AIM: start



WED, 19 JUN 2002 11:23:39 GMT

A do te kete zgjedhje demokratike?

AIM Junior Shkup, 18.06.2002

Nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare do tė shkohet me ligj tė ri dhe me model tė ri proporcional me njė rreth (raund), i cili sipas pėrfaqsuesve tė bashkėsisė ndėrkombėtare, mundėson zgjedhje korrekte dhe demokratike. Por a do te ndodhe keshtu ne praktike. Tanime kjo eshte pyetje qendrore ne skenen politike te Maqedonise.

Edhe pse ka edhe rreth tre muaj pergatitjet deri te zgjedhjet, pregaditjet per to kane filluar qemoti e ne vecanti kur jane ne pytje partite ne pushtet. Per dallim nga vite me pare kur Maqedonia kihste ligj sipas modelit te shumices kesaj rradhe zgjedhjet do te mbahen sipas ligjit proporcional dhe si rrjedhoje shteti eshte ndare ne 6 njesi zgjedhore nga t; cilat do te zgjidhen 120 deputet e ardhshem, sa numeron Kuvendi Republikan.

"Nuk mund ta fsheh kėnaqėsinė qė parlamenti megjithatė arriti tė miratoj rregullativė tė re zgjedhore pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė 15 shtatorit. Neve na duhej njė zgjidhje e cila do tė parashihte mekanizmin e mbrojtjes sė votuesve", thotė , ministri i drejtėsisė Ixhet Mehmeti, duke i'u pėrgjigjur pyetjes se, ligji i ri pėr zgjedhje a do tė kontribuojė pėr zgjedhje korrekte dhe demokratike.

"Ligji i ri pėrmban mekanizma tė cilat qytetarėve do t'ju mundėsojnė qė lirshėm tė shprehin vullnetin e tyre politike gjegjėsisht lirshėm tė pėrcaktohen pėr kandidatėtė tė cilėve u besojnė mė sė shumti. Megjithatė duhet patjetėr tė theksohet se nuk mjaftojnė vetėm rregullat pėr zgjedhje korrekte dhe demokratike, kėtu ndikojnė edhe shumė faktor tjerė, kurse vullneti i partive politike nė kėtė dimension ėshtė nė radhė tė parė, kurse mekanizmat i pėrkasin aspektit teknik. Mendoj se me njė numėr tė madh tė vėzhguesve ndėrkombėtarė dhe fushatė fer parazgjedhopre, do tė arrijmė tė kemi zgjedhje korrekte dhe demokratike", shton ministri Mehmeti.

Sa i pėrket rolit tė NATO-sė dhe OSBE-sė gjatė zgjedhjeve, kjo ėshtė paraparė edhe me vetė ligjin kurse do tė ketė edhe memorandum pėr mbykqyrje.Memorandumi do ti pėrkas raportit me Komisionin shtetėrorė zgedhor-KSHZ, i cili ėshtė kompetent pėr realizimin e zgjedhjeve.

Sipas ligjit te ri tė zhvendosurit do tė mund tė votojnė nėpėr vendet ku jetojne pėrkohėsisht, nėse deri nė afatin e zgjedhje nuk do tė mund tė kthehen nėpėr shtėpitė e tyre.

"Pėr ata do tė ketė lista votuese tė veēanta dhe do tė votojnė sipas mėnyrė si votojnė ushtarėt dhe tė burgosurit".

Pėr mėnyrėn se si do tė bėhet kontrolli i votave ne vet vendvotimin, Ixhet Mehmeti thotė se pas mbylljes sė vendvotimit do tė fillon numrimi i votave, do te nėnshkruhen proēesverbalet nga ana e antarėtve tė kėshillit zgjedhor dhe vėzhguesit e partive.

"Gjatė kėsaj procedure do tė mund tė marrin pjese edhe vėzhguesit e huaj. Menjėherė pas kėsaj rezultatet pėrfundimtare ngjiten nėpėr dyert e vendvotimeve me qėllim qė tė interesuarit (pra edhe qytetarėt) tė shohin rezultatet e votimit. Sipas modelit tė Dontovit, tė gjitha votat e grumbulluara do tė pjestohen me numrin e partive", thotė Ixhet Mehmeti, duke shtuar mė tej se lista zgjedhore nė mėnyrė permanente do tė azhurohet. 15 dite para zgjedhjeve, listat zgjedhore do tė publikohen nėpėr tė gjitha vendbanimet me qėllim qė qytetarėt tė kenė mundėsi tė shohin nėse do tė ketė ndonjė lėshim eventual nė to", ka sqaruar ligjin e ri, ministri i drejtėsisė Ixhet Mehmeti.

Megjithate, edhe pse ne pamje te pare krijohet pershtypja se ne ligj jane parapare te gjitha imesirat per nje process te ndershem zgjedhore te pakte jane qytetare dhe analsitet te pavarur qe besojne se zgjedhjet e sivjetme parlamentare do te jene te ndershme dhe do te rrespektohet virdikti i popullit.

Duke pasur parasysh eksperiencen e deritanishme kjo pershtypjke edhe me shume thellohet meqe deri tani thuaj se asnjehere nuk ka pasur process te ndershem zgjedhore.Pra edhe disa parti poltike pretendojne se me miratimin e ligjit te ri te zgjedhjeve do te mund te menjanohen deri ne nje mase vjedhjet e votave pak vend ka per otpimizem nese kemi parasysh qendrimet diametralisht te kunderta te partive politke si shqiptare ashtu edhe atyre maqedonase . Andaj edhe pse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore kjo tauime me te madhe po zhvillohet neper qytetet te Maqedonise edhe ate kryesiht nga partite ne pushtet VMRO DPMNE dhe PDSH-ja te cilat sikur jane betuar qe te zhvillojne nje beteje te ashper politke me kundershtaret e tyre poltik. Kjo ne vecnati vie ne shprehje nga partite poltike shqiptare te cilat deri tani kane ushtruar nje rivalitet te pa meshirshem per dallim nga partite maqedonase . Ne kete kuader kryeministri i Maqedonise qe njeherit eshte lider i partise ne pushtet VMRO-DPMNE u deklarua per nje koalicion me partine opozitare maqedonase LSDM duke lene te kuptohet se nuk eshte i interesuar edhe aq per koalicionet me partite shqiptare . Ndoshta kjo vjen si rrjedhoje e bindjes se tij se partneri i tij PDSH-ja bindshem do ti fitoje zgjedhjet edhe pse kjo parti pritet te perballet me nje parti te re qe ka dalur nga strukturat e ish UCK-se.

BLERIM HYSENI