 |
TUE, 28 MAY 2002 12:07:39 GMT
Ėshtė e nevojshme "tollumbacja politike" para privatizimit tė ESM!
LSDM-ja opozitare kėrcėnohet se nėse fiton nė zgjedhjet e ardhshme
parlamentare do ta ndėrpres tė gjithė procedurėn rreth privatizimit tė
ESM-sė.
"Nėse duhet Maqedonia do tė paguajė dhe do tė frenojė", porosit Nikola
Popovski, nėnkryetar i LSDM-sė
AIM Junior Shkup, 24.05.2002
LSDM-ja opozitare e akuzon partinė nė pushtet VMRO-DPMNE pėr shitja e
shpejtė e Elektroekonomisė sė Maqedonisė - ESM qė tė sigurojė provizion
me tė cilin do ta finansojė fushatėn parazgjedhore. Opozita ka
paralajmėruar se me tė gjitha mjetet do ta pengojė nė Parlament
procedurėn pėr ndryshimin e ndryshimeve
ligjore pėr energjetikė "Nėse nė tender mbetet vetėm njė blerės, me tė
mund tė arrihet marrėveshje nė rrugė tė njė marrėveshje tė
drejtpėrdrejtė tė pandėrmjetėsueshme..."
Kjo ėshtė pjesė nga ndryshimet e fundit dhe plotėsimet nė Ligjin pėr
Energjetikė qė Qeveria e miratoi para shumė kohėsh, kurse tek opinioni
publik shkaktoi dyshim se pushteti pėrgatit teren pėr shitje tė shpejtė
dhe jotransparente tė ndėrmarrjes mė tė madhe publike - Elektroekonomisė
sė Maqedonisė (ESM).
"E paralajmėrojmė ēdo investitor qė dėshiron tė hyjė nė privatizimin e
ESM nė marrėveshje tė drejtpėrdrejtė me kėtė Qeveri se do tė
ballafaqohet me shumė
probleme pėr realizimin e kėsaj marrėveshjeje", u kėrcėnua deputeti i
LSDM-sė Nikola Popovski. Nga ana tjetėr, nė Ministrinė e Eknomisė thonė
se me ndryshimet ligjore sigurohet baza juridike pėr privatizim.
"Shpejtėsia nė procedurėn e sjelljes sė ndryshimeve ligjore ėshtė e
nevojshme pėr shkak tė respektimit tė afateve pėr tė cilat ėshtė arritur
marrėveshje me shtėpinė konsultuese Majnel bank", u sqaroi deputetėve
Nikola Cherepnalkovski nga Ministria pėr ekonomi.
Opozita nuk ėshtė kundėr privatizimit, por konsiderojnė se mė parė duhet
tė ekzistojnė strategjia dhe kushte minimale pėr shitjen e kėsaj firme
mė tė madhe publike nė Maqedoni. Sipas strategjisė sė LSDM-sė, sektori
elektroenergjetik mė parė duhet tė liberalizohet, kurse mė pas tė
shkohet nė privatizimin e ESM-sė. Sipas ekspertėve, privatizimi i
sektorit elektroenergjetik duhet tė bėhet shumė kujdesshėm, sepse nė tė
kundėrtėn vendi mund tė ballafaqohet me pasoja afatgjata ekonomike dhe
politike. Edhe vendet nė rajon, tė cilat mu sikur Maqedonia janė
kushtėzuar nga organizatat finansiare ndėrkombėtare qė tė liberalizojnė
dhe privatizojnė sektorin energjetik, janė mjaft tė kujdesshme.
Sipas vlerėsimeve tė para tė konsultuesve, qė filluan tė "xhirojnė"
gjendjen nė tė cilėn gjendet ESM, marrėveshja pėr shitje do tė
nėnshkruhet nė prill ose maj tė vitit tjetėr. Pėr shembull,
restrukturimi i Elektroekonomisė sė Kroacisė ka filluar para dy vitesh,
kurse tenderi pėr shitje pritet tė bėhet publik gjatė gjysmės sė dytė tė
vitit. Bullgaria kėtė proces e ka filluar gjithashtu para disa vitesh
dhe ende ėshtė shumė larg shpallja e tenderit pėr shitje. Sllovenia sė
pari w ristrukturoj elektroekonominė, me ērast u formuan pesė rajone
distributive dhe holding i qendrave elektrike. E pėrbashkėta pėr tė
gjithė shtetet e rajonit ėshtė se para se tė shkohet nė shitje kishin
strategji tė pėrkufizuar afatgjate me ēka saktėsisht ishte shėnuar
interesi i shtetit, drejtimet e zhvillimit tė ardhshėm tė sektorit
elektroenergjetik dhe u sigurua pavarėsia energjetike nė vend.
Ministri pėr ekonomi Besnik Fetai nė intervistėn e paradokohėshme pėr
revistėn "Kapital" deklaroi se ESM nuk do tė shitet para zgjedhjeve,
sepse procedura pėr
shitjen e ndėrmarrjes mė tė madhe publike nė vend ėshtė shumė e
komplikuar dhe do tė zgjas mė sė paku 11 muaj, e mundet edhe mė shumė.
"Marrėveshjen me pronarin e ri tė ESM do ta nėnshkruajė qeveria e re, e
cila do tė formohet pas zgjedhjeve parlamentare tė shtatorit",
konsideron Fetai. Sipas
vlerėsimeve tė Bankės Botėrore, ESM kushton rreth njė miliardė dollarė,
kurse vlera e saj para dhjetė vitesh ishte rreth 2,5 miliardė dollarė.
Si shkak kryesor pėr zvogėlimin e vlerės potencohen ēmimi i ulėt i
rrymės (3,4 centi pėr kilovat/orė), borxhet e mėdha dhe kėrkesat e
papaguara tė kompanisė qė janė mbi 177 milionė dollarė. Pėr dallim nga
vendet e rajonit, Maqedonia nė privatizimin e pasurisė sė vet mė tė
madhe hyri pa kurfarė strategjie, gjegjėsisht kėtė obligim ua la nė dorė
konsultuesve tė huaaj. Konzorciumi konsultues i udhėhequr nga Majnel
Bank e Austrisė u angazhua si kėshilltar nė procesin e privatizimit tė
ESM-sė nė muajin shkurt tė kėtij viti. Me procesin do tė udhėheq "Majnel
kapitol advajzors". Krahas kėsaj, nė konzorcium gjendet banka investuese
Krimson kapital, shtėpia konsultuese "Fildston", konsultanti i
privatizuar i gjigantit energjetik italian "Chezi", "Ernst dhe Jang
Evropa Juglinsore", me seli nė Athinė dhe shtėpia konsultuese greke
"Kantor". "Majnel kapitol advajzors" ėshtė formuar nė prill tė vitit tė
kaluar dhe deri tani ka punuar nė vetėm njė projekt nė Kroaci, kurse
njeriu i parė i saj Piter Gembel ka pėrvojė shumėvjeēare nė projektet
rikonstruuese nė vendet e Evropės Qendrore dhe Lindore. Pėr shėrbimet e
veta konsultuese konzorciumi do tė marrė 1,7 milionė euro, plus 0,72
pėrqind nga vlera e shitjes sė ESM-sė. Konsultuesit sė pari duhet qė tė
vlerėsojnė kushtet finansiare, materiale, juridike dhe
administrative nė tė cilat gjendet ESM. Pastaj pason ristrukturimi i
kompanisė dhe pėrkufizimi i tregut tė energjisė elektrike.
BILJANA ZDRAVKOVSKA
|
 |