajton si i paautorizuar si marreveshje mbi ndryshimin e kufinjve shteterore.

TV Sitel per kete shkak e akuzoi per tradheti kombetare, kurse javorja "Zum" botoi nje storie te bazuar ne letren qe UNMIK-u ia drejtoi qeverise maqedone dhe ku "ne lidhje me ceshtjen qe buron nga Marreveshja ndermjet Ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise dhe Republikes Federale te Jugosllavise mbi ndryshimin e kufinjve" perkujton marreveshjen e arritur ndermjet kryetarit Trajkovski dhe administratorit te Kosoves Mihael Stajnerit mbi formimin e trupit qe duhet te zgjidhe "problemet praktike qe dalin nga ndryshimi i kufinjve". Problematike ne shikim te pare eshte perdorimi i termit "ndryshim kufinjsh". Sepse Marreveshja mes Boris Trajkovskit dhe kryetarit jugosllav Voisllav Koshtunica ne fillim te shkurtit te vitit te kaluar zyrtarisht ishte marreveshje per caktimin e kufinjve.

Deri para disa diteve kjo marreveshje ishte lende perkrahjeje te fuqishme nga ana e opinionit publik maqedonas dhe akuzash nga ana e autoriteteve kosovare dhe disa perfaqesuesve te KFOR-it qe relativizuan rendesine e marreveshjes. Nuk eshte i vogel numri i maqedonasve qe konsiderojne se lufta ne Maqedoni e vitit kaluar qe filloi ne shkurt ishte e "eksportuar" nga Kosova shkaku i pakenaqesise se atjeshme per nenshkrimin e marreveshjes mbi kufirin ndermjet RFJ-se dhe Maqedonise, qe ne pjesen me te madhe perfshin pjesen e kufirit me Kosoven, pa kurfare konsultimesh me kosovaret ose UNMIK-un. Sekendejmi vizita e Shtajnerit ne Shkup, e bere para ca kohe, u konsiderua si zgjidhje ad akta e ketij problemi sepse administratori kosovar perseriti qendrimet e mirenjohura te OKB-se dhe opinionit nderkombetar (Keshilli i Sigurimit e pershendeti marreveshjen ne mars te vitit te kaluar, qe e beri edhe SHBA-ja, kurse kjo u perserit edhe kete vit pas nje deklarate fatkeqe te nje gjenerali amerikan nga perberja e KFOR-it se OKB-ja nuk e njeh marreveshjen jugosllavo - maqedone mbi kufirin).

Stajneri edhe atehere deklaroi se problemi praktik qe pasoi shkaku i realizimit te marreveshjes duhet te zgjidhet dhe per kete ka hasur ne mirekuptimin e kryetarit maqedonas. Behet fjale per rreth 2 500 hektare te tokes maqedone qe u takon kosovareve qe nuk kane mundur qe t'i punojne prej se Maqedonia u be shtet i pavarur. Per kete shkak qe ne vitin 1996, menjehere pas krijimit te raporteve ndermjet Maqedonise dhe RFJ-se, u formua nje komision i perzier ndershteteror qe do te percaktonte konkretisht kufirin dhe duhej qe te mbante llogari per interesat e njerezve qe jetojne ne brezin kufitar.

TV Siteli dhe "Zum" haptas shpejtuan qe ta shpallnin Trajkovskin si tradhetar, duke e konsideruar duke e degjuar dhe u pajtuar me Stajnerin se duhej gjetur zgjidhje ne te vertete ai u pajtua me mundesine se ne baze te dokumenteve kosovare te kadastres te bashkangjes kufirin. Dhe e gjithe kjo shenohet edhe si nje hap i ri ne dobi te shqiptareve etj. Mu ashtu si para nje kohe kryeministri Georgievski e akuzoi se "amniston terroriste" ne te njejten kohe e akuzoi se lobon te faktori nderkombetar per shperberjen e "luaneve", njesi e kontestueshme policore qe Komesariati i BE-se e konsideron si parapolici dhe ne shperberjen e te ciles insiston se bashku me SHBA-ne.

Kryeministri Georgievski kete leter te UNMIK-ut e refuzoi me indinjate, kurse faji iu hodh kryetarit Trajkovski. Kabineti i kryetarit te Trajkovskit, i cili ne ate kohe ishte ne vizite zyrtare ne Kine, i hodhi poshte te gjitha akuzat duke i quajtur si pjese e "nje klime destruktive qe mbisundon ne Republiken e Maqedonise dhe terhjek vemendjen dhe energjine e opinionit nga problemet e para".

Pas frazes "klime e pergjithshme destruktive" qendron lufta e hapur kunder kryetarit Trajkovski qe sfidohet pas paraqitjes se tij drejtuar anetareve te forumit politik ballkanik ku ekskluzivisht foli per kriminalitetin e organizuar dhe lidhjet e tij me kreun e pushtetit ne rajon dhe ne Maqedoni. Pasi kishte marre perkrahjen publike amerikane Trajkovski ishte caku i Komisionit qeveritar mbi koruptimin e funksionareve, qe udhehiqet nga ministri i puneve te brendshme Lube Boshkovski, qe kerkoi nga Trajkovski raport te detajizuar mbi ndihmen e marre dhe te shperndare gjate kohes se krizes kosovare te refugjateve. Kohe kur Trajkovski ishte zevendes minister i puneve te jashtme dhe koordinator qeveritar ne kete sfere. Aferen e filloi ministri i tanishem i puneve te jashtme Slobodan Cashule duke bere publik se nga ministria mungonin dokumentet mbi ndihmen e marre dhe distribuimin e saj gjate kohes se krizes kosovare, kurse pastaj ne seancen e pare te komisionit te permendur permendi edhe humbjen e puleve te ngrira per te cilat nuk kishte ditur se ku kishin perfunduar! Trajkovski ne te vertete eshte pjese e frontit te ri te gjere qe e ka hapur partia ne pushtet VMRO - DPMNE me qellim qe te shmang humbjen e saj ne zgjedhjet parlamentare ne prag, qe sipas dokumentit te nenshkruar nga ana e kater partive me te fuqishme parlamentare duhet qe te mbahen me 15 shtator. Te gjitha hulumtimet e opinionit publik flasin per nje humbje katastrofale te VMRO - DPMNE. Per kete shkak partia, edhe pse deri tek zgjedhjet ka me se paku pese muaj, ka filluar ne aksion.

Ministri i puneve te brendshme Lube Boshkovski, i cili per shkak te perkrahjes se pjeses se forte nacionale te maqedonasve ishte nje kohe te gjate edhe politikani me i popullarizuar per maqedonasit, eshte zgjedhur si person permes se cilit do te personifikohet partia. Ai fitoi aq hapesire sa konsideronte se eshte e mjaftueshme, pra ne ate qe eshte nen kontrollin qeveritar TVM. Aktivitetet e tij, qe nuk jane edhe pjese e obligimeve te tij ministrore, sic eshte pjesemarrja ne ngjarje te ndryshme kulturore, argetuese dhe ngjarje tjera shoqerore, por edhe venia e cdoditshme e gurthemeleve te sallave sportive qe i nderton Agjencia per sport dhe te rinj, prezentohen me minutazh te papare ne programet qendrore informative te MTV. Tani me nje perkrahje te pafshehur te mediumeve te njejta, ne mesin e te cileve gjendet edhe televizioni privat TV Sitel me koncesion nacional, eshte ne zhvillim e siper aksioni i "iniciatives qytetare" per mbledhjen e nenshkrimeve me moton "Nuk e japin vella Luben ne Hage". Keshtu si ka filluar kjo perkrahje nuk do te jete aspak cudi nese ne aksion do te mblidhen me shume nenshkrime se sa qe ka banore Maqedonia. Pastaj askush nuk e ben pyetjen ke e kundershtojne nenshkruesit sepse edhe perkunder perzierjes se Boshkovskit ne rastin e Lubotenit (intervenimi policor, ku Boshkovski ishte prezent, ne gusht te vitit te kaluar qe sipas raportit te Hjuman Rajt Uocit u vrane dhjete civile te pafajshem), Tribunali i Hages ende nuk ka perfunduar hetimin mbi rastin, e as qe e ka akuzuar Boshkovskin, e jo me te kerkoje dorezimin e tij.

Kryeministri dhe ministri i tij me i fuqishem (i finansave) Nikola Gruevski ripahen aferen TAT, rastin e kursimoreve piramidale nga koha e Branko Crvenkovskit, ku qytetaret humben qindra milione marka gjermane, kurse qeveria atyre qe kishin kursyer deri me nje mije euro u premtoi se do t'ua paguante kesh, kurse te tjereve nje kursimoret shteterore devizore.

Edhe brenda konfliktit politik shqiptar qe po vazhdon nga ana e Partise Demokratike Shqiptare (PDSH) ngjarjet u sqaruan si qellim i kundershtareve te tyre te shkaterronin dhe te pengonin koalicionin e ardhshem me VMRO - DPMNE. Frika nga humbja e mundshme e ardhshme zgjedhore eshte motiv per aktivitete te jashtezakonshme parazgjedhore e partise me te madhe ne pushte, por edhe atyre me te vogla. Sipas sqarimeve te shumta thuhet se VMRO DPMNE dhe PDSH-ne nuk e frikeson humbja e pushtetit, sesa pergjegjesia e mundshme (penale) per punen e bere sa ishin ne pushtet. Ne muajt e ardhshem deri ne zgjedhje mund te priten edhe shume befasi te reja.

AIM Shkup

ISO RUSI