AIM: start



SAT, 15 JUN 2002 13:26:13 GMT

Shteti dhe mafia: Heshtje pėr kartelėn doganore

AIM Banjallukė, 03.06.2002

Kur kėtyre ditėve nė mediumet e Republikės Serbe (RS) u botua raporti i Zyrės pėr ēėshtje doganore dhe fiskale (CAFAO) pėr ekzistimin e 'korrupsionit tė zgjeruar, tė organizuar dhe nė kontinuitet nė Drejtorinė Doganore tė RS', askush nuk besoi se nė mbrojtje tė shėrbimit doganor do tė vihej pushteti mė i lartė i kėtij entiteti. Sė pari pėr raportin diskutoi Qeveria e RS-sė, akurse mė pas konferencė pėr shtyp mbajti drejtori i Drejtorisė sė Doganės Goran Popovic dhe nėnkryetari i RS-sė Dragan Caviq. Tė gjithė kishin qėndrime identike mbi 'korupsionin e organizuar dhe tė vazhdueshėm nė shėrbimin doganor’: gjithēka duhet tė dėshmohet dhe atėherė do tė ndėrrohen tė papėrgjegjshmit! Qeveria e formoi komisionin e vet tė ekspertėve, qė pėr dhjetė ditė duhet tė ofrojė raport. Nė ndėrkohė, qėndrim identik ka edhe koalicioni pushtetmbajtės parlamentar (SDS dhe Partia e Progresit Demokratik), duke refuzuar propozimin e opozitės qė tė diskutohej mbi gjendjen nė shėrbimin doganor tė RS-sė.

Raporti i CAFAO-s ka pėrfshirė vetėm transferin doganor tė mallrave tė tekstilit gjatė gjashtė muajve tė fundit. Sipas vlerėsimeve, me parregullėsitė doganore ky lloj malli e ka dėmtuar RS pėr rreth 30 milionė marka, kurse zyrtarėt doganor nė xhepat e tyre kanė futur 5 milionė. Teknologjia e doganimit tė paligjshėm shkaktoi pranimin e fakturave simbolike tė importit pėr provizione tė mira. Pėr shembull, 22 tonelata tė mallrave tė ndryshėm tė tekstilit nė fakturėn importuese kanė kushtuar 8.900 euro, kurse vlera e njėmendtė kalon mbi 200 mijė KM (marka konvertibile). Ēmimet e veēanta ishin mė shumė se qesharake: farmerkat kushtonin 15 feninga, ēorapet nga 0,08, kurse patikat vetėm 20 fening! Doganierėt kėtė vlerė simbolike e kishin zvogėluar dyfish dhe kishin caktuar shkallė tjetėr tatimore, sipas sė cilės 22 tonelata konfeksion tė tekstilit duhej paguar 6.308 KM! Pėr shėrbimet doganore importuesi ka paguar 14 mijė KM, para tė cilat edhe mėtej janė distribuuar sipas skemės sė njėjtė.

Nėē raportin e CAFAO-s janė pėrmendur disa raste tė kėtij doganimi tė paligjshėm, duke u pėrmendur edhe emrat e zyrtarėve tė doganės dhe kontaktet e tyre me importuesit. Mė sė shpeshti pėrmenden emrat e djalit tė gjeneralit dhe ish-minsitrit tė mbrojtjes nė Qeverinė e RS-sė Manojlo Milovanoviē, pra Nedelko Milovanoviqit dhe shefi i doganės nė Gradishce Nenad Laziē.

Kėto tė dhėna nga raporti i CAFAO-s, tė dokumentuar me fakturat importuese, nuk ishin dėshmi dhe shkas pėr zyrtarėt shtetėror tė RS pėr ta ndėrruar drejtorin e Drejtorisė sė doganės Goran Popoviqin. Nė mbrojtje tė tij dolėn shokėt e tij partiak nga SDS-ja, parti e cila mė parė e kishte kandiduar pėr ministėr tė tregėtisė dhe kur nuk u morr miratimi nga ana e pėrfaqėsuesit tė lartė pėr BeH (OHR), e detyruan kryeministrin Mladen Ivaniqin qė t’ia afronte Drejtorinė e Doganės. Ivaniqi as sot e kėsaj dite nuk ka pasur forcė qė tė kundėrshtonte partnerin e vet qeveritar dhe tė kėrkonte dorėheqjen e Popoviqit, qė varrosi shpresat e optimistėve tė fundit se Ivaniqi mund tė ndėrhynte nė pastrimin e kriminalitetit doganor.

Me kėto tė dhėna rrėfimi mbi kriminalitetin doganor bėhet i qartė: nė RS kriminaliteti i organizuar ėshtė nė duart e pushtetit. Segmente tė strukturės mafioze janė tė ndėrlidhur ndėrmjet vete dhe funksionojnė sipas principit piramidal, kurse truri i kėsaj strukture gjendet nė partitė qė pėrbėjnė qeverinė. Kahja e ndėrlidhshmėrisė ėshtė e thjeshtė: mafia e organizuar me larjen e parave finanson elitėn nė pushtet, kurse elita nė pushtet pėrmes politikės shtetėrore mbron mafinė.

Pas rrėfimit tė papritur mbi "mafinė e tekstilit" dhe shumėn me tė cilėn ėshtė dėmtuar buxheti i RS-sė, me tė drejtė mund tė shtrohet pyetja se sa i kushton shtetit mafia e naftės, sa marrin importuesit e mallrave tjera me akcizė, sa pėrfitohet nga ēokollatat, keskin dhe nga cisternat me birrė. Me njė fjalė, nė vend se tė tė mblidhen tė ardhurat fiskale, RS e vjedh tėrthorazi vetveten dhe diskreditohet si bashkėsi qė nuk ėshtė e aftė tė organizojė pushtetin.

Nė fund, nė bizaritet medial hedh mė shumė dritė mbi simbiozėn e mafisė dhe shtetit nė RS. Magazini nga Banja Lluka 'Patriot', i afėrt me SDS nė pushtet (qė ka si parrullė "Lexoni tanėt"), hap njė aferė doganore pėr tashmė ish - pėrfaqėsuesin e lartė pėr BeH Volfgang Petriēin, se shėrbimi doganor kishte zbuluar njė pajisje teknike pėr telefoni mobile, qė nė BeH, e kishte importuar vėllau i tij!? Opinionit para kėtij "zbulimi" i ishte sugjeruar se afera ishte prodhuar nga shėrbimi sekret boshnjak AID. Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se si sfond i gjithė kėsaj ėshtė orientimi i vėmendjes sė opinionit publik drejt "armiqve tanė".

BRANKO PERIQ