AIM: start



SUN, 05 MAY 2002 00:57:50 GMT

Hallet e Ali Ahmetit

Udhėheqėsi i suksesshėm luftarak i UĒK-sė Ali Ahmeti ballafaqohet me vėshtirėsi tė mėdha pėrsa i pėrket bashkėpunimit me politikanėt shqiptarė nė Maqedoni. Ideja e tij pėr formimin e Kėshillit Koordinues, me qėllimin qė sė bashku tė veprohet mė suksesshėm nė zbatimin e Marrėveshjes kornizė tė Ohrit, ėshtė vėnė nė pikėpyetje shkaku i interesave tė ndryshme tė politikanėve, pėr mosefikasitetin e tė cilėve UĒK-ja e nisi luftėn.

AIM Shkup, 29.5.2002

Pėrfaqėsuesi politik i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare sė dikurshme (UĒK-sė) Ali Ahmeti me siguri as qė kishte menduar se shqetėsimet e njėmendėta tė tij do tė vinin po sa tė pėrfundonte lufta nė Maqedoni. Aq mė shumė kur UĒK-ja e tij, nga fillimi i luftės e deri nė fund, tėrėsisht e ktheu nė dobi tė saj opinionin ndėrkombėtar. Kur njė grup i vogėl i njerėzve tė armatosur, kah mesi i shkurtit, e morrėn Tanushėn, njė fshat i vogėl qė pushteti maqedonas aspak nuk e kishte kontrolluar, pjesėtarėt e UĒK-sė u quajtėn me emra mė tė ndytė kryesisht duke e ndėrlidhur me kriminalitetin. Nė fund tė luftės, pas shpalljes sė armėpushimit nė fillim tė korrikut, pas bisedimeve tė Ohrit dhe nėnshkrimit tė marrėveshjes kornizė gajtė muajit gusht, pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare filluan t’i zgjedhnin fjalėt pėr UĒK-nė dhe pėr Ahmetin.

Kur nė fund tė shtatorit 2001, nė bazė tė marrėveshjes sė arritur, pa mos pritur qė pala maqedone tė plotėsonte pjesėn e vet tė obligimeve, Ahmeti njoftoi se UĒK-ja shpėrbėhet, tė gjithė pyetėn se ēfarė do tė punonte pėrfaqėsuesi i saj politik. Ahmeti nė fillim paralajmėroi se do tė formonte parti politike tė re, por shumė shpejt e braktisi kėtė ide. Dhe derisa implementimi i Marrėveshjes kornizė tė Ohrit zgjatet, Ahmeti “mbyste kohėn" nė Shipkovicė, njė fshat mbi Tetovė. Atje lindi ideja pėr formimin e trupit koordinativ tė faktorit politik shqiptar nė Maqedoni. Nė Shipkovicė erdhėn edhe tre liderėt e partive mė tė mėdha shqiptare Imer Imeri (Partia pėr prosperitet demokratik, PPD), Arben Xhaferi (Partia Demokratike e Shqiptarėve, PDSH) dhe Kastriot Haxhirexha (Partia Demokratike Kombėtare, PDK). Atje, ata dhe Ahmeti u pajtuan se ėshtė politikisht nė racionale qė t’i bashkonin forcat pėr implementimin mė tė suksesshėm tė Marrėveshjes sė Ohrit. Sipas pikės fillestare tė idesė sė Ahmetit partitė politike shqiptare, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes kornizė, dhe veēmas pasiqė ato nuk kishin plotėsuar kėrkesat politike tė shqiptarėve, realisht nuk kishin hapėsirė pėr vazhdimin e praktikės sė vjetėr politike qė bazohej vetėm nė kėrkimin e tė drejtave politike tė shqiptarėve nė Maqedoni.

Ahmeti prandaj propozoi, kurse liderėt politik sė paku verbalisht pranuan, qė tė realizohej projekti ku tė gjithė sė bashku do tė koncentronin forcat e tyre pėr pėrmirėsimin e statusit tė shqiptarėve nė Maqedoni pėrmes zbatimit tė1 plotė tė gjithė asaj qė parashihet nė marrėveshjen kornizė. Idea pėrmban edhe elemente tė relaksimit tė marrėdhėnieve ndėretnike, krijimin e kushteve normale nė skenėn politike, ose thėnė kushtimisht "desatanizimin e shqiptarėve" pėrmes veprimeve konkrete nė promovimin e principeve demokratike perėndimore nė Maqedoni, si shtet ku jetojnė dhe e shohin tė ardhmen e tyre.

Nė kėrkim tė gjuhės sė pėrbashkėt me liderėt politik shqiptar Ahmeti shumėēka qė e kishte nė llogarinė e vet thjesht e “gėlltiti”. Nė tė vėrtetė Ahmeti pėrsa i pėrket raporteve me partitėt politike shqiptare tregoi zemėrgjėrėsi, shumė mė tepėr nga ē’pritej nga njė udhėheqės ushtarak me sfond marksisto-leninist. Ėshtė e njohur se paraqitja e UĒK-sė shėnoi edhe fundin e fuqisė sė partive politike nė Maqedoni. Sepse, UĒK-ja u paraqit dhe nė mėnyrė tė vendosur instistoi nė tė, sepse pėrfaqėsuesit e partive politike shqiptare gati se asgjė nuk realizuan nga ajo qė ia premtuan elektoratin tė vet gjatė njė dhjetėvjeēari pjesėmarrjeje nė qeveri. UĒK-ja ishte e pakėnaqur me efektin e pjesėmarrjes sė PDSh-sė nė pushtet, sepse PDSh-ja e rriti rejtingun dhe realizoi fitoren zgjedhore duke e kritikuar PPD-nė dhe pjesėmarrjen shumėvjeēare tė saj nė pushtet. Nga kjo kishin pasur dobi vetėm disa pėrfaqėsues tė saj nė pushtet. Shumė shpejt pas zgjedhjeve parlamentare tė vitit 1998 u formua qeveria qė strategjinė e formoi sipas motos “Pėr ndryshime”, ndėrkaq PDSh-ja ishte e suksesshme vetėm nė planin e punėve “tė ndyta” qė i sjell pjesėmaarrja nė qeveri.

Ahmeti dhe UĒK-ja gjithė kėto mėkate i falėn me zemėrgjėrėsi, duke i amnistuar mė sė paku tre herė. Me nėnshkrimin e Deklaratės sė Prizrenit, nė maj tė vitit 2002 sė bashku me Imerin dhe Xhaferin, Ahmeti u dha legjitimitet PPD-sė dhe PDSh-sė qė nė emėr tė popullatės shqiptare tė bisedonin me partitė maqedonase me ndėrmjetėsim tė ndėrkombėtarėve. Pastaj Ahmeti e morri si obligim qė gjithēka e nėnshkruajtėn ata ta realizonte dhe qė ėshtė mė e rėndėsishmja realizoi tė gjitha parakushtet qė u kėrkuan nga ai. Dhe falja e tretė ishte qėndrimi pėr inkuadrimin e pėrfaqėsuesve tė partive politike shqiptare nė Kėshillin Koordinativ si partner tė barabartė. Natyrisht Ahmeti konsideroi se nė kushtet e reja do tė ishte joproduktive tė merret me atė qė ka ndodhur dhe pastaj tė vlerėsonte kush ishte pėr kėtė pėrgjegjės. Ai konsideroi se ishte e panevojshme tė humbej kohė, kurse nė anėn tjetėr fjalėn e dhėnė liderėve partiak e kishte si dėshmi tė mjaftueshme se ato do t’i pėrmbaheshin marrėveshjes.

Ngjarjet e fundit sikur tregojnė se Ahmeti pikėrisht kėtu nuk i ka bėrė llogaritė si duhet. Ai u tregua mjaft i fuqishėm tė pastronte situatėn e krijuar me sulmin e bėrė nga grupi i armatosur nga rradhėt e dikurshme tė tij, tė ndihmuar nga njė grup desparadosėsh nga Kosova qė i ishin bashkangjitur, ndaj selisė sė Kėshillit Koordinativ qė gjendet nė Reēicė tė Vogėl, njė vendbanim qė thjesht ėshtė lagje e Tetovės. Kjo ngjarje, qė nuk ėshtė sqaruar deri nė fund dhe qė morri me vete edhe disa viktima nė njerėz nga rradhėt e ish-UĒK-sė dhe njė kalimtari tė rastit, u konsiderua si fillim i ofanzivės sė paralajmėruar pranverore ose si qėrim hesapesh ndėrmjet UĒK-sė dhe tė Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSh). U tregua se Ahmeti shumė shpejt e pastroi situatėn dhe pėr asnjė moment nuk e humbi kontrollin ndaj situatės. Sot nga kėto njerėz nuk ka asnjė gjurmė njeriu, madje as nė fshatrat ku qėndruan njė kohė tė gjatė.

Ngjarja e dytė, sulmi ndaj restorantit nė Tetovė "Dora", qė PDSh-ja e konsideron si seli alternative, tregon se sa rrezik ėshtė realizimi i idesė pėr njė pjesėmarrje tė pėrbashkėt koordinative tė faktorit politik shqiptar nė Maqedoni. Pas krismave me armatim tė lehtė nė hyrje tė restorantit nė orėt e vona tė natės, nė kohėn kur njė pjesė e rrethit tė ngushtė partiak ishte atje, disa nga anėtarėt e lartė tė PPD-sė dhe PDK-sė dhanė interpretimet e tyre duke e ndėrlidhur kėtė ngjarje me kriminalitetin e organizuar dhe pėrfshirjen e njerėzve sikurse nėnkryetari i PDSh-sė Menduh Thaēi nė kriminalitetin e organizuar. Kėto deklarata ishin shkas qė anėtarėt e PDSh-sė nė Kėshillin Koordinativ nė mėnyrė demonstrative tė braktisnin punėn e Kėshillit duke e kushtėzuar kthimin vetėm nėse PPD-sė dhe PDK-sė distancoheshin nga deklaratat e anėtarėve tė vet tė lartė. Udhėheqėsive tė kėtyre partive politike kjo as qė u shkoi ndėrmend, sepse kjo, sipas tyre, do tė ishte kundėrproduktive, ngase thjesht nuk mund tė mbrohet ajo qė e dijnė edhe zogjtė e malit se Menduh Thaēi dhe pėrfaqėsuesit e PDSh-sė u pasuruan mjaft me pjesėmarrje nė pushtet.

Ahmeti u gjend nė hall tė madh dhe deri tani tenton qė gjėrat t’i zgjidh pėrmes bisedimeve, tenton tė bėjė gjithēka qė tė mos vijė deri te shpėrbėrja e Kėshillit. Kėshtu ai e vėshtirėson situatėn e vet. Ēarshia e Tetovės edhe mė parė e kishte akuzuar se ishte nėn ndikimin e Xhaferit, madje edhe se e kishte blerė Menduh Thaēi. Nė situatėn kur ndodh konfrontimi i hapur ndėrmjet PDSh-sė me PPD-nė dhe PDK-nė, pėrpjekja e tij pėr tė rregulluar gjėrat rreth Kėshillit, konsiderohet si ja mban anėn PDSh-sė. Nga ana tjetėr ideja mbi Kėshillin ėshtė vėnė seriozisht nė pikėpyetje, sepse kjo ngjarje ndodhi para aktit qė Ahmeti e quan “dhėnie e vulave”, gjegjėsisht vendimit qė partitė politike tė ngrijnė aktivitetet e veta parciale dhe t’ia lėnė Kėshillit qė tė marrė vendime politike. E mes tjerash gjithsesi ishte paraparė edhe vendimi pėr pjesėmarrjen e pėrbashkėt nė zgjedhjet parlamentare tė vjeshtės.

Gjėrat marrin kahje dramatike pėr Ahmetin, sepse nga njėra anė janė gjithnjė mė tė qarta shenjat qė tregojnė se PDSh-sė i pengon ideja mbi Kėshillin dhe se vetveten e konsideron mjaft tė fuqishme qė tė vazhdojė vet, qė tė mund ta vazhdojė koalicionimin me VMRO - DPMNE. Nga ana tjetėr PPD-ja dhe PDK-ja nuk e konsiderojnė PDSh-nė partner tė sinqertė dhe nuk dėshirojnė qė me ēdo kusht tė veprojnė sė bashku edhe mėtej, sepse konsiderojnė se PDSh-ja, e jo ata ėshtė nė situatėn "kėrkon bukė pas pogaēes ", siē deklaroi para disa ditėsh Arben Xhaferi.

AIM Shkup

ISO RUSI