AIM: start



FRI, 28 JUN 2002 16:03:51 GMT

Heshtje ose gjumė dimėror

Nė pjesėn shqiptare tė skenės politike mbisundon njė heshtje e parėndomtė: Ali Ahmeti dhe njerėzit e tij nė mėnyrė konspirative presin regjistrimin gjyqėsor dhe shkruajnė programin pėr zgjedhjet e vjeshtės, PPD-ja dhe PDK-ja sikur kanė kaluar nė ilegalitet, pėr ta thuajse asgjė nuk dėgjohet. Edhe PDSH-ja e cila tashmė ka filluar tė realizojė strategjinė e vet parazgjedhore nė opinionin publik ėshtė mė shumė e pranishme me skandale, siē ishte rasti mė i ri i krismave para "selisė alternative" tė partisė, restorantit "Dora" nė Tetovė.

AIM Shkup, 24.6.2002

Pėrshtypja e parė mbi prezencėn e partive politike shqiptare nė skenėn politike maqedonase ėshtė se ato janė tė pranishme kryesisht nė dy mėnyra tė ndryshme. Sė pari flitet dhe spekulohet nė kontekst tė koalicioneve tė mundshme, para dhe paszgjedhore, dhe atė kryesisht ka tė bėjė me deklarimet e partive politike maqedonase me tė cilėn mund tė hynin eventualisht nė ndonjė lloj bashkėpunimi. Ndėrkohė, partitė politike maqedone janė tė njėzėshme: ato nė asnjė mėnyrė nuk do tė dėshironin Ali Ahmetin dhe partinė e tij nė qeveritė e tyre tė ardhshme. Gjėrat kėtu kanė arritur deri aty sa mund tė flitet qė njė nga pikat kryesore tė fushatės parazgjedhore pėr mė shumė vota do tė jetė raporti i partive maqedone me partinė e Ali Ahmetit, por edhe pėrsa i pėrket marrėveshjes kornizė tė Ohrit nė kuptimin negativ. Kėshtu opinionit i ėshtė kumtuar se Partia Socialiste e Maqedonisė ka dalė nga koalicioni opozitar "Pėr Maqedoninė" pas takimit tė pasuksesshėm nė takimin e liderėve tė socialistėve me liderėt e Lidhjes Socialdemokrate tė Maqedonisė (LSDM-sė) dhe Partisė Demokratike Liberale (PDL). Dalja ishte paralajmėruar para njė kohe tė gjatė kurse si shkas potencohet orientimi i socialistėve nga e djathta, afrimi me partitė qė janė tė shqetėsuara pėr qenien nacionale maqedonase. Pasi kishin vėrtetuar ndarjen me demokratėt socialdemokrat dhe liberal, pėrfaqėsuesit e Partisė Socialiste si shkas tė mospajtimit kishin pėrmendur mospajtimin qė "nė nė qeverinė e re tė uleshin sėbashku me ndonjė Xhafer tė ri, siē quhet ai", kurse socialisti i parė Lubisav Ivanov - Xingo madje pėrmendi mospajtimin qė tė jetė sėbashku me terroristėt. Zėdhėnėsi i socialistėve shkoi mė larg duke thėnė se ai nuk dėshiron tė bashkėpunojė me asnjėrėn nga katėr partitė qė kanė nėnshkruar marrėveshjen e Ohrit. Socijalistėt kėshtu nė njė mėnyrė efikase mbledhin vota tė maqedonasve duke promovuar kundėrshtimin me marrėveshjen kornizė tė Ohrit, edhe pse shumica e ligjeve qė burojnė nga ajo kanė kaluar procedurėn parlamentare dhe janė votuar. Kontestimi postfestum i marrėveshjes ose i shpallur si baza e tė gjitha tė kėqijave qė e gjetėn Maqedoninė dhe me tė cilat ajo do tė ballafaqohet vitin e ardhshėm, nė thelb paraqet rilindjen e albanofobisė.

Forma e dytė e pranisė sė partive politike shqiptare ėshtė nė sferėn e kriminalitetit, kurse nė kėtė kontekst mė sė shumti pėrmendet Partia Demokratike e Shqiptarėve (PDSH), qė ligjėrisht ėshtė e paregjistruar dhe pėrbėhet nga koalicionin formal mes Partisė pėr Prosperitet Demokratik tė Shqiptarėve (PPDSH-sė) dhe Partisė Demokratike Popullore (PDP).

Gjatė muajve tė fundit nė opinionin publik maqedonas, pėrmes letrave tė ndryshme, takimeve, promovimeve ndrėkombėtare, por edhe nė ato tė organizaatave joqeveritare tė vendit, pėrmendet tema e korrupsionit, kriminalitetit tė organizuar dhe format tjera tė infiltrimit tė pėrfaqėsuesve tė pushtetit nė kėto "biznese". Njė nga "shenjat mbrojtėse" tė kėtyre "punėve" qė nga fillimi ėshtė nėnkryetari i PDSH-sė, Menduh Thaēi. PDSH-ja me meritėn e Thaēit ėshtė elementi i pakontestueshėm i ēdo pėrmendje tė korrupsionit dhe kriminalitetit tė organizuar nė Maqedoni. Fjalėt e kryetarit tė PDSH-sė Arben Xhaferit gjatė prezantimit tė programit tė partisė sė tij nė sallėn sportive nė Gostivar mė 19 tė kėtij muaji se PDSH-ja "din kur tė mbjellė dhe kur tė vjel frytet" tingėlluan cinike sepse shumica e fjalėve tė liderit tė PDSH-sė u futėn nė kontekst tė asaj qė ajo u bė trejdmark.

Pėr ironi tė fatit, tė njėjtėn mbrėmje gjatė kremtes qė bėri kreu i PDSH-sė nė "selinė e vet alternative", restorantin "Dora" nė Tetovė, ndodhi incidenti i ri me krisma. Kreu kishte festuar paraqitjen e suksesshme nė Gostivar, qė nuk konsiderohet si qyteti i tyre prej kohės kur PDSH-ja u nda me ish-prefektin karizmatik tė saj Rufi Osmanin. Nė kremte u teprua gjithēka sepse diku rreth mesnatės filluan tė krisnin tejmase me armė tė lehta. Kulminacioni ndodhi disa orė mė pas, diku rreth orės tre dhe katėr nė mėngjes, kur, sipas disa burimeve, u shkrepėn qindra fishekė. Problemi nuk pėrfundoi kėtu ose pėr shkak tė adhuruesve tjerė tė krismave nė natė nė Tetovė dhe rrethinė qė pėrfundimisht e shndėrruan kėtė natė si mė tė trazuarėn qė nga fillimi i luftės e deri nė ditėn e sotme. Gjėrat u komplikuan kur pas intervenimeve tė shumta nė vendin e ngjarjes arriti policia qė jo vetėm se nuk i qetėsoi kremtuesit, por gati pėr pak patrulla policore shpėtoi tė mos arrestohej nga ana e udhėheqėsve tė nxehur tė PDSH-sė. Njė ditė mė pas agjencia gazetareske MIA liferoi lajmin se policia e Tetovės kishte ngritur padi penale kundėr nėnkryetarit tė partisė Menduh Thaēit, zėdhėnėsit partiak dhe drejtorit tė aeroportit publik dhe ish-komandantit tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK-sė) nga rajoni i Tetovės komandant Lekės, i cili para disa kohėsh u zgjodh kryetar i degės sė PDSH-sė nė Tetovė. Lajmi i MIA-sė shumė shpejt u tėrhoq dhe u botuan njė seri demantesh rreth ngjarjes. Por askush nuk mund tė demantojė ekipin e OSBE-sė dhe "dhelprat e qelibarta" tė NATO-s qė kishin qenė prezent gjatė krismave dhe intervenimit tė policisė para restorantit "Dora" nė Tetovė.

Nė ndėrkohė, nė fshatin e Tetovės, ose thėnė mė mirė nė lagjen e saj nė Reēicė tė Vogėl, qė u bė e njohur e njohur pėr shkak tė kampusit universitar tė Tetovės qė punoi disa vjet i papranuar nga shteti, nė shtėpinė qė ende quhet selia e Kėshillit Koordinativ punojnė njerėzit qė e pėrbėjnė kreun e partisė sė re shqiptare Bashkimit Demokratik pėr Integrim, kryetar i sė cilės ėshtė pėrfaqėsuesi politik i UĒK-sė sė dikurshme. Siē dihet, krismat e para nė restorantin "Dora", para disa muajsh ishin shkas pėr daljen e PDSH-sė nga Kėshilli Koordinativ, qė solli deri tek ndėrprerja e punės sė tij. Ahmeti pas kėsaj formoi partinė e vet, por koha qė harxhoi nė formimin dhe fillimin e punės sė Kėshillit Koordinativ, tani dėshmohet si e humbur pėr tė dhe partinė e tij. Partia e re deri mė 15 gusht kur duhet tė fillojė fushata parazgjedhore doemos duhet tė regjistrohet ligjėrisht dhe tė organizohet nė tė gjitha punktet (nga infrastruktura deri tek pėrpilimi i programit partiak dhe zgjedhor). Deri tani Ahmeti dhe bashkėpunėtorėt e tij nė takimet me gazetarė dhe pėrfaqėsuesit e organizatave tė ndryshme tė huaja qė takohet tregon mjaft optimizėm nė lidhje me rezultatet e zgjedhjeve dhe tė ardhshmen e partisė sė tij, por sikur nė mėnyrė naļve nuk pret kurfarė paraqitje pėrsa i pėrket pranisė nė mediume, qė kontrollohen nga PDSH-ja.

PDSH-ja tashmė me emėrimin e ish-komandantėve tė UĒK-sė nė vende udhėheqėse nė degėn mė tė rėndėsishme tė Tetovės tė PDSH-sė e porosit Ahmetin se nuk ka ekskluzivitet nė atė qė lufta ua solli shqiptarėve dhe shkoi njė hap mėtej duke promovuar strategjinė e re partiake sipas sė cilės PDSH-ja nuk mbetet nė atė qė u solli shqiptarėve Marrėveshja e Ohrit dhe veten e vendon nė funksionin e radikalizmit verbal.

PPD-ja dhe Partia Demokratike Kombėtare (PDK) sikur ende janė nėn shokun e shpėrbėrjes sė Kėshillit Koordinues, dhe sikur nuk ekzistojnė fare. Pas ndėrrimeve nė kreun e Prosperitetit - kthimin e Abdurahman Alitit nė pozicionin e liderit dhe konfrontimit tė lehtė me njerėzit qė e kundėrshtuan pėr kėtė - sikur nuk ndodh asgjė. PDK-ja, qė fitoi rejting tė madh nė kohėn e luftės, sikur ka humbur mė sė shumti me paraqitjen e partisė sė Ahmetit dhe ballafaqohet me sulmet nga ana e PDSH-sė qė tenton tė kthejė anėtarėsinė qė ka kaluar nė PDK. Edhe PPD-ja edhe PDK-ja sikur presin se ēfarė do tė ndodhė me Bashkimin Demokratik pėr Integrim dhe sikur shpresojnė se nė fund me forca tė pėrbashkėta do tė hyjnė nė zgjedhje dhe do tė mposhtin PDSH-nė e kompromituar. Por e gjithė kjo ngjan me heshtjen ose gjumin dimėror nė pikė tė verės ku kanė rėnė partitė politike shqiptare para mė shumė se dy muaj deri nė zgjedhjet parlamentare.

ISO RUSI