AIM: start



MON, 03 JUN 2002 13:53:27 GMT

Ne pritje te koherave me te mira

Shkaku i inercionit te pranishem, hidherimit dhe mosbesimit, perfaqesuesit e fuqise se shtate ne Maqedoni i jane ekspozuar presioneve te te gjitha formave, prej atyre redaksionale deri tek ato te sigurise. Ndodh madje edhe ajo qe oligarkia qeveritare i trajton sikurse "pellumba argjili". Organizata sindikale punon me metoda te vjetra dhe nuk arrin qe te motivoje anetaresine, e cila shpesh nuk e di se ajo ekziston. AIM Shkup, 30.05.2002

Punetoret e administrates ne Maqedoni arriten sukses. U ngriten ne kembe dhe treguan se perpjekja shpaguhet nese punohet ne menyre te organizuar dhe te sinkronizuar dhe nese dihet saktesisht se cfare kerkohet. Dhe nese i shtohet ajo qe do te thoshte populli: "nese hahet me nje canak".

Fale greves se pergjithshme masovike dhjeteditore te te gjithe atyre qe mbijetojne nga buxheti shteteror, u caktua perfundimisht pagesa minimale. Do te jete 5060 denare ose 82 euro, qe eshte 26 perqind me shume se sa tani. Kjo u arrit pas dhjete viteve te gjata, shtyerjes se veprimeve reformuese ne sketorin shendetesor, sjelljes se Ligjit per sherbim ne Armate si dhe vazhdimit te bisedimeve mbi punetoret e rrezikuar social nga kolektivet qe me vite punojne me humbje. U kercenuan me ripertrirjen e protestave me kerkese per rrezimin e qeverise, nese tentohet qe ne ndonje fare menyre serish te manipulohet! Epilogu i ketille i angazhimit te perbashket te nepunesve shteterore, te udhehequr nga kreret e Lidhjes se Sindikatave te Maqedonise, (LSM), gjegjesisht lidereve te organizatave te degeve per Administrate, Jurispondence, Arsim dhe Shendetesi (UPOZ), sipas analisteve, eshte sinjali i pare i qarte se durimi i punetoreve ne kete vend eshte kah fundi, ashtu sic eshte ne kembe te qelqta edhe jeta qeveritare. Ajo ishte e detyruar qe deri ne zgjedhjet vjeshtore, i pelqente kjo apo, te korrigjonte sjelljen e vet. Ne dobi te te nencmuarve dhe te demtuarve, gjithsesi!

Duke e fituar kete raund te luftes me pushtetmbajtesit, gjyqtaret, profesoret, mjeket dhe bashkepunetoret e tyre me te ngushte njekohesisht iu krijuan udherrefyes perfaqesuesve te Sindikates ne sferat tjera se apatia, hidherimi dhe inercioni sapo ka filluar t'i lihet se kaluares. Sepse, koherat e reja dhe kushtet e punes diktojne menyra te reja te luftes sindikale per mbrojtjen e te drejtave te te punesuarve qe ua garanton kushtetuta, ligjet mbi punen dhe marreveshjet kolektive. Vetedija per kete, fatkeqesisht, shume veshtire krijohet ne kokat e qytetareve te ketij vendi, ata sikur jane te prire vetem te heshtin dhe te durojne!

Shaku i incidenteve ku "fundin e veshtire" e perjetojne gazetaret, nuk jane te pabaza pyetjet e tipit: "A ka dikush qe t'i mbroje edhe ata". Degjohen jo vetem ne mesin e perfaqesuesve te "fuqise se shtate". Dhe zeshem. Vecmas pas incidentit te rende te para disa koheve ne fshatin e Mavroves Leunove, ku, te perkujtojme, ministri i puneve te brendshme dhe "shoku me i dashur i kryeministrit" Lubco Georgievskit, Lube Boshkovski, ne nje ushtrim parazgjedhor te njesive speciale kontraverse "luanet", demonstroi "patriotizem". Duke kenaqur epshet e veta per te gjuajtur, duke e keqperdorur poziten para perfaqesuesve te shumte te bashkesise nderkombetare, ai shkrepi me minahedhesin e dores, per te cilin nuk ishte i stervitur, i quajtur si "bretkoca" dhe plagosi kater persona. Ne mesin e tyre edhe nje gazetare te re, e cila ishte ne prove te gazeta e Shkupit "Dnevnik", gazetes me tirazh me te madh ne vend. Policit te pare nuk i eshte prekur asnje qime ne koke dhe duket se kjo nuk do te ndodhe!

Pasi qe, fatkeqesisht, ne Maqedoni shteti juridik aspak nuk ekziston, gazetaret blene per vete pancire, kurse revolten e vete se kishin filluar qe t'i trajtonin si "pellumba argjili" e shprehen shkurt para nderteses se Qeverise dhe Parlamentit. Ata kerkuan mbrojtjen e jetes se tyre, imazhin e profesionit dhe dinjitetit njerezor, kushte me te mira pune dhe te ardhura me te larta. Protesten e organizoi Shoqata e gazetareve te Maqedonise, kurse ne rend te pare u shfaq edhe kryetari i organizates sindikale per veprimtari grafike, informative, filmike, botuese dhe per prodhimin e letres, shkurtimisht GIFIH, Petre Klinkarov. Edhe vet gazetar me pervoje shumevjecare, nuk e fshehu kenaqesine qe edhe pena gazetareske ne vend, me ne fund, sic tha: "u zgjua". Ai kritikoi sjelljen e ministrit te policise ne Leunove, por shprehur optimizem dhe ishte i bindur se nese nuk ndalen presionet e partnereve te koalicionit, qe koheve te fundit jane te medha dhe te shumta, Sindikata edhe ne mesin e gazetareve do te fitoje vlere, si kudo ne bote. Mbase momentalisht ne aspektin organizativ nuk eshte e renditur ne menyre adekuate, pranon per AIM-in bashkebiseduesi yne, prandaj per kete shkak eshte aftesuar me kuader dhe profesionalisht, qe sipas rregullave nderkombetare, te mbroje te drejtat personale dhe kolektive te punetoreve te veprimtarise informative dhe eshte i gatshem qe secilit anetar t'ia ofroje kete sahere qe gjendet i njejti ne situate te palakmueshme.

Ne nje bisede me te gjate Klinkarov sqaron se GIFIH ekziston nga viti 1989 ne kuader te Keshillit te Lidhjes se Sindikates se Maqedonise. Mbron interesat e punetoreve te pese veprimtarive qe ne njefare menyre jane te nderlidhura mes vete dhe varen njera nga tjetra dhe se prej pavaresimit te vendit ballafaqohen me shume probleme ekzistenciale. Dikur GIFIH ishte nder me masoviket ne Lidhjen e Sindikatave te Maqedonise. Sot nuk dihet se sa anetare ka saktesisht, paramendohet se ka rreth pese deri gjashte mije, sa ka te punesuar ne Radiotelevizionin Maqedonas (MRTV), ne gazeten "Nova Makedonija" qe eshte para shitjes te nje "partneri strategjik nga jashte", ne RTV qendrat lokale si dhe ne shtepite botuese te paprivatizuara teresisht si "Prosvetno delo", "Misla" dhe "Kultura". Nga neto te ardhurat mujore ndajne 0,6% ne emer te anetaresise sindikale dhe kjo para harxhohet me shume racionalitet, thote Klinkarov. Bashkebiseduesi yne aspak nuk qetesohet me faktin shqetesues per mosinteresimin per t'u anetaresuar aty koleget qe punojne ne mediumet private. Te gjitha tentimet e deritanishme qe GIFIH, e njohur si sindikata e vetme gazetareske ne vend, te organizohet dhe te masovizohet, kane deshtuar. Mundesia statutare qe te formohet sindikata e pavarur e gazetareve nuk eshte shfrytezuar, sepse per kete ne mesin e tyre nuk ka interes, besim dhe efikasitet, vlereson Petre Klinkarov.

Sipas mendimit te kryetarit aktual dhe shumevjecar te GIFIH-ut per kete kushtimisht jane fajtore: udheheqesia e vjeter e Lidhjes se Sindikatave te Maqedonise, qe vetem para disa kohesh eshte nderruar, imazhi i partizimit te institucioneve shteterore, gjendja e pashprese dhe e paperspektive qe eshte e pranishme ne mesin e te gjithe te te punesuarve ne vend, edhe ne mediume, qe nga pavaresimi deri ne diten e sotme. Klinkarov, qe i kalon mandati i dyte, nuk e anashkalon pergjegjesine eventuale ne aplikimin e metodave te reja te punes, por ne menyre kategorike pohon se, ne rrethanat e caktuara, eshte bere gjithe cka eshte e mundur t'u ofrohet kolegeve gazetare, ne te gjitha redaksite, pa marre parasyshe nese jane private ose nen ombrelen e shtetit. Thirrjet per mbledhje, pyetjet per perpilimin e marreveshjes se re kolektive, propozimet per riorganizim jane te dobeta dhe ende tallen te gjithe, nenvizon ai me keqardhje. Ai thote se interesimi eshte i dobet, kurse interes nuk ka. Shume gazetare, vecmas te rinjte, madje nuk e dijne se ekziston GIFIH, por edhe nese kane degjuar per te nuk kane kurfare kuptimi se cfare punon! "E shtyjne sipas nobl skemes", punojne ne projekte interesante dhe profitabile qe finansohen nga organizata joqeveritare dhe biznes agjencionet nga jashte. Jane te zene me krijimin e karieres, qe eshte e kuptueshme. Nuk kane kohe te mendojne per njefare sigurie abstrakte sociale dhe per nje ardhmeri krejtesisht te paqarte. Kur do ta kuptojne rendesine e Sindikates, mbase do te ndryshojne edhe sjelljen e tyre, thote me hidherim njeriu i pare i GIFIH-ut dhe shton se gazetaret e vjeter te afirmuar, qe me pervojen e tyre mund te japin kontribut te rendesishem per rireshtimin e organizates sindikale, me pak perjashtime, qendrojne anash. Ose kane rroga te mira, dhjetera here me shume se sa rroga e garantuar minimale, ose nuk duan qe te zihen me pronaret me te cilet shpesh jane miq te vjeter.

Me deshiren e hapur qe opinioni i gjere te njoftohet me "shqetesimet gazetareske maqedonase" Klinkarov flet per greven ne qendrat lokale informative ne Diber, Prilep dhe Gjevgjeli qe zgjasin me shume se nje muaj dite dhe pa parashenja se do te nderpriten se shpejti, sepse ne nderkohe ekziston lufta partiake parazgjedhore dhe lojerat e ndyta politike te partnereve te koalicionit per nje mbisundim mbi mediumet lokale. Sindikata e ketille sic eshte deri me tani nuk mund te ndihmoje shume. Te padobishme jane edhe letrat qe ia derguan kryeministrit dhe qeverise dy Asociacione te gazetareve ne Evropen Juglindore me lutje qe te heq dore nga atakimi i kolegeve ne Maqedoni. Ka edhe asi shembujsh, thote bashkebiseduesi yne, kur gazetaret refuzojne mbrojtjen juridike te ofruar vetem per te mbrojtur vendin e tyre te punes, sepse kjo sot ne Maqedoni eshte "pasuria me e madhe".

Sindikata e gazetareve GIFIH gjasat per nje angazhim me te madh i sheh ne Marreveshjen Kolektive qe ua ka ofruar redaksive dhe qeverise per ta vezhguar, dhe ku, sipas porosive te sindikatave gjemane, norvegjeze dhe daneze, jane bere kerkesat per dyfishin e me shume te drejtave te gazetareve gjate kryerjes se punes ne kushte te jashtezakonshme, eshte caktuar normativa per kushtet e punes, per benificione dhe motivim material, varesisht nga nderlikueshmeria e detyrave te punes.

AIM Shkup

BRANKA NANEVSKA