AIM: start



MON, 03 JUN 2002 13:47:25 GMT

Pedi Eshdaun dhe udheheqesia e Republikes Serbe

Banjaluke, 29.05.2002.

Konkludimet e udheheqesise shteterore te Republikes Serbe (RS) se perfaqesuesi i larte per Bosnje e Hercegovinen (BeH), ne largim e siper, Volfgang Petriq, me imponimin e shume ligjeve para largimit, ka keqperdorur autorizimet e tij dhe "ka bere goditje ndaj subjektivitetit te RS" nuk e cuditen perfaqesuesin e larte te BeH Pedi Ezhdaunin. Kjo aspak nuk i pengoi atij qe te njejten dite kur erdhi ne Sarajeve dhe pas paraqitjes para deputeteve ne te dy dhomat e Kuvendit parlamentar te BeH, te shkonte ne Banjalluke dhe para udheheqesise te ketij entiteti te kumtonte se ankesat e tyre ne lidhje me paraardhesin e tij jane plotesisht irelevante. Ishte mjaft i qarte: "Une vazhdoj te ndertoj ne themelet qe i ka bere paraardhesi im".

Parardhesi i Eshdaunit, Volfgang Petriq revoltoi udheheqesine shteterore dhe politike te RS duke miratuar tridhjete vendimeve, vetem dy dite para largimit, qe BeH i imponon me shume zgjidhje ligjore. Vecmas i goditi vendimi me te cilin Petriqi ndryshoi nje dispozite te Kushtetutes se RS-se, qe ka te beje me autorizimin e kryetarit te Republikes per sa i perket propozimit per zgjedhje te Gjyqit Kushtetues, si dhe venien e tatimit sipas Ligjit mbi sistemin e emitimit publik ne BeH dhe Ligjit per radiotelevizionin e RS-se.

Udheheqesia e RS-se ne takimin e perbashket, menjehere pas publikimit te vendimit, solli konkludimin me cka vendimin e Petriqit e quan "goditje klasike te subjektivitetit RS". Kryetari i RS-se Mirko Sharoviq deklaroi pas takimit se ajo qe beri Petriqi eshte 'menyra me e keqe e nje perfaqesuesi te larte per te shkuar nga BeH'. "Nje nga ceshtjet kyce eshte se athua perfaqesuesi i larte mund te ndryshoje Kushtetuten e RS-se. Mendoj se nuk mundet", tha Sharoviq, duke shtuar se Qeveria per kete do te marre qendrime precize, kurse ai ne lidhje me kete do te caktoje seance te vecante ne Kuvendin Popullor. Pedi Ezhdaun nuk lejoi te befasohet me retoriken nga Banja Luka, duke e ditur se e gjithe mencuria e udheheqesise se atjeshme shteterore dhe politike qendron tek kontestimi i ashper paushall, pas cka pason miratimi. Diplomati anglez e hetoi se terbimi i udheheqesise politike te RS ishte marketing politik parazgjedhor, qe bazohet ne terkun e opinionit publik, se eshte mbrojtes i interesave nacionale serbe dhe luftetar i zjarrte per RS-ne. Sekendejmi porositi shkurt: "Perkrah vendimet e Petriqit dhe kam ndermend te punoj duke u bazuar ne to. Nese dikush mendon se a jane te ligjshme, mund t'i drejtohen gjyqit". Keshtu, sipas nje maniri klasik anglez, luajti me lideret e pakenaqur, duke i nxjerre ne rruge, para nderteses ku u mbajt takimi, qe te jepnin deklarata per gazetaret.

Vendosmeria e Ezhdaunit qe te mos hyje ne dialog te gjate mund te hetohej kur paraqiti strategjine e veprimit ne kuader te mandatit te tij, drejtuar deputeteve te BeH. Politiken e tij ai e sqaroi shkurt dhe qarte: duke prezentuar strategjine per lufte kunder kriminalitetit, Ezhdaun ne rend te pare vuri ate qe nuk u konvenonte politikaneve serb: krijimin e keshillit te vecante gjyqesor ne nivel te BeH, qe do te merret me "rastet e ndijshme dhe mjaft te eksponuara" dhe krijimin e kushteve qe Gjyqi i Larte ne nivel te BeH te behet operativ deri ne vjeshte. Permes kesaj Ezhdaun ne qellimet afatshkurtra vuri perfundimin e vendosjes se Gjyqit shteteror, perfundimin e procesit te krijimit te kuadratit te gjithembarshem juridik, forcimin e sitemit te vezhgimit te pushtetit dhe pengimin e keqperdorimeve te autorizimeve ne sektorin publik. Strategjia e prezantuar nga perfaqesuesi i larte i BeH sheshazi duket se eshte bazuar ne vleresimet e bera mire se shoqeria e BeH thellesisht eshte zhytur ne kriminalitet te organizuar, korrupsion dhe keqperdorime te ndryshme te pushtetit. Per kete shkak vendimi i Petriqit per themelimin e Keshillit te larte gjyqesor ne nivel te BeH, shqetesoi establishmentin ne RS, duke i dhene nje verejtje serioze rrjetit te zhvilluar te kriminalitetit te organizuar dhe kontrollit politik te gjyqtareve, te vendosur sipas kriteriumit te degjueshmerise partiake.

Ezhdauni rolin e tij politik ne Banjalluke e luajti ne menyre maestrale. Ishte i shkurte, i qarte dhe i pahamendur. Nuk lejoi shume fjale dhe nuk la kurfare shprese per kompromis. Fitoi simpati te nesermen ne takimin me te rinjte, te cileve ua parashtroi pyetjen: "Cka do te benit ne BeH sikur te ishit perfaqesues i larte?" Mediumet ne RS u angazhuan qe te mos i jepnin shume hapesire ketij promovimi maestral te Ezhdaunit!

BRANKO PERIQ