AIM: start



TUE, 28 MAY 2002 12:03:23 GMT

Vasha maqedone

Javėn qė kaloi Maqedonia kishte harmoni kur hendbollistet e saj tė "Kometalit", sė paku nė teren, kthyen dinjitetin tė nėpėrkėmbur njė kohė tė gjatė

AIM Shkup, 23.05.2002

Kur nė mbrėmjet e 19. majit dihej se hendbollistet e kampionit maqedon "Kometal Gjorēe Petrovit" nė finalen evropiane mposhtėn HERC nga Budapesta, nė Shkupfilloi njė luftė e vėrtetė: u shtye me tė gjitha armėt nė dispozicion. Mashala, populli tregoi se ėshtė i armatosur nė mėnyrė solide. Anėtarėt e Trupit Koordinativ qeveritar pėr ballafaqim me krizėn, qė tashmė njė vit shėnon ēdo krismė nė rajonet e krizės - vetėm mund tė ngrinin supet, tė pandihmuar.

Mbase nuk ka asgjė mė tė bukur sesa kur atyre qė nuk u ndodh shpesh qė t’u "bie kokrra nė dhallė", kur njė botė e madhe bėhet e pranishme, kur rajasė sė vogėl i duket se mund tė rrėzojė malin. Maqedonia atė natė krisi si i thati. I gjithė nėnēmimi, pėrbuzja, vėshtirėsia shkaku i tutorizimit ndėrkombėtar - e gjithė kjo nė njė orė u shndėrrua nė shprehje tė magjepsjes spontane popullore. Refreni "Vasha maqedone" qė kaherė ėshtė bėrė sinonim i "Kometalit" u luajt nga tė gjitha anėt. Siē do tė shkruante njė gazetė lokale, gjithēka qė nuk arriti politika ia arriti "Kometal-i": tė kthejė Maqedoninė sė paku pak atje pas njė dinjiteti tė nėpėrkėmbur!

Nė kremten e pėrgjithshme dikush megjithatė vuri re se as kryetari i Republikės, as kryetari i qeverisė nuk kuptojnė veēmas pėr hendbollin dhe nuk e bėnė atė qė do tė duhej bėrė, tė ndanin disa ēaste tė ngrohta pėr vashat tė cilat pėr pak kohė larguan pamjet e zymta nė fytyrat e shumicės sė qytetarėve. Maqedonia e pėrjetoi edhe kėtė: pėrveē urimeve tė tė gjithė atyre qė u takon sipas protokollit, pėrveē tė gjitha urimeve tė trimave tė njohur dhe panjohur, hendbollistet e "Kometalit" morrėn urime edhe nga ish-pėrfaqėsuesi politik i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare tė shpėrbėrė Ali Ahmeti. Kuptohet, opinioni publik maqedonas kėtė shprehje tė kurtoazisė e pėrjetoi si shaka tė pakrypė. Por, nėse kemi tė drejtė, kjo ėshtė njė nga aplaudimet e rralla nė skenėn e hapur nga "tribuna kundėrshtare". Edhe shtypi nė gjuhėn shqipe, si zakonisht indiferent ndaj vėrshimit tė patriotizmit maqedonas, iu bashkangjit madhėrimit tė tė adhuruarve nacionale.

Rrėfimi pėr klubin "Kometal Gjorēe Petrov" si sport jo tėrheqės, madje edhe femėror, i ngjan pėrrallės qė e flasin vashėzat e vogla - mbi princin qė do tė vijė njė ditė. Kjo flutur nga lagjet shkupjane pėr mė pak se dhjetė vjet nga njė ekip i pavlerė i rangut tė dytė arriti tė bėhet yll. Megjithatė, gjithēka u bė e mundshme kur u paraqit princi. Sikur tė mos ishte si sponzor klubi Trifun Kostovski, njė nga biznismenėt mė tė pasur maqedonas por (qė nuk ėshtė rėndomėsi nėpėr lagjet shkupjane) edhe filantropi mė i madh, i pakrahasueshėm i kėtushėm, klubi i parėndėsishėm hendbollistik nuk do tė arrinte dyzet vitet dhe do tė shuhej sikurse shumė tė tjerė nga vatra socialiste tė lindura atėherė nė emėr tė grupimit skojist tė rinisė femėrore. Ose, do tė garonte nė rang-listat e garave tė zonės.

Edhe vetė Kostovski ėshtė rrėfim nė vete. Ky 56-vjeēar si pjesėtar i gjeneratės mė tė lumtur tė ish-Jugosllavisė duheshte tė lejonte qė ta godiste treni qė tė mos dėshmonte se ishte njė menaxher i aftė socialist. Filloi zanatin e tregėtarit nė njė firmė shkupjane tė tregėtisė sė jashtme, nga praktikanti, pėrmes referentit deri tek pėrfaqėsuesi ekonomik nė Varshavė, m’u nė kohėn kur kjo ishte e njėjtė sikur "sėpata tė tė bie nė mjaltė". Duke pasur dituri, Kostovski me kohė kuptoi se cilat erėra fryjnė nė Lindje prandaj ndėr tė parėt u angazhua pėr ndėrlidhjen e interesave tė vdekura socialiste dhe interesave ende tė pashfaqura kapitaliste. Megjithatė, tė punohet me mjaltė dhe tė mos ngjihen gishtat edhe nė rastin e Kostovskit u tregua si e pamundshme. Qė nė vitin 1992 hap firmėn e vetė "Kometal" nė Vjenė, tė specializuar pėr shitjen e xeheve nga Polonia pėr nė Perėndim. Gjithēka mbeti fshehtėsi e punės. Nė vitin tjetėr 1993 Kostovski "e bėn tė vetin" klubin "Gjorēe Petrov", i cili tė njėjtin vit bėhet kampion shtetėror. Hendbollisteve u iku nga dora titulli evropian para dy vitesh nė njė garė tė njohur pėr nga atmosfera e elektrizuar ndėrmjet simpatizuesve dhe ushtarėve tė NATO-s. Fundin mė tė hidhur e pėrjetoi kryetari i ekipit kundėrshtar, pėr ēka "Kometali" u dėnuan reptėsisht. Gjatė kohės sa finanson Kostovski, klubi nuk ngurroi qė tė blente hendbollistet mė cilėsore tė Evropės pa tė cilat kurora evropiane as qė do tė vinte.

Jotipike pėr tė pasurit lokal Kostovski njihet edhe si sansonjer, flet disa gjuhė tė huaja, nuk ėshtė pjesė e thashethemeve qė "i flet ēarshia". Ai harxhon shumė para pėr aksione humanitare, pėr veprimtari kulturore, pėr ēėshtje publike, ndihmon klubet sportive dhe manifestimet.

Pėrse e themi gjithė kėtė?

Ka kėtu pėshpėritje se zoti Kostovski ka ambicje tė konsiderueshme politike. Qėndroi pas "Utrinski Vesnikut" opozitar, thonė se kjo ndodh edhe me revistėn "Aktuel", nė Forum 2001 vepron sė bashku me kryetarin e dikurshėm Kiro Gligorov dhe kokat tjera tė urta. U hamend se dėshironte dhe nuk dėshironte tė formonte partinė e vet, njė kohė foli se do tė kandidohej pėr kryetar tė Maqedonisė por vetėm me kusht nėse prapa tij qėndronin edhe partia nė pushtet VMRO-DPMNE i opozicioni Socijaldemokratski savez, dakle pas i macka makedonske politike.

Nė rast se natėn e trazuar mes tė dielės dhe tė hėnės Trifun Kostovski nė sheshin e Shkupit, ku masa pėrshėndeste hendbollistet, do tė shprehte se kandidohej pėr shef tė shtetit, do tė ishte zgjedhur nė mėnyrė plebishēitare! Por, vendi i punės i kryetarit tė Maqedonisė ėshtė i zėnė, zgjedhjet presidenciale janė pas dy vitesh kurse as zoti Kostovski nuk ka vrapuar qė tė kandidohet.

Euforia u shuajt. Populli iu kthye pėrditshmėrisė. Hendbollistet e "Kometalit" dhe finansuesi i tyre pėrpilojnė plane tė reja. Gėzimi i gjithėmbarshėm i popullit zgjati pak. Sporti ėshtė sport, politika ėshtė politikė, jeta ėshtė jetė. Ēudia nė sport ndodh shpesh, nė politikė ndonjėherė, nė jetė - asnjėherė.

ZELJKO BAJIC