AIM: start



SAT, 29 JUN 2002 00:07:28 GMT

Fly by Drnovsek

Edhe pse sėrish u arrit marrėveshja pėr dy ēėshtje tė rėndėsishme - mbi tregėtinė e lirė dhe avio - komunikacionin - vizita e parė zyrtare e kryeministrit slloven Janez Drnovshekut nė RFJ shėnon njė moment tė ri nė raportet ndėrmjet Lubjanės dhe Beogradit.

AIM Lubjanė, 24.06.2002.

"Mė nė fund e arritėm edhe kėtė: kryeministri slloven Janez Drnovsek nė Beograd. Dhe kjo nuk ishte disi kot, pėrmes disa frazave zyrtare dhe pėrshėndetjeve, dhe pastaj menjėherė nė shtėpi - ambasadori Suklje kishte bėrė pritje zyrtare me rastin e shėnimit tė ditės sė pavarėsisė ku kishte tė pranishėm mijėra mysafirė, me ē’rast u hėngėr dhe u pi deri nė orėt e mėngjesit. Athua kujtoheni ende, shokė? Serbėt e pėrshėndetėn pavarėsinė sllovene ndėrkaq sikur dikush kėtė ta kishte bėrė para njėmbėdhjetė viteve do ta shpallnin tė ēmendur, ēdo psikiatėr do ta orientonte tek spitali i parė mental. Deri para disa vitesh nė Beograd udhėtoi vetėm Zmago Jelinēiē ndėrkaq opinioni politik shqetėsohej dhe bėnte kryq. Athua kjo do tė thotė se klouni mė i madh i politikės sllovene ishte mė vizionar se sa kryeministri i cili kishte analizė me precizitet tė peshojės farmaceutike?".

Kėshtu shkruajti komentatori i gazetės lubjanase "Delo", Boris Jez, pas kthimit tė Janez Dernovshekut nga vizita zyrtare nė Beograd. Ishte ky njė nga vargu i komenteve tė ngjashme me rastin e vizitės nė rajon tė kryetarit tė qeverisė.

Janez Drnovsek pėrndryshe, pėr herė tė fundit, nė Beograd kishte qenė mė 18 korrik tė vitit 1991, si anėtar i atėhershėm i Kryesisė sė RSFJ-sė. Atė ditė pas pėrleshjeve tė ashpra ndėrmjet APJ-sė dhe Forcave sllovene tė Mbrojtjes Territoriale, pas bisedimeve tė mundimshme Kryesia e RSFJ-sė vendosi qė APJ-ja tė tėrhiqej nga Sllovenia. Vendimi u soll me pėrkrahjen e anėtarit serb tė Kryesisė Bora Joviqit dhe kundėrshtimin e pėrfaqėsuesit kroat Stipe Mesiqit. Atėherė u firmos fundi pėrfundimtar i Jugosllavisė sė atėhershme dhe ēdo Jugosllavie tjetėr, kurse ndėrtesa, ku u mbajt seanca vendimtare, mbrohej nga ushtria.

"Njėsitė speciale, qė pėrndryshe siguronin organet federale, mbetėn nė Slloveni dhe qė andej nuk u kthyen veēmas pasi kishin qėndrim miqėsor ndaj sllovenėve. Pėr herė tė parė kam pasur pėrshtypjen se truproja ishte vėrtet e shqetėsuar", ka thėnė Janez Dernovshek duke kujtuar atė ditė. U desht tė kalonin jėmbėdhjetė vjet qė Janez Dernosheku, kėsaj rradhe nė rolin e kryetarit tė qeverisė dhe kandidat pėr vendin e shefit tė shtetit, zyrtarisht ta vizitonte sėrish Beogradin. Nėse shihen mbrapa, fakte nuk lėnė vend pėr dyshime - tani dihet se me pak fat kishte bėrė njė veprim mė tė menēur politik se sa gjithė tjerėt me tė cilėt kishte biseduar nė vitin 1991 nė Beograd. Nuk janė tė paktė ata rruga politike e tė cilėve ishte krejt tjetėr, duke filluar nga kolegu i Kryesisė sė RSFJ-sė Borisav Joviqit deri tek kryetari i Serbisė dhe Jugosllavisė Sllobodan Millosheviqi. Sot gati se tė gjithė kamaradėt e Dernovshekut ose janė larguar nga pushteti ose plotėsisht janė tėrhequr nga politika, kurse Dernovsheku qė nga 1992 gati se pandėrprerė ėshtė nė pushtet.

Nė rast se krahasohen raportet ndėrmjet Lubjanės zyrtare dhe Beogradit gjatė periudhės nga 18 korriku i vitit 1991 deri mė 18 gusht tė vitit 2002 , do tė shihet se kanė ndryshuar shumė gjėra. Gjatė kohės sė luftrave nė Kroaci dhe Bosnjė praktikisht nuk kishte kontakte zyrtare ndėrmjet dy kryeqendrave. Pranimi i Sllovenisė nga ana e Paniqit nuk hasi nė mirėkuptim, kurse Sllovenia zyrtarisht e njohu Jugosllavinė e tretė nė vitin 1995, nė prag tė Marrėveshjes sė Dejtonit. Regjimi i Millosheviqit kėtė pranim e injoroi pesė vjet tė plota. Raportet diplomatike ndėrmjet RFJ-sė dhe Sllovenisė u vendosėn vetėm largimit tė Millosheviqit, m’u ashtu siē e kishte paralajmėruar qeveria sllovene. Asnjė ditė mė parė. Nė deklaratat e dhėna para pėrmbysjes sė regjimit tė Millosheviqit, qė ndikuan nė raportet e ndėrsjellta, Dernovsheku mbajti qėndrimin qė u tregua i saktė. P.sh. nė ēėshtjen se pėrse Sllovenia nuk nuk do tė nėnshkruante marrėveshjen pėr njohje tė ndėrsjelltė tė ngjashėm me atė qė e nėnshkruan me RFJ-nė Maqedonia dhe Sllovenia, Dernovsheku nė vitin 2000 u pėrgjigj se koncepti i tij ishte se "tė gjitha shtetet qė dolėn nga hapėsira e RSFJ sė dikurshme ishin trashėgimtare tė barabarta. Palės serbe kjo nuk i pėlqen, kurse ne nuk do tė nėnshkruajmė dokument sipas tė cilit rezulton se RFJ-ja ėshtė trashėgimtarja e vetme e RSFJ-sė, dhe se gjithė ne doemos tė gjitha ēėshtjet rreth trashėgimisė duhet t’i zgjidhim me tė, si trashėgimtare e parė".

Njė vit mė vonė diplomacia jugosllave hoqi dorė nga kėrkesa e sipėrthėnė. Nė pyetjen se athua Sllovenia me qėndrimet e veta, qė nė atė kohė u dukėn mė radikale sesa ato qė pėrkrahėn disa shtete evropiane dhe SHBA-tė, sjell deri tek keqėsimi i raporteve me RFJ-nė, Dernovsheku u pėrgjigje se qėndrimet e autoriteteve sllovene nuk janė radikale.

"Pėrsa i pėrket rastit konkret nė Kombet e Bashkuara, pėr shembull, nuk kemi dashur qė Jugosllavia tė jetė e pėrjashtuar, por atje tė jetė RFJ-ja e RSFJ-ja, pra jo si shteti i dikurshėm, trashėgimtare e tė njėjtės karrike. Pra, doemos duhet tė parashtrojė lutje pėr anėtarėsim, si shtet i ri, ashtu siē e kanė bėrė edhe tė tjerėt. Kur do tė kishte raporte normale, kur do tė vendosnim dialogun, njė komunikim qė nuk e kemi - atėherė do tė shmangej pėrshtypja se Sllovenia ka qėndrime tė rrepta pėrsa i pėrket Serbisė", vlerėsoi atėbotė Dėrnovshek. Njė vit mė pas RFJ-ja shtroi lutje nė Kombet e Bashkuara si shtet i ri. Mėtej, nė pyetjen se si ėshtė e mundur qė ministri i punėve tė jashtme (Dimitrij Rupel) tė pohojė se "Sllovenia ka doktoruar nga Jugosllavia" dhe a pajtohej edhe ai personalisht me kėtė konstatim, Dėrnovsheku u pėrgjigj qetė, madje nuk hezitoi qė tė shprehte edhe njė dozė mospajtimi me ministrin e kabinetit tė tij.

"Ėshtė e vėrtetė se neve partnerėt nga bota shpesh na pyesin nė lidhje me federatėn me RFJ-nė, me siguri ngase konsiderojnė se shumė vite e kemi kaluar sėbashku nė tė njėjtin shtet dhe se dijmė mė shumė, kemi mė shumė pėrvojė. Fakti qė kemi mė shumė pėrvojė, se jemi relativisht afėr dhe se disa gjėra i kuptojmė mė lehtė se sa tjerėt. Nė shkallė tė konsiderueshme kuptojmė kontekstin e gjithė Jugosllavisė. Disa nga shtetet i njohim mė mirė, tė tjerėt mė pak, madje pranoj se nuk do tė gjykoja qė tė komentoja politikėn e brendshme nė Serbinė e sotme, me tė cilėn kemi mė pak kontakte dhe shumė mė pak informacione se sa me gjithė pjesėt tjera tė jugosllavisė sė dikurshme," tha kryetari i atėhershėm dhe i tanishėm i qeverisė sllovene. Qė paradoksi tė jetė mė i madh, sot bashkėpunimi ndėrmjet Sllovenisė dhe RFJ-sė ėshtė shembull nė rajon dhe me siguri se ėshtė mė i miri nė dhjetėvjeēarin e fundit.

Marrėdhėniet ekonomike u pėrmirėsuan shumė mė herėt. Pėrkundėr tendosjeve politike dhe luftės qė SSRN-ja serbe nė krye me Rado Lambadon i shpalli "mallit slloven", eksporti i Sllovenisė nė Serbi dhe Mal tė Zi qė nė vitin 1990 ishte dy miliardė e 852 milionė dollarė amerikan. Kėtu kishim tė bėnim me biznes "nėn tel", sepse njė numėr i konsiderueshėm i ndėrmarrjeve serbe nuk respektuan "embargon" e Millosheviqit, ashtu siē nuk vepruan njė vit mė pas kolegėt nga Sllovenia, nė drejtimin e kundėrt. Ekonomia sllovene assesi nuk u dobėsua edhe pas njė viti, ashtu siē kishin parashikuar autoritetet e atėhershme serbe, por ajo pėrkundrazi ishte e suksesshme pėrkundėr humbjeve nė kushte tė reja. Pastaj erdhi 5 tetori. Lajmi pėr ndėrrimin e pushtetit »nė Beograd« u prit nė Lubjanė me njė dozė skepticizmi (e djathta) por edhe me shpresė, veēmas nė radhėt e LDS-sė (Dėrnovshek). Thjesht, me njė shpejtėsi tė befasishme sėrish u vendosėn raportet ndėrmjet firmave tė Sllovenisė dhe Serbisė. Kėmbimi tregtar ėshtė afėr shumės prej treqind milionė dollarėsh, kurse sipas numrit tė investimeve tė huaja Sllovenia nė RFJ garon pėr vendin e parė me Austrinė.

"Ėshtė e saktė se fuqia blerėse nė Serbi ėshtė e ulėt, por kjo a priori nuk do tė thotė se me ekonominė e atjeshme nuk mund tė bėhet biznes. Pėrkundrazi, tregu jugosllav ėshtė si gjithė tregu i Jugosllavisė sė dikurshme, shumė tėrheqės shkaku se njihet marka prodhuese sllovene, afėrsia gjuhėsore dhe lidhjet e vjetra dhe para sė gjithash se i jep pėrparėsi ekonomisė sllovene nė krahasim me konkurentėt perėndimor," shkruajti nė prag tė udhėtimit tė Dėrnovshekut nė Beograd "Dnevniku" i Lubjanės.

Temave ekonomike iu kushtua mė shumė hapėsirė gjatė vizitės sė kryetarit tė qeverisė sllovene nė Beograd. Nė kėtė sferė u firmosėn edhe disa marrėveshje (marrėveshja pėr nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, marrėveshje nė sferėn e turizmit, postės dhe telekomunikacionit, marrėveshjet qė rregullojnė disa ēėshtje tė bujqėsisė dhe veterinarisė, pėr karantin etj.) Marrėveshja kryesore - marrėveshja pėr tregėti tė lirė, nuk erdhi nė rend dite, sepse nuk erdhi deri tek arritja e marrėveshjes rreth kuotės sė disa prodhimeve bujqėsore. Diē mė mirė ėshtė ēėshtja pėrsa i pėrket marrėveshjes pėr avio-komunikacion. Dėrnovsheku gjatė takimit komentoi me fjalėt "kjo ėshtė mirė" lajmin se mbartėsit nacional JAT dhe Adria Airways mbase kanė gjetur zgjidhje kompromisi pėr ndarjen e fluturimeve pėr Beograd dhe Prishtinė. Kryeministri slloven, qė mė parė kishte pėrmendur tė drejtėn e banorėve tė Kosovės pėr vetpėrcaktim, gjatė kėsaj vizite kėtė ēėshtje nuk e preku, pėrkundrazi, kėtė herė vėrtetoi se Sllovenia e pėrkrah inkuadrimin e RFJ-sė nė Kėshillin e Evropės, se pėrkrah integritetin territorial tė RFJ-sė plus se angazhohet pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės mbrenda kornizės sė rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit. Se mosfirmosja e disa marrėveshjeve nuk ėshtė pengesė e madhe pėr bashkėpunim ekonomik flet edhe fakti se sipas tė dhėnave tė ambasadės jugosllave nė Lubjanė, pėr ēdo ditė nė Serbi arrijnė rreth njėqind biznesmenė qė "vrapojnė" pėr punė. Njė ndėr ta ėshtė edhe Marjan Podobnik, njė befasi e madhe nė sferėn e "investimeve nė bujqėsinė serbe", njė popullist i cili ka qenė nė funksionin e nėnkryetarit tė qeverisė sllovene si lider i Partisė Popullore (PPS), qė edhe sot e kėsaj dite merr pjesė nė kabinetin e Janez Dėrnovshekut.

Podobnik nė opinionin publik serb para disa kohėsh lansoi plane megalomane pėr ndėrtimin e njė qendre tė madhe tregėtare nė afėrsi tė Beogradit, qė edhe nė qarqet diplomatike sllovene (shkaku i investimit tė madh finansiar) konsiderohet si diēka e tepruar.

Si do qė tė jetė, qoftė fjala pėr biznes ose inkuadrim nė rrjedhėn e "bizneseve" tė parealizuara, pjesėmarrja e bisnesmenėve slloven ėshtė njė pėrvojė e re. Ėshtė e sigurtė se nė ndėrkohė Beogradi ėshtė njė ndėr qytetet mė sllovene, sepse nė qendėr tė qytetit ka aq shumė duēane sllovene, nga vilanita, Eltima, Gorenja deri tek Mura, po aq punkte nė Lubjanė ka Bosch-i, Mielea, Max Mare... Megjithatė, vizita e Dėrnovshekut nė Beograd nuk filloi qartė, ishte njė ēėshtje procedurale, veēmas nė relacionin kryetar - kryeministėr. Gjatė disa viteve tė fundit beteja rreth prestigjit ndėrmjet "dy oborreve presidenciale" ndonjėherė kishte formė tragjikomike - sikurse ngjarja kur njė reshje e fuqishme befasoi protokollin, prandaj Dėrnovsheku para gjithė botės ia mbajti ombrellėn Kuēanit derisa Klintoni iu drejtua aleatėve dhe sllovenėve tė pranishmėve nė sheshit e Kongresit nė Lubjanė, nė qershor tė vitit 1999.

Tani, megjithatė, situata ėshtė nė dobi tė Dernovshekut. Pasi qė nė Slloveni para njėzet ditėve u ftua kryetari i RFJ-sė Voisllav Koshtunica, protokoli e kishte paraparė qė ftesa pėr vizitėn e parė tė ndonjė zyrtari tė lartė slloven nė RFJ t’i jepej Milan Kuēanit. Por, protokoli duket se nuk luan ndonjė rol tė madh kur janė nė pyetje interesat reale politike. Kuēani u "ngrit" pėrpjetė, por kjo nuk ėshtė pėrvoja e parė e kėtij lloji. Gjatė viteve tė fundit tė qeverisjes bėri mjaft vizita jashtė, por kur tė shihet tė gjithė shihet se nuk janė tė paktė lėshimet nga i ashtuquajturi reciprocitet protokollar. Nuk ėshtė fshehtėsi se pėrfaqėsuesit slloven (pa marrė parasyshė pozitėn) shpesh udhėtojnė nė metropolet tjera, se sa qė vijnė zyrtarė nga jashtė nė kryeqytetin e Sllovenisė. Disa komentues slloven kanė bėrė njė listė tė gafeve diplomatike ku nė shėnjestėr kanė qenė zyrtarėt mė tė lartė slloven, kurse mes tjerash ėshtė theksuar Kuēani gjatė pranimit tė tij tek mbretėresha angleze ku iu shtrua tepihu, por jo edhe darka solemne. Pėr fat bota ėshtė e madhe, kurse politikanėt slloven janė tė shumtė, prandaj mungesa e reciprocitetit deri mė tani nuk ka shkaktuar kokėdhembje.

Kėshtu edhe qėndrimi i Dernovshekut nė Beograd pėrkundėr gjithė kurioziteteve shėnoi edhe njė skandal - pas aferave tė njohura dhe presioneve nė shtėpi shkaku i blerjes sė avionit tė ri shtetėror (qeveria sllovene hoqi dorė nga "Falkona" 2000 EX dhe vendosi tė blente avion mė tė lirė) delegacioni pėr nė Beograd nuk shkoi me avionin e qeverisė. Sepse suita ishte e madhe kurse avioni mė i vogėl (edhe shpenzues) u vendos qė tė shkohet me carter. Pėr kėtė qėllim u huazua kanaderi nga Adria Airways, qė, pėrkundėr marrėveshjes qė nuk vlen, aterroi nė Surēin. Madje pėr ata qė e ndjekin zyrtarisht Dernovshekun, udhėtimi nuk ishte gratis. Qeveria e siguroi avionin, por redaksitė e mediumeve sllovene (gjegjėsisht pjesėtarėt e mediumeve qė nė Beograd arritėn tė vendosur nė ulėset menjėherė pas kryetarit) duhej doemos tė paguanin nga 300 euro (biletė kthyese pėr njė "udhėtar". Kėshtu vizita e Dernovshekut pėrfshin edhe dimensionin e fluturimit tė parė komercial ndėrmjet Lubjanės dhe Beogradit, pas 11 vjetėve.

Nuk ėshtė e qartė se athua vendimi pėr shėrbimin e tipit "fly by Drnovsek" ishte shkaku i "racionalizimit" tė udhėtimit ose pas kritikave tė shumta tė opinionit publik nė adresė tė qeverisė sllovene. E mbase ėshtė nė pyetje dėnimi pėr mediumet e caktuara qė kritikuan blerjen e avionit. Ėshtė interesant se ky racionalitet u humb, ku tjetėr pos nė tokėn serbe - ambasada sllovene pėr udhėtim nėpėr Beograd rezervoi mjaft furgona pėr nevojat e fuqisė sė shtatė. Tė gjitha gratis.

IGOR MEKINA