AIM: start



TUE, 28 MAY 2002 14:28:05 GMT

Nga kali i bardhė deri te gėnjeshtrat e larmishme

AIM Shkup, 28.05.2002

Epokėn e Maqedonisė demokratike shqiptarėt e kėtushėm e filluan me defilimin e kalit tė bardhė nė mes tė Tetovės qė e "ngiste" kryetari i atėhershėm i partisė sė vetme tė tyre - Partisė pėr Prosperitet Demokratik. Tė magjepsur nga freskia e kohės sė re pak kush atėherė vuri re se ngjyra e bardhė e kalit ishte e damkosur mjaft me njolla dhe aspak nuk ngjante si kalė marshi. Atėherė as qė ishin tė rėndėsishme detajet, por pamja e pėrgjithshme. Kurse nė kėtė portret grupor politik tė shqiptarėve tė asaj kohe, nga ngjyrat e euforisė as qė mundėn tė shihneshin profilet e atyre qė dolėn nė krye tė kolonave politike. Gjegjėsisht, si tė gjithė tė tjerėt qė u ndanė nga socializmi dhe shpallėn bashkėshortėsinė me nacionalromantizmin e manifestuar me "trungje-revolucione" tė ndryshme dhe autonomi tė shumėllojshme, edhe shqiptarėt e kėtushėm konsideruan se nė orėn e bardhė tė kohės sė re kishte ardhur ēasti qė t’i realizonin ambicjet kolektive me vite tė ėndėrruara dhe tė gjatpritura.

Por, nė kėtė dhjetėvjeēar qė e filluan me mitingje euforike, shqiptarėt nė Maqedoni kanė lėnė pas vetes shumė protesta, pėrplot ballafaqime me kordonet policore, njė "mini luftė" me forcat e kėtushme tė sigurisė, qė pėrfundimisht mozaikun politik ta kompletojnė me dhjetėra parti politike me prapashtesėn "shqiptare" dhe dilema tė dyfishta se kujt prej tyre duhet besuar mė shumė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pėr dallim nga vitet e largėta 90-tė kur pėr herė tė parė u votua "demokratikisht" - pėr partinė e tyre e jo pėr kandidatėt, gjegjėsisht, pėr inat tė maqedonasve etnik e jo pėr vete - tash kur u "harxhuan" tė gjitha format e veprimit, nuk do tė kenė zgjidhje tjetėr pėrveē se tė votojnė pėr vete dhe pėr shtetin nė tė cilin jetojnė ose tė vazhdojnė vetmashtrimin me mėlmesė tė gėnjeshtrave tė larme tė partive tė dikurshme.

Votimi nga faza e orėve tė para tė demokracisė - qė tė shkohet pas secilit qė ka bekimin e partisė sonė - detyrimisht shpiente tek vetėdija politike se vlerat individuale ishin tė barabarta me zero nėse nuk ishin verifikuar me librezė partiake. Edhe partia (PPD) qė e promovoi principin se vetėm "licenca" e saj garanton cilėsi, detyrimisht duhej njė ditė tė shndėrrohej nė njė "punėtori" qė prodhon "sekte politike", qė prapa premtimeve tė rrejshme tė larmishme do t’i fshihnin interesat personale dhe pėrfitimet. Kėshtu, nga "inkubatori" PPD lindėn gati tė gjitha partitė tjera prej tė cilave mė e rėndėsishmja ishte PDSH-ja (Partia Demokratike Shqiptare), nė kreun e sė cilės erdhi Arben Xhaferi.

Gjatė dhjetėvjeēarit tė kaluar shqiptarėt dėgjuan shumė premtime, mbajtėn pakufi mitingje ku mund tė drejtohej secili qė kishte aftėsinė tė gėnjente dhe aspak tė mos skuqej. Nė ndėrkohė, gati secilin vit vijues, regjistrohej ndonjė parti e tyre si shprehje e zhgėnjimit ndaj tė mėparshmes. Derisa nuk u shfaq UĒK-ja (Ushtria Ēlirimtare Kombėtare) qė i la nėn hije tė gjitha partitė dhe e futi Maqedoninė nė luftė.

Kur tė gjithė menduan se partitė politike shqiptare nė Maqedoni janė kufoma tė pashpirta dhe pritej qė Ali Ahmeti (lideri i dikurshėm politik i ish-UĒK-sė) tė kryente aktin e varrimit tė tyre tė dinjitetshėm, ndodhi ēudia: ato u bėnė mė agresive sesa kurdoherė mė parė dhe bėnė tė ditur se nga skena politike nuk mund t’i largojė as fatkeqėsia e popullit tė tyre, as e dhėna se edhe ato dhanė kontributin e tyre nė ndėrtimin e magjistrales qė Maqedoninė e futi nė konflikt ushtarak. Me ēka edhe njėherė u dėshmua se populli lehtė mund tė zgjedhė pėrfaqėsuesit e vetė, por vėshtirė qė t’i rrėzojė tė zgjedhurit nga shpatullat. Veēmas tė korruptuarit tė cilėt mbase jo se nuk duan tė largohen nga skena politike, por nuk e dijnė se ku tė gjejnė strehim - i frikėson hija e vet pėr tė (pa)bėrėn qė i ndjek si fantazmė.

Sido qė tė jetė, prej se Ali Ahmeti nuk arriti qė t’i fuste nėn tutellėn e vet partitė mė relevante politike nė tashmė Kėshillin Koordinues tė shpėrbėrė (tė cilin pėr njė kohė tė shkurtėr e pėrbėnin Partia e Prosperitetit Demokratik, Partia Demokratike Kombėtare dhe Partia Demokratike e Shqiptarėve), kėtyre ditėve vendosi qė tė bėnte tė vetmen gjė qė i kishte mbetur e paprovuar - tė krijonte partinė e tij politike. Pra, njeriu qė pas vetes ka njė luftė, njė tentim pėr tė krijuar "front tė pėrbashkėt politik tė shqiptarėve", menjėherė sikur e kuptoi se "mangupėt politik" qė dhjetė vjet e gėnjyen popullin, nuk kanė kurfarė dilemash qė ta genjėjnė edhe atė. Gjegjėsisht, se ato qė i vodhėn votat e shqiptarėve kanė fuqi dhe aftėsi tė vjedhin edhe imazhin e tij qė e arriti nė popull me UĒK-nė. Ali Ahmeti, qė e pa se thesi me "brirėt partiak" ėshtė shumė i rėndė pėr ta mbajtur, pėrfundimisht sikur e kuptoi se imayhi i tij ngadalė shkrihet dhe pahetueshėm shtresohet nė partitė politike ekzistuese. Veēmas nė rradhėt e PDSH-sė sė Xhaferit, e cila filloi tė "blente" komandantėt e Ahmetit si mall ndjellės pėr ta gėnjyer popullin nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Dhe derisa partitė e kėtushme politike tė shqiptarėve "komandantizoheshin" - duke luftuar secila qė tė marrė ndonjė emėr tė njohur nga komandantėt e dikurshėm tė UĒK-sė - Ali Ahmeti gjithnjė e mė tepėr bindej se tė ndėrtosh paqen ndonjėherė ėshtė shumė mė e vėshtirė sesa tė luftosh. Tani, kur e paralajmėroi partinė e vet politike, pritet tė shihet se ēka i ka mbetur nga "kapitali i dikurshėm" dhe sa e kanė dėmtuar tentimet e deritanishme tė bėhej lider gjithėshqiptar. Dhe kuptohet, do tė shihet pėrfundimisht athua ka kuptuar se emri popull nuk ėshtė i gjinisė femėrore, jo vetėm pėr shkakun se ėshtė i prirė qė tė mashtrohet nga dama e quajtur politikė, por edhe nga shkaku se ai i fundit e kupton se kush janė kopilėt e posalindur politik qė vet i mbarsi gjatė votimit.

Ndėrkaq edhe mėtutje do tė nmbetet e vėrteta se shqiptarėt e Maqedonisė nuk janė kurfarė pėrjashtimi nga "mbiemrat" e tjerė qė i shtohen emrit popull dhe prandaj joshen nga gėnjeshtrat e larmishme tė politikanėve tė vet. Tani kur e kuptuan se prapa premtimeve tė bukura tė Xhaferit fsheheshin vetėm pretendime tė ambicjeve tė ulėta qė tė vidhet pushteti pėr t’u arritur dobi sa mė e madhe pėr kamaren e kėsaj partie, shqiptarėve nga Maqedonia u ofrohet vetėm edhe njė mundėsi - ta provojnė fatin me partinė e Ali Ahmetit e cila, siē thotė ai, "do tė jetė e hapur pėr tė gjithė njerėzit e drejtė". Mbase mbetet shpresa se nė ndėrkohė Ali Ahmeti e ka kuptuar se nė kėto hapėsira tashmė kaherė drejtėsia nuk varet nga njerėzit e drejtė por nga tė fuqishmit tė cilėt u pasuruan brenda natės dhe mund ta blejnė madje edhe drejtėsinė.

Sido qė tė jetė, mbetet e vėrteta se pėr dallim nga shqiptarė e kėtushėm, tė cilėt nė zgjedhjet parlamentare do tė kenė oferta tė mėdha politike, Ali Ahmetit nuk i mbetet zgjidhje tjetėr veēse tė provojė fatin me partinė e tij tė re. Gjegjėsisht, ose tė arrijė sukses me partinė e tij ose pėrfundimisht t’i kthehet tė kaluarės sė rrjedhave tė kėtushme politike. Nė kėtė rast njė gjė ėshtė e sigurtė: sado qė tė jetė kurorėzuar me imazhin e mirė nė popull, Ali Ahmeti doemos do tė duhet qė tė kalojė nėpėr sfida mjaft tė vėshtira. Nėse jo tjetėr, doemos do tė duhet ta fitojė betejėn ndaj njė elite politike tashmė tė etabluar, e cila e ka shijuar kėnaqėsinė e fuqisė politike dhe e cila ėshtė e paskrupullt nė mbrojtjen e privilegjeve tė veta. Gjegjėsisht, e ardhmja politike e Ahmetit do tė varet sesa ai e din qė nėntoka politike e PDSH-sė ėshtė ajo qė qep "konceptet etnike shqiptare", e jo organet partiake dhe opinioni publik. Kurse nėntoka politike qė e krijoi Xhaferi ka diēka qė nuk e ka asnjė parti politike tjetėr e kėtushme, pėrveē asaj tė Georgievskit (VMRO-DPMNE): kapitalin e madh me tė cilin mund tė blejė dhe tė frikėsojė shumicėn e votuesve shqiptarė. Thjesht, do tė jetė problem i madh pėr Ahmetin qė t’i kundėrvihet kapitalit tė madh tė PDSH-sė, qė nga kjo parti dhe nga kreu i saj bėri "kapitalistė mė tė mėdhenj", kurse sipas mėnyrės se si ėshtė bėrė ky kapital, kėtė parti e bėri motėr binjake tė VMRO-DPMNE-sė. Qė do tė thotė, kundėr ambicieve tė tij politike Ali Ahmeti e ka pėrballė fuqinė e dy partive politike dhe fuqinė e institucioneve shtetėrore qė kontrollohen nga kėėto dy parti, tani pėr tani, mė tė pasura nė Maqedoni, e mbase edhe mė gjėrė - PDSH-nė dhe VMRO-DPMNE-nė.

Sido qė tė jetė, dhjetėvjeēarin e pluralizmit, shqiptarėt nga Maqedonia e pėrfundojnė me njė meni tė pasur partiake. Dorėn nė zemėr ata edhe nga ofertat e deritanishme politike u ngopėn deri nė vjellje, por megjithatė, si ēdo popull, edhe shqiptarėt me kėrshėri sillen ndaj tė resė. Kėshtu me padurim presin tė dijnė se kush do tė jenė njerėzit e parė tė partisė sė paralajmėruar tė Ali Ahmetit duke e ditur qė mė parė se disa komandantė tė tij tashmė njė kohė kanė gjetur vatėr atje ku u ėshtė paguar mė mirė "puna ushtarake" e kaluar. Qė d.t.th., nėse Ali Ahmeti nuk shpejton, mund t’i ndodh qė tė mbetet vetėm me pak ish-luftėtar tė UĒK-sė. Kėshtu, edhe njėherė do tė dėshmohej se nė politikė mė sė shpeshti nuk ėshtė e rėndėsishme kush ēfarė bėri, por sa ėshtė i fuqishėm tė grabis nga ajo qė ėshtė bėrė. Veēmas nė kėto hapėsira tė popujve tė varfėruar qė ende vuajnė nga sėmundja e kujtesės sė shkurtė.

KIM MEHMETI