AIM: start



SAT, 15 JUN 2002 13:23:02 GMT

Zgjedhjet: Numri i partive i madh, rejtingu i vogėl

AIM Banjallukė 07.06.2002

Pėr zgjedhjet e pėrgjithshme tė tetorit nė Bosnjė e Hercegovinė (BeH) janė kualifikuar 55 parti politike dhe tre kandidatė tė pavarur. Njė partie politike i ėshtė dhėnė vėrtetim i kushtezuar (Partia Republikane e Republikės Serbe), kurse njė parti politike dhe njė kandidat politik nuk kanė marrė vėrtetime.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor (KZ) i BeH Lidija Koraq vlerėsoi se mėnyra e paraqitjes ka qenė mjaft korrekte dhe ka lavdėruar pėrgjegjėsinė e partive ndaj ligjit mbi procedurat zgjedhore. Njė kėnaqėsi e kėtillė ishte nga shkaku se priteshin raste shumė mė tė komplikuara shkaku i vendimit tė pėrfaqėsuesit tė lartė pėr BeH Volfgang Petriqit pėr tė ndaluar pjesėmarrjen dhe kandidaturėn nė zgjedhje pėr tė gjithė ata qė me vendimin e ish-Komisionit tė Pėrkohėshėm Zgjedhor (KPZ) dhe Nėnkomisionit tė Apelacionit ishin dėnuar shkaku i obstruksioneve personale tė Marrėveshjes sė Dejtonit ose kishin vepruar nė kundėrshtim me rregullat e KPZ-sė dhe atyre qė ai personalisht i kishte ndėrruar nga funksionet publike. Sipas tė njėjtit vendim, qė e solli mė 26 mars, pėr nė zgjedhje nuk do tė mund tė kandidohen, tė paraqesin mandate apo tė paraqesin mandatet e emėruara personat qė i ka ndėrruar SFOR-i dhe Komesari IPTF.

Sipas vendimit tė Petriqit, KZ doemos duhet tė sigurojė qė nė kėrkesėn pėr vėrtetim tė ēfarėdo partie politike ose nė dokumentacionin tjetėr tė mos gjendet asnjė person qė e ndalon kjo ndalesė. Pra, ėshtė dashur qė tė grumbullojė tė dhėna pėr tė gjithė personat pėr tė cilėt vlen dėnimi, kurse pastaj duhet ta ketė parasyshė qė ndonjėri nga kėto persona tė mos zė "ndonjė vend qendror nė parti".

Gjatė procedurės preliminare u vėrtetua se vetėm 9 anėtarė tė trupave statutare mga gjashtė parti politike ishin nė listėn e kandidatėve tė Vendimeve tė KPZ-sė, Nėnkomisionit tė Apelacionit Zgjedhor ose OHR-sė. Nė mesin e tyre si rast mė drastik ishte Partia Radikale Serbe (PRS) e ish-kryetarit tė Republikės Serbe (RS) Nikola Poplashenit, tė cilin pėrfaqėsuesi i lartė e kishte ndėrruar nga posti i kryetarit tė RS-sė dhe tė cilit iu ndalua pjesėmarrja nė zgjedhjet e mėparshme. PRS u paraqit nė zgjedhje me Poplashenin dhe dy kandidatė tjerė tė Kėshillit Qendror, pėr tė cilėt vlen sanksionimi i Petriqit, kurse vetėm 48 orė para skadimit tė afatit pėr paraqitje kjo parti kishte ofruar fakte se Poplashen, Miladin Simiq dhe Zoran Nikoliq kishin dhėnė dorėheqje.

Pėr zgjedhje nuk u kualifikua edhe Partia e tė Rinjve tė BeH shkaku se nuk kishte arritur qė tė grumbullonte numėr tė caktuar tė nėnshkrimeve tė atyre qė e pėrkrahnin (2000), dhe kandidati i pavarur Nedjelko Obradoviq, tė cilin SFOR-i e kishte larguar nga posti nė Ushtrinė e RS-sė. Rastet tjera kishin tė bėnin me persona nė organet e partive politike qė ishin sanksionuar sepse kishin shfrytėzuar pronėn e huaj, qė nė ndėrkohė kishin ofruar fakte se nuk e shfrytėzonin mė pronėn e huaj.

Nė raport me zgjedhjet e kaluara tė pėrgjithshme numri i partive politike tė paraqitura dhe tė verifikuara ėshtė rritur pėr 25 pėrqind. Nė zgjedhjet e kaluara morrėn pjesė 44 parti politike, nga gjithsejt 54 sa u paraqitėn. Nga 10 paraqitje pesė tė refuzuara ishin nga RS, kurse 5 nga Federata BeH. Ėshtė njė kuriozitet i vogėl numri i paktė i kandidatėve tė pavarur qė u paraqitėn nė zgjedhjet e kaluara, qė gjithsejt ishin 37, prej tė cilėve u verifikuan 31 kurse gjashtė fletėparaqitje u refuzuan.

Kėtė vit numri i kandidatėve tė pavarur ėshtė shumė mė i vogėl, qė mund tė jetė si pasojė e kushteve tė vėshtira pėr kandidim, rezultateve tė kėqija zgjedhore nė zgjedhjet e kaluara dhe fakti se nuk ėshtė fjala pėr zgjedhje lokale. Pėr vėrtetimin e pjesėmarrjes nė zgjedhje kandidatėt e pavarur doemos duhej tė mblishnin 1.500 nėnshkrime tė pėrkrahėsvenėse paraqiten nė zgjedhjet pėr anėtar tė Kryesisė sė BeH-sė dhe Dhomėn e Pėrfaqėsuesve tė Kuvendit tė BeH, 1.000 nėnshkrime pėrkrahjeje pėr deputet nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve tė Parlamentit tė Federatės sė BeH dhe pėr deputet nė Kuvendin Popullor tė RS-sė dhe 250 nėnshkrime pėrkrahjeje pėr Kuvendin Kantonal. Ky fenomen mund tė interpretohet edhe me faktin se numri i madh i partive politike kishte "blerė" gati tė gjithė qytetarėt me ambicie politike.

Numri kaq i madh i partive politike nė kėto zgjedhje do tė jetė fenomen pėr njė hulumtim tė dyfishtė sociologjik. Pėrse njė numėr kaq i madh i partive politike pretendojnė nė nivele tė larta tė zgjedhjeve edhe pėrkundėr faktit se ktualisht nė parlament ka mė sė paku dhjetė prej tyre, kurse kjo mund tė sqarohen nė shumė mėnyra: nga shkalla e ulėt zgjedhore (tre pėrqind), sistemit tė kombinuar tė votimit qė favorizon partitė e vogla e deri tek strategjia e koalicionimeve dhe interesave tė liderėve tė tyre.

Dhe derisa partitė politike janė duke menduar strategjinė e pėrfitimit tė trupit votues dhe marrjen e pushtetit, hulumtimet e opinionit publik tregojnė se trupi votues ėshtė gjithnjė e mė pak i interesuar pėr politikanėt dhe zgjedhjet. Sipas hulumtimit tė fundit tė Institutit Nacional Demokratik amerikan, nė raport me hulumtimin e opinionit publik nė muajin shkurt, imazhi i politikanėve zbehet, m’u si rejtingu i partive politike, ndėrkohė qė rritet numri i tė tė pėrcaktuarve.

BRANKO PERIQ